Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Shkenca & Teknologjia
Emri
Fjalėkalimi
Shkenca & Teknologjia Zhvillimi i shkencės, tė rejat dhe tė arriturat e fundit nga shkenca dhe teknologjia.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 24-09-11, 17:49   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Mė shpejtė se drita !

Zbulohen grimcat mė tė shpejta se drita





Njė ekip ndėrkombėtar i shkenctarėve tha se ka zbuluar grimca subatomike tė quajtur neutrino e tė cilat, sipas tyre, mund tė lėvizin mė shpejt se drita-gjė qė, nėse vėrtetohet, mund tė shkelte teorinė e Albert Ajnshtajnit si njėrėn nga ligjet fundamentale tė universit.


Qendra Evropiane pėr Hulumtime tha se njė tufė neutrinosh tė hedhur nga njė pėrshpejtues grimcash nė Gjenevė nė drejtim tė njė laboratori nė Itali me njė largėsi prej 730 kilomatrash ka lėvizur pėr 60 nanosekonda mė shpejt se sa drita.


Nė rast se konfirmohet ky zbulim, ai do tė rrėzonte teorinė e relativitetit tė Ajnshtajnit, sipas tė cilės shpejtėsia e dritės ka njė “konstante kozmike” dhe se asgjė nė univers nuk mund tė lėviz mė shpejt.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 24-09-11, 17:50   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mė shpejtė se drita !

“Mė i shpejtė se drita”





