Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Diskutime Shoqėrore
Emri
Fjalėkalimi
Diskutime Shoqėrore Gjithēka dhe asgjė, ēdo problem e hall virtual.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 11-10-12, 11:29   #1
emine
 
Avatari i emine
 
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,446
emine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėm
Gabim Bestytnitė dhe hajmalitė

Nė ēdo popull, nė ēdo shoqėri, nė ēdo brezni, njėrėz tė ndryshėm kanė qenė, janėt tė joshur ndaj bestytnive, ndaj hajmalive.



Bestytnitė janė njė formė e besimeve tė paarsyeshme, ato lidhen shpesh me mungesėn e arsimimit, edukimit, nė veēanti tė besimit.
Njeriu ėshtė kurreshtar pėr tė njohur tė ardhmėn e tij, qoftė fat apo fatkeqėsi, prandaj ai me dėshirėn, vullnetin dhe kujdesin e tij, mundohej qė tė evitonte fatkeqėsitė dhe tė ndiqte rrugėn pėr tė arritur deri tek njohja e fatit pėrmes bestytnive dh hajmalive.
Hajmalitė rrjedhin qė nga lashtėsia e hershme e historisė njerėzore dhe ato shtrihen deri te civilizimi sumer dhe babilonas, para 5000 vjetesh, pėr tė cilėn kohė kemi edhe dėshmi materiale. Kronikat e shumta tė zbuluara nga kjo periodė tregojnė se, versionin e parė tė kėsaj hajmalie e ka shfrytėzuar mbreti i Babilonisė, HAMURABI (shek. XX p.e.s.)Nė Egjiptin e Lashtė, hajmalia pėr herė tė parė pėrmendet nė njė papirus egjiptian nga koha e Ptolemeut, ku flitet pėr princin SETNAU HAEM-UASTI, magjistarit mė tė madh tė Egjiptit nga tė gjitha kohėrat e sundimit tė faraonėve. Setnau Heam-Uasti, ka qenė kėshilltar i Faraonit, mėsues dhe ruajtės i mėsimeve dhe shkrimeve tė fshehta magjike tė Egjiptit tė lashtė. Se ēfarė rėndėsie princi Setnau i kushtonte kėsaj hajmalie, nė papirus shkruan se ai kurrė nuk e ka larguar atė nga vetja dhe as qė ka hyrė nė ndonjė hapėsirė ku nuk ishte prezente pamja e saj.
Mė pas, gjatė kohėrave tė ndryshme, pėrmbajtja e kėsaj hajmalie pasurohet edhe me elemente tjera simbolike qė ia jepnin forcėn mė tė madhe magjike, pėr tė rėnė, mė vonė, nė duar tė gnostikėve dhe disa “islamikėve” tė cilėt, formės burimore tė saj, ia shtojnė edhe disa ajete tė pėrzgjedhura nga Kur’ani.
Por synimi pėr tė realizuar kėtė qėllim bėri qė njeriu gjatė shekujve tė ruaj nė traditėn e vet edhe bestytnitė e trashėguara nga paraardhėsit si dhe tė krijojė pa reshtur besime e bindje tė pa baza. Misteret qė shoqėrojnė bestytnitė vazhdojnė tė ndikojnė pėrgjatė shekujve nė zhvillimin shpirtėror e kulturor tė popujve tė ndryshėm anė e mban botės.
Tradita tė bestytnive ruhen edhe tek populli shqiptar, pa dallim feje, musliman apo tė krishter.
Ndėr shqiptarė besimi nė bestytni ėshtė shumė i pėrhapur, nė veēanti tek njerėzit me mungesė besimi, arsimimi dhe edukimi…
Njė bestytni e pėrhapur ėshtė beja apo betimi nė gurė. Pėr bestytėt guri apo gurėt bėjnė “veprime” magjike…
Hajmalitė, gjithashtu, janė bestyni shumė tė pėrhapura, tė cilat mund tė kenė edhe ndonjė ajet nga Kur’ani, qė varėn nė qafė, pėr t’i sjellė fat
apo pėr t’i ruajtur nga fatkeqėsitė.
Patkonjtė e kuajve janė bestytni shumė e pėrhapur. Shumė shtėpi kanė tė varur njė patkua kali sipėr derės hyrėse nė shtėpitė e tyre. Nė raste tė tjera i gjejmė tė varura edhe nė makina, apo imitime tė patkonjėve mbahen si varėse e bylyzykė, etj. Kjo bestytni e ka origjinėn nė mitologjinė greke, romake, e te popujt e lashtė paganė, ku kuajt konsideroheshin tė shenjtė. Varja e patkoit sipėr derės besohet se sjell shėndet, mbarėsi, fuqi, begati.
Shikimi i filxhanit tė kafesė ėshtė njė nga bestytnitė mė tė pėrhapur, tė pėrditshme, sidomos tek gjinia femnore.
Kjo bestytni bazohet nė besimin se figurat qė dalin pas pirjes sė kafesė nė filxhan, mund tė lexohet e ardhmja e personit dhe ngjarjet qė do e ndjekin. Kėtu mund tė pėrfshijmė edhe leximin e fatit nga vijat e rrudhave tė dorės, nga letrat e bixhozit, etj.
Horoskopi ėshtė forma moderne e bestytnisė e pėrhapur nė njė shkallė mjaft tė gjerė tek tė rinjtė. Njė pjesė e madhe e tyre ndikohen nga televizori, radio, shtypi, duke besuar nė fatin apo fatkeqėsinė qė lajmėron horoskopi. Prejardhje e kėsaj bestytnie ėshtė e lashtė, por kinse nė formėn moderne ajo bazohet nė studimet astrologjike, qė pretendojnė se personalitetet e njerėzve janė tė pėrcaktuara nga yjet…Fatkeqėsisht, lista e bestytnive qė ka shoqėruar e vazhdon tė shoqėrojė popujt pėrreth botės ėshtė e gjatė dhe e larmishme. Si tė tilla mund tė pėrmenden: frika nga fatkeqėsitė qė sjell pasqyra e thyer, varja e hudhrave nė ambjente tė ndryshme, numri baksuz nr.13, besimi nė dobitė apo dėmet e ditėve apo muajve tė veēantė, derdhja e kripės, prerja e rrugės nga macja e zezė etj, etj…
Njeriu modern me admirim ndjek zhvillimet gjigante tė shkencės dhe nuk pranon, ose nuk do tė pranojė, kurrfarė dukurie transcendentale, edhe pse ato ndonjėherė janė mjaft bindėse. Kjo, megjithatė, nuk i pengon atij qė edhe sot, si para disa mijėra vjetėsh, tė lidhet ngushtė me disa dukuri, tė cilat, nė biseda formale, vlerėsohen si marrėzi.
Ėshtė marrėzi tė besohet nė bestytni dhe hajmali, por ėshtė e domosdoshme tė besohet si dje ashtu edhe sot nė njė Zot. Zoti ėshtė e Vėrteta dha vetėm me Te ka kuptim jeta.
E vėrteta, siē shkruan nė Enciklopedinė Amerikane, ėshtė shpesh e papėlqyeshme, pasi ajo nuk i mbėshtet paragjykimet e mitet…
Pėr tė kuptuar Zotin, nuk duhet tė nisemi nga njeriu, po nga Zoti dhe nga Zbulesa e Tij, Fjala e Tij, atėherė kemi rregull, siguri…
Dramaturgu mė i njohur amerikan, Eugene O’Neill, shpesh e kishte zakon, shprehi, tė thoshte:
“Shumica e dramaturgėve, shkrimtarėve modernė shqetėsohen pėr marėdhėniet ndėrnjerėzore, por kjo mua nuk mė intereson aspak. Unė jam i interesuar vetėm pėr marrėdhėniet ndėrmjet njeriut e Zotit.”
Njė nga filozofėt mė tė njohur anglez, George Berkly (1684-1753) kėshillonte: ”Ajo qė meriton vendin e parė nė studimet tona ėshtė mendimi pėr Zotin…”
Atyre, qė e pyesnin pėr fshehtėsinė e sukseseve tė tija, Louis Pasteri, iu pėrgjigjej:
”Unė kam qenė njė nxėnės i vogėl, tė cilin Zoti e ka udhėhequr me dorė qė tė zbulojė ndonjė fshehtėsi qė Ai e ka fshehur nė natyrė.”





















