Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 13-07-07, 15:59   #16
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Rilinda,ju faliminderit pėr sjelljen e shkrimeve nga Mjekėsia Popullore,qenkanė shumė inforamtive dhe profesionale.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 15-07-07, 13:14   #17
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

MANI I ZI (DUDI)
Mani i zi tek ne gjendet i kultivuar nėpėr kopshte. Nė mjekėsinė popullore pėrdoren frutat dhe gjethet.



Vetitė dietike dhe fitofarmaceutike
Frutat e manit tė zi konsumohen tė freskėta, ato janė freskuese dhe tė shėndetshme. Prej tyre pėrgatitet reēel, si dhe shurup farmaceutik. Manat pėrmbajnė rreth 9% sheqer, acide organike, taninė, kripėra tė ndryshme etj. Nė ditėt e ngrohta tė verės ato pėrdoren pėr tė shuar etjen.
Pekmezi (shurupi i manave) pėrdoret nė stomatitet dhe faringitet. Nė kėto raste lyhet goja dhe gryka me pekmez, sidomos nė darkė para fjetjes. Pekmezi pėrdoret, gjithashtu, nė mjekimin kundėr anemisė, duke u dhėnė fėmijėve ose tė rriturve nga 2-3 lugė gjelle nė ditė. Manat e papjekura pėrdoren pėr luftimin e krimbave parazitarė tė aparatit tretės.
Me lėvoren e degėve dhe me gjethet e manit pėrgatitet njė ēaj, i cili ėshtė i pėrshtatshėm pėr larjen e gojės kur ka raste tė dhimbjes sė dhėmbėve.
Gjethet e manit tė shtypura, bashkė me vaj ulliri, nė trajtė pomade, pėrdoren pėr mjekimin e plagėve tė shkaktuara nga djegie tė ndryshme.
Gjethet e manit pėrdoren pėr uljen e tensionit tė lartė tė gjakut. Ēajo pėrgatitet si vijon:
  • Merren 5-6 gjethe tė pastra dhe zihen nė 150ml. ujė pėrderisa tė mbetet njė e treat e ujit. Kullohet dhe pihet njėherėsh. Mjekimi vazhdon pėr 5-6 ditė.
Nė sėmundjet e mėlēisė veprohet nė kėtė mėnyrė:
  • Merren dy grushta filiza tė rinjė manash, ng ata qė nuk kanė filluar tė prodhojnė fruta dhe copetohen. Vihen tė zihen nė njė liter ujė pėr njė orė. Nga lėngu i fituar merret nga njė lugė gjelle 3-4 herė nė ditė.
Kundėr sėmundjeve tė mėlēisė pėrdoren edhe gjethet e manit, duke i pėrgatitur si mė lart.
Pėr ngjyrosjen e flokėve kėshillohet pėrdorimi si vijon:
  • Merren gjethe tė manit tė zi dhe zihen me ujė shiu, sė bashku me gjethe hardhie dhe gjethe fiku tė zi. Me lėngun e fituar bėhet korja e kokės.
Edhe mani i bardhė ka pothuajse tė njėjtat veti qė ka mani i zi.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga rilinda : 27-07-07 nė 21:17
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-07-07, 13:20   #18
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

MOLLA
Për qëllime mjekësore përdoren frutat e mollës dhe gjethet.





Vetitë dietike dhe fitofarmaceutike
Frutat e mollës së butë përdoren të freskëta, të thata, konservohen në gjendje të freskët, përpunohen në kompot, marmelatë, reçel, lëng molle, bëhen verë, raki, uthull si dhe një lloj pije e këndshme joalkoolike me emrin “Sidro”. Frutat përmbajnë rreth 15% sheqerna, acide organike e sidomos acid malik, janë të pasura në karotinë (provitaminë A), me vitamina B1, C, E, P, B2, PP, të cilat ndodhen nën lëkurë. Farat e mollës përmbajnë albumina dhe yndyrë.

Molla si frutë ka veti freskuese, qetësuese dhe zbutëse. Çaji i përgatitur me mollë të ziera pakëson etjen, zbut acarimin e laringut. Ky çaj përdoret për të zbutur e për të pakësuar të kollurit, kundër zënies së zërit, lehtëson dhimbjet e grykës dhe acarimet e rrugëve të frymëmarrjes dhe të vet mushkërive. Për këtë:
  • Merren 1-22 kokrra mollë, priten në 2-3 copë secila dhe zihen për 3-40 minuta në 200 ml. ujë. Çaji i mollës ndihmon për funksionimin e mire të veshkave dhe të fshikëzës urinare; ai përdoret kundër infeksioneve të këtyre organeve.

