Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 17-05-13, 17:26   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Medicina alternative

Dr. Endru Stenvej



VĖREJTJET FILLESTARE

Tė shkruash libėr mbi terapitė mjekėsore alternative aspak nuk ėshtė e lehtė. Sė pari, janė shumė. Fakulteti mjekėsor i Universitetit tė Romės, mė 1973, ftoi Kongresin e parė botėror tė mjekėsisė alternative dhe programi i pėrkohshėm i tij pėrmbante jo mė pak se 135 terapi tė ndryshme. Ėshtė evidente se libri i kėsaj madhėsie nuk do tė mund t’i pėrmblidhte tė gjitha kėto, prandaj jam pėrqendruar nė ato qė e kanė tė kaluarėn e ndritshme, tė tashmen apo tė ardhshmen e dukshme, apo qė, thjesht, vetvetiu janė fascinuese. Vėrtet nuk shoh shumė dobi nga terapia me uri, e tė vogla janė edhe gjasat qė terapia me gurė tė ēmueshėm tė ketė ndonjėherė rol tė rėndėsishėm nė sistemin perėndimor tė mbrojtjes shėndetėsore! Shpresoj se kur kam bėrė pėrzgjedhjen, nuk kam lėshuar asgjė qė ėshtė me rėndėsi, por kėtė do tė kisha dėshiruar ta dėgjoja nga ndonjė lexues, nėse mendon kėshtu.

Gjithnjė, deri para disa shekujsh, mjekėsia ka qenė njė kombinim arti, shkence, miti, religjioni dhe besėtytnie. Sot ajo, nė pjesėn mė tė madhe, ėshtė zgjerim shkencor i teknologjisė sė shekullit njėzet, kurse anėt e saj tė dyta ose janė bėrė tė papranueshme, ose janė pėrqeshur aq shumė sa plotėsisht janė devalvuar. Tani nė Perėndim po hapen horizontet dhe po rrėnohen barrierat. Meditimi, mėnyrat e kontrollimit tė unit, religjionet e Lindjes, interesimi i shtuar pėr ushqimin e shėndetshėm, njohja mė e gjithanshme e problemit tė ndotjes, si dhe vetėdijesimi se njeriu ėshtė pjesė e vogėl e botės sė madhe, pėrvetėsojnė gjithnjė e mė tepėr simpatizantė. Pėrkundėr tendencės totale pėr t’iu kthyer natyrės, gjė me tė cilėn janė tė infektuara madje edhe familjet qė nė asnjė mėnyrė nuk do tė pranonin tė kishin kurrfarė lidhjeje me terapitė alternative aktuale, profesioni i mjekut nė Perėndim vijon edhe mė tutje tė ecėn mundimshėm shtegut tė pafundmė dhe gjithnjė e mė tė vėshtirė tė Mbrojtjes Shėndetėsore Ortodoksiste. Mjekėsia ortodoksiste ka pak kohė pėr terapitė nė fjalė. Pėrfaqėsuesit e mjekėsisė ortodoksiste i frikėsohen rrezikut real, qė mund tė kėrcėnojė me gufimin e pseudomjekėve e tė sharlatanėve, tė cilėt u marrin tė holla njerėzve duke u premtuar ēdo gjė. Medicina alternative frikėsohet se mjekėsia ortodoksiste ėshtė sė tepėrmi shpirtngushtė dhe se i mbyllė sytė para faktit se do tė mund tė frenonte dobinė e terapive alternative nė pėrballje me tė dhe se, pėrgjithėsisht, atmosfera ėshtė shumė e papėrshtatshme. Por, kėshtu nuk do tė duhej tė ishte. Mjekėsia ortodoksiste ka vendin e vet dhe asnjė terapi alternative nuk mundet e vetme t’u pėrgjigjet tė gjitha problemeve shėndetėsore nė botė. Shumica, e veēanėrisht terapitė si ajo me ngjyra apo Teknikat e Aleksanderit, as vetė nuk pretendojnė tė bėhen sisteme tėrėsore tė mbrojtjes shėndetėsore, por thjesht t’i ndihmojnė mbrojtjes ekzistuese medicinale.

Si mjek i diplomuar, kam insistuar qė kėto terapi t’i kundroj nė njė dritė krejtėsisht tė re. Mbi terapitė alternative ka tė shkruara shumė libra, por pothuajse qė tė gjitha ato pa pėrjashtim i kanė shkruar vetė terapeutėt. Kjo gjė ka mangėsitė e veta, ku nuk ėshtė mė e vogla as ajo se terapeutėt janė aq tė lidhur me terapinė e tyre, saqė, me pak pėrjashtime pėr respekt, nuk mund tė shkėputen e tė jenė tė paanshėm. Kjo shkakton aq shpesh mbylljen nė rrethet mjekėsore ortodoksiste dhe krijon lloj tė tillė grindjesh tė imta ēfarė i takojmė edhe nė mesin e shkencėtarėve kulminantė tė cilėt mund tė merren vesh vetėm me njė grusht njerėzish tė nivelit tė tyre.

Duke shkruar kėtė libėr kam kėmbėngulur shumė qė para sysh tė kem ose personin qė ka zbuluar terapinė, ose bashkėpunėtorėt dhe simpatizantėt e tij. Shpresoj tė kem arritur qė t’i paraqes sa mė besnikėrisht. Me kohė, siē dihet, tė gjitha hulumtimet dhe ndėrmarrjet e suksesshme zhvillohen, por zhvillimi shpeshherė sjell si pasojė tjetėrsimin dhe shtrembėrimin e premisave fillestare. Shpresoj se, duke iu pėrmbajtur fuqishėm punės sė themeluesit tė terapisė, nė masė tė duhur i kam ikur kėtij problemi.

Ėshtė e kuptueshme se si mjek nuk mund t’ju rekomandoj tė gjitha terapitė qė pėrmenden kėtu. Para sė gjithash, thjesht nuk kam mjaft pėrvojė nė shumicėn prej tyre pėr tė qenė krejt i sigurt, dhe tjetra – nuk do tė doja tė isha aq i pamatur sa t’i rekomandoja pacientit (apo lexuesit) diēka pa e njohur kurrė personalisht dhe pa e sprovuar. Megjithatė, duke njohur mjekė, tė cilėt gjithnjė apo herė-herė merren me kėto terapi, jam bindur se ēdonjėra prej tyre ndikon pozitivisht nė gjendje tė caktuara. Pėr asnjėrėn nga kėto terapi nuk thuhet se i shėron tė gjitha sėmundjet dhe mendoj se, pėrgjithėsisht, personat qė merren me terapitė nė fjalė janė shumė mė tė pėrgatitur ta pranojnė kėtė fakt sesa mjekėt ortodoksistė.

Pėr fund, nuk dua tė arsyetohem pse pacientėve u qasem si krijesa jashtėzakonisht tė ndėrlikuara fizike e shpirtėrore. “Mekanika” e mjekėsisė moderne nuk mė tėrheqė dhe nga pėrvoja e di se nė kėtė drejtim nuk jam i vetėm. Pėrgjimi pesėmbėdhjetėvjeēar i zėrit tė popullit dhe shkrimi i librave e artikujve pėr popull mė kanė mėsuar se njerėzit duan sistem tė mbrojtjes shėndetėsore i cili do t’ua mundėsonte qė tė pėrmirėsohen me sa mė pak intervenime, qofshin ato ekzaminime, barna apo operacione. Vetė natyra e sistemit mbrojtės shėndetėsor, i cili ndaj tė gjithė pacientėve me tė njėjtėn sėmundje vepron si tė ishin njė person i vetėm, pamundėson qasje individuale shėrimi, ēfarė njerėzit presin nga mbrojtja shėndetėsore, tė cilės aq shumė i gėzohen. Shiriti lėvizės i mjekėsisė bashkėkohore shpeshherė nuk i sheh njerėzit si individė – pėr keqardhjen e dyanshme tė pacientit dhe tė mjekut.

Terapitė mjekėsore alternative tė pėrfshira nė kėtė libėr meritojnė qė bashkėsitė shkencore e medicinale seriozisht t’i shqyrtojnė. Por vetė natyra e tyre kėtė e vėshtirėson dhe, meqė kjo ėshtė mjaft vėshtirė, shumė njerėz janė tė gatshėm qė teoritė nė fjalė shumė lehtė t’i hedhin si diēka tė papėrdorshme. Hulumtimi im tregon se shumica e kėtyre terapive ka anė shumė mė tė mira sesa qė shumė njerėz janė tė vetėdijshėm, se kėtyre duhet kushtuar mė tepėr vėmendje dhe se sa mė urgjentisht duhet bėrė numėr sa mė tė madh hulumtimesh nė kėtė drejtim. Ėshtė pak e besueshme se kėtė hap do ta bėjnė pėrfaqėsuesit e profesionit mjekėsor – prandaj mbetet qė ju diēka tė ndėrmerrni!
ENDRU STENVEJ

HYRJE

Para se tė fillojmė t’i shqyrtojmė llojet e ndryshme tė mjekėsisė alternative dhe atė qė ēdonjėra prej tyre ofron, ėshtė e dobishme tė shqyrtohet modeli ekzistues i mbrojtjes mjekėsore nė Perėndim. Nė tė vėrtetė, mjekėsia alternative, sipas vetė definicionit, ėshtė alternativė e diēkahi tjetėr. Kjo “diēka tjetėr” ėshtė mjekėsia moderne, perėndimore. Por, para se tė nisemi tej, ėshtė me rėndėsi tė kuptoni se nė kėtė libėr nuk flitet pėr ndonjė alternativė tė caktuar tė mjekėsisė ortodoksiste – thjesht pėr njė, apo, mė saktė, pėr shumė alternativa. Kuptimi i alternativės ėshtė relativ, kurse opinioni publik dhe ai mjekėsor pėr ēdo ditė ndėrron. Ajo qė dje ka qenė alternativė, sot ndoshta ėshtė pjesė e mjekėsisė ortodoksiste. Sė kėndejmi, terapitė e pėrfshira nė kėtė libėr ėshtė mirė t’i kuptoni si shtesė tė mjekėsisė ortodoksiste, meqė unė – siē do tė shihni – askund nuk pohoj se ato do tė duhej pranuar nė vend tė mjekėsisė perėndimore.

Shumė nga kėto terapi kaherė cilėsohen si “komplementare”. Nė fjalor, termi “komplement” shpjegohet si “diēka qė shėrben pėr t’u ndėrtuar tėrėsia” dhe pėr shumė teori tė cilat pėrmenden kėtu do tė mund tė mendohej nė kėtė mėnyrė. Ka njerėz qė mendojnė se pėr tė gjitha duhet tė ekzistojė fjala e caktuar, dhe meqė sipas mendimit tė tyre kėto teori ia mundėsojnė individit tė ndėrtojė tėrėsinė, meritojnė edhe tė quhen “komplementare”. Shumica, megjithatė, mendojnė se termi “komplementar” do tė thotė se tė dy llojet e terapive duhet tė shfrytėzohen paralelisht, ashtu qė pacienti do tė mund t’i shfrytėzojė anėt mė tė mira tė njėrit dhe tė llojit tjetėr. Kjo parimisht ėshtė nė rregull, por nė praktikė nuk ėshtė lehtė tė arrihet, meqė shumica e mjekėve ortodoksistė assesi nuk mund ta paramendojnė se terapitė e pėrshkruara nė kėtė libėr mund tė jenė plotėsim i pėrvojės sė tyre. Dhe meqė terapitė e ashtuquajtura komplementare shėndetin, sėmundjen dhe shėrimin nuk i marrin njėsoj si ato ortodoksiste, mjekėt shpesh nuk pajtohen pikėrisht me premisat themelore tė kėtyre terapive. Sė kėndejmi, mund tė ndodhė qė ndonjė mjek tė mendojė se ėshtė nė gjendje tė mėsojė shėrimin me bimė pėr dy apo tri ditė, apo se mund tė bėhet akupunkturolog pas njė kursi tė shkurtėr. As njėra, as tjetra, natyrisht, nuk janė tė mundura, pėr arsye se edhe njėra, edhe tjetra kėrkojnė ndryshim pėrmbajtėsor nė tė kuptuarit e shėndetit dhe tė sėmundjes, meqė pikėpamjet themelore tė terapive natyrore dallojnė shumė nga ato ortodoksiste. Njė shumėsi mjekėsh mendojnė se mund tė shfrytėzohen anėt mė tė mira tė terapive alternative dhe t’ia shtojnė praktikės sė tyre tė trasuar, si kur sigurohet ndonjė aparat i ri mjekėsor, ndėrkaq terapeuti natyror kėtė e kupton si edhe njė mashtrim tė shkathėt tė mjekėve ortodoksistė, tė cilėt pėrpiqen t’i bashkėngjiten drejtimit bashkėkohor nė modė tė “natyrshmėrisė”.

Pėr shkak tė kėtyre dhe arsyeve tjera tė shumta mendoj se terapitė natyrore edhe pėr njė kohė tė gjatė do tė jenė “alternativė”. Mendimit tė tanishėm mjekėsor, nė pajtim edhe me pikėpamjet karteziane, i janė nevojitur shumė shekuj pėr t’u zhvilluar dhe s’ka kurrfarė shenjash reale se mjekėt sė frikti do t’i ndryshojnė seriozisht pikėpamjet e veta, por do tė vazhdojnė edhe mė tej vetėm t’i pėrzgjedhin, t’i pranojnė dhe nė mėnyrėn mė tė pėrciptė t’i praktikojnė disa nga terapitė alternative pak mė shumė tė njohura. Nuk ka dėshmi se nė filozofinė e mjekėsisė ortodoksiste po ndodhin ndryshimesh tė rėndėsishme nė harmoni me terapitė natyrore – e kėto ndryshime janė mė se tė nevojshme.

Sipas mendimit tim, pėr zgjidhjen e kėsaj dileme do tė duhej qė terapitė e paraqitura nė kėtė libėr tė quhen “terapi natyrore”. Kjo nuk do tė thotė se mjekėsia perėndimore ėshtė jonatyrore, por se shumė – nėse jo shumica – nga terapitė qė quhen “alternative” bazohen nė pikėpamjen se natyra sjell shėrimin – e se njeriu nė kėtė vetėm i ndihmon. Ajo qė ėshtė “natyrore”, natyrisht se nuk ėshtė vetvetiu edhe mė e mira, por kur fjala ėshtė pėr terapitė natyrore konsiderohet se kjo mė sė shpeshti ėshtė pikėrisht ashtu. Meqė mendohet, siē do tė shohim, se njė numėr i madh gjendjesh kalojnė vetvetiu, andaj ka nevojė qė trupit t’i jepet vetėm “materiali i njomė” qė vetė tė shėrohet. Duket se mjekėsia perėndimore shpesh vepron pikėrisht nė tė kundėrtėn e kėsaj.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 17-05-13, 17:26   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Medicina alternative

Njerėzit gjithmonė kanė dėshiruar tė kenė trajta alternative ndaj terapive tė mjekėsisė ekzistuese, por sot nė Perėndim kjo nevojė ėshtė dukshėm mė e madhe se kurrė ndonjėherė mė parė. Ka sigurisht pesė arsye kryesore: Njerėzit shohin se terapitė ortodoksiste nuk kanė sukses nė shėrimin e disa gjendjeve tė caktuara (sidomos kronike) dhe iu vjen rėndė qė kėtė ta pranojnė; shumica e njerėzve frikėsohen t’i dorėzohen shėrimit mjekėsor perėndimor, shkaku i operacioneve dhe i ndikimit tė mundshėm dytėsor tė barnave; disa njerėz nga arsyet religjioze dhe filozofike u kundėrvihen veprimeve tė caktuara tė mjekėsisė perėndimore; rritet numri i njerėzve i tė gjitha grupmoshave qė mendojnė se ka ardhur koha tė protestojnė kundėr veprimeve ekzistuese tė shėrimit dhe, nė fund, pėrherė ka pasur – e besojmė se pėrherė edhe do tė ketė – njerėz tė caktuar tė cilėt thjesht kanė nevojė tė dallojnė nga tė tjerėt dhe tė eksperimentojnė, e kjo nevojė e tyre shtrihet edhe tek lloje tė mbrojtjes mjekėsore. Por, pa marrė parasysh se nga cilat arsye zgjidhen qoftė terapitė ortodoksiste apo ato natyrore, pikėnisja ėshtė e njėjtė – personi i sėmurė.