Neutrino i “Cern” qė pėrgėnjeshtron Ainshtajnin

Mė i shpejtė se drita. Neutrinet, grimcat mė misterioze tė universit, i kanė dhuruar shkencės njė tė papritur tė jashtėzakonshme, duke kaluar (dhe jo pak por shumė) barrierėn qė konsiderohej si e pakalueshme nga fizika e Ainshtajnit: shpejtėsinė e dritės
Pas njė nate tė fundit tė kaluar pa gumė, duke kontrolluar tė dhėnat, dje nė mėngjes, shkencėtarėt e “Cern” janė gati qė tė bėjnė njoftimin e jashtėzakonshėm. Magjia e neutrineve, tė cilėt, qė nga viti 2008, nė mėnyrė tė rregullt lėshohen nga Gjeneva drejt laboratorėve tė “Gran Sasso” ka qenė nė gjendje qė tė kalojė tė 732 kilometrat e distancės qė i ndan kėto dy vende me shpejtėsi qė i kalon tė 298 mijė kilometrat nė sekondė. Rendja e tyre e ēmendur, fuqia pėr tė hedhur poshtė kolonėn e fortė nė tė cilėn bazohet fizika, qė prej mė shumė se njė shekulli, shpejtėsinė e dritės, ėshtė e jashtėzakonshme. Koha e udhėtimit qė ishte vlerėsuar nga fizikanėt ishte 2.4 milisekonda. Neutrinet arritėn ta pėrshkojnė kėtė distancė pėr 60 nanosekonda mė shpejt. Kjo mund tė pėrkthehet nė njė shpejtėsi me 300,006 kilometra nė sekondė, ose gjashtė herė mė shumė nė krahasim me shpejtėsinė e dritės dhe nė distancė prej 20 metrash. Parametra qė sipas fizikanėve janė tė jashtėzakonshėm dhe madje edhe pėrtej imagjinatės mė tė ēmendur. “Kemi besim shumė tė madh nė rezultatin tonė. Por tani kemi nevojė qė edhe kolegė tė tjerė tė ripėrsėrisin kėtė test, pėr tė parė nėse do tė arrijnė apo jo tė njėjtin rezultat si ne”, thotė zėdhėnėsi i eksperimentit italian, “Opera” qė ka bėrė edhe matjet. Mundėsia e njė gabimi tė mundshėm nė matje nuk ėshtė se pėrjashtohet. Nė fakt, “Cern”, para se tė bėnte publike kėtė rezultat, e ka bėrė dhe stėrbėrė kėtė eksperiment dhe mbi tė gjitha, matjet e tij. Kjo sepse bėhet fjalė pėr rezultate tė cilat nėse do tė arrijnė qė tė konfirmohen, do ta ēonin nė njė krizė tė vėrtetė edhe teorinė speciale tė Aishtajnit, nė vitin 1905. Mė pas do tė shkonte nė krizė edhe e gjithė fizika dhe aplikimet qė kanė tė bėjnė me tė. Nga ana tjetėr, janė rezultate qė mund tė ēojnė edhe nė spekulime tė shumta nga mė fantastiket, duke na bėrė qė tė rifillojmė tė ėndėrrojmė pėr udhėtimet nė kohė dhe nė universe paralele.
Nuk ėshtė pėr t’u ēuditur qė konsultimet brenda “Cern” mes ekspertėve dhe shkencėtarėve tė kėtij instituti zviceran kanė qenė tė ethshme ditėt e fundit dhe janė bėrė madje edhe shumė tė tensionuara vende-vende. Njoftimi ishte parashikuar pėr t’u bėrė tė premten e kaluar, por pėrgjegjėsit e “Organizatės europiane pėr kėrkimet bėrthamore” nė Gjenevė, pra “Cern”, vendosėn nė momentin e fundit qė tė merrnin edhe njė javė kohė pėr tė bėrė mė pas publike njė pėrfundim qė mund tė ndryshojė themelin e gjėrave. Gjatė kėsaj jave u bėnė edhe njė herė tė gjitha kontrollet e llogarive dhe tė eksperimenteve, u morėn parasysh dhe u analizuan mundėsitė e gabimeve tė mundshme, u matėn disa herė tė gjitha parametrat. Autori i matjeve dhe eksperimentit “Opera” ėshtė laboratori “Gran Sasso” i Institutit Kombėtar tė Fizikės Bėrthamore. Pėr kėtė zbulim ėshtė punuar nė mėnyrė intensive prej tre vitesh, duke pėrjashtuar problemin e njė modifikimi tė pėrkohshėm tė Tokės. Neutrinet e vėzhguara kanė qenė 15 mijė: shifėr qė konsiderohet solide nga pikėpamja statistikore. Pėrballė njė fakti tė tillė tė jashtėzakonshėm, drejtuesit e “Cern” kanė bėrė bashkė grupin e studiuesve qė janė marrė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė me kėtė ēėshtje, pėr tė kėrkuar dhe pėr tė gjetur interpretime tė mundshme. Por edhe nė kėtė rast askush nuk ka dalė tė flasė pėr ndonjė gabim nė pėrllogaritje. Vetėm pas kėsaj, ėshtė vendosur pėr tė bėrė publik lajmin e jashtėzakonshėm dje nė njė konferencė pėr shtyp, qė ėshtė dhėnė nė orėn 16:00, nė sallėn e konferencave nė qendėr tė Gjenevės. Aty janė shpjeguar tė gjitha faktet dhe dėshmitė e eksperimentit dhe tė rezultatit tė tij. Por ajo qė i bėn shkencėtarėt qė tė jenė paksa tė rezervuar, gjithsesi ėshtė njė precedent i rėndėsishėm. Nė vitin 2007, “Minos”, njė eksperiment amerikan i ngjashėm me atė qė ka bėrė tashmė “Opera” qė mori neutrinet e lanēuar nga “Fermilab” i Ēikagos, mati njė dukuri tė tillė tė ngjashme tė neutrineve. Precizioni i mjeteve matėse nė njė rast tė tillė ishte shumė mė i ulėt se ai i atyre tė “Cern”-it qė kanė mjete jashtėzakonisht tė sofistikuara dhe teknologjikisht tė avancuara. Pikėrisht eficienca e kėtyre mjeteve nė atė kohė u vu nė dyshim nga kundėrshtarėt e rezultatit tė eksperimentit. Kjo, pėr vetė faktin e rėndėsishėm se qė tė hedhėsh poshtė njė gjigand si Ainshtajni, duhet qė tė mendohesh mirė dhe nuk ėshtė njė gjė aspak e lehtė, pėr tė mos folur qė ėshtė njė ndėrmarrje gati e pamundur dhe qė pasohet nga njė revolucion. Rezultati i atij eksperimenti, gjithsesi u konsiderua si njė fluktuacion statistikor. Veēse gjithēka rifilloi nė “Cern”. Nė kėto rrethana shkencėtarėt amerikanė janė tė tensionuar, duke qenė se nė fakt, ata ishin tė parėt qė e bėnė eksperimentin edhe pse e hodhėn poshtė rezultatin e tij. Ndėrkohė, gara pėr tė matur shpejtėsinė e neutrineve, duke filluar nga dita e sotme, do tė jetė nė qendėr tė vėmendjes edhe tė njė laboratorit tė tretė, i cili pėrdorte rrezet e neutrineve qė prej dhjetė vitesh, pėr tė kuptuar natyrėn e pakapshme dhe tė pakuptueshme tė kėtyre grimcave. Bėhet fjalė pėr laboratorin e “Super kamiokande” nė Japoni, i cili ėshtė ngritur nė kėmbė, nė njė kohė rekord, pas dėmit qė pėsoi pas tėrmetit.
Grimca qė ėshtė nė qendėr tė vėmendjes sė eksperimentit dhe qė po sfidon mėnyrėn thelbėsore tė teorisė sė fizikės moderne ėshtė neutrino. Sipas Albert Ainshtajnit dhe teorisė sė tij tė relativitetit special, qė ka nė thelb ekuacionin E = mc², drita ėshtė fjala e fundit e shpejtėsisė, por neutrinet tashmė del se kanė shpejtėsi edhe mė tė madhe. Nė eksperimentin “Opera”, qė pėr tre vite ėshtė pėrsėritur 15 mijė herė, neutrinet lėshohen nė njė rreze me gjatėsi prej 400 kilometrash mes “Cern”-it qė ndodhet nė Gjenevė, dhe “Gran Sasso” nė Itali. Neutrino ka mbėrritur nė skajin tjetėr tė drejtėzės njė tė miliardėn e sekondės mė shpejtė. Ėshtė njė hapėsirė e vogėl, por shumė domethėnėse dhe me njė domethėnie shumė tė madhe, aq sa shkencėtarėt janė duke diskutuar pėr pasojat qė ky zbulim do tė ketė nė shkencėn e fizikės. Tė gjithė shkencėtarėt janė tė mendimit se Teoria e Relativitetit Special tė Ainshtajnit nėnvizon thelbin e teorisė sė fizikės moderne dhe qė kur u publikua nė vitin 1905, “funksiononte nė mėnyrė tė pėrsosur”.
Pėrse fizikanėt mendojnė se nuk ka shpejtėsi pėrtej asaj tė dritės

