Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Hapėsirė filozofike-psikologjike
Emri
Fjalėkalimi
Hapėsirė filozofike-psikologjike Praktika e jetės njerėzore, sjelljet e individėve e tė shoqerisė. Proēeset mendore etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 04-05-20, 17:38   #1
power8
 
Anėtarėsuar: 22-08-13
Vendndodhja: Republika e Kosoves
Postime: 269
power8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Nekrofilia e Presidentit Hashim Thaēi

Nga: Kimete Berisha Mė: 4 maj 2020 Nė ora: 17:07

Pse Ti nuk e parandalove vetėvrasjen e ish zyrtarit tėnd, gazetarit tė urtė H.S. mbasi ti ishe shef i tij dhe mbasi si shef dhe si Kryeministėr ke mundur ta 'urdhėrosh' mos me mbyt veten, mbasi sipas teje paska mundėsi m'i ndalu njerėzit mos me mbyt veten.

Edhe puna dhe presioni nė punė janė shkaqet kryesore qė i ēojnė njerėzit nė vetėvrasje.
Ashtu siē ėshtė shkak i vetėvrasjes edhe tė jetuarit nė njė familje tė paqėndrueshme dhe depresive.
Nuk e parandalon, sepse askush nuk mund ta ruaj askend nga vetvetja.
Aq mė tepėr se dikush as nuk jep shenja depresioni dhe as nuk i shpreh ndjenjat.

Bėjnė vetėvrasje fėmijėt (edhe nėn moshėn 10 vjeēare), asnjė moshė nuk ėshtė imune ndaj mendimeve dhe veprimeve vetėvrasėse, vetėvriten pleqtė, qė s'ta merr mendja hiē, bile mė sė shumti vetėvriten pleqtė dhe vetėvrasja asnjėherė nuk ėshtė politike.
Prandaj, ta politizosh vdekjen e njė fėmiu ėshtė krimi mė i madh qė mund tė mendohet, aq mė tepėr kur ke fėmijė edhe vetė, e nuk i dihet jetės dhe fatit qė me neve 'rrin e qesh'.
E Kadri Veseli dersa flet si nekrofili para kapellės, pse nuk e pyet njė anėtar tė PDK-sē, pse gruaja e tij ka bėrė vetėvrasje.
A e ka mbajtė ai nė 'burg shtėpiak', apo qe, as ai s'ka mundur ta ndaloj.
Sepse, nuk ke se si e ndalon njeriun tė 'vetėvritet'.
Ndoshta e parandalon herėn e parė, por jo edhe herėn e dytė.
Unė nuk ua them pse, por dua tė pyes: a merret vendimi pėr vetėvrasje 'aty pėr aty' apo vendimi pėr vetėvrasje kalon nėpėr njė proces.
A lind ideja 'nga hiēi' pėr ta vrarė veten 'aty pėr aty', apo njėherė lind mendimi, zhvillohet mendjmi dhe pastaj tė ēon te vendimi.
Kur e dimė se 90% e vetėvrasjeve janė pasojė e depresionit, e depresioni nuk krijohet pėr njė ditė.

Nuk mund tė hysh nė konvikt i shėndoshė e pa u bė 24 orė tė dalėsh i vetėvrarė nga trishtimi.
Sepse dėshpėrimi nuk kishte kohė tė mjaftueshme tė rritej aq shpejt dhe aq shumė.
Kur e humb njeriun qė do, e humb edhe shpirtin. Prindi i djalit tė vdekur, ka tė drejtė tė mėrzitet kaq shumė, sa ta shpall edhe fajtorin, ende pa u gjykuar.
Por jo politika. Politika nuk ka tė drejtė tė pėrfitojė nga vdekja e askujt.
Sepse vdekja ėshtė e 'papėrdorshme', nuk ėshtė fitimprurėse qysh kujton Presidenti, nga vdekja vjen vetėm vdekja, nuk lind jeta, nuk tė shtohet ymri duke u ushqyer me vdekje tė 'huaja' qė gjithmonė janė tė dhimbshme.
Sepse, z.Veseli, vdekja nuk 'konsumohet'.
Siē e di, vdekja ėshtė fundi i jetės sė njė njeriu.
Dhe i vdekuri mė nuk ēohet, edhe kėtė e di....pėrtej fundit, nuk ka ku shkon, si mund tė shėrbehesh me vdekjen pėr ta ngjallė PDK-nė.

