Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Shkenca & Teknologjia
Emri
Fjalėkalimi
Shkenca & Teknologjia Zhvillimi i shkencės, tė rejat dhe tė arriturat e fundit nga shkenca dhe teknologjia.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 02-03-09, 19:46   #1
Shpat
Prishtinas.
 
Anėtarėsuar: 27-05-08
Vendndodhja: Shteti mė i ri.
Postime: 573
Shpat e ka pezulluar reputacionin
Gabim Njė shqiptar dhe njė amerikan rrėzojnė Njutonin e Galilein

Revolucioni shkencor qė pritet tė nisė nga Tirana. Flet pedagogu i Inxhinierisė, Klement Qerimi, bashkėautor i librit tė rrallė qė pritet tė dalė sė shpejti, ku hidhen poshtėė shumė prej formulave tė matematikės dhe fizikės qė mėsohen nė shkolla prej 350 vitesh. Kush ėshtė profesori amerikan me origjinė hebreje, qė ka punuar pėr 50 vite me dokumente origjinale tė arkivave

Flet pedagogu i Politeknikut, Klement Qerimi: Unė, pastori kristian qė besoj nė revolucionin e shkencės

Ku "gabuan" Njuton dhe Galilei

Bashkėpunimi me profesorin hebre pėr botimin e librit "Gabimet matematikore nė shkencat e zbatuara inxhinierike"




__________________
Luftėn e fitova , fenė e ruajta.
Shpat Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 02-03-09, 19:49   #2
Shpat
Prishtinas.
 
Anėtarėsuar: 27-05-08
Vendndodhja: Shteti mė i ri.
Postime: 573
Shpat e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Njė shqiptar dhe njė amerikan rrėzojnė Njutonin e Galilein

TIRANĖ Ć¢ā‚¬“ Pedagog nė Universitetin Politeknik, student kantoje i njė profesori izraelit, pastor nė kishėn "Zdrukthėtari hebre" dhe njėkohėsisht oponent i ligjeve disa-mijėvjeēare tė fizikės e tė matematikės. Klement Qerimi sė shpejti pret tė nxjerrė nė dritė librin "Gabimet matematikore nė shkencat e zbatuara inxhinierike", nė bėshkėpunim me shkencėtarin Jozef Shuman (Joseph Schuman). "Mė bėri shumė pėrshtypje fakti qė asnjė prej pedagogėve apo mėsuesve nuk e kanė vrarė ndonjėherė mendjen nė lidhje me ligjet e fizikės e matematikės. I kanė shpjeguar ndoshta mekanikisht, por pa u thelluar shumė", thotė pedagogu, i cili me tė njėjtėn forcė qė adhuron shkencat ekzakte, ėshtė edhe besimtar kristian. Ai thotė paraprakisht se nė libėr dalin gabime qė tė befasojnė, ku hidhen poshtėė shkencėtarė tė mėdhenj si Galileo Galilei, Isak Njuton, e shumė tė tjerė. Mathologjisti Shuman i ka nisur kėrkimet para 25 vjetėsh, ndėrsa pedagogu Qerimi ka 5 vjet qė punon sė bashku me profesorin hebre, banues nė Kaliforni. Vetėm nėpėrmjet postės elektronike, pasi Shuman nuk ka qenė kurrė nė Shqipėri. Por ē'e lidh shkencėtarin Shuman me vendin tonė? Mirėnjohja. Hebrenjtė jo vetėm qė nuk janė vrarė nė Shqipėri, por janė trajtuar si miq tė veēantė. Janė strehuar dhe janė ushqyer nga shqiptarėt. Kėshtu, nė shenjė mirėnjohjeje, Shuman ndoshta nuk mund tė bėjė shumė, por po i "dhuron" vendit tonė njė libėr, frut i njė pune gjysmėshekullore. Pėr herė tė parė ai do tė botohet nė Shqipėri, nė shqip dhe nė anglisht. Mė vonė, mbase ky libėr mund tė botohet nė rang botėror, ku i dihet. Gjithēka, sipas Qerimit, varet nga reagimet qė do tė ketė dhe sa do tė kuptohet nga mbarė opinioni publik. Nė njė intervistė pėr gazetėn "Dita", pedagogu i Universitetit Politeknik shpjegon se si u lidh me shkencėtarin hebre, pėrmbajtjen e librit dhe planet nė vazhdim.