Mollët rekomandohen të përdoren nga njerëzit me sëmundjet nervore, të cilat shoqërohen me pagjumësi. Ato përdoren me efekt kundër reumatizmave, artritizmit dh ekundër gurëve. Rezultate të mira japin edhe kundër sëmundjeve të mëlçisë.

Lëngu i mollës është shumë i përshtatshëm për t’u përdorur nga fëmijët e vegjël që kur janë tre muajsh. Më vonë u jepet pureja, duke i qëruar dhe duke i kaluar mollët në rende. Në kohën e nxjerrjes së dhëmbëve, fëmijët kërkojnë të kenë në gojë sende të forta. Në këtë rast copat e mollës janë shumë të përshtatshme.

Për ata që vuajnë nga hemorridet (majasëlli), vlen këshilla:
  • Merren 1-2 kokrra mollë, dhe me anën e rendes kthehen në pure. Pureja e përgatitur, pasi zihet për gjysmë ore, përzihet me 20-30 gram gjalpë dhe hahet njëherësh, duke qenë esëll. Mjekimi mund të vazhdojnë 20-25 ditë me një ndërprerje prej 2-3 ditësh.

Kjo lloj pureje është pastruese shumë e mirë. Në dhimbjet shumë të forta të barkut veprohet kështu:
  • Merret një kokërr mollë dhe i hiqet zemra. Zbrazëtira që krijohet mbushet me piper dhe pasi mbulohet me kapakun e vet, vihet të piqet në prush. Pas kësaj hahet e ngrohtë.

Në sëmundjet kronike të syve, veprohet në këtë mënyrë:
  • Merren sasi të barabarta trangull, mollë dhe patate dhe pasi qërohen, hollohen në rende dhe brumi i tyre kullohet veças me një nape. Lëngu i filtruar përzihet edhe në t laget një cope pëlhure e pastër, e cila vendoset në sy dy herë në ditë, duke vazhduar mjekimin për dhjetë ditë.

Në dhimbjet e veshit këshillohet:
  • Merret një kokër mollë e ëmbël dhe piqet në prush. Pasi pastrohet, shtypet e shtrydhet dhe nga lëngu i fituar i hidhen veshit të sëmurë 2-3 pika, në gjendje të ngrohtë, sa here që ndjehet dhimbje.

Mollët e tharta përdoren kundër sëmundjes së sheqerit.

Gjethet e mollës përdoren kundër helmimeve që shkaktohen nga ushqimet. Në këtë rast:
  • Merren 20 copë gjethe molle, thërmohen dhe vihen të zihen në gjysmë litri ujë. Lëngu i fituar pihet në formë çaji.

Në përgjithësi molla është një frutë që forcon shëndetin dhe zgjat jetën e njeriut në saje të lëndëve shumë të vlefshme që përmban. Një rol të pazëvend sueshëm luan molla për pastrimin e organizmit nga helmet e krijuara gjatë procesit jetësor. Në mënyrë të posaçme ul sasinë e kolesterinës në gjak, helm ky që favorizon zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe të enëve të gjakut, sëmundjeve nervore etj. Shumë dietologë këshillojnë:
  • “Hani çdo ditë nga dy kokrra mollë, në qoftë se dëshironi t’i shmangeni infarktit të miokardit.”

Cipa e jashtme e frutave të mollës ka përmbajtje të lartë vitaminoze. Cipat mund të thahen dhe me to përgatiten çajra të ndryshme, shumë të dobishme për fëmijët dhe për pleqtë. Cipat mund të bluhen, pasi thahen. Në këtë rast, në një gotë uji hidhet një lugë gjelle me pluhur dhe pihet esëll në mëngjes. Bën mirë për të gjitha rastet që u përmendën më lart.

