Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Hapėsirė filozofike-psikologjike
Emri
Fjalėkalimi
Hapėsirė filozofike-psikologjike Praktika e jetės njerėzore, sjelljet e individėve e tė shoqerisė. Proēeset mendore etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 25-10-11, 14:37   #1
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Osho

OSHO
“Dimensionet e sė andejshmes”

Nė intervalin mes vdekjes dhe inkarnimit tė ardhshėm, jemi pa ndjenja. Trup nuk ka, andaj ēfarėdo qė tė eksperimentosh nė kėtė dimension ėshtė e ngjashme me ėndrrėn.

Duket sikur ėndėrron. Kur ėndėrrojmė assesi nuk dyshojmė nė realitet. Kjo ėshtė mjaft interesante: dyshojmė mė vonė, por kurrsesi gjatė ėndėrrimit. Ėndrra na duket e vėrtet. Edhe dyshimi mė i vogėl e thyen ėndrrėn mė tė thellė! Pėr kėtė ėndrra na duket mė reale se vet realiteti.

Gjatė qėndrimit tim nė Varanasi (Benares), mė vizitoi njė profesor nga Universiteti hindu. Ai mė pyeti: “A besoni nė ferr?” I thashė: “Nuk ka nevojė tė besoj nė ferr, sepse ferri ekziston. Besimi ėshtė i nevojshėm atėherė kur diēka nuk e shohim se ekziston. Ferri ėshtė kėtu, deri nė atė masė prezent sa nuk ka fare nevojė qė tė besohet nė tė”.

“Ku ndodhet ferr?” -pyeti profesori.

“Ju jetoni nė tė. Jeni lindur nė tė, frymoni nė tė, do tė vdisni nė tė - nėse nuk ndėrmerrni diēka qė tė dilni nga ai”.

Njeriu e harron ferrin ngase ėshtė i lindur nė tė. Ai jeton nė ferr, siē jeton peshku nė oqean. Peshku pėr kėtė nuk ėshtė i vetėdijshėm pėrveē nėse rastėsisht do tė nxirrej jashtė oqeanit. Vetėm atėherė kupton se tėrė kohėn ka jetuar nė oqean.

Pa pėrjetuar diēka nga parajsa, ju kurrė nuk do tė kuptoni se jetoni nė tė, ju jeni krijuesit e tij; ju jetoni nė botėn tė cilėn vet e krijoni. Vendi i vetėm ku mund tė jetoni ėshtė vendi tė cilin ju vet ia keni pėrshtatur vetes. Ajo qė keni krijuar rreth vetes duhet tė ekzistojė sė pari nė qendėr tė qenies suaj, vetėm atėherė ajo mund tė zgjerohet nė rrethinė.

Nė intervalin mes vdekjes dhe inkarnimit tė ardhshėm, jemi pa ndjenja. Trup nuk ka, andaj ēfarėdo qė tė eksperimentosh nė kėtė dimension ėshtė e ngjashme me ėndrrėn. Duket sikur ėndėrron. Kur ėndėrrojmė assesi nuk dyshojmė nė realitet. Kjo ėshtė mjaft interesante: dyshojmė mė vonė, por kurrsesi gjatė ėndėrrimit.

Ėndrra na duket e vėrtet. Edhe dyshimi mė i vogėl e thyen ėndrrėn mė tė thellė! Pėr kėtė ėndrra na duket mė reale se vet realiteti. Realiteti gjithmonė lė pas vete njė dromcė dyshimi. Shembull: nė ėndėrr e sheh njeriun duke u shndėrruar nė qen.

Nė asnjė moment nuk dyshon: “Si ėshtė e mundur kjo?!” Ajo ka ndodhur dhe duhet tė jetė e mundur. Me tė zgjuar do tė mendosh: “Ēfarė absurdi!” Befasisht shoku yt i ngushtė, e drejton revolen nė ty. Nė mendjen tėnde as pėr njė ēast nuk hamendesh: “Pse ma bėnė kėtė shoku?”...

Nė intervalin mes vdekjes dhe lindjes frymojnė dy lloje shpirtrash. Njėri lloj - shpirti i mallkuar. Kėtij shpirti ėshtė vėshtirė t’i gjendet barku, nė tė cilin do tė mund tė lind. Kėta shpirtra janė quajtur shpirtra tė kėqij. Lloji i dytė i pėrfshin shpirtrat e mirė. Kėta janė quajtur Deva (hyjnor). Edhe pėr kėta shpirtra ėshtė vėshtirė tė gjendet ndonjė bark nėne.

Nė mes kėtyre dy ekstremeve ndodhen tė gjithė shpirtrat qė nuk ndryshojnė shumė njėri nga tjetri, pėrveē nė variacione karakteristikash, personalitetesh dhe qėndrimesh mentale. Pėrgjithėsisht i takojnė llojit tė njėjtė, vetėm se pėrvojat u ndryshojnė.

Mė parė kam thėnė se pasi tė zgjoheni, do tė arrini t’i kujtoni ėndrrat nė maksimum deri nė njė orė. Po nė kėtė mėnyrė pas lindjes sė sėrishme, nė gjashtė muajt e parė, personit i kujtohet gati gjithēka. Me kalimin e kohės, kujtesa humb.

Personi me imagjinatė tė zhvilluar apo sensibilitet tė madh, ndoshta do tė mbaj mend mė gjatė, por vetėm nėse ka ushtruar dha ka tejkaluar vetėdijen nė jetėn e tij tė kaluar. Atėherė do tė jetė nė gjendje tė mbaj mend mė gjatė.

Muajt e fundit tė jetės duhet t’i kushtohen Sadhanu-sė, ushtrimeve shpirtėrore. Mirėpo, kjo pėrgatitje nuk mund tė tė jepet nė momentin e vdekjes.

Kjo duhet ushtruar! Vetėm personi qė ėshtė pėrgatitur nė gjashtė muajt qė pasojnė vdekjen, mund tė jetė i ushtruar nė gjashtė muajt e parė, pas lindjes. Nė jetėn time kam takuar miliona njerėz, por asnjėri prej tyre nuk mė ka pyetur se ē’ndodh para lindjes - me mijėra mė kanė pyetur: Ēka pas vdekjes?

Gjithmonė kam menduar pse njerėzit lindjen a kanė pranuar pa bėrė asnjė pyetje? Pse edhe vdekja nuk ėshtė pranuar nė mėnyrė tė njėjtė? M’u kujtua... Mulla Nasradini lajmėrohet nė njė shpallje pėr punėsim nė anije. Njėri prej anėtarėve tė komisionit i parashtron pyetjen: “Nėse deti ėshtė i trazuar, era shtrėngatė, ē’do tė bėje ti pėr ta shpėtuar anijen?”

“Kjo nuk ėshtė problem. Do ta hidhja spirancėn pėr ta mbajtur drejtpeshimin e anijes!” -pėrgjigjet Nasradini.