Ju jeni mėsuar tė shėrbeheni me dėshmorėt e luftės, dhe keni ekzistuar ekskluzivisht duke u bazuar nė gjak dhe nė vdekje.
Nuk ju dėgjuam kurrė duke u bazuar nė jetė dhe nė tė ardhmen pa gjak.

Zakonisht familjarėt gjithmonė ndjehen fajtor kur u ndodh njė vetėvrasje nė familje.
Pse nuk e ndala?
Pse nuk isha mė i kujdesshėm?
Pse ashtu? Pse kėshtu?
Mezi s'presin ta ndėshkojnė veten me faj tė pėrjetshėm.
Rruga mė e lehtė ėshtė ta fajėsosh politikėn pėr kushtet nė konvikt, aty ku tė karantinuarit hanė, pinė, rrinė, shoqėrohen, kėndojnė, luajnė dhe argėtohen sepse e dinė se nuk janė nė burg, dhe e dinė se shpejt do tė dalin prej aty.
Nė fillim tė pandemisė, ekspertėt na paralajmėruan se pėr shkak tė ngujimit, pėr shkak tė humbjes sė familjarėve, pėr shkak tė ndjenjės sė pafuqisė dhe tė parrugėdaljes, pėr shkak humbjes sė vendit tė punės dhe varfėrimit, do tė rritet numri i vetėvrasjeve.

Njė vajzė angleze nė fillim tė karantinimit, e mbyti veten, tha: 'nuk duroj dot'.
Nuk e fajėsoi kush Boris Johnsonin sepse edhe ai vetė u detyrua tė vetėizolohet.
Hiē mė larg se dje, nė njė moment e kam 'lakmu' vdekjen.
Dhe pėr ēka m'u ngushtu shpirti, pėr pak send veē pse nė kėtė izolim m'u prish edhe makina e rrobalajrjes.
Pra, nganjėherė pėr pak gjė thua 'mė mirė mos me qenė hiē'.
Ne ēdo ditė i dėgjojmė njerėzut duke thėnė 'S'kish pas gjė prej kėsaj dynjaje' por nuk na shkon mendja t'i 'shpėtojmė' nga mohimi dhe trishtimi, sepse edhe vetė nganjėherė (e dikush shpeshherė) mendojmė njėsoj si ata.
Kush ka kulturė leximi apo kush ka kulturė fetare e di mirė se gjithkujt nganjėherė i ngushtohet shpirti dhe gjithkush lufton me veten pėr mbijetesė.
Mė shumė na del punė duke e marrė veten me tė mirė sesa tė tjerėt, sepse njeriu mė sė shumti ka 'konflikte' me vetveten.
Mos me pas konflikte 'Unė dhe Vetja Ime', e gjithė bota do tė ishim tė lumtur dhe tė qetė.
Njeriu nuk ja fal vetes dėshtimin. Krejt me ta falė, vetes nuk ia fal.
E dėshtimi mund tė jetė pėr shembull 'dėshira e parealizuar' tė bėhesh Isidora Dunkan. Ose, dėshira e 'humbur' qė tė mos plakesh duke kėrkuar njė vend pune, siē ndodh nė Kosovėn 'tuaj', nė Kosovėn e krimit tė organizuar dhe tė nėntokės.
Neve na mjafton 'lufta e brendshme' dhe kundėrthėnėse, pėr ta shkatėrruar veten, pėr ēdo ditė nga pak. Ai tjetri qė vjen me na 'mbyt' ai veē i jep 'vulė' fundit tonė dhe e merr pėrsipėr fajin.
Kur i lexoj nekrofilėt e PDK-sė dhe Presidentin, duke u shėrbyer me gjakun e djaloshit tė vdekur, si me limonadė, rrėnqethem dhe them mė mirė i vdekur sesa 'nekrofil' qė ushqehet me vdekjen.
A ka gjė mė tragjike sesa tė jesh aq fukara politikisht, sa qė tė ushqehewh me vdekjen pėr tė mbetur gjallė!
S'ka.
Unė pėr vete nuk e kam ditur se si shoqėri jemi kaq tė palexuar dhe kaq banal.
P.S. E nėse pėr inate e rivalitete politike e krahasoni vdekjen e tė riut nga Gjilani me vdekjen e Astrit Deharit atėherė mos e quani 'vetėvrasje', sepse Astrit Dehari dyshohet se 'u vra'.
Gjejeni tė vėrtetėn. 'E vėrteta tė ēliron'.
----------------
https://www.botasot.info/opinione/12...-hashim-thaci/




__________________
Njeri pa firmė !
power8 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:06.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2020, Jelsoft Enterprises Ltd.