Zoti Qerimi, ē'rol keni ju nė librin "Gabimet matematikore nė shkencat e zbatuara inxhinierike" dhe sa kohė ėshtė punuar pėr tė nxjerrė njė produkt tė tillė?



Unė jam bashkėautor, por duhet thėnė se rolin kryesor e ka pasur profesor Jozef Shuman, matologjist me origjinė hebreje dhe banues nė shtetin e Kalifornisė. Ai ka punuar 25 vjet rresht pėr njė gjė tė tillė, ndėrsa unė kam vetėm 5 vjet qė jam angazhuar. Roli im konkret? Kam ndėrhyrė nė tė gjithė kapitujt, duke bėrė shtesa apo heqje tė pjesėve tė tyre. Natyrisht profesori i nderuar i ka mirėpritur tė gjitha sugjerimet e mia.



A ka ndikuar ky profesor nė marrjen seriozisht tė matematikės dhe fizikės?



Profesor Shuman mė ka nxjerrė jashtė mendimit tė kėndvėshtrimit tė ngushtė qė ekziston nė komunitetin shkencor. Dhe pėr kėtė i jam shumė mirėnjohės.



Ku jeni mbėshtetur qė keni "guxuar" tė sfidoni ligjet e shkencėtarėve tė mėdhenj?



Nė fakt, libri ėshtė mbėshtetur nė njė studim tė hollėsishėm tė origjinės sė formulave qė mėsojmė nė librat shkollorė: Si kanė dalė? A kanė kuptim? Si duhen shkruar duke dhėnė formulime tė reja, etj. Nė tė gjitha studimet qė ka bėrė profesor Shuman, i ėshtė referuar materialeve arkivorė origjinale tė kohės, duke arritur tė shkohet edhe te autorėsia e tyre.



Kur mund ta kenė nė dorė lexuesit kėtė libėr dhe pse duhet ta blejnė?



Libri pritet tė dalė shpejt nė treg, pasi ėshtė nė proces botimi. Ėshtė diēka e rrallė dhe produkt i njė punė gjysmėshekullore. Duhet tė kemi parasysh se profesori Shuman disponon dokumente origjinale qė do tė befasonin gjithkėnd. Pra, ky nuk ėshtė njė libėr sa pėr tė thėnė se po botohet diēka, por ėshtė konkret, frut i njė pune tė madhe kėrkimore e shkencore. Vlen pėr t'u theksuar se do tė botohet pėr herė tė parė nė Shqipėri, si mirėnjohje pėr atė ēka kanė bėrė shqiptarėt pėr hebrenjtė. Do tė jetė nė anglisht dhe shqip.



Si jeni njohur me profesorin Shuman?



Nėpėrmjet profesori tim tė kantos, Nathaniel Brocki, i cili jeton prej 10 vjetėsh nė Shqipėri dhe ėshtė njė nga bas-baritonėt mė tė mėdhenj tė Botės. Ai e ka pasur shok fėmijėrie Shumanin dhe kjo bėri qė edhe unė tė miqėsohesha me tė.



Po profesori juaj i kantos si ėshtė gjendur nė Shqipėri?



Nathanieli ėshtė hebre. Pikėrisht nė shenjė mirėnjohjeje pėr atė ē'ka ka bėrė populli shqiptar, ka ardhur 10 vjet mė parė nė Shqipėri si misionar kristian (misionar i dashurisė). E do vendin tonė me gjithė shpirt dhe do qė tė vdesė kėtu, edhe pse nė vendin e tij ka 4 fėmijė dhe 6 nipėr e mbesa qė e presin.



Si ėshtė realizuar komunikimi juaj me Shuman, sepse thatė qė nuk ka ardhur kurrė nė vendin tonė?



Nėpėrmjet postės elektronike. Kėshtu ka funksionuar qė nė fillim. Ai mė dėrgonte artikujt nėpėrmjet e-maileve dhe unė me tė njėjtėn mėnyrė i dėrgoja ndryshimet qė kisha bėrė.