I njėjti vazhdon: “Supozojmė se vjen edhe njė valė e madhe sa bjeshka?”

Nasradini ia kthen: “Asgjė - edhe njė spirancė!”

“Paramendojeni njė tajfun tė fortė?!” - kėmbėngulė komisioni.

“Asgjė, prapė edhe njė spirancė!” -thotė Nasradini.
Nė fund ata tė komisionit nuk durohen: “E ku do t’i marrėsh tėrė ato spiranca?!”

Nasradini ua kthen: “Nga i njėjti vend ku i morėt edhe ju tė gjitha ato valė e tajfune. Ju shkoni e merrni tuajat e mė pas unė do t’ju sjell spiranca e spiranca”.

OSHO “Dimensionet e sė andejshmes”


__________________
--------------------------------------------------------------------------------

Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh

lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!

Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),

por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!

[ e vodha, nga Panta_rhei ]
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 22-12-11, 22:48   #2
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Osho

Ēdo fėmijė lind si individ, por tepėr rrallė njeriu vdes si individ

Me gjitha qėllimet mė tė mira, prindėt, mėsuesit, udhėheqėsit, klerikėt dhe tė ngjashmėt na mbjellin idenė e konkurrencės, rivalitetit, ambicies, duke krijuar kėshtu prej ēdo fėmiu qenien e cila me jetėn takohet nė lufta mendimesh, me fjalė tė tjera, nė dhunė, nė agresivitet...

Ēdo masė ėshtė e llojllojshme, vetėm individi nuk ėshtė i llojllojshėm. Ēdo individ ėshtė vetėdije autentike. Me ēastin e shkrirjes nė masė ai e humb vetėdijen e vet; atėherė kolektiviteti zotėron mbi tė, atėherė ai bėhet mendje mekanike.

Nuk ėshtė me rėndėsi se pėr ēka mblidhet masa, qoftė nėse mblidhen nė emėr tė religjionit ose tė racės - kjo nuk ėshtė e rėndėsishme. Masat si tė tilla janė tė shėmtuara, masat edhe i kanė bėrė krimet mė tė rėnda sepse ato nuk kanė vetėdije. Ato janė vetėm mosdije kolektive.

Masa gjithmonė ėshtė kope e deleve, ndėrsa e gjithė e kaluara ishte vetėm njė pėrpjekje qė ēdo individ tė mishėrohet me njė dhėmbėzor nė mekanizėm, tė mishėrohet me pjesėn e vdekur tė masės sė vdekur.

Sa mė shumė qė ėshtė i mosdijshėm, dhe sa mė tepėr qė i ka sjelljet e shkaktuara nga dominimi i kolektivit, ai gjithnjė e mė shumė bėhet i parrezikshėm. Nė tė vėrtetė, ai kėshtu bėhet i padėmshėm.

Ai kėshtu s'do mund ta shkatėrrojė as robėrinė e vet, religjionin, ngjyrėn e lėkurės. Kėto janė robėritė e tij, e kėto ai madje edhe i feston.

Ēdo fėmijė lind si ndivid, por tepėr rrallė njeriu vdes si individ.

Nė kolektivitet dhe masė ti gjithmonė i kthehesh vdekshmėrisė sė tė kaluarės. Njeriu i cili jeton sipas urdhėrave tė masės ndalet sė jetuari. Ai thjesht e pėrcjell dikėnd si robot.

Njėzet vjet kam jetuar nė vendet nė tė cilat barabartė ishin tė pėrfaqėsuar hindusėt dhe myslimanėt. Ishin barabartė tė fuqishėm dhe gati ēdo vit kacafyteshin. E kam njohur njė profesor nė universitetin ku jipja mėsim.

Kurrė s'mė ka shkuar mendja se ai njeri do t'ia vėnte zjarrin njė tempulli hindus. Ishte xhentėllmen i vėrtetė - i mirė, me edukim tė lartė, i kulturuar. Kur ndodhėn njėherė trazirat mes hindusėve dhe myslimanėve, unė vėshtroja nga anash.
Myslimanėt ia vunė zjarrin njė tempulli hindus, e mė pas hindusėt e dogjėn njė xhami.
E shihja atė profesor tė zėnė rreth djegies sė tempullit hindus. Ndėrhyra dhe e nxorra pėr krahu. E pyeta:
"Profesor Farid, ē'jeni duke bėrė?"

Mbeti i befasuar. M'u pėrgjigj: "Mė vjen keq, por e humba veten nė kėtė masė. Pasi qė tė gjithė e bėnin kėtė, unė harrova nė pėrgjegjėsinė vetjake, tė gjithė tė tjerėt ishin pėrgjegjės pėr kėtė. Pėr herė tė parė e ndjeva veten tė lirė prej pėrgjegjėsisė. Askush nuk mundi tė mė qortojė. Ishte njė grumbull i myslimanėve, e unė isha vetėm njė pjesė e atij grumbulli".

Me njė rast tjetėr, njė shitore myslimane e orėve plaēkitej. Ishte njė shitore mjaft e shtrenjtė me njė koleksion tė orėve me vlerė. Tė gjithė hindusėt, tė cilėt i morėn ato orė dhe shkatėrruan shitoren, e mbytėn edhe pronarin.

Njė prift i vjetėr qėndronte nė shkallė, dhe me plot vrer i bėrtiste masės:"Ē'jeni duke bėrė? Kjo i kundėrvihet religjionit tonė, moralit tonė, kulturės sonė. Kjo nuk ėshtė nė rregull".

E vėshtroja atė skenė nga libraria, qė gjendej nė anėn e kundėrt tė asaj shitoreje. Befasia mė e madhe filloi tė ndodhė. Kur njerėzit i morėn tė gjitha gjėrat me vlerė, nė shitore mbeti njė orė e vjetėr muri - ishte tepėr e madhe, me siguri kishte njė vlerė antikiteti.

Duke parė se masa u shpėrnda, plaku e ngarkoi atė orė nė shpinėn e vet dhe e mori. Ishe tepėr e rėndė pėr tė,sepse ishte orė e madhe. Nuk mundja t'u besoja syve. Ishte ai qė i ndalonte njerėzit tė plaēkitnin, e pikėrisht ai edhe e mori gjėnė e fundit. Dola jashtė dhe e ndala priftin e moshuar. E pyeta: "Kjo ėshtė e ēuditshme, gjithė kohėn bėrtisje se ėshtė kundėr moralit tuaj, religjionit, e ti sapo e vodhe orėn mė tė madhe nga shitorja".

Ai m'u pėrgjigj: "Unė bėrtisja tepėr shumė, mirėpo askush s'mė dėgjoi. Pastaj, befas, nė mua lindi ideja se hidhėrohesha pa nevojė dhe se kot e ēava kohėn time. Ata, edhe pėrkundėr britjeve tė mija, i merrnin gjėrat nga shitorja. Pėr kėtė dhe mendova se mė mirė ėshtė tė marr edhe unė diēka para se ta merr ndokush tjetėr."