Njė mori e konsiderueshme njerėzish nuk ndėrmarrin fare asgjė kur janė nė pyetje dhembjet e buta, tė pėrhershme, vėshtirėsitė dhe dhembjet e pėrditshme, e megjithatė gjendja u pėrmirėsohet. Kėtė duhet pasur parasysh qė nga fillimi; numėr i madh vėshtirėsish kalojnė vetvetiu, pavarėsisht nga ajo se ēfarė ndėrmerr i sėmuri. Ekziston, natyrisht, njė hap ndėrmjet mosmarrjes sė ndonjė veprimi dhe kėrkimit tė ndihmės nga jashtė, e kjo ėshtė shėrimi i vetvetes. Miliona njerėz anembanė botės pėr ēdo ditė e bėjnė pikėrisht kėtė: Ekziston njė mori barnash “tė gjyshes” pėr ftohje e flamė dhe ēdo popull e ēdo vend i ka barnat e veta tė veēanta pėr sėmundjet e caktuara. Industritė farmaceutike dhe tė tjera stimulojnė vetėshėrimin dhe gjithkund nė botė ekzistojnė mjete tė reja shėrimi, tė cilat pėr pak para premtojnė gjėra tė mėdha. Por, edhe pėrkundėr kėtyre ngjashmėrive me pjesėt tjera tė botės, mjekėsia perėndimore dallon sė tepėrmi; nė Perėndim dominon shėrimi me mjekėsinė teknologjike, kurse profesioni mjekėsor ortodoksist ka kontribuar qė ēdo tip tjetėr shėrimi tė merret si jo-legjitim dhe i papranueshėm nė aspektin shoqėror. Siē do tė shohim nė faqen 36, ka disa shenja

Kur dikush kėrkon ndihmėn mjekėsore, rėndom e mundon njė nga katėr grupet ekzistuese tė gjendjeve. Siē kemi parė mė herėt, gjendja mund tė kalojė vetvetiu; ajo mund tė jetė kronike me shėrim tė ndryshueshėm dhe kthim tė sėmundjes (“pėrsėri dhembja ime e kahershme!”); mund tė jetė me prejardhje psikologjike (e shkaktuar nga vėshtirėsitė nė familje dhe marrėdhėniet ndėrpersonale, nga puna e pakėndshme, nga kushtet e kėqija tė banimit, nga problemet financiare e tė tjera); ose mund tė jetė gjendje shėndetėsore vėrtet akute.

Tė gjithė kėta njerėz vėrtet janė tė sėmurė dhe do tė kenė dobi nga ndonjėra mėnyrė e shėrimit. Ata me sėmundjet qė do tė kalonin vetvetiu, edhe ashtu do tė shėroheshin; tė sėmurėve kronikė mund t’u zbuten simptomat, por ata e dinė se gjendja e tyre ndryshon dhe se mjekimi ndoshta edhe nuk ua ka sjellė pėrmirėsimin; grupi i atyre me mundimet me prejardhje psikike kanė nevojė pėr mirėkuptim dhe ndihmė (e cila nuk ėshtė e thėnė qė, domosdoshmėrisht, tė jetė mjekėsore), kurse grupi i fundit i tė sėmurėve, nga mjekėsia moderne perėndimore ka mė sė tepėrmi dobi.

Fatkeqėsia e shumicės sė njerėzve tė botės perėndimore qėndron nė atė se mendojnė se mjekėt kohėn e tyre e kalojnė duke i kontrolluar dhe duke i shėruar njerėzit e grupi tė fundit. Nė realitet kėtė grup e pėrbėjnė mė pak se 20% nga gjithė ata qė e vizitojnė mjekun. Tetėdhjetėpėrqindėshi tjetėr bėn pjesė nė tri grupet e para dhe - thjesht – vetvetiu nuk kanė nevojė pėr mjekėsinė perėndimore. Shumė prej tyre do tė ndjeheshin fare mirė edhe po tė mos jetonin nė botėn e zhvilluar tė perėndimit dhe nga kėndvėshtrimi sociologjik shumica prej tyre do tė ndjeheshin mė mirė nė shoqėritė ku lidhjet familjare janė mė tė forta, kurse ndjenja e ndihmės sė afėrt tė bashkėsisė ka mė tepėr kuptim sesa qė sot ka nė Perėndim.

Ėshtė pėrhapur gjithashtu mendimi se pėrparimi i mjekėsisė nė botėn perėndimore mundėson jetė mė tė gjatė. Kjo nuk do tė thotė se ėshtė e vėrtetė. Kėrkimi pas ilaēeve pėr gjithė mjerimet tona si dhe pas mėnyrave pėr tė zgjatur jetėn, me shekuj ka munduar shpirtin njerėzor. Nė tė vėrtetė, pikėrisht paaftėsia pėr tė pranuar se fatkeqėsitė janė tė pashmangshme edhe i ka shtyrė njerėzit qė tė interesohen pėr mjekėsinė si disiplinė.

Nė tė kaluarėn, shkaku i luftėrave, i urisė dhe i murtajės, njė numėr i vogėl prej atyre qė kanė mbijetuar sėmundjet infektive fėmijėrore, kanė pėrjetuar kohėn e pjekurisė e edhe mė pak e kanė arritur pleqėrinė. Nė artikullin e botuar nė Medical Journal of Australia, nė vitin 1964, shkruan se foshnja e lindur nė kohėn e perandorit Avgust do tė mund tė priste se do tė jetojė vetėm 25 vjet. Nė atė artikull shkruan se “gjatė Mesjetės shekulli i jetės njerėzore pothuajse fare nuk ėshtė zgjatur, kurse gjatė periudhės moderne gjasat pėr jetė mė tė gjatė gradualisht janė shtuar dhe se gjatė vitit 1850 shekulli mesatar i jetės ka arritur dyzet vjet. Sot, nė shumicėn e vendeve perėndimore, me vetė lindjen gjasat pėr jetė tė gjatė kanė arritur shifrėn impresive prej shtatėdhjetė vjetėsh.” Por autori vazhdon dhe sugjeron: “Megjithatė, vetėkėnaqėsinė tonė tė fryrė duhet korrigjuar. Derisa nė shekullin e fundit shkenca mjekėsore ka arritur qė gjasat pėr jetė tė gjatė qė me lindje t’i shtojė pėr nja njėzet vjet, gjasat pėr jetė tė mėtutjeshme pėr njė gjashtėdhjetepesėvjeēar nė tė njėjtėn periudhė janė shtuar pėr mė pak se njė vit. Thėnė shkurt e qartė, derisa plotėsisht i kemi ērrėnjosur sėmundjet infektive tė fėmijėrisė dhe tė moshės sė pjekurisė, nuk kemi arritur tė ndėrpresim proceset degjeneruese dhe zhvillimet malinje, dy rreziqet mė tė shpeshta tė mesomoshės dhe tė moshės sė vjetėrsisė.”

Ky gjykim esėll nuk ėshtė i vetmuar, e madje nuk ėshtė as ekstrem. Qysh herėt, nė shekullin XVII, astronomi anglez, Edmand Hejlli (Halley), krijoi skicat e para tė jetės. Ai kishte konstatuar se mė 1687 njė gjashtėdhjetėvjeēar do tė mund tė priste se do tė jetonte vetėm 12.09 vjet. Dyqind vjet mė vonė gjashtėdhjetėvjeēari do tė mund tė jetonte mesatarisht 12.2 vjet, kurse mė 1950 shekulli i tij i jetės do tė mund tė zgjaste 15.7 vjet. Sė kėndejmi, 263 vjet pas hulumtimeve tė para, gjashtėdhjetėvjeēari jeton saktė 3.5 vjet mė gjatė. Triumf i mjekėsisė moderne? Nuk do tė ketė.

Duhet tė pėrballemi me faktin se mjekėsia moderne, qė ne e njohim, nė krahasim me pėrparėsitė qė shoqėrisė ia sollėn kushtet e mira sanitare nė shtėpi, kushtet mė tė mira tė banimit, familjet mė tė vogla dhe pėrmirėsimet tjera nė shoqėri, pak kanė bėrė qė tė shėrohen apo qė tė parandalohen sėmundjet.

Dėshmi se kjo ėshtė kėshtu mund tė gjejmė pothuaj nė ēdo raport vjetor tė inspektorėve pėr shėndetėsi dhe gjendje shėndetėsore. Nė vitin 1873, inspektori pėr shėndetėsi pėr kuartin londinez Karlton shkroi: “Zotėrinj, nė raportin tim tė fundit vjetor ju kam njoftuar se viti1872 ka qenė veēanėrisht vit i shėndetshėm, kurse vdekshmėria veēanėrisht e ulėt dhe i lumtur jam qė me kėtė rast mund tė deklaroj se i njėjti standard i lartė shėndetėsor ėshtė mbajtur edhe gjatė vititr 1873. Vdekshmėrinė e ulėt, tė cilėn e vėrejmė njė kohė tė caktuar, mund t’ia atribuojmė kontrollit tė suksesshėm tė autoriteteve, respektivisht mėnjanimit nė kohė tė duhur tė tė gjitha burimeve tė njohura tė papastėrtive dhe sėmundjeve.”

Atė vit nuk kishte pasur asnjė rast kolere, e ishte shėnuar vetėm njė rast i tifos. Qė kjo e dhėnė tė shihet nė dritėn e vėrtetė, duhet tė thuhet se nė Britani gjithnjė deri nė mesin e shekullit XIX nuk ka qenė aspak e jashtėzakonshme qė kėto sėmundje pėr ēdo vit tė marrin mija jetė njerėzish.

Raportin e kėtij inspektori tė shėndetėsisė e bėn edhe mė bindės fakti se ėshtė i shkruar dhjetė vjet para se shkenca e mjekėsisė tė zbulojė se shkaktarėt e kolerės dhe tė tifos janė bakteret – e ka qenė tejet larg nga zbulimi i barnave tė cilat ato baktere do t’i asgjėsonin.

Nuk ka dyshim se disa lloje barnash tė reja, pėr shembull antibiotikėt, i kanė rritur gjasat pėr jetė tė gjatė. Por mos lejoni tė mashtroheni se ata kanė shpėtuar aq miliona jetė, sa do tė mund tė mendohet. Pėrndryshe, nė epokėn paraantibiotike nuk kanė vdekur tė gjithė, madje edhe ata qė kanė qenė tė sėmurė nga sėmundje ngjitėse shumė serioze, gjė tė cilėn do ta vėrtetonte ēdo mjek i mirė i praktikės sė pėrgjithshme apo tekniku medicinal i asaj kohe dhe shumica e sėmundjeve ngjitėse vdekjeprurėse janė zhdukur shpejt shumė vite para se tė gjendeshin barnat pėr shėrimin e tyre! Madje edhe sėmundja vdekjeprurėse, siē ėshtė tuberkulozi, pėr tė cilin supozohet se e kanė ērrėnjosur antibiotikėt, nė tė vėrtetė nuk e kanė ērrėnjosur kėto barna, sa kushtet e pėrmirėsuara sociale. Realisht, ka disa barna vėrtet tė dobishme tė cilat dukshėm i kanė kontribuar ērrėnjosjes sė disa sėmundjeve dhe zvogėlimit tė vdekshmėrisė, por ata gjithsesi janė pak. Sot mjekėt qė kanė pėrgjegjėsinė e duhur shumė mė tepėr janė tė brengosur pėr miliona njerėz qė panevojshėm marrin antibiotikė (e kjo nė masė tė madhe vlen edhe pėr barna tjera). Konsumimi i tepruar i barnave shkakton lloje tė reja sėmundjesh, pra sėmundje tė cilat i shkaktojnė vetė mjekėt. Anketa tė shumta tė bėra me qėllim qė tė pėrcaktohet numri i sėmundjeve tė shkaktuara nga barnat tregon se diku ndėrmjet 3 e 18 pėr qind e gjithė tė sėmurėve nėpėr spitale vuajnė nga ndikimet dytėsore tė barnave me tė cilat janė shėruar. Kėtu nuk janė tė llogaritur miliona njerėz tė cilėt vuajnė nga ndikimet dytėsore tė barnave e tė cilėt e jetojnė jetėn e tyre duke mos u ndjerė “krejtėsisht mirė”, por qė nuk janė mjaft tė sėmurė sa pėr tė shkuar nė spital. Pėr kėtė gjendje duhet tė ekzistojė alternativa.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-05-13, 17:27   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Medicina alternative

ĒMIMI I MJEKĖSISĖ MODERNE

Pra, njerėzit paguajnė ēmim tė lartė pėr mjekėsinė moderne, ēmim tė cilin ndoshta edhe nuk do tė duhej ta paguanin. Nė sistemin perėndimor te mbrojtjes shėndetėsore njerėzit ndoshta mė sė tepėrmi i shqetėson pėrdorimi gjithsesi i tepruar i barnave. Largimi nga ajo ēfarė mjekėsia perėndimore mund tė ofrojė ka filluar me dėshpėrimin nga barnat, madje edhe duke u lemeritur sinqerisht nga ajo qė ata u bėjnė njerėzve, meqė sot vizita te mjeku ėshtė barazuar me marrjen e barnave.

Britania e Madhe 5,7 %
Gjermania 8,0 %
Franca 8,0 %
Suedia 9,0 %
SHBA-tė 9,5 %

Pėrqindja e tė ardhurave tė gjithėmbarshme kombėtare tė harxhuara nė vitin 1988 nė mbrojtjen shėndetėsore. Burim: OECD 1980

Por ēmimi qė ne si shoqėri paguajmė pėr mjekėsinė moderne nuk matet vetėm me efektet e padėshirueshme anėsore tė barnave, por edhe me tė holla. Njė hulumtim anketor i paradokohshėm bėrė nga mjekė tė praktikės sė pėrgjithshme do tė na shėrbejė si shembull i mirė. Mjekėt kanė vendosur qė ta ndėrpresin t’u pėrshkruajnė pacientėve barna, pėrpos kur ato ishin vėrtetė tė domosdoshme dhe kanė filluar t’u flasin pacientėve se nė cilat raste duhet t’i drejtohen mjekut, e kur munden vetė tė shėrohen. Pėr vetėm njė vit kanė kursyer 20.000 funta, qė, po u llogarit pėr tėrė vendin, do tė kishim njė kursim prej 10 milionė funtash – vetėm nga kjo masė tejet e thjeshtė! Por e tėrė kjo punė rreth sėmundjeve ėshtė shumė e madhe dhe pėr ēdo ditė bėhet mė e madhe, me vetė rritjen e shpenzimeve tė shėrimit modern si pasojė e lajmėrimit tė pajisjeve dhe pėrgatitjeve tė reja tė cilat mundėsojnė veprime shumė mė tė ndėrlikuara (dhe mė tė shtrenjta). Nė praktikė, mjekėsia moderne po bėhet jashtėzakonisht e shtrenjtė dhe sė frikti duhet tė aplikohen kufizime tė caktuara, thjesht shkaku se nė tė do tė harxhohen sasi shumė tė mėdha tė ardhurash tė ēdo vendi, peshė qė nuk do tė mund tė bartet, ndaj shumė njerėz tė sėmurė nuk do tė mund tė shėrohen.