JETĖSHKRIMI



Kush ėshtė Klement Qerimi



TIRANĖ - Ka lindur nė Berat mė 22 gusht 1972. Ėshtė diplomuar nė Universitetin Politeknik tė Tiranės, nė Fakultetin e Inxhinerisė Mekanike, Dega Energjetikė. Ka kryer njė sėrė specializimesh, ndėrsa zotėron disa gjuhė tė huaja. Aktualisht ai kryen edhe rolin e pastorit nė Kishėn e Zdrukthėtarit Hebre nė Tiranė, duke predikuar fenė kristiane. Ėshtė anėtar themelues i Shoqatės Termo-Energjitike tė Shqipėrisė, si dhe i Shoqatės sė Kimistėve. Gjithashtu, Klement Qerimi ėshtė student i Kantos, me Profesor Nathaniel Brocki. Bashkautor me Prof. Nikolin Pema dhe Dr. Ing. Ramadan Alushi nė njė studim tė paraqitur nė Konferencėn e Parė tė Shoqatės Termo-Energjitike tė Shqipėrisė, njėkohėsisht bashkėautor me Prof. Nikolin Pema nė studimin lidhur me Strategjinė e trajtimit tė tė gjithė tipeve tė mbeturinave nė Shqipėri. Ai ėshtė anėtar i Forumit Gjithė-shqiptar "Me Kosovėn pėr Kosovėn", sė bashku me personalitetet mė tė shquara tė Kombit Shqiptar si prof. Rexhep Qosja, Ismail Kadare, prof. Teki Tartari, prof. Emil Lafe, etj. Ka qenė anėtar nė lėvizjen studentore kundėr diktaturės si dhe anėtar i grevės sė urisė pėr heqjen e simboleve tė diktaturės nga universitetet e Shqipėrisė. Vazhdon tė jetė anėtar i shoqatės sė ish-tė Pėrndjekurve Politikė.
__________________
Luftėn e fitova , fenė e ruajta.
Shpat Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-03-09, 19:50   #3
Shpat
Prishtinas.
 
Anėtarėsuar: 27-05-08
Vendndodhja: Shteti mė i ri.
Postime: 573
Shpat e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Njė shqiptar dhe njė amerikan rrėzojnė Njutonin e Galilein

REAGIMI



Prof. Lulėzim Hanelli, pedagog te Politekniku



TIRANĖ Ć¢ā‚¬“ I pyetur se ē'mendon nė lidhje me botimin e njė libri tė tillė, ku hidhen poshtėė disa ligje dhe ku gjenden gabime matematikore nė shkenca tė aplikuara, prof. Lulėzim Hanelli, pedagog nė Universitetin e Politeknik tė Tiranės, ėshtė shprehur se kjo ėshtė njė iniciativė e mirė. "Mund tė them se shkenca po pėson revolucion idesh, ēka do tė thotė se ka vend pėr ndėrhyrje. Flas pėr matematikėn, ku jam i specializuar", thotė Hanelli. Ai thotė se matematika po bėhet operative, inxhinierike, duke marrė pėrmasa nga mė tė ndryshmet, dhe se brezi i vjetėr i pranon revolucionet qė bėhen. "Nuk mund tė flas konkretisht, duke qenė se nuk e di pėrmbajtjen e librit, por teorikisht i pėrmbahem faktit qė gjithēka ėshtė nė evoluim", pėrfundon Hanelli.



BOTIMI/ Cila ėshtė pėrmbajtja e kapitujve tė librit, pėr tė cilin ėshtė punuar pėr mė shumė se dy dekada



Libri "Gabimet...", ja ē'pėrmban



Mathologist Joseph Shuman(Los Angeles-Kaliforni-SHBA)



Ing. Klement Qeremi(Pedagog nė Universitetin Politeknik tė Tiranės)



(Nė vend tė parathėnies)



