Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 24-02-11, 15:15   #1
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Post Alergjite ushqimore...

Ekspertėt mė tė mirė tė gjithė Europės kanė diskutuar kėto ditė pėr problemin e intolerancės ushqimore dhe pasojave tė saj. Njė studim ka treguar se si vetėdija e kėtij shqetėsimi (edhe pėr shkak tė prindėrve), kushtėzon jetėn sociale tė mė tė vegjėlve. Varin turinjtė kur prindėrit i ēojnė nė restorant, mėrziten pėr ndonjė ekskursion me shkollėn, trishtohen nėse ndonjė mik i tyre i fton nė festė. Edhe nėse pranojnė tė shkojnė, e bėjnė vetėm pėr t’i bėrė qejfin mikut tė tyre, por struken nė njė cep dhe kanė dėshirė tė madhe pėr t’u kthyer me vrap nė shtėpi. Nuk janė fėmijė tė prekur nga depresioni apo fėmijė tė pasocializuar. Ata qė refuzojnė tė mos pranojnė ftesėn dhe kanė frikė tė ulen nė tavolinė me miqtė, janė fėmijėt alergjikė nėn moshėn 18 vjeē; adoleshentė, por edhe fėmijė tė vegjėl ende nė kopsht apo shkollė fillore, tė ndėrgjegjshėm pėr rrezikun qė u kanoset nėse pėrtypin ndonjė kafshatė tė ndaluar. Tė trembur nga shqetėsimet e nėnave apo tė influencuar nga rekomandimet e tė atit, fakti ėshtė se janė gjithmonė nėn presion, tė paktėn nga pikėpamja psikologjike. Ata qė kanė vizatur profilin e alergjikėve minorenė kanė qenė ekspertėt e Akademisė Europiane tė Alergjisė dhe Imunologjisė Klinike. Ky studim i specializuar ka monitoruar sjelljen e 107 pacientėve tė vegjėl dhe nėnave tė tyre. Fėmijėt u ndanė nė dy grupe: nė tė parin u pėrfshin 72 fėmijė me moshė nga 0 deri nė 5 vjeē, i dyti me 35 fėmijė nga 6 deri nė 11 vjeē. Ashtu siē tregon psikologia Laura Polloni dhe dietologia Alice Toniolo, qė kanė bashkėpunuar nė kėtė studim, janė pikėrisht kėto tė fundit grupmoshat mė tė rrezikuara ndaj alergjisė ushqimore: “Edhe pse kanė mė shumė raste pėr tė ngrėnė jashtė shtėpisė, 23 pėr qind ka treguar se nuk ka aspak kuriozitet pėr tė provuar ushqime tė reja nė krahasim me mė tė vegjlit. Disa prej tyre, thonė ekspertet, pėrfundojnė duke u izoluar nga bashkėmoshatarėt dhe njė nė pesė fėmijė nuk merr pjesė nė ēdo lloj feste”. Kėrkimi ka provuar tė interpretojė sjelljen e fėmijėve alergjikė ndaj ushqimit. Nė kėtė mėnyrė u bė e mundur tė pėrcaktohej influenca e patologjisė nė cilėsinė e jetės nė pėrgjithėsi. Fėmijėve dhe nėnave (qė shpesh u pėrgjigjėn pėr mė tė vegjlit), iu dorėzua njė pyetėsor me pyetje tė ndryshme mbi treguesit e cilėsisė sė jetės. Pėr shembull, pėr aktivitetet shkollore, pėr sportin, pėr festat, mbi shpeshtėsinė e vakteve nė restorant. Por, edhe lajmet specifike mbi gjendjen e tyre emocionale, kur dhe si ndihen tė trishtuar.
“Nė pėrgjigje, rreth 71 pėr qind fliste pėr njė dietė monotone shumė tė kufizuar si pasojė e alergjive, ndėrsa disa tė tjerė nėnvizuan vėshtirėsinė pėr pėrgatitjen e pjatave tė ndryshme pa asnjė rrezik. Gjithsesi, ėshtė arritur nė konkluzionin se shumė pak industri ushqimore janė shqetėsuar tė prodhojnė ushqime pėr alogjikėt”.
Po ashtu, shqetėsues ėshtė fakti se njė fėmijė alergjik nė dhjetė tė tillė preferon tė heqė dorė nga aktiviteti fizik nė emėr tė alergjisė. Sipas mjekėve, ėshtė parė se shumė prej tė vegjėlve e kanė tė vėshtirė tė pranojnė se vuajnė nga njė sėmundje e tillė, ndaj gjithmonė e vuajnė kėtė fakt. “Njė alergji ushqimore ndikon nė zgjedhjet e ēdo dite. 17 pėr qind e fėmijėve, pavarėsisht moshės, eviton festat shkollore vetėm nga frika se mos bie nė kontakt me ushqimet e ndaluara. Po ashtu, shumica e tyre nuk i hanė asnjėherė ushqimet nė shkollė”. Frika ėshtė e pranishme nė ēdo moment tė jetės sė tyre dhe u takon nėnave tė jenė shumė tė kujdesshme pėr kėtė aspekt, tė paktėn derisa fėmijėt tė rriten e tė bėhen tė ndėrgjegjshėm. “Njė gjendje e vazhdueshme alarmi, qė sigurisht nuk e favorizon mundėsinė pėr t’u rritur dhe jetuar eksperiencat e jetės njėlloj me bashkėmoshatarėt e tyre”, - shprehen specialistėt.
Si tė mbrohemi