Metodat alternative mjekėsore, nė qoftė se do tė aplikoheshin gjerėsisht, do tė mund ta zgjidhnin kėtė problem. Por, mjekėsia ėshtė punė e madhe, dhe meqė punėt e mėdha janė shumė mirė tė pėrfaqėsuara nė nivele tė larta, organet zyrtare ēdo ndryshimi tė propozuar ose menjėherė i vėnė kapak ose e pėrqeshin si tė papėrballueshėm apo tė padobishėm. Makineria zyrtare gjigante nė mjekėsi anembanė botės ngulfat ndryshimin e vėrtetė dhe thjesht stimulon zhvillimin e vet. Si mjek, jam pėrsosshmėrisht i vetėdijshėm pėr problemin lidhur me ndryshimin e shpeshtė tė ideve dhe terapive, si dhe pėr atė se ėshtė detyrė e mjekut ta ruajė pacientin e vet nga barnat ultramoderne, nga veprimet e shėrimit dhe nga eksperimentimi, gjithnjė derisa nuk dėshmohet vlera e tyre e vėrtetė, por terapitė e paraqitura nė kėtė libėr nuk i takojnė fare kėsaj kategorie. Shumė sosh janė pėrdorė me shekuj dhe vetėm do tė duhej vlerėsuar nė mėnyrėn qė sot do tė ishte e kuptueshme.

Ē’ĖSHTĖ MJEKĖSIA ALTERNATIVE

Kjo shprehje ka zėnė tė pėrfshijė tė gjitha trajtat e mjekėsisė qė janė jashtė rrjedhės kryesore tė mjekėsisė perėndimore tė cilėn sot e ushtrojnė shumica e mjekėve. Mjekėsia alternative ėshtė e njohur si “pseudomjekėsi”, shkaku se me tė shpesh merren njerėz pa shkollim formal mjekėsor. Nė tė vėrtetė, shikuar historikisht, mjekėsia perėndimore, ēfarė sot e njohim, ėshtė vėrtet “alternative”, shkaku se shumė nga disiplinat mjekėsore qė sot i quajmė “alternative” kanė qenė tė njohura me qindra, madje edhe me mija vite para mjekėsisė moderne, e cila ėshtė e vjetėr vetėm rreth 200 vjet. Realisht, mjekėsia moderne, ku theksi kryesor vihet mbi barnat, e vjetėr ėshtė vetėm 45 vjet. S’ka dyshim se grekėt e vjetėr, si Aristoteli e Hipokrati, kurse nė kohėn e re njerėzit si Leonardo da Vinēi, i kanė kontribuar zhvillimit tė mjekėsisė sė hershme, por ndikimi i tyre nė shėndetin e masave ka qenė i padukshėm. Gjithnjė deri para pak kohėsh, pėrafėrsisht deri te gjysma e shekullit tė kaluar, ekstraktet bimore dhe bashkėdyzimet e thjeshta organike kanė paraqitur bazamentin e veprimeve shėruese, e do tė mund tė thuhej se teknikat kirurgjike tė sigurta janė pėrhapur vetėm nga mesi i shekullit tė kaluar dhe nga koha Listeriane e kirurgjisė antiseptike. Ne gjatė shekullit nėntėmbėdhjetė padyshim se kemi bėrė rrugė tė madhe, por, siē pamė, nuk kemi bėrė gjithaq qė tė shtohet numri i atyre qė mbijetojnė. Thjesht, po vdesim nga shkaqe tė ndryshme afėrsisht nė tė njėjtėn periudhė vjetėrsie. Ajo ēka mjekėsia moderne mundet ėshtė shėrimi i disa sėmundje e infeksione akute si dhe mėnjanimi i njė numėr tė madh simptomash. Ndėrkaq, pėr hir tė sė vėrtetės duhet pranuar se me barna kemi shkaktuar po ashtu shumė efekte anėsore tė pakėndshme, kurse operacionet si ato tė bajameve, heqja e idhzės dhe e zorrės sė verbėr (pėrmendim vetėm disa) shpesh bėhen pa nevojė, duke shkaktuar vuajtje tė panevojshme.

Sė kėndejmi, do tė ishte mirė qė mjeku bashkėkohor, para se tė fillojė tė tallet me terapitė alternative, tė kujtohet se njė numėr i madh njerėzish qė kėrkojnė ndihmė dhe problemet e tė cilėve bėjnė pjesė nė tri kategoritė e para, janė shėruar madje nė mėnyrė krejt dinjitoze edhe para shfaqjes sė mjekėsisė bashkėkohore. Kijeni, po ashtu, parasysh faktin se ata pėrbėjnė 80% tė krejt atyre qė shkojnė te mjeku. S’ka dyshim se njėzetpėrqindėshi tjetėr ka dobi nga mjekėsia shkencore moderne dhe do tė ishte absurd po tė dėshiroja qė njeriu tė kthejė orėn prapa dhe tė lejojė qė bashkėshortja apo fėmija t’i vdes nga pezmatimi i zorrės sė verbėr apo nga ndonjė sėmundje tjetėr akute, e cila do tė mund tė shėrohej pėrmes operimit. Megjithatė, nuk bėjnė pjesė tė gjitha llojet e operimeve kirurgjikale nė kategorinė e shpėtimtarit. Mė sė shpeshti bėhen operacione tė hernive, tė venave tė zgjeruara, tė hemorroideve dhe tė gurėve nė idhėz – sėmundje tė cilat, qė tė gjitha nė njė masė tė caktuar do tė mund tė parandaloheshin. Ėshtė tepėr i vogėl numri i operacioneve qė janė bėrė shkaku se jeta e pacientit ka qenė nė rrezik. Shumica e kirurgėve shėrbehen me teknologjinė e epokės kozmike pėr tė arnuar trupat tanė tė vetėkeqpėrdorur dhe pėr tė pėrmirėsuar mjerimin e shkaktuar me stilin tonė modern tė ushqimit dhe jetesės.

Pra, mjekėsia moderne ėshtė relativisht e re, kurse pjesa e saj mė e madhe, thėnė ndershmėrisht, ėshtė jo e sprovuar mjaftueshėm dhe shumė pėrpjekje harxhohen kot (me ēmim tė lartė edhe material) thjesht vetėm se ēekani i farkėtarit ėshtė shumė i madh, kurse arra relativisht e vogėl.

S’ ka dyshim se krejt kjo nuk do t’i befasojė gjithaq lexuesit tė cilėt mjaft nga kjo qė thamė vetė e kanė provuar. Por, ēfarė ata mund tė bėjnė duke jetuar kėshtu si jetojnė, nė situatėn e monopolit bashkėkohor tė mbrojtjes shėndetėsore. Tejet pak, do tė mendoni, por gaboheni!

S’KA ASGJĖ TĖ SHENJTĖ NĖ ATĖ QĖ MJEKĖSIA MODERNE MUND TĖ OFROJĖ

Jetojmė nė kohė konsumi dhe, marrė nė pėrgjithėsi, kėtu nuk ka asgjė tė keqe. Mundėsia nė duart e njerėzve tė thjeshtė ėshtė e madhe, vetėm nėse vendosin qė atė ta shfrytėzojnė. Mendoj se njerėzit anembanė botės perėndimore duhet ta bėjnė pikėrisht kėtė, kur ėshtė nė pyetje mjekėsia alternative. Nė fund tė fundit, procesi tėrėsor i shėrimit ėshtė empirik – madje edhe mjekėsia perėndimore “teknologjike” (e sidomos kjo, do tė thoshin cinikėt). Nėse veprimi i shėrimit ndikon, atėherė ndikon, dhe vėrtet s’ka rėndėsi si quhet. S’ ka asgjė tė shenjtė nė atė qė mjekėsia moderne mund tė ofrojė – atė qė ajo sot e arrin, nė tė kaluarėn shpeshherė ėshtė arritur, kurse sot diku nė botė arrihet me mėnyra tjetėrfare, shpeshherė me ēmime mė tė lira dhe me numėr mė tė vogėl tė efekteve anėsore. Jemi tė prirur tė mendojmė se ne kėtu nė Perėndim, duke qenė industrialisht mė tė zhilluarit, jemi nė njė mėnyrė “mė superiorė” nga miliona njerėz tė vendeve nė zhvillim anembanė botės. E asgjė nuk do tė mund tė ishte mė larg sė vėrtetės se kjo. Njė murg i thjeshtė budist mund tė jetė person mė i mirė, mė i suksesshėm, mė i lumtur dhe mė i kėnaqur se shumė prej nesh kėtu nė Perėndim – pėrkundėr medicinės sonė, makinave pėr larje rrobash, udhėtimeve nė hėnė.

Kėshtu vijmė deri te pika shumė me rėndėsi nė kėtė hyrje – tek shqyrtimi i shkurtėr i rėndėsisė qė mjekėsia perėndimore ia kushton anės mekanike tė trupit. Gjatė gjithė studimeve tė mjekėsisė, studentėt mėsojnė pėr arteriet, venat dhe nervat e trupit – ku janė, si punojnė, ēfarė ndodh kur nuk punojnė. I mėsojnė tė zbulojnė se ēfarė nuk ėshtė nė rregull me pjesėn e caktuar, kurse mė pastaj ērregullimit tė caktuar t’ia ngjesin etiketėn. Dhe vetėm kur emėrtojnė diēka (kjo quhet “diagnostikim”), ata munden - gjegjėsisht do tė duhej tė mundnin – t’ia fillojnė shėrimit. Kjo ballafaqon mendimin e pėrgjithshėm dhe mjekėt e ndershėm me dilemėn e madhe, pasi qė thjesht nuk mund tė emėrtohen adekfatshėm njė numėr i madh gjendjesh qė hasen nė praktikė dhe kėsisoj mjekėt ndjehen tė paaftė. Megjithatė, rėndėsia e vėnies sė etiketave diagnostike aq shumė potencohet, sa mjekėt pa pėrjashtim kėsaj i ikin, e kur kėtė e bėjnė atėherė gjendjen e diagnostikojnė me ndihmėn e “mekanikės” – se atė mė sė miri e kuptojnė!

Por njeriu nuk ėshtė automobil – ai ėshtė mė shumė se njė pėrmbledhje pjesėsh. Nė tė vėrtetė, sa mė shumė njerėzit tė dinė pėr pjesėt, aq mė shumė pyetje shtrojnė. Ideja tė cilėn e kultivon shtypi i popullarizuar, se mjekėsia moderne po i ofrohet tė kuptuarit se ē’janė njerėzit, ėshtė plotėsisht e gabuar. Terapeutėt perėndimorė e tė tjerėt dallojnė esencialisht nė konceptet e tyre mbi atė se ēfarė e pėrbėn natyrėn themelore tė trupit. Pėr shumė terapeutė alternativė mė tė rėndėsishme janė rrjedhat organike tė energjisė (pattern), e megjithatė mjekėt e praktikės sė pėrgjithshme madje edhe nuk i pranojnė se ato ekzistojnė. Shumė terapeutė ndryshe i komentojnė funksionet e organeve siē ėshtė mėlēia e tė tjera. Ne dimė mjaft pėr “mekanikėn”, por assesi krejt ēka mund tė dihet. Vetėm para disa viteve ėshtė zbuluar sistemi i ri nervor – sistemi menaxhues nervor – i cili punon asisoj qė nė zorrė liron pepsinė vazoaktive. Fatkeqėsia ėshtė nė atė se shumicės sė mjekėve perėndimorė, me njė numėr tė vogėl pėrjashtimesh pėr respekt, nuk u intereson shumė ajo qė terapeutėt natyrorė e quajnė “mekanikė” tė tyre, ashtu qė mjekėsia moderne memzi ka gėrvishtur nėpėr sipėrfaqen e asaj qė pėr terapeutėt natyrorė ėshtė mė e rėndėsishmja. Fotografia e Kirilianit ka filluar tė japė pėrgjigje nė kėto pyetje, por rezultatet janė sporadike dhe tė nevojshme janė sasi tė mėdha tė hollash pėr tė pėrparuar nė pėrcaktimin e diagnozave nė bazė tė “energjisė subtile” tė trupit, siē sot pėrcaktohen nė bazė tė elektrokardiogramit, tė tomografisė sė kompjuterizuar dhe tė rezonancės magnetike. Teknologjia perėndimore ėshtė sot nė gjendje tė zbulojė rrjedhat e energjisė njerėzore dhe shpresoj se kėtė, sė frikti, edhe do ta bėjė. Megjithatė, mjekėsia moderne sot, njė lėmė tė rėndėsishme – mendjen, shpirtin dhe frymėn e shenjtė – keq i interpreton, keq i kupton dhe pothuajse plotėsisht i injoron.

Kėshtu, shumica e mjekėve shumė pak dinė pėr kėto fusha, dhe as nuk mund ta njohin funksionimin e ērregulluar tė mendjes, tė shpirtit e tė frymės sė shenjtė, madje edhe kur ērregullimet janė tė dukshme – e nėse i njohin, shumica e tyre nuk janė tė pėrgatitur nė mėnyrė adekuate dhe nuk dinė se ē’duhet bėrė. Dhe krejt kjo pėrkundėr rezultatit tė hulumtimit se tek 40% e tė gjithė pacientėve, mjekėt nė Perėndim nuk kanė zbuluar fare ērregullimet fizike. Ky theks mbi “mekanikėn” me, pothuajse, nėnēmimin e ēdo gjėje tjetėr, ka sjellė deri te mungesa e besimit dhe pakėnaqėsia, dhe aktualisht kjo i ka shtrėnguar njerėzit t’u kthehen terapive mjekėsore alternative.

Pjesa dėrmuese e mjekėve hidhėrohen kur dėgjojnė kėtė argument, por hidhėrimi i tyre ka karakter mbrojtės, meqė thjesht nuk janė tė mėsuar tė mendojnė nė cilindo nivel tjetėr, pėrpos nė atė mekanik apo biokimik. Pėrfundimisht, nė fund tė tunelit fillon tė duket rrezja e dritės dhe numėr gjithnjė e mė i madh i mjekėve bėhen tė vetėdijshėm pėr fenomenet siē janė dhembjet psikogjenike (dhembje e shkaktuar nga sėmundja psikologjike, e jo fizike), sėmundjet psikosomatike (sėmundje trupore si shprehje e ērregullimit psikologjik) dhe vuajtjet shpirtėrore.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-05-13, 17:28   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Medicina alternative

BOTA SUPER E NDIJSHME DHE FUQIA KONTROLLUESE

Qė tė mund tė rrokin kuptimin e shumė veprimeve mjekėsore alternative tė pėrshkruara nė kėtė libėr, lexuesit duhet tė orientojnė mendjen e tyre nė rrafshin i cili relativisht dallon nga ai me tė cilin janė mėsuar. Gjithnjė derisa pėr qenien njerėzore mendojmė si pėr njė pėrmbledhje pjesėsh qė punojnė e tė cilat mund t’i udhėheqim nė tė njėjtėn mėnyrė si automobilin, vėshtirė se do tė mund tė kuptojmė, madje edhe t’i pranojmė shumė trajta tė mjekėsisė natyrore – thjesht sepse shumė nga kėto nisen nga premisa se njerėzit nuk janė vetėm makina shumė tė zhvilluara, por kanė edhe dimensionin tjetėr, shumė mė tė rėndėsishėm.

Njerėzit bėhen gjithnjė e mė tė vetėdijshėm pėr njė pėrmasė tjetėr tė jetės e cila rėndom nuk pėrjetohet pėr ēdo ditė. Shumica prej nesh kanė pasur pėrjetime telepatike – gratė dhe burrat shpesh dinė saktė se ēka pala tjetėr mendon, kurse njerėzit flasin sesi madje edhe shtazėt e tyre shtėpiake mund t’i lexojnė mendimet e tyre. Shumė prej nesh kanė njohur njerėz qė janė “tė mbėrrirė”[1], apo kanė dėgjuar pėr ta, ose kanė qenė tė magjepsur me fallxhorė, me parathėnėsit e fatit apo me persona tė tjerė ekstrasensorikisht tė favorizuar. Nė tė vėrtetė, hulumtimet e dukurive shpirtėrore janė zgjeruar shumė, sidomos ne BRSS, ku edhe janė bėrė degė tė pavarura tė shkencės konvencionale.