__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga rilinda : 15-07-07 nė 13:21
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-07-07, 19:59   #19
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

MOLLA E EGĖR
Molla e egėr takohet si dru jo i lartė ose si shkurre. Degėt i ka plot me gjemba. Bėn pjesė nė familjen e trėndafilorėve. Gjethet i ka vezake, tė zgjeruara dhe pa push. Lulet qė ēelin nė prill- maj janė tė bardha dhe anash ngjyrė trėndafili. Fruta e saj ėshtė e rrumbullakėt, e vogėl, me shije tė thartė.
Gjendet rrallė nėpėr pyje e buzė arash. Shėrben nė shkallė tė gjėrė si nėnshartesė pėr tė shartuar mbi tė mollė tė buta.
Nė mjekėsinė popullore pėrdoren frutat e mollės sė egėr, tė cilat mblidhen pasi piēen dhe marrin ngjyrė verdhake. Ato vihen njė nga njė me dorė, pa i dėmtuar, nė mėnyrė qė tė ruhen pėr njė kohė sa mė tė gjatė. Ruhen nė kashtė. Pėrdoren edhe lėvoret e degėve.


Vetitė dietike dhe fitofarmaceutike
Frutat e mollės sė egėr, pėrmbajnė acide organike, por me shumicė kanė acid malik.
Mollėt e egra kanė veti rrudhėse. Ato pėrdoren me efekt nė rastet e diarresė, si dhe kundėr acarimeve tė grykės e faringut, me anė gargarash (shpėrlarje e gojės). Edhe lėvorja e degėve ka veti rrudhėse dhe pėrdoret me rezultate tė mira kundėr etheve. Pėr kėtė:
  • Merren 60 gram lėvore dhe vihen tė zihen nė 150 ml ujė. Ēaji i pėrgatitur pihet njėherėsh dhe pėrsėritet 2-3 herė nė ditė.
Pėrfundime shumė tė mira mollėt e tharta kanė dhėnė kundėr sėmundjes sė sheqerit.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga rilinda : 28-07-07 nė 11:45
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-07-07, 20:21   #20
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

PJESHKA
Pėr qėllime mjekėsore pėrdoren gjethet, lulet, frutat dhe farat e pjeshkės. Gjethet mblidhen nė pranverė e deri nė vjeshtė, lulet gjatė lulėzimit, ndėrsa bėrthamat mbas pjekjes sė plotė tė frutave. Tė gjitha pjesėt e bimės kanė shije tė hidhur, sepse pėrmbajnė acid cianhidrik dhe duhet kujdes i posaēėm.




Vetitė dietike dhe fitofarmaceutike
Pjeshka ėshtė bimė me vlerė tė madhe. Frutat pėrdoren tė freskėta dhe tė pėrpunuara nė reēel, kompot, lėng frutash etj. Ato kanė vlera tė larta ushqyese e kuruese; pėrmbajnė rreth 10% sheqerna, acide organike, pektinė, vitaminė C dhe R me shumicė, sasi tė pakta provitaminė A, Vitaminė B1, B2, PP, kripėra minerale, lėndė aromatike etj.
Lulet e pjeshkės kanė veti tonike dhe rrudhėse dhe pėrdoren nė formė ēaji. Lulet e thara e tė kthyera nė formė pluhuri, rekomandohen kundėr kolitit, dhimbjeve tė barkut, rrjedhjes sė tė bardhave, kundėr hemorragjive dhe komoroideve. Gjithashtu nė formė gargare (shpėrlarje e gojės) pėrdoren pėr kurimin e bajameve dhe mishrave tė dhėmbėve qė janė acaruar.
  • Ēaji ose infuzi i luleve pėrgatitet duke marrė 15-30 gram lule me gjysmė litri ujė.
Ndėrsa:
  • Pluhuri pėrgatitet duke thėrmuar lulet e thara dhe duke marrė sa maja e lugės pėr ēdo pėrdorim.
Lėngu i frutave (i thelpinjve) tė pjeshkės, me pamjen e qumėshtit, ėshtė pėrdorur prej kohe kundėr sėmundjeve tė zorrėve dhe tė stomakut. Ai ka edhe veti freskuese, kundėr etjes, i jep gjallėri njeriut dhe e freskon mendimin:
  • Qumėshti i farave pėrgatitet duke shtypur nė havan farat e pjeshkės dhe duke i shtrydhur nė njė copė beze tė pastėr.
Thelpinjtė e pjeshkės kanė gjetur pėrdorim tė mire kundėr majasėllit. Kur acarimi arrin njė fazė tė lartė dhe i sėmuri nuk ėshtė nė gjendje tė qėndrojė ndenjur, pėrdoret kėshilla:
  • Merren 40 thelpinj nga bėrthamat e pjeshkės dhe kaurdisen si kafe. Njė pjesė e kėtij pluhuri mbytet nė vaj ulliri pėr tė pėrgatitur njė pomade e cila pėrdoret pėr lyerje nga jashtė. Shumica e pluhurit pėrzihet me 1 kg mjaltė, nėnė tė verdha vezėsh de 30 gram lule squfuri. Nga ky ilaē i sėmuri merr tri herė nė ditė, nga njė lugė gjelle.
Qumėshti i farave, i pėrzier me pak ujė, pėrdoret pėr pastrimin e dhėmbėve, ndėrsa me pėrdorim tė jashtėm dhe i pėrzier me pak vaj ulliri, pėrdoret pėr tė forcuar lėkurėsn e fytyrės dhe pėr tė kequr njollat nė tė.
Lėvorja e pjeshkės ka veti regjėse. Ajo lufton krimbat e zorrėve. Ēaji i lėvores sė degėve ėshtė pėrdorur me rezultate tė mira pėr nxjerrjen e gėlbazave nga bronket.
  • Ēaji pėrgatitet duke marrė 50-70 gram lėvore deg sh, tė cilat zihen nė 200 ml. ujė, gjersa tė mbetet gjysma e sasisė sė ujit.
Lėngu i frutave dhe vetė frutat e pjeshkės kanė veti tė mira tonike, janė freskuese, shuajnė etjen dhe hapin oreksin. Ato bėjnė mire nė mėlēi dhe ndihmojnė nė forcimin e elementeve tė reja tė gjakut.
Gjethet e pjeshkės pėrdoren nė ndalimin e rrjedhjes sė gjakut nga plagėt. Nė kėtė rast kėshillohet:
  • Merren njė sasi gjethe pjeshke dhe pasi pastrohen, shtypen bashkėrisht me kripė dhe vendosen mbi plagė.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-07-07, 20:38   #21
luckyman
 
