Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika > Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006
Emri
Fjalėkalimi
Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006 Mė 21 janar 2006 pushon sė rrahuri zemra e Presidentit tė Parė tė Kosovės, Dr Ibrahim Rugova



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 18-02-08, 02:44   #1
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Formula RUGOVIANE e pagėzimit...

Formula rugoviane e pagėzimit

Kosova nė ditėn e pavarėsisė

Formula rugoviane e pagėzimit

"Kosova e pavarur, e integruar nė Bashkimin Evropian, nė miqėsi permanente me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės" (Dr.Ibrahim Rugova)

Shkruan: Qemal Sakajeva

Kosova pret tė pagėzohet.
Presidenti Rugova ka lėnė porosi formulėn: "Kosova e pavarur, e integruar nė Bashkimin Evropian, nė miqėsi permanente me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės".
2.
Rugova erdhi nė krye tė politikės sė Kosovės, kur ishte i domosdoshėm. Vdiq, kur nuk duhej. Ai iku fizikisht, por ēka la pas, t'i kujton gurėt e ēmuar, pėrplot shkėndijime tė Trepēės, qė i mbante pėrherė mbi njė tavolinė, me tė cilėt edhe i befasonte bashkėbiseduesit e huaj. Trashėgimia e tij pėrfaqėson njė pasuri tė jashtėzakonshme, qė ka pėr tė qenė e vyer po aq sa dhe nė gjallje tė Tij. Nėse nė krye tė Kosovės, pėr 16 vjet, shallin e mėndafshtė, mbėshtjellė rreth qafės, komentuesit e legjendarizuan, shumėkush qe ngjitur ashtu, pas fijes mė tė fundit tė legjendės. Jetėn e pati njė udhė jo fort tė gjatė, por rrugėn politike e shėnjoi dallueshėm, nėpėr tė cilat nuk humbet drejtimi. Nuk pėrbėn ndonjė tė veēantė vendimi vetjak i Rugovės pėr kapėrcimin nga studiues i shkolluar nė Sorbonė, nė politikan i papėrvojė nė Prishtinė, pėr ta lidhė, pazgjidhshmėrisht, fatin e vet me atė tė popullit. Misione tė tilla janė ndėrmarrė plot, e njihen nėpėr popuj tė ndryshėm, qė, ose kanė shkėlqyer, ose janė shuar. Por, Ibrahim Rugova mbarti tharmin e pak liderėve, pėr t'i bashkuar shqiptarėt rreth ēėshtjes sė Kosovės dhe, fuqinė bashkuese, e zotėroi deri nė fund. Kjo e pėrbėn legjendėn e vėrtetė.

3.
Rugova, edhe atėherė kur ishte zgjedhur President, por i panjohur nga politika ndėrkombėtare e zyrave vendimmarrėse, ato kundėrshtare po se po; edhe atėherė kur u rizgjodh President dhe zyrat politike vendimmarrėse ndėrkombėtare e ftonin nė bisedime, ai kurrė nuk heshti dhe as nuk e redaktoi formulėn e tij vizionare: "Kosova e pavarur, e integruar nė Bashkimin Europian, nė miqėsi permanente me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės". Ai politikan bashkėkohor evropian, i dalė nga populli me i persekutuar i kontinentit e mė gjerė, Formulėn e Pagėzimit tė vendit tė vet, e ka shqiptuar nė Uashington, Bruksel dhe Vatikan. Kėto qendra tė fuqishme tė mbrojtjes sė lirisė dhe demokracisė sė popujve, kanė pasur mjete politike tė mjafta, sa tė heshtnin Presidentin Rugova pėr tė mos e shqiptuar Formulėn e tij tė Pagėzimit. Por, kjo nuk ndodhi, as atėherė kur ai e ka pėshpėritur sė pari, dhe as nė prag tė vdekjes, madje, tė bėhet sikur frymėn e mbrame e ka nxjerrė duke e thėnė Formulėn si lutje pėr Kosovėn. Presidenti Rugova kishte fituar besimin e qendrave politike tė rėndėsishme nė botė. Ai mundi ta pėrēonte arsyen mbi tė drejtėn legjitime tė popullit tė vet. Ai diti t'u kėrkonte atyre qė tė bėheshin mbėshtetės e mbrojtės tė tė drejtave kombėtare tė shqiptarėve. Ti bėsh mbrojtėsit e mėdhenj miq tė popullit tė vogėl, ėshtė vepėr tejet e vėshtirė. Kjo pėrbėn njė meritė historike qė nuk ka mort. Kjo u bė njė vlerė pėrcaktuese qė e ndihmoi pa masė Presidentin, ta mbante popullin tė bashkuar rreth ēėshtjes. Rugova fitoi besimin e Perėndimit, u shpall aleat i Perėndimit, provoi rrėnjėt perėndimore tė popullit shqiptar dhe kurrė nuk e zhgėnjeu Perėndimin.