E pyeta: "Mirėpo, ē'ndodhi me religjionin tėnd, me moralin, kulturėn? "M'u pėrgjigj me turp nė fytyrė: "Kur askush nuk kthen kokėn kah religjioni, kultura e morali, pse tė jem unė viktima e vetme?

Edhe unė, poashtu, jam pjesė e kėsaj mase. I dhashė vetes mundin mė tė madh qė t'i ndaloj, mirėpo askush nuk deshi t'i pėrmbahet religjionit, moralit dhe rrugės sė drejtė, pėr ēka edhe unė nuk dua tė mbetem humbės dhe budallakisht tė qėndroj kėtu. Askush madje as nuk mė dėgjoi, askush nuk e pranoi asnjė vėrejtje timen". Pastaj me nguti e vazhdoi rrugėn me orėn e madhe nė shpinė.

Njeriu e humb edhe atė pak vetėdije individuale mjaft lehtė, duke e tretur nė oqeanin e mosdijes kolektive. Nė po kėtė shtrihet shkaku i tė gjitha luftave, trazirave, pushtimeve, vrasjeve.

Ēdokush lind i padjallėzuar, i mbushur paqė e dashuri... pa dije mbi ndalesat qė e presin nė botė, pa dije mbi armatimin nuklear me tė cilin ia tregojnė mirėseardhjen, pa dije mbi politikat e ndyra qė e terrorizuan njeriun me shekuj.

Me gjitha qėllimet mė tė mira, prindėt, mėsuesit, udhėheqėsit, klerikėt dhe tė ngjashmėt na mbjellin idenė e konkurrencės, rivalitetit, ambicies, duke krijuar kėshtu prej ēdo fėmiu qenien e cila me jetėn takohet nė lufta mendimesh, me fjalė tė tjera, nė dhunė, nė agresivitet. Ata e dijnė fort mirė se gjithmonė do tė mbetesh nė prapavijė deri sa je agresiv.

Kėshtu pastaj pėrherė sillesh zaten se je gjithmonė me dikė nė rivalitet; e thekson veten aq for=
t si tė ishte ndonjė ēėshtje e jetės a vdekjes. E gjitha kjo ėshtė bazė e sistemit tonė edukues.

Tė gjithė tė mėsojnė tė jesh para tė tjerėve pa e marė parasysh ēmimin. Herėt a vonė, fėmiut do t'i duket sikur ta ketė gjithmonė shpirtin nė fyt, gjithnjė do tė garojė. Madje edhe nėse e lėndon dikėnd nė atė garė, ai do tė pėrpiqet tė jetė i pari.

Duket se dhuna do tė jetė pjesė e shoqėrisė qė shpreh rivalitetin. Nė shoqėri tė tilla ti nuk mund tė kesh mik. Tė gjithė tė shtiren se tė janė miq, e nė tė vėrtetė janė armiq, sepse luftojnė tė mbėrrijnė nė shkallėn e njėjtė. Tė gjithė ata janė armiq, sepse pėrpiqen tė ngadhnjejnė dhe ti tė humbėsh.

E gjithė shoqėria ėshtė e dhunshme, dhe ti duhet tė jesh edhe mė i dhunshėm nėse dėshiron tė jesh ambicioz. Unė e dua njeriun jo-ambicioz, jo-konkurent, njeriun i cili nuk ka afsh pėr fuqi. Ēdo fėmijė mund tė jetė rebel. E gjitha ēka i duhet atij ėshtė tė mos jetė i ndarė prej padjallėzisė sė vet.

Ēdokush e ka rebelin nė vete, mirėpo shoqėria ėshtė tepėr e fuqishme. Ajo tė bėn qyqar, dinak. Ajo nuk orvatet ta ndėrtojė autenticitetin tėnd. Ajo nuk i lejon askujt tė bėhet autentik, sepse kėshtu mund tė bėhet rebel kundėr tė gjithave.

Njė mik nga Japonia ma dėrgoi njė statujė tė Gautam Budės. Ishte statujė e rrallė, kurrė mė parė s'kisha parė gjė tė tillė. Nė njė dorė tė asaj statuje ishte llamba e vogėl. Duhesha tė vendosja ca vaj qė tė mund tė shndėrriste.

Miku mė tha: "Ky ėshtė kushti: duhet tė ndizet flaka pėrherė". E nė dorėn tjetėr tė statujės qėndronte shpata e nxjerrė jashtė. Kjo ėshtė e mundshme vetėm nė Japoni - vetėm Japonia mundi tė krijojė shkathtėsi luftarake dhe gjuajtjen e shigjetės me hark qė bazohet nė meditim. Ishte ky arti meditativ i tyre.

Ne nė Indi nuk mundemi tė kuptojmė se Gautam Buda ka shpatė. Mirėpo, bukuria e statujės ishte nė atė se gjysma e fytyrės, e cila mbulohej me dritėn e asaj llambe, tregonte paqen, harmoninė - aq i qetė dhe i heshtur, ndėrsa nė anėn tjetėr fytyra e tij ishte e mprehtė sikurse edhe shpata qė mbante nė dorė, ishte kjo njė fytyrė e njė luftėtari tė madh.

Artisti qė e ka punuar kėtė vepėr duhet ta ketė bėrė njė punė tė madhe. Nė fytyrėn e njėjtė ai na tregon sintezėn e madhe - shpatėn nė duart e paqes.

Kjo ėshtė ideja ime e rebelimit, rebelit. Ai duhet tė rrjedh prej dashurisė sate ndaj njeriut, e jo nga tėrbimi e hidhėrimi nga e kaluara. Ti nuk duhet ta shkatėrrosh tė vjetrėn; ideali yt, caku yt ėshtė ta krijosh tė renė.

Pasi qė e reja nuk mund tė krijohet deri sa nuk largohet e vjetra, duhet ta rrėnosh atė. Mirėpo, nuk ka kurrėfarė zemėrimi nė kėtė. Ky ėshtė njė proces i rėndomtė. Kur e rrėnon ndonjė godinė tė vjetėr, atėherė ti nuk ke hidhėrim e zemėrim nė vete. Ti vetėm e pastron atė vend ashtu qė ta ndėrtosh njė godinė tė re mė tė bukur.

Ti jeton me njerėzit qė e kanė kėtė ėndėrr, atė qė e patėn kur ishin fėmijė tė vegjėl. Ajo ėndėrr ėshtė e po atyre kualiteteve, por ėshtė e ngulfatur, e nėnēmuar. Pengesat e kėsaj ėndėrre mund tė mėnjanohen.