Anėtarėsuar: 18-03-07
Postime: 3,373
luckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kamé ndegjuar se farat e mollav jané shumé te mira per pastrimin e lukthit. d.m.th. kush e hané mollen me gjethé fara.!!!!!
luckyman Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-07-07, 16:36   #22
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Naki
Rilinda,ju faliminderit pėr sjelljen e shkrimeve nga Mjekėsia Popullore,qenkanė shumė inforamtive dhe profesionale.
Fakt!! Asnje pemeshites nuk ma ka shtu me shume oreksin per peme, sesa keto postimet e Rilindes. Ndoshta "advertisment i fshehur" i nje agronomeje..

Pershendetje
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-07-07, 17:39   #23
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim


Hani pemė, e mos pini duhan
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-07-07, 18:11   #24
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

PORTOKALLI

Pėrdoren frutat, lulet, gjethet si dhe lėvozhga e frutės, tė cilat kanė shije tė hidhur dhe erė tė forte. Portokallet ruhen nėpėr frigorifere nė temperature 2-3°C duke bėrė ripėrtrirjen e shpeshtė tė ajrit. Nė kushte shtėpiake, portokallet mund tė ruhen pėr disa muaj, duke i mbėshtjell me letėr alumini, me letėr tė parafinizuar ose me celofan.





