Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 06-03-12, 18:04   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Vėllezėrit Gėrvalla dhe Kadri Zeka

Vėllezėrit Gėrvalla dhe Kadri Zeka cilėsohen pishtarė tė lirisė sė Kosovės


Viti 1981-ishte vit i pėrgjakshėm, qė futi nė burgje shume trima ,tė cilėt morėn guximin t'i kundėrvihen bishave sllave. Disa nga ata morėn rrugėt e botės, pėr t'i ikė dorės vrastare dhe pėr tė pasur mundėsi organizimi pėr Lėvizjen e Ēlirimit tė Kosovės , por as largėsia nuk mjaftoi, dora vrastare arriti edhe nė perėndim. Kėtė rrugė morėn edhe Jusuf e Bardhosh Gėrvalla, tė dy vėllezėrit do tė emigrojnė nė Gjermani,ideali dhe qėllimi i pėrbashkėt do t'i takoi dukagjinasit me gjilanasin e atdhetarin Kadri Zekėn, i cili vepronte e emigronte nė Zvicėr, kėshtu treshja do tė veprojė e bashkėpunojė deri nė momentin kur dora vrastare i ndėrpret.
17 janari i vitit 1982, ėshtė dita kur u vranė tre uragajt, kur u bėnė pėrpjekje nga UDB-ja Jugusllave, t'i ndėrpritet hovi rrugės pėr lirinė e Kosovės. Ishte pikėrishtė dita e vrasjes sė vėllezėrve Gėrvalla dhe e Kadri Zekės. Kjo ditė mbetėt e freskėt nė kujtesėn e familjarėve,bashkėpunėtorėve, shokėve, miqėve e tė ēdo atdhetari. Dora gjakatare sllave arriti tė shuaj jetėn e trimave,duke shpresuar se do tė ndėrprejė, rrugėn, synimet, aspiratat e tyre. Por, u gabua rėnd, me kėtė veprim vunė nė lėvizje revoltėn e gjeneratave tė ardhėshme tė cilat me devotshmėri e pėrkushtim deri nė vetflijim vazhduan rrugėn e paraardhėsve tė tyre, tė cilėt kishin pėr synim ēlirimin e Kosovės, pėr tė vazdhuar mė tutje rrugėn si tė gjithė popujt e botės dhe pėr tė punuar e vepruar vetėm pėr mirėqenjėn e tij.
Kur u bė ekzekutimi i tre trimave ishte koha kur Kosovės po i merreshin edhe ato pakė tė drejta qė i kishte,lėvizja e re e vėnė pėrballė njė shteti u trand me humbjen e tyre, por nuk ndaloi rrugėn.
Rruga e pėrbashkėt do t'i takojė edhe Rexhep Malėn e Nuhi Berishėn, tė cilėt nuk do ti ndahen veprimtarisė pėr ēėshtjen kombėtare deri nė vetflijim, do tė luftojnė me shtetin mė barbar dhe mė tė hekurt tė kohėrave-Jugosllavinė-sllave, e cila bėri pėrpjekje tė shtypė, tė tulatė shpirtin e lodhur e tė revoltuar nga padrejtėsitė shekullore. Pėrdori burgjet, dhunėn nė familje, derdhi edhe gjakun rrugėve tė Kosovės- tė Lulėkuqėve dhe Petritave. Atė gjak do ta shpaguajnė bashkėluftėtarėt e idealeve tė tyre duke vazhduar gjithnjė punėn e tyre nė mėnyrė zingjirore.
Dita e 12 janarit tė vitit 1983 edhepse e bardhė nga dėbora, ishte ditė zie nė njėrėn anė, po aq krenarie nė anėn tjetėr pėr kombin tonė-dy trima revolucionar guxuan ti kthejnė plumbat armikut gjakatar, njė ushtri e tėrė e uniformuar dhe e paisur me municion,kundėr dy burrave me ideale tė mėdha pėr kombin e vet, do tė bien heroikisht nė betejė ashtu siē ranė shokėt e idealit tė tyre Jusuf e Bardhosh Gėrvalla dhe Kadri Zeka, nė krye tė detyrės dhe qėshtjes madhore-Lirinė e Popullit!
Nuk e kam ndėrmend tė zgjatem shumė, sepse pėr jetėn e veprėn e tyre nuk mjaftojnė rradhėt qė shkruaj unė, kjo ėshtė vetėm njė shenjė respekti e pėrnderimi, pėr kėta burra, qė mbajtėn flakėn e lirisė ndezur, qė organizuan, udhėhoqėn dhe u hapėn rrugėn institucioneve tė lirisė.
Rrugėn e tyre do ta ndjekun edhe shumė e shumė dėshmorė, qė janė sinonim i njėri-tjetrit.
Kjo ndodhė nga vetė fakti, sepse ideali dhe synimi kryesor jetėsor i tyre ishte ēlirimi kombėtar, prandaj kėta dėshmorė si:vėllezėrit Gėrvalla, Kadri Zeka, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Adem e Hamėz Jashari dhe Luan Haradinaj, Fehmi e Xhevė Lladrovci, Adrian Krasniqi, Edmond Hoxha, Hajrush e Tasim Elezaj e shumė e shumė tė tjerė, qė luftuan e ranė pėr liri, edhe ata, qė luftuan e mbetėn nė jetė pėr t'i kujtuar e vazduar rrugėn e tyre; ishin njė shpirtė, njė trup, njė forcė ,njė burim i pėrbashkėt. Rezistenca e tyre, rruga e tyre u bė udhėrrėfyese e bashkėluftėtarėve tė tyre, qė do tė quhėn me njė emėr tė pėrbashkėt-Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, e cila ishte qė nga fillimi i pėrpjekjėve tė tyre ushtri e organizuar nga ata.
Lavdi veprės dhe gjakut tė heronjėve kombėtar!