Problemi me tė cilin shumica prej nesh pėrballet kur mendon pėr dukuri tė tilla paranormale ėshtė se nuk mundemi apo nuk duam tė pranojmė se disa njerėz kanė diēka qė ne nuk kemi, apo se mund tė “kyēen” nė dimensionin tjetėr, tė cilin ne nuk mund as ta paramendojmė. Kjo thjesht nuk ėshtė nė natyrėn njerėzore. Tė gjithė ne dėshirojmė tė mendojmė se jemi normalė dhe se tė gjithė qė shprehin shkathtėsi tė veēanta “tė jashtėkėsobotshme” nė njėfarė mėnyre janė tė krisur. I durojmė, edhe pse shpesh jemi nga pak tė shqetėsuar, shkaku se ata kanė “qasje” nė njė botė pėr tė cilėn ne asgjė nuk dimė.

Shumicėn prej nesh e tėrė kjo i frikėson dhe nė tė vėrtetė kjo frikė e ka shtrėnguar shoqėrinė t’i ndezė kėta njerėz si shtriganė e shtriga. Sot jemi mė tolerantė ndaj njerėzve tė kėtillė dhe kemi kuptuar se prej tyre mund tė mėsojmė diēka pėr botėn nė tė cilėn jetojmė.

Botėn e njohim sipas tė dhėnave nė bazė tė pesė shqisave tona. Truri i pėrpunon tė dhėnat nga kėto organe njerėzore lart tė zhvilluara dhe shumė tė ndjeshme, sakaq ekuilibrimi i tė dhėnave tė tashme dhe i atyre historike (nga kujtesa jonė) na jep parafytyrim relativisht tė mirė pėr atė se ēka po ndodh rreth nesh. Gjegjėsisht, ne sė paku kėshtu mendojmė.

Nė tė vėrtetė, kėto interpretime janė jashtėzakonisht tė kufizuara – kryesisht shkaku se organet tona shqisore, sado tė ēuditshme tė jenė, funksionojnė nė limite shumė tė kufizuara. Pėr shembull, veshi njerėzor reagon nė zėrin frekuenca e tė cilit sillet pėrafėrsisht nga 30 deri nė 16.000 dridhje nė sekondė. Te shtazėt dhe shpezėt ky diapazon ėshtė mė i gjerė dhe disa prej tyre kapin tinguj tė lartėsive mė tė mėdha, tė cilėt ne nuk mund t’i dėgjojmė. Tė gjithė dimė pėr tingujt “e padėgjueshėm” tė cilėt vetėm qentė mund t’i dėgjojnė, dhe se “sistemi radarik” i lakuriqėve tė natės bazohet nė frekuenca edhe mė tė larta. Disa vibracione tė padėgjueshme artificiale kanė madje frekuencė edhe mė tė lartė. Prandaj, ėshtė evidente se veshi njerėzor mund tė zėrė vetėm njė pjesė tė parėndėsishme tė asaj qė mund tė “dėgjohet”.

Shqisa jonė e shikimit ėshtė edhe mė shumė e kufizuar. Sytė tanė reagojnė nė vibracione elektromagnetike tė cilat i reflektojnė objektet rreth nesh, gjė qė na e mundėson t’ i shohim. Spektri i valėve elektromagnetike ėshtė i madh dhe sillet nga ritmet e caktuara trunore, nėpėrmjet valėve radiotelevizive deri tek valėt infra tė kuqe tė cilat i pranojmė si nxehtėsi. Ka rreth pesėdhjetė oktava tė rrezatimeve elektromagnetike, e megjithatė sytė tanė rrokin mė pak se njė! Kur sytė tanė do tė mund tė zinin vetėm pak mė tepėr frekuenca – ta zėmė rrezet X – tė vėrejturit tonė tė pėrgjithshėm tė botės sė jashtme do tė ishte krejtėsisht tjetėrfare. Sistemi shqisor i njeriut si duket ėshtė ashtu i ndėrtuar qė tė na e mundėsojė qė nė kuptimin biologjik nė mėnyrė adekuate t’ia dalim nė krye me rrethin tonė. Habit fakti se nga tėra ato vibrime “potencialisht tė hetueshme” rreth nesh ne hetojmė vetėm disa. Nė qoftė se marrim parasysh faktin se njė pjesė e madhe e trurit nuk kryen kurrfarė funksioni tė cilin do tė mund ta matnim (apo pėrcaktonim), atėherė na duket shumė e besueshme se, nė rrethana tė caktuara, do tė mund t’i stėrhollonim shqisat tona, ashtu qė tė pranonin disa nga kėto “vibrimet” tjera.

Fatkeqėsisht, tė gjitha idetė dhe kuptimet tona pėr jetėn janė tė kufizuara me shqisat tona fizike. E megjithatė, sot “e padukshmja” (pėr shembull, strukturat e imta qė pėrbėjnė qelizėn njerėzore) mund tė shihet me ndihmėn e mikroskopėve elektronikė, derisa aparatet tjera mund tė kapin trajtat valore nė atmosferė pėr tė cilat deri vonė fare nuk kemi ditur. Kufijtė e vėshtrimit tonė gjithnjė po zgjerohen.

Por, pėrkundėr krejt kėsaj, ne jetojmė nė atė qė hindusėt e quajnė maja – iluzion. Trurėt tanė janė ashtu tė sinkronizuar qė tė zgjedhin impulset shqisore nė dispozicion, prandaj pėr kėtė nė pjesėn mė tė madhe tė jetės sonė nuk jemi tė vetėdijshėm pėr botėn e padukshme, e megjithatė reale, rreth nesh. Disa njerėz – nga kjo botė e tė padukshmes – shohin mė shumė se sa tė tjerėt, dhe ka tė ngjarė se ata janė me tė nė lidhje njė pjesė tė konsiderueshme tė kohės.

Pėr ta kuptuar vėrtet botėn tonė duhet tė hedhim mėnyrat kufizuese tė mendimit dhe ta pėrfytyrojmė botėn e vėrtetė mė tė madhe sesa ajo qė shumica prej nesh e vėren me shqisa. Ndonjė prej nesh mund ta vėrejė kėtė botė mė tė madhe (tė cilin do ta quaja super e ndjeshme apo botė mbishqisore) me ndihmėn e asaj qė quajmė intuitė, por kjo ėshtė, sipas tė gjitha gjasave, vetėm aftėsi mė mirė e zhvilluar e pranimit tė numrit mė tė madh tė impulseve shqisore nė dispozicion. Sa herė intuitivisht kemi ndjerė diēka ndaj disa njerėzve, vendeve, shtėpisė sė re, qerreve tė pėrdorura – lista ėshtė e pafundme. Problemi qėndron nė atė se pėr dukuritė siē janė ta zėmė telepatia, parashikimi dhe zbulimi i rrezatimeve nėntokėsore, mund tė gjykohet vetėm nėpėrmjet mendjes dhe duket se pikėrisht kjo paraqet pengesė qė kėto dukuri tė jenė tė pranuara nė epokėn teknologjike. Shumė nga impulset ekzistuese rreth nesh, tė padukshme, nuk mund tė njihen me metodat tė cilat sot i shfrytėzojmė. Por, teknikat bashkėkohore, siē ėshtė fotografia e Kirilianit, arrijnė suksese nė kėtė lėmė.

Rrethina tė cilėn e vėrejmė, pra, ėshtė vetėm pjesė e asaj qė mund tė vėrehet; njėjtė ėshtė edhe me trupat tanė. Trupat tanė fizikė (pėr tė cilėt jemi tė vetėdijshėm shkaku se pesė shqisat tona fizike na flasin pėr ta) thjesht janė pjesė e njė tėrėsie mė tė madhe. Ata (dhe nė tė vėrtetė materia e gjallė pėrgjithėsisht) prodhojnė forca jetėsore dhe i ekspozohen veprimit tė tyre – e disa prej atyre forcave mund tė maten. Nė jetėn e pėrditshme ky tė vėrejtur i kufizuar i vetė nesh ėshtė e tėra qė do tė na nevojitej pėr tė funksionuar nė mėnyrė adekuate dhe truri ynė nuk ėshtė i kyēur nė mėnyrė rutinore tė zėrė forcat trupore, frekuencat televizive, valėt e radios apo ultratingujt, si dhe t’i ndjejė ngjyrat. Kjo edhe ėshtė mirė, se nė botėn e kėtillė nuk do tė mund tė funksiononim si deri mė tani. Shumė njerėz - ta zėmė, mjekėt – shumė herė nė ditė shfrytėzojnė “shqisėn e gjashtė” dhe pa kėtė nuk do tė mund tė punonin suksesshėm. Nė tė vėrtetė, shumė prej nesh edhe duke mos ditur sinkronizohemi nė kėtė dimension tė lartė, super tė ndjeshėm.

Filozofi i madh intuitiv, Rudolf Shtajner, themelues i mjekėsisė antropozofike e pėrshkruan trupin e lartė – trupin eterik – i cili kontrollon gjithēka nė trupin fizik. Ai ėshtė njėjtė si edhe trupi super i ndjeshėm pėr tė cilin flas dhe i cili rrethon trupin fizik, ndikon nė tė, dhe nga ai pranon ndikime. Mjerisht, edhe vetė termi “eterik” shkakton nė ne antipati, por edhe pse termi “eter”, i cili rrjedh nga shekulli 19, nė tė folurit e zakonshėm ka dalė nga moda, nė shkencė duket se po merr gjithnjė e mė tepėr kuptim. Pakėnaqėsia ėshtė nė atė se kjo botė eterike apo super e ndjeshme mund tė vlerėsohet vetėm tėrthorazi – nuk ka mėnyra qė drejtpėrdrejt ta matim. Ne lehtė pranojmė kuptimin e thėrrmijave subatomike, edhe pse nuk mund t’i shohim; pranojmė se njerėzit kanė ndijime apo dije intuitive pėr gjėrat, edhe pse intuitėn nuk mund ta matim; sė kėndejmi, shtrohet pyetja: pse nuk mund ta pranojmė lehtė ekzistencėn e njė bote tjetėr, “mė tė lartė”, jo-fizike. Mendoj se pėr kėtė ka dy arsye. Sė pari, shumė njerėz janė tė mėsuar tė mendojnė se shumė nivele janė tė lidhura me religjionin, kurse sot nė Perėndim ndikimi i religjionit po bie, dhe, e dyta, ne tinėzisht sikur u druhemi gjėrave tė cilat nuk mund t’i matim e t’i sqarojmė.

Religjioni edhe vetė i ka kontribuar mjaft dobėsimit tė ndikimit tė vet nė Perėndim. Shumė religjione u premtojnė njerėzve qasje nė kėtė botė “mė tė lartė” dhe marrėdhėnie me tė, ēka pa dyshim munden edhe ta ofrojnė. Sakaq, shkėlqimi i jashtėm shpesh pengon qėllimet e larta, kėshtu qė njerėzve plotėsisht u zhduket parasysh qėllimi i parė dhe fillon t’u pėlqejė ana jospirituale e religjionit qė me atė rast bėhet qėllim nė vete. Pikėrisht siē na frikėson mundėsia se ndoshta “atje diku” ekziston tėrė bota tė cilin nuk mund ta vėrejmė lehtė, na inatosė edhe mendimi se ndoshta nuk do tė mund ta kontrollojmė. Ne nė tė vėrtetė asgjė fare nuk mund tė kontrollojmė – krejt kjo ėshtė pjesė e iluzionit jetėsor. Tė marrim shembull trupat tanė. Shumica prej nesh supozojnė se trupin tonė thjesht e pėrbėjnė qeliza shkathtėsisht tė strukturuara qė mobilizojnė organet specifike tė cilat na mbajnė nė jetė. Ajo qė shumica e njerėzve, ndėrkaq, nuk e kuptojnė ėshtė se trupi ėshtė strukturė qė pa ndėrprerė ndryshon. Ēdo ēast nė trupin tonė qelizat vdesin dhe zėvendėsohen – nė tė vėrtetė nė periudhėn prej shtatė vjetėsh pjesa mė e madhe e strukturės sonė trupore zėvendėsohet. Siē hyjmė gjithnjė e mė thellė nė strukturėn e qelizės, ashtu zbulojmė se nė nivelin atomik i tėrė trupi ynė paraqet vetėm grumbuj tė pakufizuar fushash tė energjisė qė ndikojnė nė njėra-tjetrėn. Ajo, tė cilėn ne e mendojmė si ind tė fortė, ėshtė nė tė vėrtetė mori qelizash tė pėrbėra nga familje substancash kimike, qė nga ana e tyre po ashtu janė thjesht bashkėsi atomesh. Materia si e tillė, e shprehur me terminet e fizikės atomike bashkėkohore, paraqet kuptim spekulativ. Kėshtu, kur mė thellė vėshtrojmė nė strukturėn e qenieve njerėzore, zbulojmė se ato, thėnė me fjalor tė fizikės, mund tė trajtohen si bashkėsi fushash elektromagnetike. E ē’ėshtė ajo qė njėkohėsisht kontrollon tėra kėto fusha energjie? Shkenca nuk mund tė pėrgjigjet nė kėto pyetje, por unė mendoj se forcat kontrolluese janė nė botėn eterike apo ekstra tė ndjeshme pėr tė cilėn pikėrisht flasim. Me fjalė tjera, nė gjykimin tonė redukcionist tė krijesave njerėzore ekziston pika pas tė cilės spekulimi i mėtutjeshėm nuk ėshtė i mundshėm, e megjithatė ende ekziston forca kontrolluese (qė disa e quajnė Zot) e cila siē duket bėn qė krejt sė bashku nė pjesėn mė tė madhe tė kohės harmonikisht tė punojnė. Dhe nė tė vėrtetė, kėtė forcė tė lartė kontrolluese shumė mjekėsi alternative e shfrytėzojnė si forcė lėvizėse pėr shėrimin e pacientėve. Shkencėtari pak i besueshėm pohon se pėrfundimisht do tė jemi nė gjendje qė ta reduktojmė trupin njerėzor dhe nė tė vėrtetė tėrė universin nė aso niveli ku ēdo gjė do tė mund tė shpjegohej nė mėnyrėn tė cilėn shqisat tona mund ta kuptojnė, por nuk ka shenja se kjo sė shpejti do tė ndodhė. Pėrkundrazi, sa mė shumė dimė, aq mė shumė kuptojmė se sa pak dimė dhe sesi ēdo gjė ėshtė pambarimisht mė e komplikuar sesa qė mė parė kemi mundur ta paramendojmė.

Kur njėherė tė pranohet ekzistenca e botės super tė ndjeshme, atėherė bėhet e qartė se ngjarjet nė jetė, e sidomos funksionet organike, u shtrohen dy lloj ndikimesh. Ekzistojnė ligjet e rėndomta tė shkakut dhe pasojės tė cilat ndikojnė nė tėrė botėn, siē ne vėrejmė (nėse pritem, atėherė mė del gjaku), por pėrbri kėsaj ekzistojnė edhe pasoja tė tjera, tė cilat lindin pėr shkak tė ndryshimit nė botėn super tė ndjeshme – ndryshime tė cilat tejkalojnė kohėn dhe hapėsirėn. Ēdo gjė nė botėn reale ka dhe pėrmasėn super tė ndjeshme, por nuk janė tė gjitha sėmundjet, pėr shembull, tė shkaktuara nga ndryshimet super tė ndjeshme. Disa sėmundje, siē janė lėndimet apo kur guri nga veshka bllokon kanalin urinar, shkaktohen nga shkaqet pastėr fizike dhe kėtu shkathtėsitė e mjekėsisė ortodoksiste mund tė jenė plotėsisht tė dobishme. Nė tė vėrtetė, kjo ėshtė ajo tė cilėn mjekėsia ortodoksiste mė sė miri e punon.

