Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 08-05-04, 19:02   #1
SheTa
♣ The World Is Your
 
Avatari i SheTa
 
Anėtarėsuar: 12-10-03
Vendndodhja: In Your DreamS
Postime: 2,808
SheTa VIPSheTa VIPSheTa VIPSheTa VIPSheTa VIPSheTa VIPSheTa VIPSheTa VIP
Gabim MBRETĖRIA E DARDANISĖ

Mbretėria Dardane doli nė skenėn historike nė shek.IV p.e.sonė dhe u bė njė prej faktorėve relevantė, politikė dhe ushtarakė nė Evropėn Juglindore gjatė shekujve III-I p.e.sonė Shteti i Dardanisė, duke i bėrė sfidė dominimit romak pėr njė kohė tė gjatė, ra nėn pushtetin e Perandorisė Romake. dhe iu bashkangjit Provincės sė Mezisė sė Epėrme (Moesia Superior) nė vitin 44 e.sonė. Mėvehtėsia e dikurshme, qė krijoi identitetin dardan dhe rezistenca e vazhdueshme, bėnė qė nė vitin 279 e.sonė tė krijohej njėsia e veēantė administrative-politike romake, Provinca e Dardanisė.

Territori dhe popullsia

Dardania shtrihej nė territorin e Kosovės sė sotme, tė Maqedonisė Veriperėndimore, tė Serbisė Jugore dhe nė njė pjesė tė Sanxhakut. Nė gjysmėn e dytė tė shek.III p.e.sonė, nė kuadėr tė mbretėrisė hyri edhe Peonia dhe qyteti me rėndėsi gjeo-strategjike Bylazora (Veleshi i sotėm). Kosova, duke pėrfshirė edhe territorin e Shkupit, pėrbėnte hapėsirėn qėndrore tė kėsaj mbretėrie.
Dardania kishte njė pozitė tė volitshme gjeografike dhe gjeostrategjike, qė mundėsoi krijimin e ndėrlidhjeve me hapėsirat fqinje dhe ato mė tė largėta. Territori i saj, duke u pėrshkuar nga luginat e lumenjve Vardar, Drin, Moravė, Ibėr dhe Sitnicė, pėrbėnte njė udhėkryq tė rrugėkalimeve tė rėndėsishme ballkanike qė shpinin drejt Egjeut, Adriatikut dhe Detit tė Zi.
Falė edhe pasurive natyrore (arit, argjendit, hekurit, fushave pjellore, pyjeve, kullotave), si dhe tė klimės sė pėrshtatshme, kontinentale dhe mesdhetare, Mbretėria Dardane nė shek.IV-II p.e.sonė njohu lulėzimin mė tė madh.
Nė Dardani jetonin njė varg fisesh, por nga burimet e shkruara ngelėn tė njohur vetėm fisi i dardanėve, galabrėve, daunėve dhe i thunatėve Pa dyshim, fisi i dardanėve, pas konsolidimit dhe fuqizimit tė aristokracisė fisnore, nė shekujt VI-IV p.e.sonė, mori rolin udhėheqės mbi bashkėsitė fisnore duke i dhėnė emrin mbretėrisė. Nė shek.V p.e.sonė kėto fise banonin nė hapėsirėn midis lumenjve Axios (Vardar), Drilon (Drin), Margus (Moravė) dhe Timakus (Timok).
Etimologjia e emrit dardan, pėrkatėsisht e Dardanisė, lidhet me glosėn indoevropiane dardh -a, shqip: dardha, dhe do tė thotė vendi i dardhave. Edhe qytetet antike dardane e pėrcjellin zhvillimin fonetik tė shqipes, si Naissus-Nish, Scupi-Shkup, apo emrat e maleve e tė lumenjve nė Dardani, si Scardus mons (Mali Sharr), Drinus (Drini) etj.
Dardanėt janė njė nga fiset e mėdha ilire. Nė epokėn e hekurit, ata formuan njė kulturė me veēori lokale duke ruajtur tiparet e pėrbashkėta me kulturėn ilire. Vendbanimet nė kėtė kohė janė ngritur nė kodra gjeostrategjike, pranė burimeve tė qėndrueshme ekonomike. Vendbanimet rrethohen me ledhe prej dheu, pėrforcohen me gjerdhe, apo me ledhe prej gurėsh, tė ngritura me teknikė tė thatė. Kėto vendbanime njihen sot me emrat gradina, gadisha e gradisha, disa prej tyre qė banuan edhe nė antikitetin e vonė e nė mesjetė, njihen me toponimet gjytet dhe kala.
Deri nė shek. IV p.e.sonė varrimi kryesor ėshtė bėrė nė nekropole tumulare, si nė gjithė trevėn tjetėr ilire. Nė fazat e hershme tė epokės sė hekurit ka edhe varrime me urna - kultura Bėrnicė (shek. XI-IX p.e.sonė).


__________________
The King Is back DardaniA
SheTa Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:47.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.