Dhe do tė mbetesh i befasuar, sepse nuk ka njeri i cili nuk e ėndėrroi ndonjė ėndėrr tė bukur mbi ardhmėrinė, i cili nuk ka qenė nė gjendjen e padjallėzisė, i cili madje njėherė nuk e ka shijuar shijen e paqes, dashurisė, bukurisė. Mirėpo e gjitha kjo qe e shkatėrruar, e ndyrė, e njollosur prej sistemeve tė ndryshme shoqėrore e tė shėmtuara. Fuqia e vetme shtrihet nė lashtėsinė e tyre.

Por, lashtėsia, si fuqi e tyre, tash u tregua si njė dobėsi e madhe. Kėtė duhet shtyrė vetėm pak, ėshtė shoqėri thuaja e vdekur. Ajo gėrmon varrin e vet me duar tė veta dhe qėndron buzė atij varri. Ti duhesh vetėm ta shtyesh dhe menjėherė do tė zbulosh se nė varr shtrihet ndonjė njeri si Ronald Regani. Dhe me njerėzit e kėtillė shkon e gjithė bota qė e paraqiste ky.

Ne duhet tė fillojmė prej fillimit, prej pikės fillestare. Sėrish si Adami dhe Eva, sėrish nga kopshti i parajsės,... sėrish fillimi i vėrtetė.

Osho
__________________
--------------------------------------------------------------------------------

Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh

lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!

Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),

por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!

[ e vodha, nga Panta_rhei ]
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-02-12, 03:05   #3
Pilati
 
Anėtarėsuar: 05-07-06
Postime: 70
Pilati me shokė shumePilati me shokė shume
Gabim Titulli: Osho

Osho per personin religjioz.