4.
Edhe kundėrshtarėt politikė tė Rugovės, pas 11 shtatorit 2001, pavarėsisht se lufta pėr Kosovėn qe kryer dhe fituar, prekėn njė tė vėrtetė tė hamendėsuar: Po sikur Presidenti Rugova t'i kishte dhėnė teh terrorizmit, pėr tė mbėrritur te ēlirimi dhe pavarėsia?
Katastrofė e pamendueshme do tė kishte qenė. Siē e dimė, politika e Beogradit luajti etshėm pėr t'i paraqitur e nxitur shqiptarėt drejt terrorizmit. Kjo shpifje serbe nuk u besua, vetėm sepse nuk pati as edhe njė rast qe shqiptari bombė tė shpėrthente diku brenda autobusėve tė Serbisė; shqiptari bombe tė krijonte pellgje gjaku nėpėr tregjet e qyteteve serbe; ose shqiptari bombė t'i linte shumė tė vrarė e tė masakruar nėpėr diskot e restorantet serbe. Jo, pa habi, ėshtė bėrė e bėhet, ende sot e kėsaj dite, pyetja: Si qe e mundur tė shpėtohet nga rėnia nė kurthin e vetėshkatėrrimit? "Gandi i Ballkanit" u kuptua e u ēmua, sidomos pas 11 shtatorit 2001. Lėvizja e qėndresės paqėsore, e tej zgjatur me sakrifica gati tė pabesueshme, e mori faturėn deri ne zgrip tė rrezikut, pėr tė dalė dore. Ishte zėri i arsyes sė Perėndimit, qė dėgjoi dhe veproi. Kjo vlersohet edhe mė shumė, sepse e ēoi popullin te ēlirimi, e afroi me zgjidhjen pėrfundimtare. Ambasadori amerikan dhe miku i Kosovės, Riēard Hollbruk, ka thėnė nė "Zėri i Amerikės" se, pa lėvizjen paqėsore tė Rugovės, Kosova nuk do te ishte mė si ėshtė sot e siē pritet tė bėhet.

5.
Presidenti Rugova, pėrveēse pėrfaqėsoi njė popull qė zotėronte tė drejtėn, nuk pati armė tjetėr pėr t'iu kundėrvėnė Serbisė pushtuese. Siē ka krahasuar njė analist hebre, ai ishte si njė Moisi qė, bashkė me popullin e vet, u end nė kėrkim tė Pavarėsisė. Ai i bėri njė fuqinė e qėndresės paqėsore me tė drejtėn njerėzore. Edhe atėherė kur politika spastruese me dhunė e Beogradit pėrdori mėnyra barbare pėr t'i larguar shqiptarėt nga trojet e veta (pamje qė, kur i sheh sot, tė tronditin, ndoshta, mė fort se sa edhe atėherė kur ndodhėn), presidenti Rugova vendosi tė vdiste aty, nė zyrėn e vet. Ai nuk iku nga Kosova. Ai nuk lėvizi nga Prishtina. Ai qe betuar se fati i tij do tė ishte si fati i popullit. Kjo qėndresė u nderua, si prej tė spastruarve dhe prej tė mbarturve nėpėr pyje, pėr tė mbijetuar.

6.
Rugova i pėrjetoi tė gjitha, pėrveē vendimit dhe festimit de jure tė pavarėsisė sė Kosovės.
Buzuku i la shqipes, tė shkruar nė shqip, Formulėn e Pagėzimit. Rugova i la Kosovės rrugėn c jetėsimit dhe pėrjetėsimit, formulėn: "Kosova e pavarur, e integruar nė Bashkimin Evropian, nė miqėsi permanente me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės".