TIRANĖ - Origjina e kėtij libri fillon shumė vite mė parė (afėrsisht 25 vjet), kur mora pjesė nė Librarinė Publike tė Los Angeles-it, ku kisha kontakte tė qėndrueshme me mėsues, fizikanė, inxhinierė etj. Mė kujtohet fare mirė kur zbulova se pėr vite me radhė nė ekuacionet dhe formulat kryesore tė zbatuara qė pėrdoreshin nė shkencė, asnjė matematikan, fizikan apo ndonjė tjetėr, nuk ishte shqetėsuar qė tė hetonte vlefshmėrinė e tyre ose se si ato funksionojnė, pėr tė dhėnė njė pėrgjigje fizike ose tė hetonte origjinėn se si numrat qė pėrdorim nė shkencė kanė mbėrritur te ne. Gjėja mė e vėshtirė pėr t'u besuar, pėr mua ishte qė prej shekullit XVII ose pėr mė shumė se 350 vjet, nuk ka patur asnjė person qė tė jetė shqetėsuar pėr tė kontrolluar ekuacionet para se ato tė vendoseshin nė tekstet shkollore. Asnjė pengesė dhe shtigje tė verbėra, sesa se punėn e vėrtetė legjitime tė shkencėtarit." Termi "Matholog" ėshtė pėrcaktuar pėr njė fushė studimi, qė jo vetėm tenton tė pėrcaktojė se SI numrat e pėrdorur nė pesha dhe matje e kanė fillesė nė shkencat e zbatuara, por gjithashtu edhe tė STUDIOJĖ HOLLĖSISHT ekaucionet algjebrike, pėr tė parė nėse rruga qė ato kanė ndjekur nė formulim ka kuptim, qėkurse nė disa prej tyre as mund tė bėhet fjalė pėr njė gjė tė tillė (kuptim). Kjo qe arsyeja qė e kemi parė tė arsyeshme tė pėrdorim Mathologjikėn, pėr t'u dalluar nga matematika e sė shkuarės dhe ajo e sė tashmes. Problemi themelor qė ne kemi parė, ėshtė se si edukimi matematikor qe mėsuar dhe mėsuesit e matematikės ose tė lėndės shkencore nuk i tregojnė studentit SI ka rrjedhur formula, ose PSE formula ėshtė llogaritur nė njė mėnyrė tė caktuar, as nė tė kuptuarit se ēFARĖ ėshtė ajo qė po llogaritet (nė tė shumtėn e ekuacioneve). Nėse pėrgjigjia matematikore ėshtė e saktė dhe funksionuese, shumica e mėsuesve e konsiderojnė njė njohuri tė mjaftueshme pėr t'u pasur nga studentėt dhe pėr t'i kontrolluar ata. profesor matematike, fizike, inxhinierie, kimie apo astronomie, me tė cilėt kam folur, nuk ka qenė shqetėsuar ndonjėherė ose tė paktėn tė ketė menduar qė tė kontrollojė formulat qė ata pėrdorin nė ekuacionet e profesionit tė tyre. Siē duket, ndėrsa e zbulova, ata kishin hamendėsuar se dikush, diku, kishte kontrolluar ekuacionet matematikore pėr pėrpikmėrinė e tyre dhe qė faktet e paraqitura nė tekste ishin tė sakta dhe jo vetėm teorike. Hamendėsimi siē duket, u bė pjesė e personalitetit tė njerėzve tė shkolluar nė shkencat. Njė fizikant mė drejtoi tė lexoja librin e Dr.Alan Nourse: "Universi, Toka, Atomi: Historia e Fizikės", ku kuptova qė nuk ishte vetėm matematika qė nuk ishte shqyrtuar Ć¢ā‚¬“ Dr. Nurse shėnon nė faqen 47: "Ne zbulojmė nė njė arsye pėrfundimtare se si njeriu i zakonshėm nė rrugė e ka shumė tė vėshtirė tė kuptojė ēfarė po bėn fizikani modern. Shumica e njerėzve nuk kanė menduar pėr to, aspak kanė hamendėsuar pa pyetur qė fizikantėt qenė pėrpjekur tė zbulonin se pse materia u krijua nė mėnyrėn qė ėshtė dhe pse forcat veprojnė nė atė mėnyrė dhe kjo nuk ėshtė aspak e vėrtetė. Shkencėtarėt hoqėn dorė nga "pse-ja" shumė shekuj mė parė. Nė tė vėrtetė ata i shohin kėto pyetje mė shumė si gurė.



Libri: Gabimet matematikore nė Shkencat e Zbatuara Inxhinierike



Mathologist Joseph Shuman (Los Angeles-Kaliforni-SHBA)



Ing. Klement Qerimi (Pedagog nė Universitetin Politeknik tė Tiranės)
__________________
Luftėn e fitova , fenė e ruajta.
Shpat Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-03-09, 19:50   #4
Shpat
Prishtinas.
 
