Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 07-01-06, 15:16   #11
Portokalli
 
Anėtarėsuar: 06-01-06
Postime: 120
Portokalli e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Culture : Kultet: Gjysma e xhamive, pa leje
E Premte, 20 Maj 2005
Korrieri.Komiteti Shteteror i Kulteve, pas kerkimeve te realizuara, arrin ne perfundimin se nder 431 xhami qe ndodhen aktualisht ne te gjithe vendin, gjysma e tyre, jane pa leje ndertimi. Pohohet se "tani ndodhen nen proces legalizimi". Shoqatat araben, kane ndertuar 203 prej xhamive, kryesisht te rejat. Bashkesia Islame mohon pretendimet e institucionit prane Qeverise. Sqarimet e saj dhe deklarimi: "Venia ne dyshim e ligjshmerise se objekteve te komunitetit me te madh fetar, nuk eshte produktive"

TIRANE - Gjysma e xhamive qe ndodhen ne te gjithe vendin, jane pa leje ndertimi. Kete pohim e ka bere Komiteti Shteteror i Kulteve duke deklaruar megjithate se "ato jane aktualisht, nen proces legalizimi". Problemi eshte ngritur nga ky institucion ne varesi direkte te Keshillit te Ministrave, por nga ana e saj, Bashkesia Islame e Shqiperise (BISH), thote se te tilla "konstatime", nuk jane frymezuese per produktivitet bashkepunimi te shkelqyer, qe eshte i nevojshem. Sipas BISH, eshte e vertete qe ka nje numer xhamish te cilat nuk kane te gjitha dokumentet "e pafundme" qe kerkohen nga shteti per nje godine te ndertuar, por kjo nuk do te thote aspak, se ato jane te paligjshme.

Xhamite

Ne te gjithe vendin, ndodhen 431 xhami te cilat kane nje shtrirje ne cdo rreth dhe ne nje pjese te konsiderueshme te fshatrave, kryesisht atyre qe perfaqesojne komunat me te medha te vendit. Bashkesia Islame ka nen kontroll keto xhami te cilat jane prone e saj dhe jane ndertuar per te zbatuar ritet islame qe jane kushte themelore te besimit te myslimaneve ne te gjithe boten. "Nder 431 xhamite qe ndodhen ne Shqiperi, 203 prej tyre, jane pa leje ndertimi", pohojne drejtuesit e Komitetit Shteteror te Kulteve. "Aktualisht, ato ndodhen ne proces legalizimi", pohon KSHK. Sipas burimeve, Bashkesia Islame, ne bashkepunim me shoqatat fetare te huaja dhe koordinatoreve te tyre shqiptare dhe arabe, po perpiqen te shtijne ne dore te gjithe dokumentacionin e nevojshem, i cili provon ligjshmerine e ketyre xhamive duke paraqitur edhe lejet e ndertimit qe jane marre per to. Mesohet se sipas BISH, vetem nje pjese shume e vogel e xhamive, ne disa fshatra, per arsye objektive dhe te kohes ne te cilen jane ndertuar, mund te mos kene leje formale ndertimi.

Shtrirja ne vend

Bashkesia Islame eshte e organizuar ne Keshillin e Pergjithshem dhe ne Kryesine e saj. BISH, ka selite e saj perfaqesuese ne te 36 rrethet e vendit, qe jane Myftinite ne prefektura dhe nenmyftinite ne rrethe dhe qytete. Myftijte, e marrin emerimin ne Keshillin e Pergjithshem te BISH i cili drejtohet nga Selim Muca. "Deri tani, myftinite e tre niveleve, nuk jane teresisht te plotesuara me drejtues", pohojne zyrtarisht ne KSHK. Myftijte mungojne

Ndersa zyrtaret e BISH pohojne se ky eshte nje fakt i vertete, duke mos mohuar se problemi financiar eshte me dominues se mosgjetja e personave per t'i emeruar si myftij. Nje pjese e myftijve, financohen ende nga shoqatat islamike, por ndryshe nga disa vite me pare, numri i tyre eshte ulur shume. BISH, ka ne varesi te saj, tete medrese (shkolla te mesme) si dhe dy shkolla tete vjecare. "Personeli mesimdhenes fetar ne keto shkolla, eshte kryesisht i huaj", pohojne ne KSHK.

Te huajt

Nderkohe, ne nje statistike te KSHK, thuhet se BISH, administron 50 institucione fetare me 1 963 nxenes, ku mesuesit jane 140 shqiptare dhe 40, te huaj. Sipas KSHK, te gjitha institucionet arsimore, administrohen prej shoqatave islamike, ne bashkepunim me BISH-in. "Ky bashkepunim shtrihet ne rrafshet e programeve, perzgjedhjes e drejtimit te personelit mesimdhenes, financimit te te gjithe veprimtarise se institucionit arsimor, trajtimit te nxenesve dhe mirembajtjes se mjediseve". Sipas KSHK, per cdo institucion arsimor, jane lidhur marreveshje mes BISH dhe shoqatave perkatese. "deri me sot, veprimtaria e shoqatave ne fjale ka qene ne perputhje me ligjet ne fuqi", pohon KSHK i cili siguron se "nuk ka patur asnje rast, i cili te kete rezultuar ne kundershtim me Kodin e Procedures Penale". ed.ku

Organizatat arabe dhane qindra milione USD

Ne vendin tone ka ende edhe nje numer te vogel shoqatash islamike apo humanitare me orientim mysliman. Sipas te dhenave ne BISH aktualisht ka shtate shoqata humanitare islamike, nga te pakten 32 qe ishin deri kater vjet me pare. Kurse ne fillim te viteve '90, ishin rreth 100 te tilla. Sipas burimeve nga BISH, veprimtaria humanitare e ketyre shoqatave ka konsistuar ne financim xhamish dhe mirembajtje te tyre si dhe organizim te mesimdhenies dhe sponsorizimit te afrimit te besimtareve te rinj ne to; financim i shume projekteve ne ndihme te komunitetit, ndihma ushqimore, veshmbathje dhe financiare per shume familje te te gjitha besimeve ne vend dhe me kryesorja e cila vazhdon edhe sot, eshte financimi i disa mijerave jetimeve te te gjitha besimeve me pagesa mujore ne rreth 30 USD. Sipas burimeve nga BISH, ndihma e shoqatave fetare islamike gjate afro 15 viteve te fundit arrin ne disa qindra milione dollare amerikane por ajo eshte ulur drastikisht ne keto kater vitet e fundit, per shkak te reduktimit masiv te tyre nga "te paret me sy te keqe", nga ana e strukturave shteterore shqiptare dhe te huaja.
Portokalli Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 2 (0 Anėtarėt dhe 2 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:22.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.