Nė natyrė ka shumė fshehtėsi, ka shumė mrekulli…
Mė duket e pamundur, thoshte Pascal-i, t’i njohė pjesėt pa e njohur tėrėsinė, po aq sa edhe ta njoh tėrėsinė pa njohur veē e veē pjesėt…
Pjesėt duken kudo, pėr hulumtuesit ato janė gjurmėt e Krijuesit…
Pėr Krijuesin nuk mjafton tė flasėsh, pėrveē nėse thua tė vėrtetėn.
Tė vėrtetėn e tha Demokriti, qė nderohej si mė i madhi i filozofėve tė lashtė, i cili tha: “Unė nuk di asgjė me siguri..”
Parmenidi, qė konsiderohet si Ati i metafizikės europiane, besonte se: ” Njohuria e vėrtetė ėshtė e paarritshme…”
Sokrati, mė i nderuari prej tė gjithėve tha: ”Gjithēka qė dinte, ishte se asgjė nuk dinte”
Mbi tempullin e Delfit qėndronte njė mbishkrim i njohur: Njih vetveten! Kush njeh vetveten, thoshte, Muhammedi (a.s.) ai e njeh Zotin. Zoti ėshtė e Vėrteta.
Do ta njihni tė Vėrtetėn, thoshte Krishti, (hazreti Isai a.s.) dhe e Vėrteta do t’ju bėj tė lirė.
E Vėrteta ėshtė Njė, por njerėzit e quajnė me emra tė ndryshėm.
Tė ndryshėm jemi edhe ne, por nėse nuk e thua dot tė vėrtetėn, kjo nuk do tė thotė qė pėr kėtė arsye tė pa arsyeshme tė thuash se Zoti e Feja helmom gjithēka…!
Jeta ku nuk njihet e Vėrteta dhe e Drejta, qė vjen nga Zoti, i Cili ėshtė Njė, atėherė askush nuk mund t’i sjellė njeriut lumturi…
Pra, nuk sjellin lumturi, siguri, fatbardhėsi as bestytnitė, as hajmalitė...
Lumturi ėshtė kur beson, e praktikon dhe atėherė e pėrjeton se besimi nė Zot na shpėton…
Shpėton gjithēka njerėzore, sepse Besimi nė Zot ėshtė lulja mė e bukur Hyjnore…


__________________
"Nuk ėshtė koha qė ka rėndėsi, por vetvetja".
emine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:36.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.