Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 02-05-20, 23:49   #1
power8
 
Anėtarėsuar: 22-08-13
Vendndodhja: Republika e Kosoves
Postime: 269
power8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Nga Serbia duhet tė ruhemi



Nga: Gjokė Dabaj Mė: 30 prill 2020 Nė ora: 19:16




Nė tė vėrtetė, duhet thėnė “nga pjesa e keqe e Sėrbisė”, pėr tė mos i futur tė gjithė nė njė thes. Por, pėrderisa te vetė ata, te vetė sėrbėt, nuk ka ende njė diferencim tė dukshėm nė qėndrimin ndaj nesh, ne s’na mbetet tjetėr, veēse tė pėdorim shprehjen gjithpėrfshirėse “nga Sėrbia”.
Shqiptarė, ruhuni nga Sėrbia! Sėrbia nuk ėshtė fqinja jonė e mirė! Sėrbia nuk ėshtė as pėr Evropėn njė shtet i mirė! Sėrbia nuk ėshtė as pėr vete njė shtet i mirė! Prandaj ėshtė e domosdoshme, ėshtė jetike, qė popujt tė ruhen ndaj njė krijese tė atillė.

Se si ėshtė krijuar ajo krijesė, nuk po ndalem tani pėr ta shpjeguar. Punė qė mund ta bėjmė herė tė tjera. Kėtė herė po sjell kėtu vetėm disa tė vėrteta, mė tepėr se tė rėnda, qė sapo i nxora nga njė libėr i Robert Elsiesė, titulluar “Fiset shqiptarė”. Botime Artini, Prishtinė, 2017.
* * *

Qershor 1913. Vetėm nė Bytyē u vranė 51 burra nga forcat sėrbe. (f. 258)
Mė 1915 Bytyēi u sulmua sėrish nga forcat sėrbe dhe fshati Qerret u shfaros pothuajse tėrėsisht. Vetėm njė anėtar i njė familjeje kishte shpėtuar, se s’kish qenė aty. (f. 258)
Nė nėntorin dhe dhjetorin e vitit 1912 Malziu i Pukės u pushtua nga forcat sėrbe, me ē’rast, nė luftime u vranė disa qindra luftėtarė. (f. 290)
Nė pranverė 1913 sėrish mbetėn tė vrarė 20 malėsorė tė fisit Malzi tė Pukės. (f. 290)
1912-1913. Shėnime nga Edith Durham. “Njė oficer sėrb, nė praninė time, pėrshkruante se si ai dhe bataloni i tij i kishin therur me bajoneta tė gjitha gratė dhe fėmijėt e fisit tė Lumės, sepse “gratė lindin fėmijė” (mė tha duke qeshur dhe pothuajse duke u ngulfatur nga birra qė pinte). “Sėrbėt, -tha oficeri sėrb, -po ēlirojnė tokėn nga sundimi turk…” Pasi u interesova mė tej, mora vesh se nė Lumė ishin masakruar afro 1400 banorė. (f. 417)

1913. Edith Durham vazhdon: “Disa sėrbė erdhėn kėtu (nė Podgoricė, Gj. D.) dhe gjatė darkės ra fjala pėr Lumėn. Unė u thashė se, kur isha atje, ata mė kishin pritur me pėrzemėrsi. Nė atė ēast shpėrtheu gazi: “Shkoni tash atje dhe kėrkojini miqtė tuaj; s’do tė gjeni asnjeri tė gjallė.” (f. 417)
E tash disa tė dhėna statistikore, lyer fund e krye me gjak shqiptarėsh, nxjerrė nga njė “Raport Zyrtar dėrguar Fuqivet tė Mėdha”, botuar nė dhjetor 1913, qė gjithashtu i gjejmė nė librin e Robert Elsiesė.
“Nė qarkun e Lumės, veēanėrisht nė Shullan, tėrė popullatės iu pre fyti, me pėrjashtim tė 3 personave, tė cilėt ikėn nė pyll.” (f. 418)
“Nė Dodaj dhe Kjushtan pati 13 viktima”. (f. 418)

“Nė Topojan 50 banorė u asgjėsuan”. (f. 418)
“Nė Ēerem pati 23 viktima.” (f. 418)
“Nė Krushevė 8 anėtarė tė njė familjeje, mes tė cilėvet 3 gra, 1 foshnjė njėvjeēare, 2 fėmijė katėrvjeēarė dhe 1 vogėlushe gjashtėvjeēare, u vranė me gjakftohtėsi nga soldateska sėrbe”. (f. 418)

“Nė Bushtricė dhe Billushė, popullata, pa marrė parasysh gjininė e moshėn, ose u ther me shpata, ose u dogj e gjallė. Kafshėt i rrėmbyen, kurse barinjtė i vranė”. (f. 418)