Anėtarėsuar: 27-05-08
Vendndodhja: Shteti mė i ri.
Postime: 573
Shpat e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Njė shqiptar dhe njė amerikan rrėzojnė Njutonin e Galilein

Kapitujt, shkurtimisht tė pėrmbledhur, si mė poshtėė vijon:



Kapitulli 1



Numrat themelorė: Zanafilla e tė gjithė numrave shkencorė



Karl Gaus ka thėnė: "Matematika ėshtė mbretėresha e shkencės dhe aritmetika ėshtė mbretėresha e matematikės". Aristoteli e mbajti nė errėsirė njerėzimin, bashkė me pasuesit e tij pėr 1600 vjet me radhė....



Kapitulli 2



Gjeometria e ērregullt-Vėllimi i sferės



A kishte Arkimedi tė drejtė 2200 vjet mė parė?! Cila ėshtė forma e rregullt pėr tė llogaritur vėllimin e sferės?....



Kapitulli 3



Pluralizmi nė matematikė



Numri periodik pi ka mė shumė se sa njė kuptim...



Kapitulli 4



Lėvizja dhe rėnia e trupave



Gjithė matjet e gjatėsisė janė derivate tė kohės, por njeriu e krijoi kohėn?! A nuk ėshtė ēudi se ndėrsa kemi kaluar nė shekullin e 21-tė matematikanėt dhe fizikanėt kanė arritur nė njė pėrfundim magjik, siē ėshtė ai hapėsirė-kohė!!! ēdo fantazi ėshtė e mundur nė mendjet e matematicienėve, jo vetėm nuk kanė formuluar, por gjithashtu edhe kanė programuar mendjet e studentėve tė tyre tė besojnė nė kėto fantazi si realitet i vėrtetė...



Kapitulli 5



Pėrcaktimi kohės orbitale tė lėvizjes sė tokės pėrreth Hėnės



Pėr tė gjetur periudhėn e kohės orbitale tė lėvizjes sė Tokės pėrreth Hėnės, ėshtė shumė mė tepėr e efektshme tė pėrdorim kohėm orbitale tė muajit hėnor sideral dhe sinodik...



Kapitulli 6



Marrėdhėnia e ērregullt e shpejtėsisė Tokė-Hėnė



Gabimi mė i madh nė astronomi ėshtė qė shpejtėsia orbitale e lėvizjes sė Tokės nuk ėshtė 18.50 milje/sek. Mungesa e zbatimit tė matematikės mė elementare ėshtė treguar fare qartė kėtu. Ne e dimė qė inxhinierėt e pėrfshirė nė programet satelitare e dinė mirė kėtė njohuri, por ēfarė pengon qė tė paktėn njė prej tyre tė pėrpiqet pėr tė korrigjuar shpejtėsinė e Tokės nėpėr tekstet shkollore?...



Kapitulli 7



Ligji tretė i Keplerit (Johannes Kepler)



Ne kemi kėtu njė mėnyrė mė tė kuptueshme pėr tė bėrė llogaritjet, sipas ligjit tė tretė harmonik tė Keplerit. Pėr shkak se formula e Keplerit ėshtė pranuar pa njė shqyrtim tė kujdesshėm terėsor, njė rishqyrtim do tė jetė me vend...



Kapitulli 8



Origjina e matjeve tokėsore



Ku u bazua (Christian Huygenes) Hygeni nė shekullin e 17-tė?!...



Kapitulli 9



Formulimi i njėsisė astronomike



Merreni me mend se si do t'ia arrinit tė pėrcaktonit njėsisė astronomike me njohurinė e kufizuar pėr hapėsirėn, duke u mbėshtetur nė hapėsirėn e Francės sė shekullit tė 17-tė?...



Kapitulli 10



Paralaksi diellor



Akademia franceze e Shkencės e ndryshoi paralaksin diellor tė Jeremia Harroks-it (Jeremiah Horrocks) afėrsisht 14 sekonda tė harkut dhe e reduktoi atė nė 8,7957326 tė sekondave tė harkut, kėshtu qė radiani i Tokės do tė mund tė pėrputhej me atė tė njėsisė astronomike...