Ēdokush lind nė liri, por vdes nė robėri. Fillimi i jetės ėshtė plotėsisht e ēlirė dhe e natyrshme, por mandej futet shoqėria, mandej futen mėsimet dhe rregullat, morali, disciplina dhe shumė lloj trajnimesh; e ēlirėsia, natyrshmja dhe spontaniteti fillojnė tė humben. Njeriu rreth vetes fillon ta krijoj njė lloj mburoje. Fillon gjithnjė e ma shumė tė bėhet rigjid. Butėsia e brendshme mė nuk shfaqet.
Nė kufijtė e qenies sė vet ēdo njeri krjin fenomenin ngjajshėm me kėshtjellėn pėr ta mbrojtur, tė mos lėndohet, tė reagojė pėr shkak tė sigurisė, dhe liria e qenies humbet. Njeriu fillon tė shikojė nė sytė e tjetrit; nė miratimin e tyre, refuzimin, gjykimin e tyre, dhe pranimi i tyre bėhet gjithnjė e mė i rėndėsishėm. Tė tjerėt bėhen kriter, dhe ai fillon t’i imitoj dhe t’i pėrcjellė, sepse i duhet me ta tė jetojė.
E fėmija ėshtė shumė i butė. Ai mund tė formėzohet nė cilėndo mėnyrė; dhe shoqėria fillon ta modelojė – prindėrit, mėsuesit, shkolla – dhe me kalimin e kohės bėhet karakter, e jo qenie. Ai i mėson tė gjitha rregullat. Dikush bėhet konformist, qė ėshtė poashtu robėri, apo bėhet rebel, qė ėshtė poashtu tjetėr formė e robėrisė.
Nėse bėhet konformist, ortodoks, i pajtueshėm, kjo ėshtė njė lloj robėrie; mund tė reagojė, mund tė bėhet hipik, mund tė shkojė nė ekstremin tjetėr, por edhe kjo gjithashtu ėshtė robėri – sepse reagimi varet nga vetė gjėja ndaj tė cilės reagohet. Mund tė shkosh nė fund tė botės, por thellė pėrbrenda mendjes ti proteston kundėr tė njėjtave rregulla. Tė tjerėt i pasojnė, ti reagon, por fokusi mbetet nė tė njėjtat rregulla. ata mund tė konfrontohen, shpinė pėr shpine, por janė nė barkė tė njėjtė.
Personi religjioz nuk ėshtė as reaksionar, e as revolucionar. Personi religjioz thjesht ėshtė i ēlirėt dhe i natyrshėm: as nuk ėshtė pėr diēka, e as kundėr diēkahi, ai thjesht ėshtė vetja; nuk ka rregulla tė cilat i ndjekė, dhe nuk ka rregulla tė cilat i mohon, ai thjesht nuk ka rregulla. Personi religjioz ėshtė i lirė nė qenien e vet, ai nuk ka shabllon shprehish dhe kushtėzimesh. Ai nuk ėshtė qenie e kulturuar – por jo nė kuptimin se ėshtė i pacivilizuar dhe primitiv, ai ėshtė model i civilizimit dhe kulturės mė tė lartė, por nuk ėshtė qenie e kultivuar. Ai ėshtė pjekur nė vetėdijėn e tij dhe nuk i nevoiten kurrfarė rregullash, ai rregullat i ka transcedentuar. Ai ėshtė i vėrtetė jo pse e vėrteta ėshtė rregull; me qenė i ēlirėt dhe i natyrshėm thjesht do tė thotė me qenė i vėrtetė, vėrtetėsia ndodh. Ai ėshtė i mėshirshėm, por jo pėr shkak se i pason rregullat: Bėhu i mėshirshėm! Jo. Duke qenė i ēlirė dhe i natyrshėm, ai thjesht ndien se mėshira noton rreth e pėrqark, nuk ekziston asgjė tjetėr nė lidhje me kėtė tė cilėn ai duhet ta bėj; kjo ėshtė vetėm nėnprodukt i vetėdijsimit tė tij. Ai nuk ėshtė as pro a kontra shoqėrisė – ai thjeshtė ėshtė pėrtej saj. Ai pėrsėri bėhet fėmijė, fėmijė i botės plotėsisht tė panjohur, fėmijė nė dimensionin e ri – ai pėrsėri ėshtė i lindur.
Ēdo fėmijė ėshtė i lindur i natyrshėm, i ēlirėt; mandej futet shoqėria, duhet tė futet pėr arsye tė caktuar – asgjė tė keqe nuk ka nė kėtė, sepse fėmija kurrė s’do tė ishte zhvilluar dhe kurrė s’do tė ishte aftėsuar pėr tė qenė religjioz nėse ishte lėrė stihisė, ai do tė kishte mbetur si shtazė. Shoqėria duhet tė vijė; shoqėria duhet tė kalojė – kjo ėshtė e domosdoshme. E vetmja gjė tė cilėn duhet mbajtur nė mend se shoqėria ėshtė kalim tė cilin duhet kaluar; nuk ka nevojė qė aty tė ndėrtohet shtėpia. Vetėm kjo duhet mbajtur mend: shoqėria duhet pėrcillet dhe transcedentohet. Rregullat duhen tė mėsohen e mandej tė ēmėsohen. Rregullat vijnė nė jetėn tėnde sepse kėtu ekzistojnė edhe tė tjerėt, ti nuk je vetėm.
Kur fėmija ėshtė nė mitrėn e nėnės ai ėshtė plotėsisht vetėm, rregullat nuk janė tė nevojshme. Rregullat kėrkohen vetėm kur tė tjerėt vijnė tek ti; rregullat vijnė me marrėdhėnie – sepse nuk je vetėm duhet tė mendosh edhe pėr tė tjerėt dhe t’i respektosh. Nė mitrėn e nėnės fėmija ėshtė vetėm; nuk ka rregulla, moral, pėr kurrfarė discipline nuk ka nevojė, kurrfarė rendi; por nė momentin kur lind, madje edhe me frymėmarrjen e parė ai socializohet. Nėse fėmija nuk qanė, mjekėt pėrnjėherė do ta detyrojnė, sepse nėse nuk qanė do tė vdes pėr disa sekonda. Ai duhet tė qajė se nė kėtė mėnyrė e hapė kalimin nėpėr tė cilin do tė mund tė merrė frymė. Ai duhet tė detyrohet pėr tė qarė – edhe frymarja e parė ėshtė madje sociale; tė tjerėt tė kanė modeluar qė nga fillimi.
Nė kėtė s’ka asgjė tė keqe! Kjo duhet tė bėhet, por duhet tė bėhet nė atė mėnyrė qė fėmija kurrė mos ta humbė vetėdijėn e vet, tė mos identifikohet me shabllonat e kulturės, duke mbetur thellė nė brendi ende i lirė, duke ditur se rregullat duhet ndjekur por jo se ato janė jeta, dhe gjithashtu duke e ditur se ato duhen tė mėsohen. Dhe kjo ėshtė ajo qė shoqėria e mirė do ta bėjė, do t’i mėsojė: “Kėto rregulla janė tė mira, por ka edhe tjera, dhe ato nuk janė absolute dhe prej teje nuk pritet qė tė kufizohesh vetėm nė to – njė ditė duhet t’i tejkalosh.” Shoqėria-komuniteti ėshtė e mirė po qe se pjesėtarėt e vet i mėson pėr civilizimin DHE transcedencėn; atėherė shoqėria bėhet religjioze. Nėse ajo kurrė nuk i mėson se kėto transcedentohen, atėherė ajo ėshtė sekulare dhe politike, atėherė nė atė shoqėri nuk ka religjion.
Duhet dėgjuar tė tjerėt deri njė njė distancė tė caktuar, e mandej fillon ta dėgjosh veten. Nė fund duhet tė kthehesh nė gjendjen origjinale. Para se tė vdes, pėrsėri duhet tė bėhesh fėmijė i pafajshėm – i ēlirė, i natyrshėm; se me vdekje ti pėrsėri hyn nė dimesionin ku je vetėm. Pikėrisht si nė mitrėn e nėnės, nė vdekje pėrsėri do tė hysh nė mbretėrinė e vetmisė. Atje kurrfarė shoqėrie nuk ekziston. E gjatė jetės duhet t’i gjesh disa vende, disa ēaste tė cilat janė si oaza nė shkretėtirė, ku vetėm i mbyllė sytė dhe kalon pėrtej shoqėrisė. Lėvizė pėrbrenda vetes, pėrbrenda mitrės personale – kjo ėshtė ajo qė do tė thotė meditim. Shoqėria ėshtė aty; ti vetėm i mbyllė sytė dhe e harron atė dhe qėndron vetėm. Atje nuk ka rregulla, nuk nevoitet karakteri, morali, gjuha, bota. Brenda mund tė jesh i ēlirėt dhe i natyrshėm.
Tė rritesh nė ēlirėsinė dhe tė natyrshmėn tėnde. Madje edhe nėse duhet disciplina e jashtme, por pėrbrenda qėndro i egėr. Nėse pėrbrenda mund tė qėndrosh i egėr e ende bėn gjėra tė cilat i nevoiten shoqėrisė, sė shpejti do tė arrish deri tek pika ku thjesht do tė transcedentosh.
Do t’jua rrėfej njė tregim e mandej do tė kaloj nė sutra.
Ky ėshtė sufi tregim: njė plak dhe njė djal i ri kishin udhėtuar. Derisa i afroheshin qytetit; te dytė ecnin pranė gomarit. Fėmijėt e shkollės kanė kaluar pranė tyre, dhe me pėrqeshje kanė thėnė: “Shikoni kėta budallenjėt, pranė vetes e kanė gomarin e shėndosh, e kėta ecin nė kėmbė. Tė paktėn plaku kishte mundur tė jetė mbi gomarin.”
Duke i dėgjuar fėmijėt, plaku dhe i riu janė pyetur: “Ēfarė tė bėjmė? Njerėzit po tallen me neve e sė shpejti do tė hymi nė qytet, mė mirė tė dėgjojmė atė qė thanė.” Kėshtu plaku ulet mbi gomarin, e djaloshi e pėrcjellė.