Por, siē kemi parė, pjesa e konsiderueshme e sėmundjeve bėn pjesė nė kategorinė shumė mė tė gjerė dhe sigurisht ėshtė rezultat i ērregullimeve tė llojllojshme – mjedisore, dietetike, psikologjike apo “tė asobotshme”. Kur njėherė ta kemi nė mendje se trupi fizik ėshtė vetėm pjesė e botės shumė mė tė madhe, edhe pse e pashprehur, me tė cilėn udhėheqin forca tė larta, mund ta kuptojmė mė mirė sesi me mija vite – miliona njerėz – anembanė botės – plotėsisht me sukses merren me metoda mjekėsore krejtėsisht tė huaja pėr ne dhe gjykimin tonė. Ne pranojmė se jogini mund tė ndryshojė funksionimin e organeve vitale tė trupit tė vet (pėr tė cilat deri vonė nė mjekėsi kanė besuar se nuk mund tė kontrollohen) vetėm shkaku se sot mund t’i matim ato vibracione, e megjithatė joginėt me mija vjet e kanė ditur se atė mund ta bėjnė. Popujt e kohėve tė lashta kanė ditur pėr rėndėsinė e ngjyrave nė shėrim, e megjithatė vetėm rusėt argumentuan se qeniet njerėzore mund ta ndjejnė ngjyrėn nėpėrmjet lėkurės dhe se lėkura ėshtė shumė mė e ndjeshme sesa ndonjėherė kemi menduar.

[1] Njerėz tė ndjeshėm qė parndjejnė dhe parathonė gjėrat qė nuk i pėrkasin realitetit tone fizik, por njė dimensioni tjetėr
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-05-13, 17:29   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Medicina alternative

QASJA SKAJSHMĖRISHT INTELEKTUALE NDAJ SHKENCĖS PĖRGJITHĖSISHT, E NDAJ MJEKĖSISĖ VEĒANĖRISHT, NUK JEP REZULTATE

Nė tėrė kėtė mė e mira ėshtė ajo se tė gjithė ne mund tė stėrvitemi. Pjesa mė e madhe jona ka pasur pėrjetime paranormale dhe ekspertėt mund tė na stėrvitin t’i kemi shumė mė shpesh.

Shumicės sė lexuesve kjo mund t’u duket e pabesueshme, por nė tė vėrtetė ėshtė nė kufijtė e mundėsive njerėzore. Metju Mening (M. Manning), psikanalist shumė i talentuar i cili sot bashkėpunon me njė mori akademikėsh eminentė botėrorė pėr tė dėshmuar dhe egzaminuar se ēka nė tė vėrtetė po ndodh gjatė fenomeneve tė ndryshme psikike, e ka pėrshkruar punėn e vet me grupin prej 50 njerėzve nė Paris. Grupi ėshtė mbledhur pėr tė zhvilluar aftėsitė e veta psikike. Nė fillim tė kėtij programi dyditor askush s’ka mundur asgjė tė bėjė, e megjithatė nė fund tė programit 80% e pjesėmarrėsve i kanė kryer funksionet e tyre psikike po aq mirė sa edhe vetė Mening. Dhe atė thjesht nga shkaku se kanė ditur si ta bėjnė atė, me ēfarė rendi t’i bėjnė gjėrat, si tė provokojnė parafytyrimet vizuale. Nė kėtė nuk kanė pasur sukses vetėm njerėzit me tė meta nė vetėdije. Ata thonė: “Kėto gjėra mua nuk mė ndodhin” dhe pengojnė veten qė ato t’i bėjnė. Prandaj, pjesa mė e madhe e mjekėsisė jo-orodoksiste punon nė nivelin pėr tė cilin s’ėshtė e stėrvitur. Njerėzit janė tė mahnitur me atė se ēfarė mund tė arrijnė me lavjerrės, pėr njė kohė tė shkurtėr; rezultatet nė hipnozė habisin njerėzit; tė tjerėt, megjithatė, s’mund tė besojnė se shtypja e tyre mund tė ngrihet nėse i ndriēon drita e kuqe; e disa, pėrsėri, janė tė hutuar kur mėsojnė se duart e tyre kanė forcė shėruese. S’kemi zgjedhje tjetėr, pėrpos qė nė shekullin e ardhshėm pėrsėri t’i zgjojmė shqisat tona jofizike, nėse pėr asgjė tjetėr sė paku pėr faktin se kemi kuptuar se qasja skajshmėrisht intelektuale ndaj shkencės pėrgjithėsisht, e ndaj mjekėsisė posaēėrisht, nuk jep rezultate. Shpresoj se po e lėmė periudhėn e “individit intelektual” dhe se po hyjmė nė nivel shumė mė tė lartė tė “individit super tė ndjeshėm”. Kjo nuk do tė thotė qė domosdoshmėrish terapitė alternative tė kenė ēfarėdo lidhje me Perėndinė apo me religjionin si tė tillė; nė tė vėrtetė, disa nga terapitė alternative apo terapitė natyrore duket se janė nė kundėrshti me pjesėn mė tė madhe tė asaj qė ofron religjioni – sė paku kėtu nė Perėndim. Kjo po ashtu nuk ka shumė lidhje me spiritualitetin apo me botėn e mbinatyrshme, siē e shprehin spiritistėt. Pėrkundrazi, aftėsitė pėr tė cilat po flasim janė me tė vėrtetė njerėzore. Ato nuk janė tė mbinatyrshme – ato janė pjesė e natyrės. Shumė terapi natyrore nė tė vėrtetė kėrkojnė modesti – gatishmėrinė qė tė pranohet se, more sado qė dimė pėr strukturėn e topthit tė golfit, kurrė nuk do tė arrijmė qė vetėm prej tij tė kuptojmė rregullat e golfit si lojė, e as qė tė zbulojmė se pse ai tėrheqė aq shumė njerėz, por kėso modestie e kemi vėshtirė tė gjejmė nė botėn tonė teknologjike.

Ju lutem, mos mendoni se unė jam ndonjė spiritist sharlatan apo mjek i cili mendon se pacientėt “po i trillojnė” sėmundjet e veta. Qoftė larg kjo. Por pėrvoja e arritur nė bisedat e mia njėzetepesėvjeēare me pacientė dhe mjekė mė ka mėsuar se shumė shpesh, nė tė keqen tonė, nėnēmojmė dimensionin ekstrasensorik tė qenieve njerėzore, si nė mjekėsi, si jashtė saj. E megjithatė, miliona njerėz vėrtet besojnė se janė pėrmbledhje madhėshtore pjesėsh automobilistike dhe presin se ēdo gjė mund tė ndreqet, vetėm nė qoftė se gjendet mekaniku mjaft i mirė. Medet, pėrvoja me mjekėsinė perėndimore ėshtė aq shpeshherė analoge me pėrvojėn e mekanikut. Pas dy javėsh njerėzit marrin prapė “qerret” e tyre nė tė cilat pjesėt e vėna keq janė ujdisur, me shpenzime si tė kishin blerė autotomobil tė ri.

Gjakimi pas “mekanikut tė pėrsosur”, thėnė me gjuhė tė mjekėsisė, i shtyn njerėzit pėr tė shkuar nga njė specialist tek tjetri, me shpresė se do tė gjejnė zgjidhje pėr sėmundjet kronike tė cilat askush nuk mund as t’i shpjegojė, pa le mė t’i shėrojė. Ashtu-kėshtu, nė shoqėrinė perėndimore sė tepėrmi mbėshtetemi nė mjekėt dhe kjo ėshtė e meta jonė individuale. Sot nga mjeku familjar presim qė ai tė jetė mjek i praktikės sė pėrgjithshme, kėshilltar bashkėshortor, ekspert, kėshilltar psikoseksual, terapeut familjar, mėsues, prift si dhe zėvendėsim i anėtarit tė familjes. Nuk ėshtė ēudi prandaj qė mjekėt nuk munden nė mėnyrė adekuate tė pėrgjigjen nė krejt kėto kėrkesa, kryesisht shkaku se pėr atė as qė kanė qenė tė stėrvitur dhe se shumė mė pak prej tyre kėrkohet pėr fushat pėr tė cilat ata vėrtet janė ekspertė. Kjo provokon mungesė tė mėtutjeshme besimi ndaj mrekullive teknologjike qė ata dhe mjekėsia perėndimore mund tė ofrojnė dhe e bėn pacientin sė tepėrmi tė varur nga mjeku, kurse besimi i verbėr i pacientit gjithnjė e mė tepėr po i dekurajon vetė mjekėt. Besoj se nga arsye tė kėtilla e tė ngjashme mjekėsia alternative ėshtė aq e popullarizuar nė popull. Gjatė njėzet vjetėve tė shkuara, njerėzit gjithnjė e mė tepėr janė dėshpėruar nga mjekėsia perėndimore, kėshtu qė sot shumė perėndimorė kanė vėrtet mungesė besimi ndaj saj dhe nuk janė tė gatshėm qė veten apo anėtarėt e familjes t’i shėrojnė nė kėtė mėnyrė. Nė hulumtimin e paradokohshėm tė kryer nė Vashington, shumica e personave prej tė cilėve ėshtė kėrkuar tė zgjedhin ndėrmjet barit me rrezik tė vogėl, i cili ndikon 50 %, tė barit me rrezik tė lartė (me mundėsi edhe kancerogjene) tė suksesshėm nė 100% tė rasteve, apo tė barit i cili ndihmon tė kontrollohen simptomat, por qė nuk shėron, kanė zgjedhur kėtė tė fundit. Ta zėmė, 81% e tė hulumtuarve kanė pohuar se shkaku i tensionit tė lartė mė me dėshirė do t’i shtroheshin dietės mė me pak kripė sesa shėrimit me barna.

VENDI I TERAPIVE ALTERNATIVE

Pikėrisht terapitė alternative medicinale do tė mund tė luanin rol tė rėndėsishėm nė mbrojtjen shėndetėsore nė Perėndim. Unė nuk pajtohem pėr mėnjanimin e mjekėsisė perėndimore. Pėrkundrazi, vetėm kėrkoj tė pėrqendrohet vėmendja nė faktin se duke shfrytėzuar anėt e mira tė terapive alternative dhe duke kombinuar ato me atė ēka ėshtė mė e mira nė mjekėsinė teknologjike, njerėzit do tė mund tė kishin mbrojtje shėndetėsore nė nivel shumė mė tė lartė – dhe atė shumė mė me pak para tė harxhuara.

Por, ėshtė e nevojshme qė tė ndodhė edhe kushedi se ēfarė qė terapitė alternative tė zėnė vendin e tyre nė mbrojtjen shėndetėsore.Sė pari, mjekėt duhet tė kenė mė tepėr dituri pėr tė qenė nė gjendje tė analizojnė dhe tė kuptojnė esencėn e kėtyre terapive. Nė numėr shumė tė vogėl shkollash medicinale nė Perėndim pėrmendet, pėr shembull, terapia e lashtė dhe e ēmueshme e shėrimit me bimė, edhe pse pjesa mė e madhe e mjekėsisė e cila ushtrohet gjetiu nė botė mund tė quhet bimėtari. Si nė njė qesėndisje tė hollė, gjenerata e gjenerata mjekėsh mėsojnė se e vetmja e rėndėsishme ėshtė “mekanika” dhe se ēdo gjė tjetėr ėshtė me rėndėsi tė dorės sė dytė. Kėto qėndrime duhet ndryshuar qė mjekėsia alternative tė mund tė luajė rol me rėndėsi nė shoqėrinė tonė.
E dyta, profesioni mjekėsor duhet tė zbresė nga piedestali i tij dhe tė pranojė faktin se nuk mund tė pėrgjigjet nė tė gjitha pyetjet. E ky ndryshim mė sė vėshtiri mund tė arrihet, meqė besimi i verbėr shumėvjeēar si dhe lajkatimi i popullit kanė bėrė qė mjekėt tė besojnė se munden shumė mė me sukses t’i shėrojnė sėmundjet sesa nė tė vėrtetė janė nė gjendje ta bėjnė. Mjekėt ka qenė dashur tė bėhen shumė mė modestė dhe me shpirt tė hapur e qė mė shumė vėmendje t’u kushtojnė shpjegimeve qė japin tė tjerėt, madje edhe nė qoftė se – o tmerr mbi tmerre! – ata tė tjerėt nuk janė mjekė. Fatkeqėsisht, duket sikur ende jemi larg nga shpirtgjerėsia e nevojshme qė ky synim tė realizohet, sė paku nė njė masė domethėnėse, dhe ndoshta ėshtė e nevojshme tė lėshojnė shtat edhe dy-tri gjenerata para se kjo tė ndodhė.
Megjithatė, gjėrat ngadalė po ndryshojnė, ēka mund tė shihet nga hulumtimi i bėrė pėr Times nė Britani tė Madhe. Disa nga tė dhėnat pothuajse befasojnė. P.sh.:
1. 26 % e mjekėve kanė provuar ndonjė formė tė mjekėsisė alternative nė shėrimin e sėmundjeve tė veta.
2. 57 % e atyre qė nuk kanė pėrdorur mė parė ndonjė lloj tė terapive alternative kanė thėnė se atė me ėndje do ta bėnin.
3. Numėr shumė mė i madh mjekėsh sesa qė mendohej mė parė, nė njė mėnyrė janė marrė me ndonjė formė tė terapive alternative, e njė numėr edhe mė i madh kanė dėrguar pacientė tek terapeutėt alternativė.
4. Pėrkundėr kėtij interesimi, ende ekziston “shtrirje e gjerė e paditurisė pėr kėto terapi”.

