Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 24-01-15, 12:47   #30
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Ēfarė thonė tė huajt pėr Shqiptarėt?

Kujtimet e gazetarit italian pėr Shqipėrinė II








***

Vajmedet, brenda nė qytet nėn diellin zhuritės ėshtė mjaft ndryshe prej rrethinave nėn agimin e freskėt! Rrugėt, pėr mirėmbajtjen e tė cilave ēdo epirot nga pesėmbėdhjetė deri nė gjashtėdhjetė e pesė vjeē paguan dymbėdhjetė piastra nė vit taksė, janė shtretėr rrėkesh kundėr shkrepave tė tė cilėve shqiptarėt mbrohen me sarłc-ėt e tyre tė fortė, kėpucė me gozhdė me majėn e kthyer, tė pėrshtatshme si pėr qafėmalet e Sulit e tė Pindit, ashtu edhe pėr tė shėtitur nė rrugėn mė elegante tė Prevezės ose tė Pargės, tė Gjirokastrės ose tė Janinės.

Nė dy ose tre prej rrugėve kryesore, larg shfaqjes sė bukur qė ofrojnė pemėshitėsit - pjeshkė, fiq, mollė, vishnja kokėrrmėdha e gjithė lėng tė ekspozuara pėr bukuri si ndaj mizave ashtu edhe pluhurit - shkojnė e hapen rėndom dyqanet e mjerueshme tė turqve, si tė ēikėrrimave ashtu edhe tė ėmbėltoreve me togje kutiēkash shumėngjyrėshe qė pėrmbajnė hem kopsa ose grepa, hem sheqerka tė sheqerosura ose katrorka tė sė zakonshmes marmelatė prej niseshteje qė i thonė lucłm. Lecka tė fėlliqura tė nderura mes dy shkopinjve i mbrojnė dyqanet prej diellit. Furrtarė e kasapėr janė ulur e rrinė mbi banakėt e zhyer,me ēyrekėt e bukės dhe thelat e mishit tė therur nėpėr kėmbė. Ndonjė kambist i ngjallur ose saraf hebre, me lėkurėn e shndritshme dhe duart e thata hedh e pret nė duar ato pak para pėr tė tėrhequr vėmendjen e myshterinjve. Mes turqve e grekėve me fes, tė veshur evropianēe ose siē thuhet nė tė gjithė Levantin, alla frėnga, kalojnė fshatarėt dhe kafsharėt shqiptarė tė nxirė nga dielli, tė heshtur, shtatlartė e truplidhur pėrkundrejt pushtuesve helenė dhe sunduesve osmanė, besnikė ndaj veshjes sė lashtė, me kėsulėn e bardhė pa xhufkė, pėrmbi kėmishėn me mėngė tė gjatat pischli prej leshi tė bardhė ose tė kuq, tė prera pas trupit, fustanellėn me njėmijė rrudha, kallēinat prej fanellate ose zbathur tė lidhura nėn gju me thekė tė errėta tė zbatharakut dhe nė rripin e mesit scigliachi i madh prej lėkure pėr kamėn ose pėr pistoletėn. Ndonjė grua turke me ombrellė tė zezė, me fytyrėn mbuluar nga ferige-ja e zezė e vrimėzuar pėr tė parė udhėn ku shkon, mbi supe e krye ciarciaf-in e bollshėm nė tė cilin tė zė syri mėndafshrat e kuq, tė blertė e tė verdhė tė petkave tė gufmuara, ēapitet me hapa tė vegjėl, duke u pėrpjekur t’i shmanget baltės, pluhurit e guriēkave tė kalldrėmit pėr tė shpėtuar papuēet e qėndisura me fije ari. Njė numėr i madh priftėrinjsh grekė me kamillafin e zi nė trajtė koni tė pėrmbysur, tė quajtur callimachi, si dhe veladonin e gjerė tė zi, ca pak hoxhallarė turq - sceic me ēallmėn nė ngjyrė jeshile e tė bardhė, baba me tirkun e ēelur, - ndonjė kafaz konsullate me armė, filigramė e zinxhirtha tė shndritshėm, me stemėn e vendit nė fes, shumė ushtarė tė leckosur, gjithė arna e kėmbėzbathur, tė paarmatosur, me njė pamje tė pasigurtė mes lypsarit dhe “mbikėqyrėsit tė posaēėm” - janė ata qė pėrbėjnė atė turmė tė pakėt qė popullon tė paktat rrugė kryesore.

Jashtė tyre tė krijohet ndjesia sikur ndodhesh nė njė fshat tė shkretė, duke qenė se regjimi turk dhe uria ia kanė kyēur gojėn dhe e kanė bėrė t’i hyjė lepuri nė bark kėtij populli tė fortė, tė pėrkorė dhe qė kėnaqet me pako gjė (tre tė katėrtat e misrit vijnė kėtyre anėve nga Rumania, Rusia dhe Hungaria).

