Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 21-07-11, 19:09   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Eshtrat e Heroit Isa Boletini

Eshtrat e Heroit Isa Boletini i dorėzohen komunės sė Mitrovicės





Pėrfaqėsuesit e institucioneve shtetėrore tė Republikės sė Kosovės, kanė bėrė pėr herė tė parė homazhe pranė eshtrave tė Heroit Kombėtarė, Isa Boletini dhe bashkėluftėtarėve tė tij. Kjo ėshtė bėrė e mundur me rastin e dorėzim-pranimit tė eshtrave tė Heroit Isa Boletini. Ai do tė rivarroset mė 28 nėntor tė kėtij viti, nė fshatin e tij tė lindjes.


Tė enjten nė Zhabar tė Mitrovicės, Imami i kėsaj komune, Mulla Asllan Murati, i cili i ka ruajtur deri tash, nė prani tė Zėvendėsministrit tė Kulturės, Rinisė dhe Sportit, Hajdin Abazi, ja ka dorėzuar kryetarit tė Komunės, Avni Kastrai eshtrat e Heroit Isa Boletini, tė bijve dhe bashkėluftėtarėve tė tij.

Nė kėtė ngjarje morėn pjesė edhe Prof. Dr. Pajazit Nushi, eksperti mjeko-ligjor, Arsim Gėrxhaliu, intelektualė tė njohur nga Prishtina, familjarė tė Heroit Kombėtarė tė Isa Boletinit dhe tė bashkėluftėtarėve tė tij.

Imami Murati, pėr herė tė parė e bėri tė ditur vendin se ku i kishte fshehur dhe ruajtur eshtrat e Heroit Isa Boletini dhe bashkėluftėtarėve tė tij. “Ka ardhur koha qė pėr eshtrat e Heroit Isa Boletini tė pėrkujdesen institucionet, pėrkatėsisht komuna e Mitrovicės. Sot nė 95 vjetorin e vrasjes sė Isės dhe bashkėluftėtarėve tė tij nė Ribnicė tė Podgoricės dhe 13 vjetorit tė mbėrritjes sė eshtrave tė tij dhe bashkėluftėtarėve nė Mitrovicė ndjej dhembje dhe krenari njėkohėsisht pėr heroin Isa Boletini”, tha ai, pasi qė arkivoli me eshtrat e Heroit Isa dhe bashkėluftėtarėve tij, u nxor nga toka, brenda njė objekti ndihmės nė oborrin e tij, ku i kishte fshehur qė nga viti 2004.

Mulla Asllani ju tregoj tė pranishmėve se iniciatori i parė pėr sjelljen e eshtrave tė Isa Boletinit nga Podgorica nė Mitrovicė ka qenė Prof. Pajazit Nushi, ndėrkohė qė kontribut tė ēmuar kanė dhėnė ish Presidenti Ibrahim Rugova, Latif Berisha, Muhamet Shukriu, Remzi Murati dhe Fetah Hasani. Ai tha se eshtrat ishin varrosur asokohe nė oborrin e xhamisė sė Haxhi Veslit nė Mitrovicė, prej nga pas lufte i ka zhvarros dhe rivarros nė oborrin e shtėpisė sė tij.

Zėvendėsministri Hajdin Abazi, tha se kujdesi pėr eshtrat e Heroit Isa Boletini dhe ruajtja e tyre, ėshtė patriotizėm, ndėrsa qė sot e tutje Qeveria e Kosovės ka si prioritet pėrgatitjet pėr rivarrimin dinjitoz tė eshtrave nė Kompleksin memorial nė kullėn e tij nė Boletin, pėr t’iu dhėnė mundėsi shqiptarėve qė tė nderojnė dhe respektojnė kėtė figurė madhore tė Kombit.

Ndėrsa i pari i Mitrovicės, Avni Kastrati tha se Mulla Asllani meriton respekt tė posaēėm pėr ruajtjen e eshtrave nė kohė tė vėshtira, andaj edhe nė emėr tė tė gjithėve e falėnderoi pėr atė qė ka bėrė. Ai njoftoi se eshtrat e Isa Boletinit do tė rivarrosen mė 28 nėntor tė kėtij viti, nė fshatin e tij tė lindjes, me njė ceremoni madhėshtore, nėn pėrkujdesjen e Kryeministrit tė Kosovės, duke shtuar se nė ditėt e ardhshme do tė formohet Kėshilli pėr rivarrim.