__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 18-02-08, 02:50   #2
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Formula RUGOVIANE e pagėzimit...

N'ALTARIN E SHTETIT TĖ KOSOVĖS PRIN IBRAHIM RUGOVA

Shkruan: Engjėll KOLIQI


Nė kėtė periudhė kohore, qė nė historinė e Kosovės do tė jetė e pėrjetshme, e shkruar me germa ari, tė gjithė po pėrgatitemi – shpirtėrisht e fizikisht – pėr Ditėn e Madhe tė Pavarėsisė. Kjo ditė tashmė ėshtė afėr. Nuk do tė ketė shqiptar qė nuk do tė kremtojė - secili nė mėnyrėn e vet. Me ne do tė kremtojnė edhe shumė tė tjerė – tė gjithė ata qė i njohin vlerat e mirėfillta tė lirisė, tė paqes, tė njerėzisė dhe tė demokracisė. Njė kremte e madhe dhe e pakrahasueshme do tė regjistrohet nė historinė e re tė Kosovės dhe tė Europės.
Siē ėshtė bėrė tashmė traditė pėr njerėzimin nė pėrgjithėsi, as kremtja jonė e pavarėsisė nuk do tė kalojė pa lotė e pa dhembje. Mirėpo, edhe nė mes lotėve e dhembjeve do tė vezullojė krenaria jonė kombėtare. Do t'u kėndojmė fuqishėm heronjėve dhe dėshmorėve, qė me gjakun e tyre kanė vulosur lirinė dhe shtetėsinė e Kosovės. Patjetėr qė i kėndojmė fuqishėm dhe me krenari tė bujshme, edhe Babait dhe Presidentit tė Parė tė Shtetit tė Kosovės – Dr Ibrahim Rugovės, qė sot dy vjet u nda fizikisht nga ne, por qė jeton nė zemrat e shqiptarėve sot e pėrjetemot – deri nė amshim.
Sot, kur po pėrgatitemi pėr Ditėn e Madhe, nė dyvjetorin e mbetjes pa babain dhe strategun e Republikės sė Kosovės, derisa qajmė pėr mungesėn e Dr Rugovės, me krenari vezulluese ngushllohemi duke pėrkujtuar veprėn e pakontestueshme dhe tė pakrahasueshme tė Tij, bashkė me strategjinė karakteristike e specifike tė ndėrtimit tė shtetit tė Kosovės. Ishte Ibrahim Rugova, Ai qė mbas luftimeve dhe vuajtjeve shumėshekullore qė popullit tė Kosovės "nuk ia pranonte historia", me njė mjeshtri specifike dhe tė pakrahasueshme intelektuale e politike dhe me njė pėrkushtim tė pashoq, ia imponoi diplomacisė ndėrkombėtare nė tė gjitha qendrat e vendosjes, prej Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara e deri nė Bashkimin Europian, por edhe vetė historisė, qė shumė seriozisht tė merren me realitetin kosovar, pėr tė pėrmbushur pėrfundimisht aspiratat e popullit tė vuajtur nėpėr shekuj. Ishte Ibrahim Rugova, Ai i cili vlerat e pakontestueshme dhe traditat e shenjta tė kombit tonė i bėri tė pashme dhe tė pashmangshme nė historinė e re tė njerėzimit. Ishte Ai personaliteti i parė dhe protagonisti i domethėnėsisė sė realitetit tonė kombėtar, qė u personifikua nė njė konstruktor tė paqes sė qėndrueshme botėrore. Pėr kėtė edhe u krahasua me Gandin dhe u quajt Gandi i Ballkanit.