Vetitė dietike dhe fitofarmaceutike
Fruta e portokalleve ėshtė e pasur me vitamina A, B, C, P, me kripėra kalciumi, fosfor etj. Me portokalle bėhet reēel dhe marmelatė shumė e mirė. Lėngu i portokallit, i konsumuar me ose pa sheqer, ose me gaz karbonik, nė formė aranxhate ėshtė freskues. Lėvozhga e thatė ose e ruajtur, pėrdoret nė ėmbėltore dhe nė kuzhinėn shtėpiake. Nga lėvozhga e portokallit del vaj eterik shumė i mirė, i cili gjen pėrdorime tė shumta nė prodhimin e pijeve, aromave, ilaēeve etj. Vaj eterik prodhohet edhe nga lulet, si edhe nga gjethet, tė cilat pėrdoren nė pėrgatitjen e aromave dhe tė ėmbėlsirave.
Portokallet janė njė ushqim i pasur me vitamina, me veti freskuese dhe treten lehtė nė stomak. Lėngu i portokallit ka veti diuretike (diuretic: mjet qė shkakton urinim tė shpeshtė dhe ndihmon veprimtarinė e veshkave dhe tė rrugėve urinare) dhe antiseptike (antiseptick: qė ndalon kalbėzimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave), e pėrdoret me sukses nė luftimin e sėmundjeve tė veshkave, edhe nė rastet kur janė formuar gurė nė to. Nė kėto raste zbatohet mjekimi me portokalle:
  • Konsumohen ēdo ditė 5-10 kokrra portokalle, duke vazhduar mjekimin pėr 20-30 ditė.
Ky mjekim bėn mirė nė sėmundjet e mėlēisė dhe nė ato tė zemrės dhe tė enėve tė gjakut.
Lėngu i portokallit, duke i shtuar pak sheqer, pėlqehet edhe nga fėmijėt e vegjėl dhe kėshillohet tė pėrdoret qysh nė muajin e tretė pas lindjes.
Portokallet pėrdoren me efekt tė mire nė luftimin e anemisė, duke pasuruar gjakun me elemente tė reja.
Portokalli ka pėrmbajtje tė lartė tė vitaminės C. Nė 100 ml. lėng portokalli pėrmbahen 56 mg vitaminė C. Kjo vitaminė merr pjesė nė shumė rocese tė shkėmbimit tė lėndėve nė organizėm.
Lėvozhgat janė tė pasura me elemente active, Lėngu i fituar nga zierja e lėvozhgave pėrdoret edhe nė rastet e ērregullimeve tė stomakut dhe tė zorrėve.
  • 10-15 gram lėvozhga frutash vihen tė zihen pėr 15-20 minuta nė 250 ml. ujė. Nga lėngu i pėrfituar pihen 1-2 gota nė ditė.
Kur ky lėng pihet i ngrohtė, bėn mirė nė rrugėt e sipėrme tė frymėmarrjes, kur ka acarime nė grykė apo zėnie zėri.
Gjethet dhe filizat e njomė tė portokallit kanė veti qetėsuese nė rastet e nevrastenisė (nevrasteni: sėmundje qė ka pėr shkak dobėsimin e force nervore.):
  • Merren 50 gram gjethe dhe copėtohen, pastaj vihen tė zihen. Pas kullimit, nga lėngu i fituar merret njė lugė gjelle nė darkė- gjysmė ore para fjetjes.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-07-07, 18:37   #25
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

SHEGA
Nė mjekėsinė popullore pėrdoren frutat dhe lėvozhgat e tyre, lulet, farat, rrėnjėt dhe lėvorja e degėve dhe e rrėnjėve, e cila ka shije tė athėt dhe erė. Lulet thahen me kujdes dhe ruhen pėr periudhėn tjetėr tė vitit, duke mos humbur vetitė e tyre farmaceutike. Lėvozhga e frutave pritet me cipa tė vogla dhe thahet, megjithėse tė freskėta kanė mė shumė veprim se tė thatat.



Vetitė dietike dhe fitofarmaceutike
Shega pėrdoret nė gjendje tė freskėt, si dhe e ruajtur; me tė pėrgatitet lėng dhe shurup i cilėsisė sė mirė. Lėngu i shegės pėrmban mesatarisht 12% sheqer, acide organike, pektinė, vitaminė C etj.
Lėngu i shegės shuan etjen, nxit oreksin dhe pėrmirėson tretjen e ushqimeve. Ai pėrdoret me sukses nė sėmundjet e stomakut dhe tė zorrėve, ėshtė freskues dhe mėnjanon toksinat (helmet) e organizmit. Ai (lėngu i portokallit) i jep freski mendimit tė njeriut.
Lėngu i shegės jep rezultate nė luftimin e parazitėve (amebave) qė zhvillohen nė zorrė:
  • Mbushet njė filxhan kafeje me lėng shege dhe pihet esėll nė mėngjes. Pas njė ore pihet edhe njė filxhan me vaj ulliri.
Lėngu i shegės pėrdoret pėr heqjen e njollave dhe tė rrudhave tė fytyrės.
Lulet e shegės pėrmbajnė taninė dhe kanė veti rrudhėse e tonike; ato rekonadohen nė dhimbjet e ba rkut, nė hemorragji, nė hemorroidet, si dhe pėr gargara (shpėrlarje tė gojės) kundėr ėnjtjes sė bajameve dhe acarimeve tė mishrave tė dhėmbėve. Pėr kėtė qėllim pėrdoret ēaji i luleve, i cili pėrgatitet si vijon:
  • Merren 20-30 gram lule shege nė njė liter ujė dhe vihen tė zihen pėr gjysmė ore. Nga ky ēaj merren 2-3 gota ēaji nė ditė.
Edhe lėvozhga e frutave tė shegės ka veti regjėse. Lėvozhga e thatė, para se tė pėrdoret, duhet tė vihet nė ujė pėr disa orė qė tė zbutet. Ajo pėrdoret nė formė ēaji:
  • Merren 40-50 gram lėvozhga dhe zihen nė 200ml. ujė. Ēajo i pėrgatitur pėrdoret nė rastet e mėsipėrme.
Ēaji i lėvozhgave tė shegės pėrdoret kundėr diarreve, si dhe pėr luftimin e krimbave parazitarė tė zorrėve. Lėvozhga e frutave tė shegės lufton me sukses amebat, tė cilat e dobėsojnė shumė organizmin, e veēanėrisht te fėmijėt. Pėr kėtė:
  • Merren lėvozhgat e njė kokrre shege, vendosen nė njė enė prej balte dhe zihen nė gjysmė litre ujė derisa tė mbetet gjysma e sasisė sė ujit. Pasi ftohet lėngu, pihen dy gota likeri nė ditė, njė nė mėngjes e njė nė darkė, gjithmonė para buke, pėr 10-15 ditė.
Pa pėrdorur tjetėr ilaē, organizmi do tė ēlirohet nga amebat.
Rrėnja e shegės ėshtė pėrdorur me sukses kundėr shiritit (tenias):
  • Merren 50-70 gram lėvore tė rrėnjės sė shegės dhe zihen n 200 ml. ujė pėr gjysmė ore. Ēaji i pėrgatitur pihet njėherėsh, esėll. Duhet kujdes, se shkakton turbullime.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga rilinda : 18-07-07 nė 18:38
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-07-07, 16:38   #26
Artisti
 