Kur iu kanė afruar grupės tjetėr tė njerėzve, kėta i kanė shikuar dhe iu kanė thėnė: “Shikoni, plaku po rrin ulur mbi gomar e djaloshi i gjorė po i shkon pas. Kjo ėshtė poshtėrsi! Plaku mund tė ecėn djaloshit duhet dhėnė shansin ta shalojė gomarin.” Kėshtu kėta dy i kanė ndėrrue vendet: plaku ka filluar tė ecėn e djaloshi ta shalojė gomarin.
Kanė hasur edhe nė grupėn tjetėr tė njerėzve edhe kėta kanė thėnė: “Shikoni kėta budallenjėt! Duket se ky djali ėshtė shumė arogant. Ndoshta plaku ėshtė baba apo mėsues i tij e po ecė nė kėmbė, derisa djali po rrin ulur mbi gomarin – kjo ėshtė kundėr rregullave!” Por ēfarė tė bėjnė? Vendosen se ekziston edhe njė mundėsi: do tė ulen bashkė nė shalė: kėshtu edhe vepruan.
Pėrsėri kanė hasur nė grupėn tjetėr tė njerėzve tė cilėt kanė thėnė: “Shikoni kėta njerėz, sa janė mizorė! Gomari i gjorė sa s’ka ngordhė – dy njerėz mbi njė gomar. Kishte qenė mė mirė qė ata ta bartin gomarin nė supet e veta.”
Kėshtu kėta dy pėrsėri kanė diskutaur, dhe gjatė bisedės kanė mbėrri tek lumi dhe ura. Para se tė mbėrrinė nė fund tė qytetit ata i thonė njėri tjetrit: “Mė mirė tė sillemi si na thonė banorėt e kėtij qyteti, se pėrndryshe do tė na konsiderojnė si tė marrė.” Kėshtu vendosėn t’i gjejnė dy shkopinjė bambusi, ia lidhin gomarit kėmbėt, dhe nisin ta bartin gomarin nė supet e veta. Gomari ka refuzuar sa mundet gomari, gomarėt nuk mund shumė lehtė t’i detyrosh pėr diēka. Ėshtė munduar tė ikė se ai nuk ėshtė ithtar i shoqėrisė dhe tė asaj ēfarė tė tjerėt thonė. Por dy veta pėr tė kanė qenė shumė, e kanė detyruar, kėshtu qė gomarit iu ėshtė duhur tė lėshoj pe.
Nė gjysmė tė urės, grupa e njerėzve iu janė afruar dhe i kanė rrethuar duke thėnė: “Shikoni kėta budallenjė! Kurrė s’kemi pa idiota si kėta dy – gomarin duhet shaluar, e jo pėr ta bartur nė supe. A jeni ēmendur?”
Kėta dy kanė dėgjuar derisa turma ėshtė grumbulluar. Gomari aq fortė ėshtė trembur saqė ka kėrcyer nga ura nė lum dhe ka ngordhur. Te dytė kanė vrapuar te poshtė, por – gomari kishte ngordhur. Ishin ulur pranė tij dhe plaku kishte thėnė: “Tash dėgjo…” Ky nuk ėshtė rrėfim i zakonshėm – plaku ka qenė sufi Mjeshtėr, njeri i ndritur, e djaloshi ka qenė nxėnės, dhe Mjeshtri i vjetėr ėshtė munduar t’i jep leksion, sepse sufistėt gjithmonė krijojnė situata; ata thonė se nuk mund tė mėsosh thellė krejt derisa nuk krijohet situata e njėjtė. Kjo pėr djaloshin ka qenė situatė e parė, e ka plaku i ka thėnė: “Shiko, si ky gomar qė ėshtė i vdekur, edhe ti do tė jesh i vdekur po qe se i dėgjon njerėzit sė tepėrmi, mos u brengos se ēfarė tė tjerėt thonė sepse ka me miliona njerėz dhe secili e ka mendjen e vet, dhe gjithsecli do tė thotė ndryshe; ēdokush e ka mendimin e vet, dhe nėse i dėgjon mendimet e tė tjerėve, e jotja do tė merr fund.”
Askend mos e dėgjo, qėndro vetvetja. Vetėm kalo, bėhu indiferent. Nėse ēdokend e dėgjon, ēdokush do tė shty tė shkosh nė kėtė apo atė rrugė. Kurrė nuk do tė jesh nė gjendje tė arrish deri tek qendra e jote mė e thellė.
Gjithsecili njeri duhet tė bėhet ekcentrik. Kjo fjalė angleze ėshtė e mrekullueshme; kjo do tė thotė jasht qendrės,e ne e pėrdorim si term pėr tė ēmendurit. Por tė gjithė janė ekcentrik, jasht qendrės, dhe e gjithė bota pėrpiqet tė tė ndihmojė tė bėhesh ekcentrik sepse ēdokush nė kėtė tė shtynė. Nėna jote tė shtynė kah veriu, babai kah jugu, daja bėn diēka tjetėr, vėllau diēka tjetėr, gruaja jote, natyrisht, prapė diēka tjetėr, dhe tė gjithė pėrpiqen qė diku tė tė shtynė. Me kohė do tė vije ēasti kur s’do tė jesh askund. Do tė mbetesh nė udhėkryq, duke qenė i shtyer nga veriu nė jug, nga jugu nė lindje, nga lindja nė perėndim, nuk shkon askund. Me kohė ajo do tė bėhet situatė e jote e vėrtetė – do tė bėhesh ekcentrik.
Situata ėshtė e tillė. Nėse vazhdon t’i dėgjosh tė tjerėt e jo qendrėn tėnde, kėto situata do tė vazhdojnė. Tė gjitha meditimet shėrbejnė pėr t’u bėrė i pėrqendruar, e jo ekscentrik, tė arrish deri tek qendra personale. Me kohė do tė bėhesh i aftė tė qeshesh me mendimet e tė tjerėve apo thjesht do tė jesh indiferent.E njėherė kur tė jesh nė qendėr, do tė bėhesh qenie e fuqishme; atėherė askush nuk do tė mund tė tė predikojė, thjesht do ta kesh opinionin personal, askush nuk do tė mund tė shty kah tė dojė. Thjesht, askush nuk do tė jetė aq i pacipė. Ti je aq i fuqishėm, nė qendėr tė vetes sate, kėshtu qė nėse dikush vjen me opinionin e vet, do tė harrojė tė tė afrohet; kushdo qė vjen tė tė shty diku thjesht do tė harrojė se pėr ēfarė ka ardhur. Apo, ma mirė me thėnė, posa tė afrohet, pėrnjėherė rreth teje do ta ndien forcėn.
Kjo ėshtė mėnyrė qė njeriu tė bėhet aq i fuqishėm sa qė e gjithė shoqėria, e gjithė historia nuk mund ta lėvizin as pėr njė centimetėr. Nė kėtė mėnyrė kanė ekzistuar Buda, Jezusi. Mund ta vrasėsh Jezusin, por nuk mund ta lėvizėsh. Mund ta shkatėrrosh trupin e tij, por pėr asnje milimetėr nuk mund ta lėvizėsh. Jo qė ai ėshtė jo-tolerant, kokėfortė, jo, ai ėshtė vetėm i koncentruar nė qendrėn e tij personale – dhe ai e di se ēka ėshtė mirė pėr tė, dhe ai e di se ēka ėshtė pėr tė e bekuar. Kjo veē ka ndodhė; tash nuk mund ta joshėsh me caqe tjera, asnjė tregtar mund mund ta joshė me asnjė synim tjetėr. Ai e ka gjetė shtėpinė e vet. Ai mund tė tė dėgjojė me durim, por nuk mund ta lėvizėsh. Ai ėshtė i centruar.
Ky centrim do tė jetė e para me tė cilėn do tė jesh i ēlirėt dhe i natyrshėm; pėrndryshe, nėse je i ēlirėt dhe i natyrshėm askush nuk mund tė tė ēoj askund. Pėr kėtė arsye fėmijėve nuk iu lejohet tė jenė tė lirshėm dhe tė natyrshėm, ata nuk janė akoma mjaft tė pjekur tė jenė tė tillė. Po qe se ata kishin me qenė tė ēlirėt dhe tė natyrshėm ata do tė kishin bredhur poshtė e lartė, jeta e tyre do tė kishte qenė dėshtim. Pėr kėtė arsye, unė them se shoqėria ka detyrė e cila kėrkohet. Ajo i mbronė fėmijėt; ata janė shumė tė brisht; ēdokush mund t’i shkatėrrojė; e shenjėta ėshtė aty, ajo nuk ėshtė nė gjendje ta gjej rrugėn e vet – asaj i nevoitet mburoja e karakterit.
Por nėse kjo mburojė e karakterit bėhet e gjithė jeta jote, atėherė do tė jesh i humbur. Nuk duhet tė bėhesh fortifikatė, duhet tė bėhesh mjeshtėr dhe duhet tė bėhesh i shkathėt tė dalėsh nga ajo. Pėrndryshe ajo nuk do tė jetė mburojė; do tė bėhet burg. Duhet tė bėhesh i aftė tė veprosh jasht karakterit tėnd. Nevoitet tė bėhesh i shkathėt qė, po qe se e kėrkon situata, tė pėrgjigjesh nė mėnyrė plotėsisht tė re. Nėse kjo shkathtėsi ėshtė humbur, bėhesh rigjid, atėherė nuk mund tė jesh i ēlirėt. Nėse kjo shkathtėsi ėshtė humbur, bėhesh jo i natyrshėm, atėherė nuk je fleksibil.
Fleksibiliteti ėshtė rini, rigjiditeti ėshtė pleqėri; ma shumė fleksibilitet, ma shumė rini; ma shumė rigjiditet, ma shumė pleqėri.
Kėtė duhet mbani mend, e mandej pėrpiquni ta kuptoni Tilopėn.
Pilati Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-02-12, 03:12   #4
Pilati
 