Pėrmes rruginave tė rrėpirta marr tė ngjitem te Xhamia e gjorė me portat e shkalafitura, hajatin e pluhurosur pas parmakėve jeshilė tė brejtur nga krimbi. Pėrkundruall njė rrapi tė madh dhe nėn tė, njė pus. Njė plakė kėmbėzbathur ėshtė duke nxjerrė ujė me njė shtambė pa lėfyt. Dy a tre kalamaj kalojnė aty pari rrugės pėr nė shkollė. Njėri syresh nxjerr nga xhepi njė kore buke tė tharė dhe i kėrkon plakės t’ia njomė nė shtambėn e vet. Njė shitės mollėsh largohet duke thirrur: Milacalą! Shtalkat e shtėpizave turke shkėrmoqen e bien copė-copė, suvatė janė si lėkura e lebrozėve dhe shkallinat si gojė padhėmbė. Njė maēok i ngordhur kutėrbon e qelb dynjanė nė njė pellgaēe pranė njė oborri. Nė kopshtijet e mbyllura aty-kėtu tė zė syri ndonjė rrukė, shegė e mėllagė tė lulėzuar nė ngjyrė tė kuqe e trėndafili. Harabelat e rrapit cicėrojnė me tė madhe.

Dhe unė nisem e shkoj pėr t’i bėrė njė vizitė Mytesarifit shpirtndrydhur nga ai buzagaz i qiellit dhe luleve qė bie ndesh me mjerimin njerėzor.

***

Vilajeti i Janinės qė pėrfshin Epirin pėr tė qenė tė saktė - nė veri lumi Seman, nė jug gjiri i Ambrakisė, nė lindje vargmalet e Pindit dhe, sipas konferencės sė Berlinit, lumin Araktus e nė perėndim Adriatikun tonė - ka njėzet e dy mijė kilometra katrorė dhe gjysmė milioni banorė (afro njėzet e dy pėr kilometėr), tė cilėt i nėnshtrohen autoritetit tė njė valiu nė Janinė dhe tre mytesarifėve ose nėnprefektėve nė Prevezė, Berat dhe Gjirokastėr - qė i ha meraku kryekėput si e si tė administrojnė me shkathtėsi e pa humbur kohė pasurinė e tyre private me njė metodė pagabueshmėrinė e sė cilės kam pėr ta shpjeguar nė njė tjetėr kapitull pėr atė qė heqin e vuajnė nėnprefektėt e Italisė.

Nė pallatin e qeverisė hyhet duke kaluar mes dy kopshteve tė lulėzuara pas kangjellave tė ulėta nė ngjyrė tė kaltėr. Nė rruginė e nė oborr, ku dy roje marrin qėndrim “Pėr nder armė” pėr agjentin tonė konsullor, ombrellėn time tė bardhė e pėr mua, hasim nė njė det fesėsh e njė papastėrti tė atillė sa krahasuar me atė tė kėtushmen ministritė italiane mund tė merren pėr home tė damave angleze. Qelitė e burgut qė gjenden nė katin e nėndheshėm u pėrcjellin bekimin funksionarėve tė dashur nė katin e parė pėrmes kėsaj arome temjani.

Pertef beu, kreu i Mytesarifllėkut tė Prevezės, mė pret nė njė sallon plot ajėr e dritė, katėr dritaret e tė cilit shohin nga deti, mė ofron njė cigare e urdhėron pėr kafetė. Bashkėbisedimi i njerėzishėm zhvillohet pėrmes njė pėrk*thyesi, ēka, natyrshėm, bėn qė biseda tė rrjedhė me nga dalė. Duke mos mundur t’i them kurrfarė gjėje tė rėndėsishme dhe, aq mė pak, se vij pėr tė pėrshkruar Shqipėrinė, flasim pėr motin e mirė, pėr ajrin e detit, pėr bukuritė e Italisė qė ai nuk i ka parė kurrė me sy, pėr vėshtirėsitė e tė udhėtuarit nėpėr Shqipėri ku unė nuk kam udhėtuar kurrė mė parė. Pauzat janė tė gjata, kafeja mediokre. Mes shumė pėruljesh dhe temenasė sė trefishtė qė bėhet me dorė, hyjnė e dalin funksionarė, oficerė dhe gjendarmė. Mytesarifi vuan shumė prej vapės, vjen i trashė, leshverdhė, i shogėt e i veshur me pėlhurė. I ulur kėmbėkryq nė divanin e gjerė, ai shfryn shpesh, por ka buzėqeshjen e ėmbėl tė njeriut qė ia ka mė fort ėnda e gėzon tė drejtat e shumta kundrejt atyre pak detyrave. Kur marr leje pėr t’u larguar, mė premton dy karabinierė nė kuaj, ose suvari, pėr tė mė shoqėruar pėrgjatė njėqind e njėzet kilometrave deri nė Janinė.