Avatari i Artisti
 
Anėtarėsuar: 16-05-05
Postime: 6,480
Artisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėm
Gabim



Ne te kaluar kendej me erdhi nje pyetje te cilen nuk do ta mbaje veq per vete por ta lexojme te gjithe se bashku kete pyetje , pse me mbajt veq per vete une mendoje edhe per juve hahahahhahahahahhaaa.

E dime qe ne shqiptaret korrjen e kungujve e presim me pa durim, pastaj ne qdo qosh shiten farat e tyre, hahen me epsh te posaqem dhe te madh, pyetja :

° Sa jane te dobishme keto fara dhe a ka ndonje dem prej tyre ?


.
__________________
Te jesh i Sinqert,do te thote:
Edhe shokun me te ngusht,
duhet ta kritikosh
---kur e ka keq----
Artisti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-07-07, 21:11   #27
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Artisti

Ne te kaluar kendej me erdhi nje pyetje te cilen nuk do ta mbaje veq per vete por ta lexojme te gjithe se bashku kete pyetje , pse me mbajt veq per vete une mendoje edhe per juve hahahahhahahahahhaaa.

E dime qe ne shqiptaret korrjen e kungujve e presim me pa durim, pastaj ne qdo qosh shiten farat e tyre, hahen me epsh te posaqem dhe te madh, pyetja :

° Sa jane te dobishme keto fara dhe a ka ndonje dem prej tyre ?


.
Posa ta kam njė pėrgjigje do tė tė pėrgjigjem.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-07-07, 21:58   #28
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

THANA
Pėr qėllime mjekėsore pėrdoren kokrrat e thanės, gjethet, lėvorja e degėve dhe bėrthamat e frutave.


