Obama nderon Albright pėr ēlirimin e Kosovės
Madeleine Albright ėshtė nderuar nga presidenti amerikan, Barack Obama me Medaljen e Lirisė, qė ėshtė edhe nderimi mė i lartė nė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės (SHBA)....
Postuar: Nga Televizioni i shtetit 31.05.2012
Albright ėshtė me origjinė nga Ēekosllovakia dhe nė vitet 1997-2001, mbajti detyrėn e sekretares amerikane tė Shtetit, detyrė tė cilėn e merrte pėr herė tė parė njė femėr.
“Si gruaja e parė qė shėrbente si kryediplomate e SHBA-ve, kurajė dhe rezistenca e Madeleine ndihmojė pėr tė sjellė paqe nė Ballkan dhe hapi rrugėn pėr progres nė shumė vende tė paqėndrueshme tė botės”, u shpreh Obama.
Nė fjalėn e saj, ish-sekretarja e Shtetit, theksoi se ishte krenare pėr atė qė SHBA ka bėrė nė Ballkan, duke pėrmendur nė veēanti rastin e Kosovės, raporton Shekulli.
“Nė jetėn time profesionale jam mė shumė krenare pėr atė qė kemi bėrė nė Kosovė. Isha shumė e shqetėsuar pėr atė qė po ndodhte nė Ballkan, ishte shumė e vėshtirė tė shihje se si njerėzit vriteshin pėr atė ē’ka ishin jo pėr atė qė kishin bėrė”, u shpreh Albright, e njohur nė diplomaci si “Zonja e Hekurt”.
“Jam shumė e kėnaqur qė shumė vajza tė gjeneratės sė re nė shtetin e pavarur tė Kosovės mbajnė emrin Madeleine”.
Ajo ndihmojė pėr zgjerimin e NATO-s dhe drejtoi fushatėn e aleancės sė atlantikut tė veriut kudėr terrorit dhe spastrimit etnik nė Ballkan.