Nuk ėshtė ēudi qė tė gjithė mjekėt e praktikės sė pėrgjithshme tė kenė dėgjuar pėr akupunkturėn apo homeopatinė, por vetėm njė e gjashta e tyre ka dėgjuar pėr refleksologjinė, ndėrkaq njė e shtata ėshtė shėrbyer me teknikėn e Aleksanderit. Rreth 70% e tė anketuarve janė pėrgjigjur se kanė rekomanduar akupunkturėn, 48% homeopatinė, 70% hidroterapinė, kurse 14% edhe kanė shėruar me to. Numėr gjithnjė e mė i madh mjekėsh tė praktikės sė pėrgjithshme pėrcaktohen pėr kėto terapi duke menduar se shėrimi me terapitė konvencionale nuk u pėrgjigjet pacientėve tė tyre, apo shkaku se pacientėt e tyre mendojnė se ato terapi nuk u pėrgjigjen.
Krejt kjo nė shikim tė parė ngjan nė lajm tė mirė pėr mjekėsinė alternative pėrgjithėsisht dhe gjithsesi kjo ashtu edhe ėshtė. Por, personat udhėheqės nė kėtė lėmė theksojnė se kjo qė dikush ėshtė mjek nuk do tė thotė se pas kursit prej disa ditėsh, ta zėmė nga akupunktura, do tė bėhej akupunkturolog i mirė. Rreziku qėndron nė atė se mjekėt qė, tek e fundit, janė pėrgatitur vetėm pėr njė art tejet tė veēantė shėrimi do tė mendonin se pas njė stėrvitjeje tejet tė shkurtėr mund tė merren me mjekėsinė alternative. Natyrisht se krejt ėshtė nė rregull nėse janė si duhet tė stėrvitur, kurse stėrvitja pėr shumė terapi zgjat nga disa vite. Kėshtu, pėr shembull, nė Holandė mjekėt tė cilėt dėshirojnė tė merren me terapitė alternative, gjatė stėrvitjes, nuk e kanė patjetėr tė ndjekin vetėm kurset nga shkencat themelore tė mjekėsisė. Duket sikur kjo ėshtė ide shumė e qėlluar nė qoftė se nuk dėshirojmė qė mjekėt krejt me shpejtėsi tė kyēen nė mjekėsinė gjithnjė e mė tė popullarizuar alternative, duke mos e kuptuar atė esencialisht dhe duke mos e ndryshuar pėrmbajtėsisht mėnyrėn e vet tė mendimit, komponentė pa tė cilėn nuk mund tė merren suksesshėm me ndonjėrin nga kėto arte tė shėrimit.
Shpesh shpėton pa u vėnė re fakti se profesioni mjekėsor nuk pėrfaqėson thesarin e vetėm tė diturisė pėr shėndetin. Kėta nė Perėndim thjesht janė grupi mė i organizuar, mė i shkolluar dhe mė i zėshėm, i cili ka ndikimin dhe fuqinė mė tė madhe. Fatkeqėsisht, njerėzve do t’u “lejohet” spektri i gjerė i veprimeve mjekėsore tė shėrimit vetėm po qe se profesioni mjekėsor mėshirueshėm jep pėlqimin e vet. Opinioni publik do tė ndihmojė qė nė kėtė ēėshtje tė vihet gjer tek ndryshimi, nė tė njėjtėn mėnyrė siē kėtė e ka bėrė nė lėmin e ushqimit tė shėndoshė – lėmė tė cilin e kanė filluar sė pari njė numėr i “tė ēuditshmėve” (tė cilėt thjesht kanė qenė para kohės sė vet) – gjė e cila tani ka pėrfshirė industrinė ushqimore dhe zhvillohet me shpejtėsi tė pa-marrė me mend. Jam i sigurt se kjo ka pėr tė ndodhur edhe me terapitė alternative.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-05-13, 17:29   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Medicina alternative

Nga botimi i parė i kėtij libri, terapitė alternative kanė fituar simpatinė e njerėzve anembanė botės perėndimore. Kjo s’ėshtė asgjė e papritur nė Britani tė Madhe, ku ligjet janė liberale kurse profesioni mjekėsor mjaft i butė, por terapitė alternative me hov e kanė pushtuar SHBA – nė, ku profesioni i mjekut ėshtė i fuqishėm dhe i zėshėm.
Nė muajin dhjetor tė vitit 1983, Instituti pėr Mjekėsi Komplementare nė Angli ka bėrė anketė pėr atė sesa zbatohen terapitė alternative. Pyetėsori prej gjashtė faqesh u ėshtė dėrguar personave tė cilėt merreshin me terapitė alternative (gjithsej 1800); janė pėrgjigjur nė to 411. Tė dhėnat kryesore janė:
1. 163 praktikantė kanė pėrmendur akupunkturėn si terapi tė tyre kryesoren, 99 hiropraktikėn, 33 shėrimin me bimė, 20 homeoterapinė, 15 natyropatinė dhe 70 osteopatinė.
2. Mė shumė se gjysma e praktikantėve janė marrė edhe me ndonjė terapi tjetėr, kurse gjysma e tyre edhe me ndonjė tė tretė. Pothuaj tė gjithė kanė pasur diploma pėr terapitė tė cilat i kanė ushtruar, por ēuditėrisht numri mė i madh i tyre nuk kanė qenė tė evidentuar nė asnjė regjistėr.
3. Kur ėshtė fjala pėr terapinė kryesore, 53% e tė anketuarve kanė kryer studime tė rregullta, 44% kanė studiuar me korrespodencė, kurse 44% kanė kryer kurs pėrgatitor.
4. Kanė ekzistuar dallime tė dukshme ndėrmjet terapive; pėr shembull: 96% e atyre qė janė marrė me hiropraktikė, kanė kryer gjithė studimet e rregullta.
5. Pėrkundėr kėrkesės sė madhe sot pėr kėto terapi, vetėm 33% e tė anketuarve merret me to gjatė orarit tė plotė tė punės.
6. Numri i pacientėve tė kontrolluar gjatė njė jave ėshtė sjellė nga 10 deri nė 150, kurse hiropraktikantėt dhe osteopatėt kanė kontrolluar brenda javės mesatarisht 60 pacientė. Nė bazė tė pėrllogaritjes sė bėrė nga kėto dhe shifra tė tjera, nė raport sugjerohet se nė Britani tė Madhe terapeutėt qė janė marrė me mjekėsi alternative nė vit kanė kryer afėr 4.6 milionė kontrollime.
7. Kėshilli i terapeutėve natyrorė kėrkon numėr dukshėm mė tė madh femrash sesa meshkujsh, dhe shumica prej tyre janė tė grupmoshave 20 – 39 dhe 40 – 59 vjeē. Homeopatėt dhe fitoterapeutėt mė shumė se tė tjerėt kontrollojnė fėmijėt.
8. Shumica e pacientėve pėr terapinė mėsojnė pėrmes dėgjimit. Mjekėt e praktikės sė pėrgjithshme kanė udhėzuar vetėm 6% tė pacientėve.
9. Kur ėshtė fjala pėr numrin e konsultimeve tė nevojshme, pothuajse gjysma kanė deklaruar se norma ėshtė 5 deri nė 10. Krejt kjo dėshmon se terapitė natyrore po arrijnė popullaritet gjithnjė e mė tė madh nė Britani tė Madhe dhe s’ka shenja se ky popullaritet po dobėsohet – pėrkundrazi, krejt kjo flet se interesimi i opinionit pėr kėtė lėmė gjithnjė po rritet.

E treta, terapeutėt alternativė duhet tė jenė tė pranuar dhe duhet t’u lejohet tė punojnė e tė bėjnė hulumtime. Nė Perėndim janė relativisht pak dhe shpesh janė tė nėnēmuar, tė injoruar apo tė pėrqeshur; megjithatė, ata mendojnė se opinioni i kėrkon shumė dhe se s’kanė kohė pėr hulumtime. Ky ėshtė dėm i madh, sepse shumicės sė terapive alternative mė shumė se ēfarėdo tjetėr u nevojiten provat klinike tė kryera si duhet, tė cilat tė gjithėve do t’u dėshmonin se ato vėrtet veprojnė. Ata tė cilėt me kėto terapi merren e dinė se ato veprojnė, por s’e kanė aspak tė mundshme qė kėtė ta dėshmojnė, pėrpos nėse i rrėfejnė rezultatet nė formė anegdotike. Si edhe tek aq shumė gjėra tė tjera, ēdo gjė sillet rreth parasė. Mjekėsia ortodoksiste ēdo vit merr miliarda dollarė qė tė plasojė teori, t’i vėrtetojė ato dhe tė paraqesė rezultate. Nė botėn perėndimore pothuajse nuk ndahen tė holla pėr hulumtime nė lėmin e mjekėsisė alternative, ashtu qė hulumtimet as qė bėhen. Ky ėshtė rrethi magjik: s’ka tė holla, s’ka hulumtime, e nėse s’ka hulumtime, do tė thotė se jeni pseudomjekė; e pseudomjekėve, natyrisht, se nuk u jepen tė holla pėr hulumtime.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-05-13, 17:32   #7
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Medicina alternative

ĒKA, S’KA ARGUMENTIM?

Ėshtė vėshtirė tė bisedosh gjatė me mjekė e shkencėtarė ortodoksistė pėr terapitė alternative mjekėsore, e qė ata tė mos pėrmendin se provat klinike janė tė domosdoshme pėr t’u dėshmuar se terapitė janė tė vlefshme. Nė tė vėrtetė, mendoj se mungesa e provave nė shumė nga kėto fusha paraqet gurin mė tė madh tė provės pėr shumicėn e mjekėve. Kjo ndodh pėr shkakun se mjekėt janė tė mėsuar tė besojnė se veprimi i shėrimit mund tė jetė i pranueshėm vetėm nė qoftė se me argumente dėshmohet se ėshtė ashtu.

Ka shumė lloje tė ndryshme provash klinike, por nė esencė tė gjitha mund tė ndahen nė “tė kontrolluara” dhe “tė pakontrolluara”. Nė kėto tė dytat, terapeuti thjesht evidenton tė gjitha rezultatet e veprimit special tė shėrimit, e pastaj analizon se sa herė ai veprim ka qenė i suksesshėm, respektivisht i pasuksesshėm. Provat e kontrolluara paraqesin rregulla shumė mė tė rrepta, klasifikojnė pacientėt e shėruar me atė veprim, pėrdorin placebon, e nganjėherė aplikojnė edhe situata kur as pacienti e as mjeku nuk dinė se cili veprim shėrimi zbatohet. Shumica mendojnė se ky lloji i fundit i provave ėshtė mė i mirė, shkaku se, siē thonė, me atė rast nuk mund tė ketė njėanshmėri.

Kėto prova janė pa dyshim tė suksesshme kur vlerėsohen barnat, por pothuaj ėshtė e pamundshme, ose jashtėzakonisht vėshtirė, tė zbatohen tek terapitė medicinale alternative, meqė sipas definicionit shumica e terapive natyrore shėron pacientin si unitet tė veēantė, e jo si “edhe njė rast me shtypje tė lartė gjaku”. Pėr shumicėn e terapeutėve natyrorė ėshtė e paparamendueshme qė tė grupojnė pacientėt, ta zėmė, me tension tė lartė gjaku, dhe t’i shėrojnė plotėsisht nė tė njėjtėn mėnyrė – thjesht shkaku se shkaktarėt e sėmundjes tek secili individ mund tė jenė tė ndryshėm.

Por mjekėt parashtrojnė kėtė pyetje: nė qoftė se terapitė alternative nuk mund t’u nėnshtrohen provave dyfish tė verbra apo provave tė ngjashme tė komplikuara, pse atėherė thjesht nuk bėhen provat e kontrolluara ashtu si duhet? Kjo vėrejtje ėshtė me vend, edhe pse pyetja edhe mė tutje mbetet aktuale, shkaku se vetė natyra e shumė terapive mjekėsore alternative vėshtirėson zbatimin e provave tė kontrolluara. Nė qoftė se shfrytėzoni intuitėn, forcat psikike dhe parametrat tjerė tė pakapshėm, nuk mundeni qė terapinė ta kontrolloni mjaft kujdesshėm, sa tė jeni nė gjendje qė plotėsisht saktė ta pėrsėritni nė ndonjė rast tjetėr. Kur lexuesi do ta lexojė tėrė librin, do ta ketė tė qartė pse kjo vėshtirė mund tė arrihet. Megjithatė, ekziston arsye e fortė shkaku i sė cilės rezultatet e provave plotėsisht tė pakontrolluara mund tė merren si argumente tė pranueshme. Me fjalė tjera, nė qoftė se shumė herė duket se njė gjė vepron – atėherė ajo vepron.

Pas tėrė kėsaj qė thamė shtojmė vetėm kėtė se me terapi tė ndryshme alternative janė bėrė prova, dhe pikėrisht tash (1985) duhet tė fillojnė provat e reja me shėrime spirituale tek sėmundje tė ndryshme. Mjekėt kanė zgjedhur sėmundjet dhe pacientėt, kurse sėmundjet “e lehta” nuk janė marrė nė konsideratė.

Doktor Siril Maksvell (Maxvell), kėshilltar mjekėsor nė njė kompani ndėrkombėtare farmaceutike, nė letrėn e tij dėrguar revistės British Medical Journal 1971, shpjegon shumė bukur vėshtirėsitė me eksperimentet dyfish tė verbra. Si shembull ka sjellė pėrdorimin e barit imipramin nė shėrimin e urinimit natėn tek fėmijėt. Hulumtimi i tij tregon se nė historinė e hershme tė veprimit tė tij shėrues provat e kontrolluara kanė treguar se imipramini nuk ėshtė i ndonjė rėndėsie tė madhe. Nė njė provė tė kryer mė 1962 ėshtė konstatuar se bari nuk ėshtė i dobishėm; dy prova nė vitin 1963 ishin negative (edhe pse njė mė vonė ishte pozitive), kurse mė 1964 provat e kontrolluara kanė dėshmuar se bari nė njė numėr tė pėrafėrt rastesh ka qenė i suksesshėm, gjegjėsisht se nuk ka qenė i suksesshėm. Nga ajo kohė e kėndej nė vazhdimėsi lajmėrohen artikuj qė dėshmojnė se imipramini nė tė vėrtetė ėshtė i dobishėm. Gjatė pesė vjetėve janė lajmėruar pesėmbėdhjetė artikuj tė cilėt kanė “konfirmuar” dobishmėrinė e tij si dhe njė qė “dėshmonte” pa-dobishmėrinė e tij. Po qe se si “argument” pėrfundimtar do tė pranoheshin rezultatet e hulumtimeve tė bėra para vitit 1964, veprimi pėrsosshmėrisht i dobishėm i barit do tė ishte i humbur, edhe pse vlerėsimet e bėra nė bazė tė provave tė mėhershme tė pakontrolluara klinike ishin pozitive. Poenta e doktor Maksvellit ėshtė se nė mjekėsi njė provė, vetėm pse ėshtė e kontrolluar, nuk do tė thotė se ėshtė edhe e mirė, gjegjėsisht e dobishme. Kėto prova tė bėra mė fėmijėt qė natėn derdhin ujė nė shtrat mund tė merren tė kontrolluara, e megjithatė provat e pakontrolluara tė bėra mė herėt kanė dhėnė pėrgjigje tė saktė – dhe atė mė shpejt. Provat tjera tė kontrolluara (gjithsej 19) me tė njėjtin bar, por kėsaj radhe nė shėrimin e depresionit, vetėm sa kanė vėrtetuar tė dhėnat (tė fituara katėrmbėdhjetė vjet mė parė nė njė provė tė pakontrolluar) se ky bar ėshtė efektiv edhe nė shėrimin e depresionit.

Sė kėndejmi mė duket e drejtė qė t’i ēmojmė provat e pakontrolluara tė bėra nga njerėz tė ndershėm tė qėllimit tė mirė, sė paku si pikėnisje pėr hulumtim tė mėtutjeshėm. Ėshtė krejt e kuptueshme qė ndonjė mėnyrė tė re shėrimit kurrė nuk duhet hedhur apo pėrqeshur vetėm shkaku se nuk ka kaluar nėpėr provat mė tė rrepta tė cilat jemi nė gjendje t’i mendojmė. Sikur kėshtu tė veprohej nė mjekėsinė orodoksiste, do tė na mungonin shumė barna tejet tė dobishme – pikėrisht siē sot na mungojnė shumė terapi alternative.

Mjekėt ortodoksistė kanė filluar ta pranojnė kėtė pikėvėshtrim, edhe pse pa vullnet dhe ngadalė. Hulumtimet mė tė reja me kamomilin tregojnė se ai ėshtė po aq i fuqishėm sa edhe barnat moderne kundėr kalljeve tė cilat nuk pėrmbajnė steroide, e megjithatė askush nuk di se cili ėshtė ai pėrbėrės kryesor i tij, kėshtu qė ai nuk mund tė sintetizohet. Njė autor nė revistėn Lancet-a propozon qė tė shfrytėzohet e tėrė bima po qe se vėrtetohet se vepron e qė tė mos pritet derisa shkencėtarėt tė izolojnė pėrbėrėsit aktivė tė saj, e qė pastaj prej tyre tė prodhohen barnat.

Madje edhe kur provat janė kryer nė mėnyrė adekuate (e kjo nė shumė mjekėsi alternative vėshtirė tė arrihet, shkaku se aty veprimet janė mė tė shumėllojshme sesa nė mjekėsinė ortodoksiste Mjekėt ortodoksistė nuk janė tė disponuar t’i marrin seriozisht dhe ėshtė krejt e kuptueshme (edhe pse e pafalshme): sepse ndjehen tė rrezikuar nėse rezultatet dėshmojnė se terapia ėshtė e dobishme.