Anėtarėsuar: 05-07-06
Postime: 70
Pilati me shokė shumePilati me shokė shume
Gabim Titulli: Osho

Osho per Nasradin Hoxhen Marrezi e Urti

Pyetje: Cila ėshtė gjėja mė e marrė qė ka bėrė ndonjėherė Nasradin Hoxha?

OSHO – Ėshtė vėshtirė tė thuhet, sepse ai ėshtė ende gjallė. Dhe njė gjė ėshtė e sigurtė - ai nuk do tė vdesė para meje. Kėshtu qė mos pyet, sepse askush nuk mund tė parashikojnė kėtė; ai ėshtė e paparashikueshėm. Dhe ai do tė bėjė shumė e mė shumė gjėra tė marra, njė rritje pėrmes pėrvojės.
Ai nuk do tė vdesin para meje, unė nuk mund ta pėrballojė kėtė. Pra, unė nuk mund ta them. Kur tė shkoj unė, edhe ai do tė shkojė gjithashtu. Mandej ju mund tė mendoni pėr atė. Shumė hulumtime do tė nevojiten. Nasradin Hoxha nuk ėshtė njė person i caktuar, ai ėshtė i tėrė njerėzim. Ai ėshtė ti, ai ėshtė ju, tė gjithė sė bashku. Ēdo gjė qė ju mund tė bėni,Nasradini mund tė bėjė me shumė budallallėk mė tė madh. Ai ėshtė i pėrsosur!
Ēdo gjė qė ēdo qenie njerėzore mund tė bėjė, ai mund tė bėjė shumė mė pėrkryeshėm. Ai ėshtė marrėzi juaj. Dhe nė qoftė se ju mund tė kuptoni atė ju do tė qeshni dhe do tė qani gjithashtu. Ju do tė tallen me qesharaken e saj dhe ju do tė qani se se qesharakja ėshtė e juaja. Kur qeshni me Nasradinin, mos harroni, ju jeni duke qeshur me veten tuaj. Ai vetėm ju sjell ballė pėr ballė me atė ēka ju jeni, nė mėnyrė qė ju tė mund tė takoheni.
Nasradini nuk ėshtė i ri, ai ėshtė njė mjet i vjetėr sufi. Janė tregimet tė cilat janė njėqind, dyqind, edhe treqind vjet tė vjetra, rreth Nasradinit. Ai ėshtė njė mjet i vjetėr. Ka pasur shumė pretendime, tė cilit thonė se kujt i takon Nasradini. Rusėt thonė se ai i takon atyre. Ata kanė njė gur varri qė dėshmon se ai i pėrket atyre. Iranianėt thonė se ai i takon atyre. Arabėt thonė se ai i takon atyre. Nė Bukhara, ata kanė njė vend tė pėrkushtuar pėr tė pėrkujtuar Nasradinin.
Ai ka qenė nė tė gjithė botėn. Nė fakt, kudo ku ka marrėzi, ėshtė edhe Nasradini. Ai i pėrket tė gjithėve, askush nuk mund tė pretendojnė se i pėrket vetėm ati. Dhe unė them se ai ėshtė ende gjallė. Ai mund tė ketė vdekur nė njė vend, por ai ėshtė ringjallur nė njė tjetėr. Shumė herė, unė vetė e kam parė atė qė po vdes dhe ditėn tjetėr ai troket nė derėn time. Kjo ėshtė e pamundur. Duket se ai nuk mund tė vdesė. Ai ėshtė budallallėku njerėzor. Por nėse shikoni thellė nė marrėzi ju do tė shihni edhe urtėsinė. Nė tė gjitha marrėzitė e tij ka njė embrion i urtėsisė sė fshehur.
Kjo ka ndodhė para ca ditėsh…Ai ishte ulur nė shitoren e tij tė ushqimit dhe unė isha pranė tij. Njė grua e imėt, nazeli, erdhi nė orėn e pikut dhe e ktheu mbrapsht tėrė shitoren. Pėr orė tė tėra ajo e shqetėsoi dhe e mėrziti Nasradinin. Vetėm pas disa orė lufte ai ia doli ta kėnaqė atė; ajo mė nė fund bleu atė qė dėshiroi dhe mbet e kėnaqur.
E mandje gruaja i tha: “Nasradin, ti nuk mund ta dish, por kur kam ardhur nė shitoren tėnde kam pasur kokėdhimbje tė hatashme – dhe tash ajo ka shkuar plotėsisht.” Nasradini i tha: “Zonjė e nderuar, mos u mėrzitni. Mos u merzitni! Ajo nuk ka shkuar. Ajo ka ardhur te unė.”
Ai mund tė duket i marrė, por ai ėshtė i urtė gjithashtu. Nėse ju e kuptoni atė ju do tė qeshni dhe ju do tė qani, sepse do ta shihni veten dhe tėrė njerėzimit nė tė.