Kapitulli 11



Formulimi i konstanteve



Ky kapitull merret me 5 (pesė) numrat e parė themelorė qė Hygeni (Christian Huygens gjatė qėndrimit tė tij nė Akademinė Mbretėrore tė Shkencave nė Francė) pėrdori pėr tė formuluar standardet numerike, tė cilat janė nė fuqi edhe sot e kėsaj ditė...



Kapitulli 12



Koha astronomike-Vit-Dritė



Pėr tė matur universin sipas viteve dritė, vetėm tregon se sa pak vėmendje i ėshtė kushtuar problemit. Sa pėr tani nuk ka asnjė mėnyrė pėr tė matur universin ose madje edhe distancėn ndėrmjet yjeve...



Kapitulli 13



Trysnia (Presioni) atmosferik



Ironia ėshtė se fizikantėt kanė punuar gjatė bazuar mbi kėtė teori. Por problemi ėshtė se kur vjen tek ana matematikore, siē edhe paraqitet nė pėrdorim, tė gjithė e marrin gratis, duke HAMĖNDĖSUAR qė ai ėshtė i rregullt. Fizikanėt as nuk janė tė vetėdijshėm se ajo qė ata janė duke bėrė ėshtė tė NXJERRĖSH PĖRGJIGJET NĖ KATĖR SISTEME TĖ NDRYSHME MATJEJE...



Kapitulli 14



Forca qendėrikėse dhe qendėrsynuese



Pse nuk i ėshtė dhėnė asnjėherė vėmendje Forcės Qendėrikėse dhe Qendėrsysnuese qė rrethojnė Tokėn? Ky ėshtė njė tjetėr shembull, ku tė kuptuarit e matematikės sė Tokės dhe hapėsirės nuk ėshtė mėsuar me ndonjė thellėsi.(Formula a=G*M/r2)...



Kapitulli 15



Konstantja e forcės sė rėndesės (gravitetit) tė Njtutonit



Ky kapitull tregon se pėr ēfarė u shkrua ky libėr, shndėrrimet matematike qė u mėsohen nxėnėsve nė shkollėn fillore: mbledhja, zbritja, shumėzimi dhe pjestimi. Nxėnėsit mėsojnė nė shkollėn fillore se shumėzimi nuk ėshtė gjė tjetėr, veēse mbledhje e thjeshtė. Dhe nė ēdo shumėzim ka njė shumėzues, i cili tregon se sa objekte ndodhen. Nė asnjė rrethanė atyre nuk u ėshtė mėsua, qė dy objekte fizike mund tė shumėzohen me njėri-tjetrin. Ky siē duket do tė jetė njė kuptim themelor nė matematikėn e zbatuar, ose pėrndryshe, cili ėshtė shumėzuesi dhe cili ėshtė i shumėzueshmi?...



Kapitulli 16



Matjet e Diellit



Kėtu ne shohim aritmetikisht se si matjet e Diellit u derivuan nga koha???!!! Bazuar vetėm nė pak numra, nuk na u desh shumė kohė qė tė shohim fizikisht Diellin, pėr tė derivuar matjet e tij, siē paraqiten nė libėr. Arsyeja se pėrse nuk ndodhi ndryshe, ėshtė se matjet diellore u nxorėn pėr t'u pėrshtatur me tė gjitha matjet e tjera...



Kapitulli 17



Formulimi i gramėve pėr paund



Ky kapitull tregon se si Lavuaze (Lavoiser), duke kuptuar se si Hygeni (Huygens) pėrdori numrin 2,54 pėr tė nxjerrė pėrmasat e Tokės, pėrdori kėtė nė kombinim me sistem tjetėr matjeje (gradė dhe lega), pėr tė pėrfituar vlerėn e 453,6 tė gramėve pėr paund. Ne nuk mund ta besojmė qė mund tė ketė ndonjė kundėrshti qė kjo ėshtė mėnyra matematike se si e pati zanafillėn grami pėr paund, vetėm sepse s'mund tė ishte ndryshe dhe s'ka se si tė shpjegohet qė matematika funksionon kaq pėrsosmėrisht!...



Kapitulli 18



Nxehtėsia dhe grami themelor



Grami themelor iu bashkangjit kimisė dhe nė librin e dytė; fushės elektromagnetike


__________________
Luftėn e fitova , fenė e ruajta.
Shpat Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:52.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.