Profesioni i mjekut ėshtė siē duket tmerrėsisht i pasigurt – dhe pėr kėtė ka arsye tė mira. Ai nuk mund tė pranojė kritikėn apo diskutimin, sidomos nėse vjen nga dikush qė ėshtė jashtė kėtij profesioni. Megjithatė, nė vendet e mėdha, siē ėshtė Kina, apo nė Afrikė, mjekėsia tradicionale dhe mjekėsia mė e mirė moderne aplikohen paralelisht dhe reciprokisht respektohen, sepse ka lėmenj qė i pėrgjigjen mė sė miri secilės prej tyre, apo lėmenj tė cilėve njėra prej tyre duhet t’u pėrkulet.

Kjo pagatishmėri e profesionit mjekėsor pėr tė qenė tė hapur ndaj kritikės mė sė miri mund tė shihet nė shembullin e ekzaminimeve qė janė kryer nga Shoqata Mjekėsore Britanike. Terapeutėt qė merren me terapitė natyrore kanė qenė, natyrisht, shumė tė interesuar pėr rezultatet e kėtij hulumtimi, shkaku se Shoqatės Mjekėsore Britanike padyshim i ka konvenuar qė gjėrat tė mbesin siē kanė qenė. Asnjė anėtar i hulumtimeve nuk ka pasur kurrfarė kualifikimi zyrtar pėr asnjėrėn nga terapitė natyrore, e meqė nė kėtė rast Shoqata Mjekėsore Britannike ishte edhe gjyqtar edhe porotė, shumė pėrfaqėsues tė terapive kryesore natyrore kanė refuzuar tė ofrojnė materialin argumentues. Shumica e njerėzve qė janė marrė me terapitė natyrore janė frikėsuar mos nė bazė tė hulumtimit tė Shoqatės Mjekėsore Britanike numri mė i madh i terapive nuk do tė mund tė rekomandohen, dhe se kanė pėr t’u zgjedhur vetėm ato me tė cilat merren mjekėt apo laikėt e stėrvitur tė cilėt punojnė nėn kontrollin mjekėsor. Aspak nuk ėshtė ēudi qė terapeuti natyror mesatar, i cili kalon pjesėn mė tė madhe tė kohės “duke pranuar pjesė” prej tė cilave mjekėsia ortodoksiste ka hequr dorė, nuk dėshiron qė – si fizioterapeut apo pedikur – tė bėhet ndihmės mjeku.

Kur ky libėr veē do tė jetė i botuar, do tė jenė mė nė fund tė shpallura rezultatet e kėtij hulumtimi – sė paku kėshtu tė gjithė shpresojnė. Gjėrat aq shumė janė zvarritur saqė shumė terapeutė pyesin se a do tė jenė, vallė, rezultatet ndonjėherė tė shpallura.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-05-13, 17:32   #8
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Medicina alternative

MJEKĖSIA ALTERNTIVE NĖ BOTĖ

Mjekėsia tradicionale, nė masė tė caktuar, ekziston nė tė gjitha kulturat, kurse shprehjet si “mjekėsi shtėpiake” apo “mjekėsi popullore” pėrdoren pėr veprimet e tilla tė zakonshme. Mjekėsia tradicionale ėshtė e vjetėr shumė shekuj, madje edhe mija vjet, varėsisht nga vendi dhe kultura pėr tė cilėn bėhet fjalė. Me qenė se dy tė tretat nga numri i pėrgjithshėm i banorėve nė tokė (kryesisht nga vendet nė zhvillim) ekskluzivisht mbėshteten nė terapi tė tilla tradicionale, Organizata Botėrore e Shėndetėsisė ka vendosur qė aktivisht tė stimulojė mjekėsinė tradicionale anembanė botės pėr tė arritur qėllimin e vet lidhur me “shėndet pėr tė gjithė njerėzit gjer nė vitin 2000”. Ėshtė interesant se shumica e njerėzve tė Botės sė Tretė i mbetet besnik sistemit tė vet tė mjekėsisė popullore, qoftė nė pyetje sistemi i ajurvedave, ai kinez, sistemi “sidha” apo ai “unani”, madje edhe kur atje ekziston mbrojtja shėndetėsore perėndimore. Organizata Botėrore e Shėndetėsisė ka premtuar se do “tė kultivojė qasje realiste ndaj mjekėsisė tradicionale, se nė dritėn e shkencės bashkėkohore do tė hulumtojė anėt e mira tė mjekėsisė tradicionale pėr tė mundur tė pengojė veprimet e dėmshme e pėr tė stimuluar ato tė dobishmet, dhe pėr t’i ndihmuar integrimit tė njohurive dhe shkathtėsive tė ēmueshme tė mjekėsisė tradicionale perėndimore.” Nė raportin e Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė thuhet po ashtu se “sistemi tradicional i mjekėsisė dhe mjekėsia “moderne” shumė gjatė kanė shkuar rrugėve tė ndara duke ushqyer antipati reciproke. Megjithatė, a nuk janė, vallė, synimet e tyre identike – pėrmirėsimi i shėndetit tė njerėzimit, e me kėtė dhe i kualitetit tė jetės? Vetėm mendja e kufizuar do tė mund tė mendonte se njėra nuk mund tė mėsojė asgjė nga tjetra.”

Edhe pse do tė mund tė supozohej se Organizata Botėrore e Shėndetėsisė duhet tė merret vetėm me vendet e pazhvilluara, kjo ėshtė larg sė vėrtetės. Pikėrisht siē vendet mė tė varfra nuk kanė mjete tė mjaftueshme financiare pėr mjekėsinė perėndimore, ka shenja se as ne nuk do tė mundemi shumė gjatė tė pėrballojmė kaq shumė shpenzime. Qasja e njėjtė qė vlen pėr Botėn e Tretė, vlen po ashtu edhe pėr ne nė Perėndim, megjithėqė nė masė mė tė vogėl. Do tė ishte skajshmėrisht e papeshuar nė qoftė se do tė supozonim se mund ta derdhim pasurinė tonė vetėm se jemi tė pasur, edhe vetė para vetvetes jemi tė detyruar tė kėrkojmė mėnyra sesi mė lirė t’i arrijmė rezultatet e njėjta.

Pothuaj secili vend ka sistemin e vet tė mjekėsisė tradicionale. Pėr kinezėt kjo ėshtė akupunktura, pėr francezėt shėrimi magnetik, pėr gjermanėt heilpraxis-i, pėr britanikėt shėrimi me bimė, kurse rregullimi i eshtrave ėshtė e pėrbashkėt pėr tė gjithė. Por bashkė me traditat popullore shkojnė dhe bestytnitė si dhe pseudomjekėsia, ndaj kjo nė tė kaluarėn ka bėrė qė organet zyrtare mjekėsore ta ngulfasin dhe ta shtypin mjekėsinė popullore. Njerėzit krejt natyrshėm kanė supozuar se mbrojtja mė e re dhe mė e shtrenjtė mjekėsore duhet tė jetė edhe mė e mirė; nėn udhėheqjen e profesionistėve mjekėsorė u ėshtė shpėlarė truri dhe janė vėnė nė pozitėn tė besojnė se krejt ajo ēka s’ėshtė mjekėsi ortodoksiste perėndimore ėshtė ose e dėmshme ose e padobishme. Kjo nė shumicėn e vendeve ka bėrė qė tė vihen nėn kontroll njerėzit qė merren me mjekėsi duke mos qenė mjekė.

Statusi juridik i personave qė merren me terapitė mjekėsore alternative ėshtė shumė i larmishėm. Nė SHBA duhet tė jeni mjek qė tė merreni me osteopati, kurse hiropraktikantėve, tė cilėt deri vonė ishin jashtė ligji, vetėm pas shumė kontesteve gjyqėsore u ėshtė lejuar tė punojnė. Nė disa shtete personave pa kualifikim mjekėsor u ėshtė e ndaluar me ligj qė tė merren me akupunkturė, e megjithatė njerėzit edhe mė tutje vazhdojnė qė tė shkojnė tek ta. Disa krahina nė Kanada kanė ligje pėr natyropati, pėr hiropraktikė dhe osteopati. Nė Amerikėn Veriore puna me terapi mjekėsore alternative merret si ilegale, pėrpos nėse atė ligji decidivisht nuk e lejon, e megjithatė mjekėsia alternative aty lulėzon si askund gjetiu nė botė. Pikėrisht e kundėrta vlen pėr Britaninė e Madhe ku rėndom drejtėsia i lejon secilit qė veten ta shpallė ēfarėdoqoftė terapeuti, me kusht qė tė mos “shitet” si mjek. Sė kėndejmi nė Britaninė e Madhe mjekėsia alternative me vite ka lulėzuar thjesht shkaku se ka qenė fare lehtė qė tė merreshe me tė. E nė qoftė se diēka nuk ėshtė nė rregull, “pacientėt”i mbron ligji dhe duket se sistemi funksionon mirė. Mė i mirė se ky sistem ėshtė vetėm ai nė Gjermaninė Perėndimore, nė tė cilėn ekziston sistemi i dhėnies sė lejeve pėr t’u marrė me terapitė alternative (Heilpraktikers). Nė Gjermaninė Perėndimore ka 3700 terapeutė alternativė. Kėta janė shėrues dhe terapeutė natyrorė tė cilėt prej shtetit kanė fituar lejen pėr t’u marrė me terapitė alternative. Ata janė mirė tė verifikuar, pėr t’u siguruar se nuk do ta rrezikojnė popullin dhe nuk do tė jenė pėrgjegjės para shoqėrisė.

Para nja njėzet vjetėve India vendosi t’i japė privilegje mė tė mėdha mjekėsisė tradicionale. Nė sistemin e sotėm ekzistues ligjor, pėr ata qė merren me mjekėsinė ortodoksiste si dhe pėr ata qė merren me atė tradicionale vlejnė tė njėjtat ligje. Posaēėrisht theksohet se edukimi i pėrgjithshėm mjekėsor duhet tė bazohet nė akceptimin e personit tėrėsor, e jo pėr pjesėt e tij. Studentėt pėrcjellin kurse themelore nga anatomia, fiziologjia, biologjia dhe patologjia. Pas kėsaj ndjekin kurse specialistike sipas zgjedhjes personale, qoftė, bie fjala, pėr mjekėsinė moderne perėndimore, pėr homeopatinė, ajurvedat etj. dhe tė gjithė ata qė kanė kualifikim gjenden nė tė njėjtėn pozitė. Sistemi indian ėshtė i kundėrt me sistemin gjermanoperėndimor tė dy klasave, ku Heilpraktikers-ėt regjistrohen sipas njėrit, kurse mjekėt sipas tjetrit status.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-05-13, 17:33   #9
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Medicina alternative

Situata nė Australi deri frik ka qenė tejet e ngjashme me atė nė Britani tė Madhe. Tash nė shtetin Viktoria ėshtė nė rrjedhė miratimi i ligjit me tė cilin rregullohet aplikimi i mjekėsisė alternative dhe duket se tė gjitha terapitė alternative, pėrpos osteopatisė dhe hiropraktikės, do tė jenė tė shpallura tė jashtėligjshme, e madje edhe kėto dyja patjetėr do tė aplikohen nėn kontrollin e rreptė mjekėsor. Dhe meqė pjesa tjetėr e Australisė rėndom pėrcjell shtetin kyē ēfarė ėshtė Viktoria, duket sikur shumė shpejt mjekėsinė alternative nė Australi do tra presin kohė tė vėshtira.

Afrika e Jugut lehtė ka mundur tė shkojė sė njėjtės rrugė kur nė vitin 1947 ka miratuar ligjet. Afrika e Jugut ėshtė dalluar me qėndrimin tejet represiv, por argumentet bindėse nga e tėrė bota e kanė luhatur, ashtu qė janė miratuar dy dispozita, njėra pėr ata qė merren me homeopati, osteopati, natyropati dhe mjekėsinė bimore, kurse tjetra pėr hiropraktikantėt. Me rregulloren e parė pothuajse pranohet gjithēka qė ėshtė nė kufijtė e kuptimit.

Nė pjesėn mė tė madhe tė Evropės vlen parimi i hershėm i ligjit tė Napoleonit i cili mohon tėrė atė qė ligji decidivisht nuk e ka shpallė tė ligjshme. Nė kėto vende vetėm mjekėt dhe personeli mjekėsor mund tė merren legalisht me medicinė. Nė Francė, pėr shembull, nuk ekzistojnė ligje tė cilat lejojnė punėn me mjekėsinė alternative (pėrpos mjekėve), por megjithatė tolerohet ekzistenca e 18.000 guerisers-ėve (shėruesve), pėr tė cilėt ka kėrkesė tė madhe nė popull. Akuzat e kohėpaskohshme tė mjekėve apo tė pacientėve shkaktojnė thyerjen teknike tė ligjit, por mė sė shpeshti asgjė nuk ndėrmerret. Holanda, kantoni Apenzel nė Zvicėr (nė pjesėn tjetėr tė Zvicrės ėshtė e lejuar vetėm hiropraktika), Suedia, Belgjika dhe Norvegjia janė tolerante ndaj personave qė merren me mjekėsinė alternative, tė cilėt si edhe nė Francė, punojnė ilegalisht. Shkaku i kėsaj gjendjeje nė kontinentin evropian mjekėt ortodoksistė merren mė sė tepėrmi, ta zėmė, me radiestezi, thjesht vetėm shkaku se nė popull ka kėrkesa, kurse tė tjerėt e kanė tė ndaluar qė tė merren me tė.

Shumė kombe tė reja tė Afrikės kultivojnė mjekėsinė tradicionale dhe atė alternative, por, siē kemi parė, shembulli mė i mirė i veprimit paralel tė mjekėsisė tradicionale dhe asaj ortodoksiste mund tė gjendet nė Kinė. Nė viti 1949, shėrbimi ekzistues mjekėsor ka qenė aq i pazhvilluar sa nuk ka mundur tė pėrmbushė asnjė pjesėz tė nevojave kolosale tė kėtij vendi. Me integrimin e sistemeve tė mjekėsisė tradicionale dhe tė asaj perėndimore si dhe me stėrvitjen e punėtorėve pėr mbrojtjen shėndetėsore themelore, tė njohur nė popull si “mjekėt kėmbėzbathur”, i tėrė vendi pėr njė kohė tė shkurtėr pati mbrojtje shėndetėsore tė jashtėzakonshme. Nė mbrojtjen shėndetėsore u kyē pėrgjithėsisht i tėrė populli dhe njerėzit u mėsuan tė kujdesen pėr vetveten – fjala ėshtė pėr lėvizjen masive me tė cilėn u eliminuan katėr brengat e tyre mė tė mėdha: minjtė, pleshtat, mushkonjat dhe tartabiqet.

Kur tė merret parasysh prirja e SHBA-sė pėr eksperimentim me idetė e reja si dhe shpejtėsia dhe suksesshmėria amerikane nė aplikimin e risive, shumė njerėz ēuditen pse SHBA-tė nuk prijnė nė botė me aplikimin e terapive alternative mjekėsore. Situata, sakaq, ėshtė shumė e komplikuar pėr arsye se nė shtete tė ndryshme ligjet ndrysh e trajtojnė secilėn prej kėtyre terapive. Ligji gjerėsisht e pranon osteopatinė, e cila kėrkon pėrgatitje mė tė gjatė sesa mjekėsia ortodoksiste; secili shtet ka akte ligjore tė cilat i shkojnė nė favor hiropraktikės; natyropatia ėshtė e lejuar nė trembėdhjetė shtete. Profesioni mjekėsor nė Amerikė gjithnjė deri vonė ka qenė armiqėsisht i disponuar ndaj terapive alternative (apo mjekėsisė holistike, siē ajo quhet nė SHBA, shkaku se merret pėrgjithėsisht me personin), por, ballafaquar me interesimin e opinionit si dhe me presionin e rėndėsishėm legal tė terapeutėve alternativė, tani ky disponim po dobėsohet. Vėshtirė tė kalojė qoftė dhe njė javė, e tė mos lajmėrohet ndonjė program televiziv apo ndonjė artikull nė revista a gazeta, ku shprehet dėshpėrim me mjekėsinė ortodoksiste (e cila dominon nė SHBA) dhe dėshira pėr qasje mė humane. Me rritjen e interesimit pėr ēėshtje tė mjedisit dhe tė ekologjisė, opinioni amerikan i ėshtė kthyer mjedisit tė vet tė brendshėm dhe mė tepėr se kurrė mė parė ėshtė vetėdijesuar pėr rėndėsinė e mėnyrės sė shėndoshė tė jetės.