Vetitė dietike dhe fitofarmaceutike
Kokrrat e thanės pėrmbajnė rreth 9% sheqer, acide organike, vitaminė C etj. Thanat jo vetėm qė hahen tė freskėta, por ato bėhen kompot, prevede, marmelatė. Gjathet dhe lėvorja e thanės pėrmbajnė rreth 10-15% taninė.
Frutat e thanės kanė veti tė mira rrudhėse dhe bėjnė mirė nė rastet e heqjes sė barkut, barkut tė verės, posaēėrisht tė fėmijėve tė vegjėl.
  • Merren 1 kg. thana tė pjekura dhe zihen me sheqer. Nga reēeli i pėrgatitur u jepen fėmijėve dy lugė kafeje nė ditė.
Pėr tė shuar etjen te tė sėmurėt me asht (qė kanė mbledhur ujė nė bark), kėshillohet:
  • Merren njė grusht thana gjysmė tė pjekura ose tė thata dhe vihen tė zihen nė njė litėr ujė pėr njė orė dhe pastaj kullohen. Ky lėng pėrzihet me lėngun e pėrfituar nga shtrydhja e shegėve tė egra. Nga kjo pėrzierje lėngjesh tė tharta, merret nga njė lugė gjelle sa here qė i sėmuri ka etje pėr ujė.
Rakia e prodhuar nga frutat e thanės pėrdoret kundėr ekzemės sė lėkurės, duke marrė njė filxhan kafeje nė mėngjes esėll.
Edhe bėrthamat e frutave tė thanės kanė veti tė mira rrudhėse dhe ndalojnė tė hequrit e barkut:
  • Merren 300gram bėrthama tė thanės dhe piqen si kafeja derisa tė marrin ngjyrė tė zezė, bluhen nė mullirin e kafesė. Mielli i pėrfituar pėrzihet me 1 kg sheqer. Fėmijėve u jepet tri herė nė ditė 1-3 e lugės sė kafesė, nė formė pluhuri ose e tretur nė ujė. Tė rritrit marrin nga njė lugė gjelle tri here nė ditė.
Mielli i thanave tė pjekura pėrdoret pėr pudrosjen e fshikave nė rastet e ekzemės sė lėkurės.
Edhe kėrpudha e thanės (eshka) jep rezultate tė mira kundėr ekzemės sė lėkurės:
  • Merren 30 gram eshkė thane dhe zihen nė 200 ml. ujė. Lėngu i fituar pihet me nga njė filxhan kafeje nė mėngjes esėll.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga rilinda : 28-07-07 nė 11:53
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-07-07, 12:40   #29
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

ULLIRI
Nė mjekėsinė popullore pėrdoren lėvorja e drurit, gjethet, frutat dhe vaji i ullirit. Gjethet gjenden nė bimė gjatė gjithė vitit, por mund tė grumbullohen nė dhjetor-shkurt dhe tė mbahen tė thata.
Vetitė dietike dhe fitofarmaceutike
Ullinjyė konsumohen si kokrra, tė kripur dhe tė ruajtur. Vaju i ullirit pėrdoret gjerėsisht pėr vlerat e larta dietike dhe mjekėsore.
Ulliri ėshtė njė bimė mjekėsore e mrekullueshme. Gjethet e ullirit dhe lėvoret e degėve pėrmbajnė taninė dhe kanė shije tė hidhur. Ato kanė veti rrudhėse, tonike dhe antipiretike. Pėrdoren me rezultate shumė tė mira kundėr arteriosklerozės, tensionit tė lartė tė gjakut, dhe nė rastet e sėmundjeve me temperature; ato kanė veti diuretike dhe pakėsojnė sasinė e sheqerit nė gjak. Nė kėto raste pėrdoret ēaji, i cili pėrgatitet si vijon:
  • Merren 40-50 copė gjethe dhe vihen tė zihen nė gjysmė litri ujė derisa tė mbeten ¾ e sasisė sė ujit. Nga ēaji i pėrgatitur pihen 1-2 lixhanė ēaji nė ditė, pasi filtrohet dhe i shtohet sheqer.
Nė mėnyrė tė posaēme ēaji me gjethet e ullirit ka dhėnė rezultatete tė mira nė uljen e tensionit tė gjakut te personat qė vuajnė nga hipertonia:
  • Ēaji fillimisht pėrgatitet me 20 gjethe ulliri nė njė liter ujė. Pastaj shtohen nga 5 gjethe ēdo ditė derisa tė arrihen nė 120 gjethe. Nė tė gjitha rastet ēaji zihet derisa tė mbeten ¾ e ujit. Prej tij pihen dy gota: njė nė mėngjes para buke dhe njė nė darkė para gjumit.
Pėr personat e rritur, kundėr tė vjellit qė shoqėrohet me dhimbje stomaku, kėshillohet:
  • Merren 100 gjethe ulliri dhe zihen nė njė litėr ujė derisa tė pėrgjysmohet sasia e ujit. Pasi kullohet, pihet nga njė filxhan esėll nė mėngjes.
Kokrrat e ullirit bėjnė mire kur i konsumojnė ata qė vuajnė nga sėmundja e sheqerit. Ėshtė e kėshillueshme qė diabetikėt tė hanė sidomos kokrra jeshile, tė cilat shuajnė etjen qė shkakton diabeti.
Vaji i ullirit tretet mire dhe thithet me lehtėsi nga populli qysh nė kohėt e lashta. Bėn mire pėr mėlēi, ėshtė qetėsues dhe pakėson dhimbjet. Ndihmon nė nxjerrjen e gurėve tė fshikėzės sė tėmthit.
Edhe nė krizat e veshkave, vaji i ullirit qetėson dhimbjet dhe lehtėson rėnien e gurėve nga veshkat dhe sidomos tė atyre qė kanė pėrdorur nė ureter (kanalet qė lidhin veshkat me fshikėzėn urinare).
Vaji i ullirit tretet mirė dhe thithet me lehtėsi nga organizmi. Lehtėson lirimin e gypit tretės nga mbeturinat ushqimore dhe lufton kapsllėkun. Nė mjaft raste ka dhėnė rezultate tė mira kundėr ulēerės sė stomakut. Ėshtė mirė qė vaji tė pėrdoret i freskėt dhe jo i zier apo i djegur tė brendshme dhe thartira, mbetet i patretur dhe shkakton dhimbje koke etj.
Nė rastet e kapsllėkut dhe kolitit spastik, vaji i ullirit jep rezultate mjaft tė mira:
  • Merret njė lugė gjelle vaj ulliri dhe pihet nė mėngjes duke qenė esėll.
Vaji i ullirit vepron me efekt edhe kundėr krimbave parazitarė dhe tenies, duke pėrdorur dozen e mėsipėrme.
Pėrdorime tė shumta ka gjetur vaji i ullirit pėr fėrkime tė ndryshme (masazhe), mbasi ai ka vetinė tė ruajė trupin tė ngrohtė. Zbut dhe mbyll plagėt e ndryshme dhe mjekon djegiet e shkaktuara nė lėkurė, duke ndihmuar nė ripėrtrirjen e indeve tė dėmtuara. Zbut flokėt dhe forcon rrėnjėn e tyre, duke luftuar zbokthin.
Me vaj ulliri pėrgatiten mjaft pomada e preparate tė tjera.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-07-07, 18:20   #30
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