Mos pyetni: CILA ĖSHTĖ GJĖJA MĖ E MARRĖ QĖ KA BĖRĖ NASRADINI NDONJĖHERĖ?
Ai gjithmonė bėnė gjėra shumė mė tė marra se mė parė. Ēdo akt i tij ėshtė i veēant. Nėse shikoni nė atė qė ju mendoni se ėshtė mė e mira, por kur vjen akti tjetėr ėshtė diēka absolutisht e re, diēka jashtėzakonisht e madhe. lexoni pėr Nasradinin dhe pėrpiquni pėr ta kuptuar atė. Bėjeni atė njė meditim. Ai ka qenė, pėr shekuj, njė Sufi meditim.
Sufi mėsuesit iu japin Nasradinin dishepujėve tė tyre pėr tė menduar dhe analizuar dhe medituar. Sepse ēfarėdo qė ai thotė ka kuptim nė tė, ēfarėdo qė ai bėn ka kuptim nė tė. Ato nuk janė shaka tė zakonshme – mbane mend. Unė nuk do t’jua kisha rrėfyer ato vetėm sa pėr tė qeshur. Jo, ato nuk janė thjesht shaka; ato janė tė ēėllimshme.
Ju nuk duhet vetėm tė qeshni dhe t’i harroni ato; ju duhet t’i bėni ato pjesė tė kuptueshmėrisė suaj. Dhe atėherė ju do ta shihni se Nasradini lindė shumė herė pėrbrenda jush – duke vepruar, duke u sjell. Dhe atėherė ju do tė jeni nė gjendje tė qeshni. Dhe nėse ju mund tė qeshni me veten tuaj, ju keni pėr tė qesh pėr tė parėn herė.
Pilati Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-03-12, 13:58   #5
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Osho

Trupi i takon tokės, ju i takoni qiellit, trupi i takon materies, ju i takoni Zotit. Trupi ėshtė bruto, ju nuk jeni. Trupi ka kufij, ėshtė i lindur dhe do tė vdes. Ju nuk jeni tė lindur dhe ju kurrė nuk do tė vdisni.

..Ne nuk kemi nevojė pėr njė njeri mė tė mirė, ne kemi nevojė pėr njė njeri tė ri. Pėrmirėsimi ka vazhduar nėpėr shekuj me radhė dhe asgjė nuk ka ndodhur. Tani ne nuk kemi nevojė pėr ndonjė njeri mė tė mirė - Mjaft ėshtė mjaft! Tani ne duam njė njeri krejtėsisht tė ri, tė shkėputur nga e kaluara. Ne duam tė fillojmė pėrsėri sikur tė ishim Adami dhe Eva, tė sapopėrjashtuar nga Kopshti i Edenit.


..Falenderoni pėr atė qė ju ėshtė dhėnė - dhe jeta do t'ju jap aq shumė sa falėnderimi juaj gjithmonė do tė mbetet i pakėt. Por zemra falenderuese rritet lehtė, me mirėnjohje, ju jeni tė ushqyer. Ju bėheni mė tė fortė duke lėvizur nė tė panjohurėn. Pėrveē mirėnjohjes, nuk ka lutje tė tjera.

..Dy persona qe mendojne jane dy, dy persona qe nuk mendojne jane nje , sepse nuk ka dallim, nuk ka kufij te dy jane ne gjendje te njejte.

..Mbaj mend rregullin themelor te jetes: nese e adhuron dike behu gati per hakmarien e tij nje dite.

..Ji i vetdishem dhe mos lejo asnje te manipuloj me ty,more sado qofshin qellimet e tij te mira.

..Do te duhet ta mbrosh vetveten prej aq shume njerzve qellimtare, bamirseve, te cilet pa dallim te japin keshilla te jesh i ketille, te jesh i atille .
Ti vetem degjo dhe falendero.
Ata nuk mendojne kurgje keq, por keq eshte ajo qe bejne.
Degjo vetem zemren tende , ajo eshte mesuesi yt i vetem.

Osho
__________________
--------------------------------------------------------------------------------

Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh

lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!

Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),

por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!

[ e vodha, nga Panta_rhei ]
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-03-12, 14:14   #6
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Osho

.. Unė nuk jam kėtu qė t'ju mbėshtes, t'ju ngushlloj, t'ju bėj tė sigurt. Unė jam kėtu qė t'ju shkatėrrojė plotėsisht, sepse vetėm atėherė lind e reja - njeriu i ri, vetėdija e re. Nė qoftė se unė ju ndihmoj, e vjetra do tė vazhdojė. Tė gjithė vazhdojnė tė ndihmojnė tė vjetrėn. Tė gjithė ndihmojnė ta mbajnė gjallė tė vjetrėn, e ajo rritet. Jo, unė nuk do t'ju ndihmojė nė asnjė mėnyrė.

.. Dashuria ėshtė si njė fllad: ajo vjen, por ju nuk duhet t'i mbyllni dyert e juaja pėr ta mbajtur brenda atė.

.. E kundėrta e vėrtetė e urrejtjes nuk ėshtė dashuria, e kundėrta e vėrtetė e dashurisė nuk ėshtė urrejtja, ėshtė aq e dukshme, kush mund tė mashtrohet nga kjo?
E kundėrta e vėrtetė e dashurisė ėshtė pseudo-dashuria:
dashuria qė pretendon tė jetė dashuri, dhe nuk ėshtė.

.. Jeta ėshtė njė marrėdhėnie dashurie, ajo ėshtė njė poezi, ėshtė muzikė. Mos bėni pyetje tė shėmtuara si: "Cili ėshtė qėllimi?", sepse nė momentin qė ju kėrkoni, ju e shkėpusni veten nga jeta. Jeta nuk mund tė tejkalohet me pyetje filozofike. Filozofine duhet vėnė mėnjanė.

.. Ndaloni kėrkimin. Ajo qė ėshtė, ėshtė. Ndaluni dhe shihni.

- Osh
o










......
jashte teme

p.s nese Eminja dhe te gjithe tjeret qe jane te indinjuar nga Une e do ta lexojne kete te paren, atehere do ti kuptoj veprimet e mia ne raport me forumin..
__________________
--------------------------------------------------------------------------------

Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh

lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!

Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),

por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!

[ e vodha, nga Panta_rhei ]

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga jadore : 12-03-12 nė 14:18
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-04-12, 21:51   #7
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Osho

Dashuria ėshtė njė zog dhe ajo don tė jetė e lirė. Ajo ka nevojė pėr tėrė qiellin qė tė rritet.

Tė gjithė tė ndriturit e tė gjitha kohrave kanė thėnė njė fakt shumė tė thjeshtė:
"Tė jeni" - jo tė pėrpiqeni "tė bėheni".
Brenda kėtyre dy fjalėve, "tė jesh" dhe "tė bėhesh", pėrfshihet e tėrė jeta juaj. Tė jesh ėshtė ndriēim, Tė bėhesh ėshtė injorancė.

Jeta ėshtė njė kopsht. Ėshtė njė mundėsi. Ju mund tė rrisni barėrat e kėqija, mund tė rrisni trėndafilat, gjithēka varet nga ju.

I tėrė arti i njerėzimit tė ri do tė konsistojė nė fshehtėsinė e tė dėgjuarit me zemėr tė ndėrgjegjshme, tė ndritshme, me vėmendje. Dhe tė ndjekurit e saj me tė gjitha mjetet, duke shkuar kudo qė ju shpie. Po, ndonjėherė ajo do t'ju shpie nė rreziqe - por pastaj mos harroni, ato rreziqe janė tė nevojshme pėr tu bėrė tė pjekur.
__________________
--------------------------------------------------------------------------------

Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh

lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!

Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),

por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!

[ e vodha, nga Panta_rhei ]
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:46.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.