Meqė nė SHBA terapitė alternative kanė qenė aq gjatė nė pamėshirėsi, sot nė ajėr ndjehet shqetėsimi i vėrtetė dhe shpresa se nė njė tė ardhme tė afėrt ligjet esencialisht kanė pėr tė ndryshuar. Ka mjaft arsye pėr supozimin se kjo sė frikti do tė ndodhė, meqė shumė nga zyrtarėt mė tė mėdhenj tė Seksionit pėr Shėndetėsi, Arsimim dhe Mbrojtje miratojnė mjekėsinė holistike, gjė qė ka mundur tė vėrehet edhe nė konferencėn kryesore pėr kėtė problem, mbajtur nė Vashington, tė cilėn e hapi njėri nga ta. E bija e ish-kryetarit Karter ėshtė mjeke dhe pėr tė thuhet se ka dashamirėsi ndaj mjekėsisė holistike. Shoqata Amerikane e Mjekėve nuk ka marrė qėndrim zyrtar ndaj kėtyre ēėshtjeve, por pėrmendet se njė pėrfaqėsues i Shoqatės i pyetur pėr mendimin personal, ka thėnė se Shoqata Amerikane e Mjekėve “miraton medicinėn holistike sa edhe amėsinė”. Ky qėndrim mjaft i ftohtė fillon ngadalė tė zbutet, meqė numėr gjithnjė e mė i madh mjekėsh tė praktikės sė pėrgjithshme tregon interesim pėr terapitė natyrore. Gjatė dhjetė vjetėve situata do tė jetė shumė mė e mirė.

Industria farmaceuike gjithsesi do tė paraqesė lob tė fuqishėm kundėr pėrhapjes sė terapive alternative. Kjo pjesė e madhe (dhe, duke i marrė tė gjitha para sysh, edhe me pėrgjegjėsi tė lartė e industrisė) prodhon tė holla duke furnizuar popullin me ato qė, sipas mendimit tė tyre, ka nevojė – pėrafėrsisht ashtu siē General Motors-i e furnizon me automobila. Fakti se disa njerėz vdesin nė automobila nuk e pengon General Motorsi-in qė t’i prodhojė, e as qė do tė duhej ta pengonte, ashtu siē tragjedia e shkaktuar me talidomid e as ndikimet e shumta sporadike tė barit nuk do tė duhej t’i ndalnin e as qė i ndalin kompanitė farmaceutike tė prodhojnė barna tė reja edhe mė tė mira. Ėshtė shumė lehtė pėr ta kuptuar sesi do tė ndjehej kompania pėr prodhimin e barnave po qe se do tė lajmėrohej njė valė e re interesimi pėr terapitė natyrore, tė cilat nuk shėrbehen me barna. Megjithatė, kompanitė me kuptim etik dhe me shpirt novator do tė gjenin mėnyrė pėr tė kompensuar tė ardhurat e humbura nga tregu dhe nė kuptimin financiar shpejt do tė rehabilitoheshin. Industrisė farmaceutike gabimisht i ndahet roli i mashtrimtarit nė mjekėsinė ortodoksiste. Kjo s’ėshtė e drejtė. Njerėzit kanė mundėsinė e zgjedhjes dhe shoqėria jonė perėndimore varet nga ajo sesa ata do tė shėrbehen me atė mundėsi. Fatkeqėsia ėshtė nė faktin se njerėzit munden lirisht tė zgjedhin sesi prej vetes tė krijojnė njeri tė sėmurė, por jo qė nga vetja tė krijojnė edhe njeri tė shėndoshė.

Nė kėtė libėr flitet mbi atė se ēfarė zgjedhjesh ekzistojnė. Asnjėra nga terapitė pėr tė cilat flasim nuk mund tė gjendet gjithkund, por ekziston tendenca qė kėto sot nė Perėndim tė pėrhapen. Nėse lidhjet tuaja personale nuk jua mundėsojnė qė tė gjeni terapinė tė cilėn do tė dėshironit ta provoni, kėrkoni ndihmė prej mjekut apo ndonjė qendre shėndetėsore. Disa organizata udhėheqėse kanė organet e tyre zyrtare dhe, pėr shembull, nė Britani tė Madhe, nė Institutin pėr Mjekėsi Komplementare, ekziston regjistri i terapeutėve tė organizatave udhėheqėse, ashtu qė opinioni dhe njerėzit e profesionit mjekėsor munden lehtė tė orientohen se ku gjendet terapeuti mė i afėrt. Personi i cili provon tė zgjedhė terapeutin bėn mirė nė qoftė se i drejtohet ndonjėrit prej kėtyre organeve udhėheqėse. Revistat mbushullohen me artikuj mbi shėndetin dhe mėnyrėn e shėndetshme tė jetės, e ndonjėherė edhe shpalljet mund t’ju udhėheqin deri tek terapeuti qė ju nevojitet. Shpresojmė se nuk ėshtė larg dita kur do tė mundeni haptas dhe pa frikė nga pėrqeshja tė shkoni tek terapeuti sipas zgjedhjes suaj. Ka shenja qė tregojnė se kjo pikėrisht po ndodh, dhe atė gjithnjė e mė tepėr pas botimit tė parė tė kėtij libri. Hulumtimet tregojnė se mjekėt janė tė kėnaqur nė qoftė se mund ta orientojnė pacientin tek terapeuti natyror qė merret me ndonjėrėn nga pesė a gjashtė terapitė kryesore, dhe se edhe vetė kėrkojnė ndihmėn e tyre kur janė tė sėmurė. Megjithatė, edhe pranė gjithė kėtyre qė thamė, ende ėshtė turp tė shkosh tek terapeuti alternativ dhe shumė njerėz fshehin vizitat e tyre nga mjeku me frikė se kėta mund t’ua shohin pėr tė madhe. Mendoj se ėshtė dėm qė ėshtė kėshtu. Sė pari, mjekėt do tė duhej tė ishin tė vetėdijshėm pėr pasuksesshmėrinė e veprimit shėrues qė aplikojnė dhe sė dyti, nė qoftė se pėrpjekjet e terapeutit natyror japin fryte dhe gjendja e tė sėmurit pėrmirėsohet, mjekėt do tė mund tė konkludonin krejtėsisht gabim se atė pėrmirėsim e ka sjellė terapia e tyre. Duke luajtur rolin e mbrojtėsit nė mes tė asaj ēfarė mjekėt dėshirojnė si dhe tė asaj ēka nė tė vėrtetė bėjnė, njeriu i zakonshėm zgjat ndarjen nė dy sisteme tė mjekėsisė. Pothuajse secili mjek ka listėn e tregimeve tmerruese mbi atė se ēka u ka ndodhur pacientėve nė duart e “pseudomjekėve” tė tmerrshėm, por numėr i vogėl i tyre ka listė suksesesh tė “alternativės”, aty ku mjekėt kanė dėshtuar.

Natyrisht, ėshtė ēėshtje juaja ta bindni veten se s’keni punė me pseudomjekėt. Nė botėn e mjekėsisė alternative ka shumė sharlatanė, mu ashtu siē ka dhe nė botėn e mjekėsisė. Nė secilėn fushė tė caktuar tė mjekėsisė alternative ka shumė pikėpamje tė ndryshme. Pikėrisht si nė mjekėsinė ortodoksiste, ēdo gjė nė masė tė madhe varet prej asaj se kujt i drejtoheni. Kurdo qė tė jetė e mundur, udhėhiquni nga rekomandimi personal dhe nė qoftė se mund tė gjeni mjek specialist pėr mjekėsinė alternative qė ju duhet – madje edhe nė qoftė se krejt rastėsisht interesoheni pėr tė – mendoj se ėshtė e dobishme ta vizitoni. Para sė gjithash, ka gjasa mė tė mėdha qė ai, duke iu falėnderuar njohjes mė tė thellė tė fushės sė gjerė tė fakteve medicinale, do tė mundet mė mirė ta vlerėsojė problemin tuaj. Por personi me kualifikime medicinale nuk do tė zbatojė nė vepėr domosdoshmėrisht dhe mė sė miri vetė procedurėn e shėrimit. Mjekėt padyshim nuk kanė monopol mbi fuqitė shėruese. Nė tė vėrtetė, talenti shėrues ėshtė shumė i pėrhapur - shumė mė tepėr sesa rėndom paramendohet – dhe shumė priftėrinj, e madje edhe njerėz tė zakonshėm kanė fuqi shėruese. Mjekėt e mirė nuk do tė duhej qė vetėm tė manipulonin shkathtėsisht me njohuritė medicinale, por edhe tė jenė shėrues tė mirė. Po qe se u jepet rasti, edhe shėruesit pa kualifikime mjekėsore mund tė jenė njėsoj tė suksesshėm. Dhe me tė vėrtetė, miliona njerėz anembanė botės kalojnė shumė mirė nė duart e atyre shėruesve jo-medicinalė.

Jam pėrpjekur qė tė jem sa mė i sinqertė dhe sa mė i hapur ndaj ēdo terapie pėr tė cilėn bėhet fjalė nė kėtė libėr. Tė gjitha metodat mund tė ofrojnė diēka, kurse shumė prej tyre, po qe se u jepet mundėsia, mund tė ofrojnė shumėēka. Kur, gjykuar sipas asaj qė mund tė kuptojmė, janė tė padobishme, pėr kėtė kam tėrhequr vėmendjen. Megjithatė, konstatimet e kėtij lloji nuk do tė thotė domosdo qė tė jenė tė sakta. Pėr shembull, kam provuar qė pėrmes dijes sonė nga fiziologjia dhe nga kimia nukleare tė shpjegoj sesi vepron akupunktura, gjegjėsisht homeopatija. Mund tė ndodhė qė ajo tė veprojė nė sistem krejtėsisht tjetėr, por unė mund tė shpjegoj vetėm nė kuadėr tė kufijve tė asaj qė sot nė botė ėshtė e njohur dhe e pranueshme. Lexuesi duhet ta ketė nė mendje faktin se mjekėt nė tė vėrtetė nuk dinė sesi veprojnė njė numėr mjaft i madh veprimesh shėrimi tė mjekėsisė ortodoksiste, e megjithatė me vite i aplikojnė kėnaqshėm nė miliona njerėz. Pėr shembull, gjithnjė deri para pesėmbėdhjetė vjetėsh nuk ėshtė ditur sesi vepron aspirina, por kjo nuk ka penguar qė pėr mė tepėr se shtatėdhjetė vjet tė jetė bari mė i shfrytėzuar nė botė.

Njerėzit duhet t’i ndryshojnė qėndrimet e tyre ndaj trajtave joortodoksiste tė mjekėsisė. Pėr ēdo vit gjithnjė e mė mirė e kuptojmė shpirtin dhe trupin e njeriut, dhe nė kėtė mėnyrė mė mirė e kuptojmė edhe kur vuan nga veprimet medicinale “tė huaja” tė shėrimit. Ndėrkohė, do tė ishte shkatėrrimtare kur sė bashku me ujin e larjes do ta hidhnim edhe fėmijėn dhe me mburrje tipike perėndimore tė hidhnim diēka shkaku se “s’ėshtė e argumentuar” apo se “vėshtirė shpjegohet”.

Deri tek kthesa vjen vetėm atėherė kur pėr terapitė mjekėsore alternative fillojmė tė mendojmė si pėr veprimet shėruese tė klasės sė parė dhe jo, siē sot ėshtė rasti nė Perėndim, si pėr strehimoren e fundit “tė mbeturinave” tė cilat profesioni mjekėsor nuk ka mundur t’i shėrojė. Meqė vendet nė zhvillim kanė pranuar mjekėsinė perėndimore, numri mė i madh i banorėve tė rruzullit tokėsor shfrytėzon anėt mė tė mira - qoftė tė mjekėsisė tradicionale, qoftė tė sistemit medicinal perėndimor. Vallė, pse edhe ne nė Perėndim nuk do ta kishim kėtė privilegj?

VĖREJTJE

Ky nuk ėshtė libėr pėr vetėndihmesė. Terapitė e paraqitura janė tė sigurta vetėm nė duart e terapeutit me pėrvojė dhe lexuesi asnjėrėn prej tyre nuk duhet vetė ta aplikojė.

Kur kam pohuar se hulumtimet kanė dėshmuar se terapia e caktuar ėshtė e dobishme nė gjendjet specifike medicinale apo nė grup gjendjesh, nuk do tė thotė se i kam premtuar lexuesit se ajo edhe tek ai do tė shkaktojė efektet e dėshiruara. Njė premtim i tillė do tė ishte plotėsisht i pakuptimtė, madje edhe sikur fjala tė ishte pėr mjekėsin perėndimore.

Nėse keni ndonjė problem mjekėsor sė pari kėshillohuni me mjekun tuaj dhe nė qoftė se ai dhe kolegėt e tij nuk mund t’ju ndihmojnė, atėherė shkoni tek personi i cili merret me terapitė alternative, por sipas mundėsisė tek ai i cili ka po ashtu edhe shkollimin e mjekėsisė ortodoksiste.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-01-14, 17:33   #10
Mjekesia Lindje-Perendim
 
Anėtarėsuar: 22-01-14
Postime: 3
Mjekesia Lindje-Perendim i vlerėsuar jo keq
Gabim Shtatzėnia, dyfish shanse me akupunkturė

Sipas studimeve tė fundit ku janė pėrfshirė 4,000 gra, kėrkuesit kanė arritur nė pėrfundim se akupunktura dyfishon shanset pėr mbetjen shtatzėnė.
Megjithėse Fertilizimi in Vitro (IFV) apo "nė epruvetė" ka mbi 30 vjet qė pėrdoret si metodė, suksesi pėr mbetjen shtatėzėnė ende rezulton i ulėt — tek rreth 35 pėr qind e grave nė SHBA tė moshave 35- 40 vjeēare dhe rreth 20 pėr qind e tyre mbi 40 vjeē, sipas Qendrave pėr Kontrollin dhe Parandalimin e Sėmundjes. Kosto pėr kėtė proces mund tė shkojė mbi 10,000 dollarė amerikanė.

Shumė gra ia kanė "kthyer sytė" tek akupuntura pėr tė rritur shanset pėr mbetjen shtatzėnė.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 22-01-14 nė 17:47 Arsyeja: link i padeshiruar
Mjekesia Lindje-Perendim Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-01-14, 17:44   #11
Mjekesia Lindje-Perendim
 
Anėtarėsuar: 22-01-14
Postime: 3
Mjekesia Lindje-Perendim i vlerėsuar jo keq
Gabim Rini e pėrjetshme me joga tibetiane!

Joga tibetiane konsiston nė 5 ushtrime tė thjeshta por edhe dinamike, ku bėjnė pjesė meditimi, lėvizjet dhe mendimi pozitiv.

5 tė ashtuquajturat ushtrime tibetiane konsistojnė nė ushtrime qė ndihmojnė pėr tė jetuar mė gjatė, por mbi tė gjitha pėr njė rini tė pėrjetshme. Kjo formė e jogės praktikohet sot nė mbarė botėn, sidomos pėr njė rini tė pėrjetshme. Ajo kėshillohet ēdo ditė pėr rreth 20 minuta. Gjatė praktikimit tė saj kėrkohet sinkronizimi i frymėmarrjes me ushtrimet.



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 22-01-14 nė 17:48 Arsyeja: link i padeshiruar
Mjekesia Lindje-Perendim Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:33.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.