VISHNJA
Pėr qėllime mjekėsore pėrdoren frutat dhe bishtat e tyre- tė thara. Frutat grumbullohen nė periudhėn e pjekurisė dhe thahen nė locale tė ajrosura. Bishtat thahen nė hije, ato kanė ngjyrė tė gjelbėr tė murrme, pa erė, me shije tė hidhur. Gjithashtu pėrdoret lėvorja e degėve dhe goma e vishnjes.





Vetitė dietike dhe fitofarmaceutike
Frutat e vishnjes janė tė shijshme, ato pėrdoren pėr konsum tė freskėta dhe tė pėrpunuara nė trajtė reēeli, kompoti, prevedeje, likernash etj. Frutat kanė vlera tė mira Ushqyese: ato pėrmbajnė rreth 9% sheqerna. Acide organike me shumicė, vitamina A, C, P, PP, B1, B2 etj.
Bishtat e frutave kanė gjetur pėrdorim tė mire pėr arsye tė vetive tė tyre diuretike dhe rrudhėse. Me to janė luftuar me sukses gurėt dhe rėra e veshkave. Pėr kėtė qėllim pėrdoret ēahi, i cili pėrgatitet si vijon:
  • Merren 10-15 gram bishta vishnje dh zihen nė 200 ml. ujė derisa tė mbeten ¾ e sasisė fillestare tė ujit. Ēaji pihet i ngrohtė, para buke, duke e pėrsėritur 2-3 herė gjatė ditės, pėr 10-15 ditė rradhazi.
Frutat e vishnjes janė freskuese, shuajnė etjen, pranohen mire nga stomaku, ndihmojnė tretjen dhe, kur pėrdoren nė mėnyrė sistematike, ndikojnė nė shėrimin e sėmundjeve tė mėlēisė, pastrojnė gjakun duke e pasuruar atė me elemente tė reja dhe luftojnė anemone. Nė kėto raste kėshillohet:
  • Tė konsumohen deri nė gjysmė kg. vishnje tė freskėta nė ditė, duke vazhduar mjekimin pėr 15-20 ditė.
Frutat e vishnjes kanė veti diuretike, ato kėshillohen t’i konsumojnė ata qė vuajnė nga veshkat.
Vishnja ka tė gjitha vlerat ushqimore e dietike dhe vetitė farmaceutike qė ka qershia, por ajo i ka mė tė theksuara vetitė rrudhėse e freskuese.


__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 01:06.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.