Ē'ėshtė e vėrteta, Ibrahim Rugova nuk ishte njė lider i moderuar, siē cilėsohej publikisht nga qarqe tė shumta, por ishte njė ekstremist tipik dhe njė luftėtar karakteristik i ēėshtjes kombėtare, konform rrethanave historike-politike, qė nė fund tė shekullit tė kaluar dhe nė filllim tė shekullit nė vijim, ndėrronin me njė dinamizėm shumė tė pėrshpejtuar. Ai dinte t'u pėrshtatej rrethanave dhe tė mbante hapin me kohėn, qė kalonte shumė shpejt. Koha as historia "nuk guxonin tė ecnin" pa Ibrahim Rugovėn, as pa shqiptarėt. Duke shfrytėzuar akreditimin si gazetar nė Romė dhe nė Selinė e Shenjtė nė Vatikan, kam pasė rastin tė takohem me shumė liderė botėrorė, tė vendeve tė mėdha europiane dhe tė kontinenteve tė tjera dhe qė tė gjithė ma kanė konfirmuar ekstremitetin e Dr Rugovės, i cili nuk ka rrėshqitur as nuk ka lėvizur kurrė, as njė milimetėr, nga qėndrimi i tij kėmbėngulės pėr njohjen legale e formale tė Republikės sė Kosovės, nga bashkėsia ndėrkombėtare. Dhe vendosmėrisht, qė tė gjithė bashkėbiseduesve ndėrkombėtarė, gjithnjė u ka sygjeruar se duhet tė pajtohen me realitetin historik tė shqiptarėve dhe ta njohin shtetin e Kosovės, vetėm pėr njė fazė kaluese, deri nė bashkimin faktik kombėtar.
Dr Ibrahim Rugova ishte i vetmi njeri, veē Papės, tė cilit Shenjtėresha Shqiptare – Nėna Tereze – i ishte pėrkulur dhe ia kishte puthur dorėn, dhe atė – publikisht, nė praninė e shumė liderėve tė vendeve dhe tė popujve tė tė gjitha kontinenteve. Nė tė vėrtetė, nė shkurt tė vitit 1997, nė Lutjet Tradicionale tė Mėngjesit, nė Shtėpinė e Bardhė nė Washington, Nėna Tereze ishte pėrkulur para Presidentit Rugova, ia kishte marrė e ia kishte puthur dorėn dhe pastaj i ishte drejtuar ish presidentit tė SHBA-ve Bill Klintonit, duke i thėnė: "Zotni President. Ky ėshtė presidenti im dhe i Kosovės – Ibrahim Rugova. Tė lutem ma ke nė kujdes, bashkė me popullin tim!" Mbas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė, Klinton kishte shkuar nė Kalkutė dhe duke u lutur mbi varrin e Nėnės Tereze, ndėr tė tjera i kishte thėnė: "Nėnė, ndjehem krenar dhe i ēliruar nė shpirt, qė Zoti na ndihmoi dhe ta ēova nė vend amanetin! Tashmė populli yt nė Kosovė ėshtė i lire dhe po ndėrton demokracinė".