***

Marr udhėn e shkoj te at Filemoni, kreu i… dy franēeskanėve tė Prevezės. At Filemoni, qė jeton nė skamje nė njė vend tmerrėsisht tė varfėr, ka blerė pėr dhjetėmijė e gjashtėqind franga njė shtėpi me kopsht nė gjysmė tė rrugės pėr nė breg pėr tė ndėrtuar njė kishė katolike. Rreth e qark oborrthit tė tij janė mbledhur pirgje me tulla, tjegulla, gėlqere e gurė. Konjaku i franceskanit ėshtė mė i mirė se kafja e beut. Austria qė, siē dihet, thotė se ka trashėguar nga Venediku mbrojtjen e katolikėve nė Shqipėri - nga ajo ēka mė kallėzon at Filemoni - i kalon vetėm njėzet e pesė napoleona nė vit famullisė sė Prevezės dhe, deri mė tani, ka dhėnė dyqind e pesėdhjetė pėr ngritjen e kishės. E keqja e Austrisė - dhe ky ėshtė mendimi im - ėshtė se njėzet a tridhjetė katolikėt e Prevezės, duke qenė se nė Epir shqiptarėt janė ortodoksė ose muslimanė, janė qė tė gjithė nėnshtetas italianė, kėshtu qė napoleonat, tė paktėn nė dukje, politikisht nuk ėshtė se janė shpenzuar shumė mirė. Por ja qė Italia e ka kėtė fat qė ia ka dėrguar provania e qiellit, nė mungesė tė ndonjė bilanci nga ana e Ministrisė sė Jashtme.

Nė muret e sallonit, midis portretit tė Papa Leonit dhe Shėn Nikollės sė Barit, ėshtė varur oleografia e perandorit tė Austrisė.

“Si njė italian i mirė qė jeni duhet tė keni edhe portretin e mbretit tuaj”, vėrej duke e vėnė buzėn nė gaz me njė fije naiviteti. Por buzagazi i at Filemonit ia del tė jetė edhe mė naiv se i imi:

“Ē’t’i bėsh, zotėri i dashur! E kisha kur mbaja shkollėn me subvencionime. Ma tėrhoqėn manu militari kėtu e dy vjet tė shkuara, kur Rudini mbasi kishte mbyllur shkollat koloniale, shkoi e mbylli edhe shkollat tona qė mbaheshin me subvencione. Qysh atėherė… nuk kam pasur para pėr tė blerė njė tjetėr. Veē kėsaj, kėtyre anėve, mė beso, rrallėherė tė zėnė sytė portrete tė mbretit tė Italisė…

***

Pasdite marr rrugėn buzė detit qė tė shpije nė Brisulla pėr te ullinjtė. Udha kalon poshtė kėshtjellės venedikase; pranė portės ende tė shėnjuar me dy luanė ėshtė njė roje turke me njė kėpucė tė vetme nė kėmbė; aty brenda, mes bedenave tė njė kullėze, feksin veglat prej tunxhi tė njė orkestre tė sfilitur qė spėrdredh rropullitė ashtu si degėt e ullinjve aty pranė. Kaloj portėn nė krye tė njėrės prej tri urave mbi hendek, e cila, tok me detin, mbyll mes dy ujėrave qytetin e fortifikuar. Roja ka lėnė pushkėn nė njė cep dhe ndan vėllazėrisht me njė dhi tė bardhė e qimekuqe kastravecin e sillės sė vet.

Ēezma me ujė tė shkėlqyer - Brisulla nė greqisht do tė thotė burim i vogėl - buron prej shkėmbit qė gjendet nė plazh, pranė detit, dhe pikėrisht aty vijnė pėr tė mbushur ujė gratė me amfora dhe gomerėt e ngarkuar me fuēi. Mė pas ėshtė njė qimiter turk me njė minare tė vogėl. Me tė rėnė dielli, nė ujėrat e detit tė ngjyera nė trėndafili, pėrmbi Prevezė ngrihet njė hėnė e madhe e verdhė qė shtron mbi sipėrfaqen e ujit njė rrugė tė praruar. Druri i ullirit ėshtė i stėrmadh dhe nė distancėn midis barit dhe degėve tė pemės depėrton njė dritė akuariumi qė ndriēon trungjet e ashpėr e gungaē. Tė gjithė kėta drunj shekullorė janė mbjellė dikur nga venedikasit. Nė lirishtat e largėta togje grash turke tė ēliruara nga vellot janė ulur nė rreth dhe kuvendojnė. Korbat tufa-tufa krrokasin nė qiellin qė sa vjen e zbehet.

I ulur mes dy rrėnjėve, me fytyrėn nga deti, duke e vonuar sa mė shumė tė jetė e mundur parehatinė e njė shtrati turk, rri e tymos dhe kėqyr pasqyrėn e rrumbullakėt tė gjirit. Mes dy trungjeve arrij tė shoh ende andej vijėn e plazhit grek ku, njėherė e njė kohė, ngrihej Azio. Pas treten malet e Leukės. Safoja dhe Kleopatra.

“Shih gjirin e Ambrakisė ku, njėherė e njė kohė njė botė u bjerr pėr dashurinė e njė gruaje, gjė e ėmbėl, e njomėsht… “. Por zonjėzat turke, nė lirishtėn aty pranė, kanė lėshuar vellot me ngut tė madh.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 2 (0 Anėtarėt dhe 2 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 04:55.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.