Nga alergjitė ushqimore mė shumė preken fėmijėt e vegjėl, por aktualisht, mjekė dhe kėrkues amerikanė e kanė ridimensionuar frikėn nga ushqimi, duke rivendosur kufijtė e njė ankthi qė ėshtė shpėrndarė drejt asaj qė hamė. Mjekėt thonė se, edhe pse kėto lloj alergjish ekzistojnė, duhet tė jemi shumė tė kujdesshėm ndaj diagnozave sipėrfaqėsore dhe atyre tė pasakta. Njė artikull i publikuar nė “Wall Street Journal” tregon kėrkimet e fundit dhe se si nė shumė raste alergjia ėshtė vetėm njė formė e ndjeshmėrisė sė organizmit, qė nuk pėrbėn rrezik. Pėr mė tepėr, aty shpjegohet me hollėsi rreth kėsaj sėmundjeje, qė ēuditėrisht prej kohėsh e cilėsojmė si shumė tė rrezikshme, edhe pse nuk kemi thuajse asnjė lloj informacioni. “Journal of Allergy and Clinical Immunology” shkuan rreth njė studimi tė bėrė nė Manēester, nė Angli: 79 fėmijė kishin rezultate pozitive nė testet pėr alergjinė nga kikirikėt, por pas studimeve mė tė hollėsishme u zbulua se 66 prej tyre mund t’i hanin kėto produkte pa pasur asnjė problem nė organizėm. Mjekėt e Shoqatės Amerikane tė Alergjisė, Astmės dhe Imunologjisė kanė treguar se nė 125 pacientė, mė shumė se gjysma e tyre mund tė toleronte ushqime qė mendonte se duhej t’i shmangte. “Kur nisa tė bėja kėtė punė, detyra ime kryesore ishte tė bindja familjet qė tė mos i jepnin pėr tė ngrėnė njė ushqim tė caktuar fėmijės sė tyre. Tani pėrpjekja mė e madhe ėshtė qė t’i bėj kėto familje ta rifusin atė ushqim nė dietėn e tyre”, - thotė Hugh Sampson, pediatėr nė departamentin e alergjisė dhe imunologjisė nė Mount Sinai, njė shkollė mjekėsie nė Nju Jork. “Edhe pse njė test mund tė dalė pozitiv, kjo nuk do tė thotė se tė gjithė janė alergjikė, sepse ky mund tė jetė thjesht njė reaksion biologjik. Pėr tė ditur mė shumė, shpesh duhet bėrė njė test qė mjekėt e quajnė test provokimi nė njė ambient tė mbrojtur. Zakonisht, pozitiviteti ėshtė vetėm njė vijė kufiri”.


__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:34.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.