Eshtrat e Heroit Isa Boletini dhe bashkėluftėtarėve tė tij, tani e tutje do tė ruhen nė ambientet e Kuvendit tė Komunės, ndėrkohė qė atyre do tu bėhet analiza e ADN-sė, pėr tė mos lėnė kurrfarė dyshimi.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 28-09-11, 21:40   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Eshtrat e Heroit Isa Boletini

“Unė jam mirė kur ashtė mirė Shqipnia ”-Isa Boletini



Isa Boletini (1864-1916) Hero Kosovar, ishte njė patriot i shquar shqiptar, strateg, udhėheqės ushtarak, vizionar dhe besimtar nė pacifizmin e drejtė i cili luftoi pėr mbetjen e Kosovės brenda Shqipėrisė. Isa u lind nė Boletin, Albanik, emri i tijė i vėrtetė ishte Isa Shala.Isa iu bashkua Lidhjes Shqipėtare tė Prizerenit kur ai ishte vetem 17 vjeq, dhe luftoi nė betejėn e Slivovės kunder forcave Osmane.Mė vonė, Boletini u bė njė figurė madhėshtore e qėndresės shqiptare kundėr Osmanėve, Serbisė dhe Malit tė Zi.Gjatė viteve tė fundit tė shekullit 19, Boletini ishte antar i lėvizjeve shqiptare tė cilat kerkonin bashkimin e katėr vilajeteve Osmane(Kosova, Shkodra, Manastiri dhe Janina) nė njė shtet tė pavarur shqiptar. Nė vitin 1902, Boletini u dėbua nė Stamboll nga Osmanėt, ku ai qėndroni deri mė 1906.Ai ishte deputet i kuvendit tė Kosovės nė Asamblenė Osmane mes viteve 1908-1912.Gjat kryengritjes popullore kundėr Pushtuesit osman nė vitin 1912, tė cilėt kishin ngulfatur tė gjitha tokat e banuara me shqiptar, patriotet shqiptar vendosėn tė kriojnė njė shtet tė pavarur.Me 28 Nentor, 1912 nė Vlorė (nė pėrvjetorin e 469 tė ēlirimit tė Krujės nga Skenderbeu, ku u ngrit flamuri shqiptar) Asamblea Kombetare Shqiptare krijoi shtetin e pavarur Shqiptar.Isa Boletini ishte udhėheqės i pėrfaqėsuesve tė Kosovės, tė cilėt unanimisht vendosen t'i bashkoheshin shtetit tė ri. Isa Boletini kontriboi nė mbrojtjen e qeverisė sė Vlorės, kurse mė vonė ishte pjesė e delegacionit shqiptar nė Konferencėn e Londrės (1913) sė bashku me Ismail Qemalin, kreun e shtetit shqiptar.Delegacioni Shqiptar kėrkoi qė Kosova tė mbetet brenda kufijėve tė Shqipėrisė, megjithatė Fuqitė e Mėdha pranuan vetem 1/3 e tokės sė kėrkuar. Gjatė Luftės sė Parė Botėrore, Boletini ishte i pėrfshirė nė lėvizjen guerile Kaqak kundėr Serbisė. Isa Boletini, sė bashku me disa tė tjerė e tė afėrmit e tij mė tė ngushtė, u vra nga forcat malazeze tė udhėhequr nga Radomir Vešović, mė 23 janar, 1916, nė njė pėrpjekje pėr tė pushtuar qytetin malazez Podgoricėn nė prag tė avancimit tė ushtrisė Austro-Hungareze. Isa Boletini lidh jetėn e tijė dhe tė familjes sė tijė me fatin e atdheut tė tijė, pėr tė cilin dashuria dhe besnikėria e tijė kujtohen me kėto fjalė:" Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia".Ai shquhej pėr veshjen e tijė, ku gjithmonė mbante plis tė bardhė dhe veshje kombėtare. Nė vitin 2004, Ibrahim Rugova, President i Kosovės i dha atij urdhėrin mė tė lartė "Hero i Kosovės" sė bashku me Adem Jashari, Hasan Prishtina, si dhe Bajram Currin.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-01-12, 15:20   #3
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Eshtrat e Heroit Isa Boletini

Ne shenjė pėrkujtimi
23 janar 1916, Vritet nė pritė Isė Boletini






Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 24-01-12 nė 15:23
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:54.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.