Nuk e kemi lehtė ta madhėrojmė Ditėn e Madhe tė Pavarėsisė, qė tashmė ėshtė shumė afėr, pa strategun dhe themeluesin e Shtetit tė Kosovės. Zemrat tona do tė kėndojnė e vallėzojnė nėn trysni drithėrimash, por do tė pėrmbahemi dhe nuk do t'i zbehim vezullimat karakteristike tė Krenarisė Arbėrore, sepse sytė tanė do tė shohin nė ballė tė valles festive vetė Presidentin Rugova! I qoftė gjithmonė i lehtė dheu i Kosovės, qė aq shumė e dashti! Qoftė gjithmonė lapidar dhe fortesė e lavdisė dhe krenarisė sonė kombėtare, nė tė gjitha zemrat shqiptare!
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-02-08, 15:06   #3
Jim Belushi
 
Anėtarėsuar: 02-01-08
Postime: 17
Jim Belushi i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Formula RUGOVIANE e pagėzimit...

TE pershendes dhe uroj PAVARSIN .
me beso se dje e sot nuk ka muajtur ta ndal vajin si nga gezimi, pikellimi,e hidherimi .me dhemb KOKA aq shum sikur te kisha pir 3 apo 4 litra VER.
ne kuvendin e DARDANIES zotri JAKUPI nuk MUNDI TA PERMEND IKONEN E DARDANIES poashtu zotri THAQI perveq zotris SEJDIU qe permendi IKONEN E DARDANIES dhe ADEM JASHARIN.e zotri THAQIT IRA NDERMEND VON MBAS FJALIMIT TE SEJDIUT.
NUK die keta njerz VESHTIR TE DEL EMRI I RUGOVES PREJ GOJES SE TYRE (sikur ta thoshin emrin e millosheviqit apo ndonje qetniku tjeter).
Jam shum i PIKELLUAR qe i NDJERI RUGOVA (KRYETAR I DARDANIES)nuk e perjetoj ket DIT.
QE aq shum beri per POPULLIN DARDAN.qe asnje POLITIKAN NUK MUNDET as te THEMBRA e KEMBES se TIJ TE AFROHET per nga PUNA qe IKONA E DARDANIES BERI PER POPULLIN DARDAN.
ju PERSHENDES.
Jim Belushi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-02-08, 15:40   #4
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Formula RUGOVIANE e pagėzimit...

Krejt do tė ishte ne rregullė por kur e ndegjoja te shkretin Jakup duke folur , sikur me ra ne hitha me dukej.
Nuk dinte as si tė i pėrpilonte fjalet se pėr fjali kund asnja se lidhi.
Edhe ai i shkreti Thaqi copa-copa, po nuk jau nxa pėr tė madhe sepse kishin frigė se flisnin para intelektualve e keta se njjohin njė botė tė tillė.
Presidenti Rugova eshte ka qenė dhe do tė mbetet themelus i shtetit tė Kosves e tė tjeret janė vetem bukė e gateshme -asgja me shumė.
Lavdi bepres dhe dituris se lartqmuarė tė Dr Ibrahim Rugoves.
Historia ka faqet e arta me atė burrė shteti.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-02-08, 02:36   #5
SoKoLi-i-Maleve
 
Anėtarėsuar: 18-08-06
Postime: 1,199
SoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Re: Formula RUGOVIANE e pagėzimit...

Nė shkurt tė vitit 1997, nė Lutjet Tradicionale tė Mėngjesit, nė Shtėpinė e Bardhė nė Washington, Nėna Tereze ishte pėrkulur para Presidentit Rugova, ia kishte marrė e ia kishte puthur dorėn dhe pastaj i ishte drejtuar ish presidentit tė SHBA-ve Bill Klintonit, duke i thėnė:
"Zotni President. Ky ėshtė presidenti im dhe i Kosovės – Ibrahim Rugova. Tė lutem ma ke nė kujdes, bashkė me popullin tim!"

Mbas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė, Klinton kishte shkuar nė Kalkutė dhe duke u lutur mbi varrin e Nėnės Tereze, ndėr tė tjera i kishte thėnė:
"Nėnė, ndjehem krenar dhe i ēliruar nė shpirt, qė Zoti na ndihmoi dhe ta ēova nė vend amanetin! Tashmė populli yt nė Kosovė ėshtė i lire dhe po ndėrton demokracinė".


Nuk e kemi lehtė ta festojm Ditėn e Madhe tė Pavarėsisė, pa profetin, strategun dhe themeluesin e Shtetit tė Kosovės. Zemrat tona po kėndojnė e vallėzojnė nėn trysni drithėrimash, por po pėrmbahemi dhe nuk do t'i zbehim vezullimat karakteristike tė Krenarisė Arbėrore, sepse sytė e shpirtit tanė do tė shohin nė ballė tė valles festive Ty President Rugova!
Gezuar Pamvarsin,per te cilen aq shum punove,vuajte,u mundove dhe jetove.
Te qoftė gjithmonė i lehtė dheu i Kosovės, qė aq shumė e dashte!
Do te je gjithmonė shembull inspirues i virtytetve te dashnis per kombin dhe verige e lavdisė dhe krenarisė sonė kombėtare, per tė gjithe ata qe ne zemrat e tyre ndihen shqiptare!

Gezuar Pamvarsin te gjithve dhe mos te harrojm ta thojm te verteten,si dhe mos te harrojm vujatjet dhe punen e Atyre qe na sjellen deri tek kjo dite e lumtun,se kur harrohen gjanat asht rrezik se perseriten,Gezuar.


SoKoLi-i-Maleve Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:08.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.