“Nė Gjinaj, nė Lusnė, nė Kolis dhe nė Villė, u vranė 123 burra, gra e fėmijė”. (f.418)
“Nė Ujmishtė pati 15 viktima, nė mesin e tė cilavet ishin: 1 grua, 1 foshnjė tremuajshe, 1 fėmijė katėrvjeēar, 1 fėmijė tetėvjeēar”. (f. 418-419)
“Nė Xhaferaj, nė Breki, nė Nimē, nė Lojmė dhe nė Pėrbreg, popullata u rrethua nga sėrbėt, u masakrua pa pikė mėshirė. Disa prej tyre i varėn nėpėr degėt e lisavet, ndėrsa shumicės ua prenė fytin. Disa tė tjerė i hodhėn nė zjarr. Vetėm nė Breki (ndoshta Breg, Gj. D.) pati 1300 viktima, burra, gra dhe fėmijė. Nė Pėrbreg numri i viktimavet ka tė ngjarė tė jetė mbi 400. Vetėm dy banorė tė Nimcės ia dolėn tė shpėtojnė nga shfarosja”. (f. 419)
“Nė Surroi u vranė 55 burra e 2 gra”. (f. 419)
“Nė Bardhoc e Novosejė 1 grua e 4 fėmijė u dogjėn tė gjallė”. (f. 419)
“Nė Fushė-Sulė e nė Arrėz pati 11 viktima”. (f. 419)
...“Mė 7 shtator 1913 masakrat vazhduan dhe shumica e fisevet tė Dibrės u shfarosėn”. (f. 446)
Nė dhjetor tė vitit 1913, nė “Raportin Zyrtar tė Fuqivet tė Mėdha” gjejmė kėta fakte: “Nė Homesh sėrbėt vranė 3 njerėz, nė Shupenzė sėrbėt vranė 4 njerėz, nė Oksharinė (ndoshta Okshtun, Gj. D.) sėrbėt vranė 2 njerėz, nė Topojan sėrbėt vranė 1 njeri, nė Ēerencė sėrbėt vranė 4 njerėz”. (f. 446-447)
* * *
Kėto tė dhėna i mora te libri “Fiset shqiptarė” tė autorit Robert Elsie. Kur i lexon, njeriu, ose duhet ta ketė shpirtin prej llamarine, ose s’ėshtė e mundur pa i lagur copat e letravet me lot. Jo se je dhe janė shqiptarė. Mund tė jenė e tė jesh i ēfarėdo kombi. Njeriu qė ėshtė njeri, nuk mund tė rrijė gjakftohtė para njė tė kėtillė informimi.
Sidomos sot, kur nė tė gjitha anėt po dėgjojmė: Dialog me sėrbėt, dialog me sėrbėt! Pėr ēfarė tė dialogojmė?! Lexo edhe njėherė pak mė lart!
Mirėpo, unė, nė kėta ēaste, nuk po e shoh fajin as tek ata qė po na nxisin tė “dialogojmė”, dmth, tė harrojmė, as tek ata qė nuk po duan as ta njohin Republikėn e Kosovės, siē janė Rusia dhe Kina. Unė fajin po e shoh te vetė ne shqiptarėt.
Nuk po them tė marrim topa e raketa (se s’kemi, edhe me dashtė), por po them: Pse ambasadat tona nuk po ua paraqesin, nė formė promemorieje apo nė formė note, tė gjithė shtetevet tė botės kėto tė vėrteta?! Pse nuk po dimė ne shqiptarėt tė flasim atje ku duhet dhe ashtu si duhet tė flasim?! Tė caktohen ekipe studiuesish vetėm pėr kėtė punė! Tė nxjerrin nė dritė, ata ekipe, krimet qė kanė bėrė sėrbėt mbi popullin tonė dhe t’ua paraqesin qeverivet tė tė gjithė shtetevet tė botės, zyrtarisht.
Tė shkruajnė promemorje, t’ua dorėzojnė qeverivet, t’i botojnė nėpėr gazeta dhe kurrė tė mos pushojnė, deri sa bota ta marrė vesh mirė kush ka qenė e kush ėshtė Sėrbia. Le t’ia fillojnė qė nga shekulli XII e XIII, kur Stefan Nemanja e rrėnoi Tivarin gjer nė themele, dhe le tė mos heshtin as pėr Prekazin, as pėr Reēakun e as pėr Kumanovėn e shekujvet XX e XXI!
Ndėrkaq, kombi ynė, nėse gjaku s’i ėshtė bėrė hirrė, duhet tė mėsojė tė ruhet nga Sėrbia. Tė ruhet, sepse pjesa e saj e keqe nuk pushon sė thururi plane ditė e natė: Si t’ia bėjmė me shqiptarėt?! Si t’ia bėjmė, qė tė mos ketė mė shqiptarė nė kėto hapėsira?! Ata nuk lėnė metodė pa pėrdorur: qė nga ajo qė e lexuam me lot ndėr sy e deri tek ilaēet apo mielli, qė na i shesin me aq “korrektėsi”.
___________________
https://www.botasot.info/opinione/12...het-te-ruhemi/


__________________
Njeri pa firmė !
power8 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:58.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2020, Jelsoft Enterprises Ltd.