Nė fillim tė shekullit tė 20, Albert Ainshtajni pėrdori njė punim tė mėparshėm tė fizikanit James Clekc Maxwell, pėr tė treguar se shpejtėsia e dritės C ėshtė njė konstante thelbėsore dhe se ėshtė gjithashtu edhe maksimumi i shpejtėsisė qė mund tė arrihet. Nė praktikė, tė vetmet gjėra qė udhėtojnė me kėtė shpejtėsi janė fotonet e dritės, qė lėvizin nė vakum. Ainshtajni foli pėr kėtė nė Teorinė e tij tė Relativitetit Special, e cila thotė se ligjet e fizikės janė tė njėjta, pavarėsisht nga ata qė i vėzhgojnė, apo i pėrjetojnė. Pėr tė bėrė tė mundur pandryshueshmėrinė e shpejtėsisė sė dritės, Ainshtajni duhet qė tė modifikonte ligjet e lėvizjes sė Njutonit, nė mėnyrė qė koha dhe hapėsira tė shndėrroheshin nė koncepte tė tendosura – ndėrkohė qė njė objekt lėviz mė shpejt, pėrmasa e tij kontraktohet dhe koha ngadalėsohet. Relativiteti special ēon edhe nė formulėn e famshme tė Ainshtajnit, E = mc² ku E ėshtė energjia dhe m ėshtė masa qė tregon se energjia dhe materiali janė ekuivalente.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:13.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.