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 06-03-12, 18:04   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Vėllezėrit Gėrvalla dhe Kadri Zeka

Jusuf Gėrvalla


Jusuf Gėrvalla poet shqiptar dhe atėdhetar i shquar, lindi mė 1 tetor 1945 nė Dubovik, rrethi i Deēanit, nga njė familje bujare. Vritet mizorisht mė 17 janar 1982) nė Untergrupenbah (Gjermani).
Shembulli i tij mbeti i gjallė nder intelektualė tė kohės moderne, si shkrimtarė dhe atėdhetarė i shquar pėre liri deri nė vdekje.
Jeta e Jusuf Gėrvallės ka qenė e vėshtirė, vdekja e tij ka qenė tragjike. Pėr kėtė ėshtė thėnė e shkruar shumė dhe do tė thuhet e do tė shkruhet shumė. Por, edhe shkrimtari J. Gėrvalla pėsoi vėshtirėsira tė mėdha. Pėr poetin, prozatorin dhe dramaturgun Gėrvalla ėshtė thėnė e shkruar relativisht pak. Vepra e tij letrare nuk ėshtė tepėr e njohur, me gjithė botimin shembėllor qė ia bėri J. Gėrvallės mė 1992 Sabri Hamiti (Jusuf Gėrvalla: Vepra letrare. "Ora", Prishtinė, 1992). Opinioni e respekton dhe adhuron dėshmorin e kombit, simbolin e luftės pėr liri, shembullin e kurajės prej qytetari dhe intelektuali, ndėrsa duket se e harron shkrimtarin e rėndėsishėm qė ishte dhe mbetet. Roli i tij prej simboli tė qėndresės e hijesuaka faktin se ishte poet i dorės sė parė.
Nė letėrsi, ai nuk i takonte qarkut tė "lapidaristėve" tė poezisė fjalėpakė qė e shoshiste tė tashmen me shkrimin simbolplotė alegorik nė petkun e arkaikes mbikohore e nė frymėn e visarit tė traditave tė lashta gojore.

Zėri i tij poetik ishte zė mė vete, mjaft origjinal, personal dhe individual. Poezia e tij na flet drejtpėrsėdrejti, ngrohtė, zbutė, thellėsisht njerėzor e me njė sensibilitet tė stėrholluar. Nė dy pėrmbledhjet e tij tė para - "Fluturojnė e bien" (1975) dhe "Kanjushė e verdhė" (1978) - poezia e tij merrej kryesisht me vatrėn e poetit tek janė mjaft kuptimplotė titujt e cikleve "Shtėpia nė kornizė" dhe "Skena nga jeta e fshatit". Poezia e tij e pėrmallshme e kėndon dashurinė, e kujton dhimbshėm (dhe pa idilė ruraliste) vendlindjen dhe na e rrėfen porosinė e saj qendrore, kėrkimin e poetit pėr "pak frymė njeriu e pak dritė qiriri". Me kohė, duke u bėrė gjithnjė e mė shumė refleksiv poeti kaloi gjithnjė e mė shumė te njė qark mė i gjerė tematik dhe te tė folurit poetik me bukuri e begati tė rrallė metaforike e figurative. Kėshtu, poezia e tij e pėrmallshme e vendlindjes gjithnjė e mė shumė bėhet edhe universale. Nė vėllimin e tretė poetik, "Shenjat e shenjta" (1979), kemi tė bėjmė dhe me fjalė e elemente si "hije", "pluhur", "frikė", "terr", "ftohtė", "varr". Shkallėzohen vetmia dhe shqetėsimet e poetit qė flet shpesh edhe pėr fundin dhe vdekjen. Me njė thellėsi qė nuk hetohet nė lexim tė cekėt, na qet tabllo tejet tė qėlluara tė groteskės qė e quajmė "jeta". Thelbi kryekėput human i vargjeve, ligjėrimi lirik dhe substancial i poetit tė mallit, tė dashurisė, tė dhembjes, tė vetmisė e tė vdekjes e bėjnė Jusuf Gėrvallėn njė zė tė patjetėrsueshėm tė poezisė sė re shqipe.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-03-12, 18:05   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Vėllezėrit Gėrvalla dhe Kadri Zeka

KELMENDI: Vrasėsi i Jusuf Gėrvallės ėshtė Riza Salihu nga Mushitishti I Suharekės !


brahim Kelmendi, njėri nga themeluesit e Lėvizjes Popullore tė Republikės sė Kosovės (LPRK), mė vonė e njohur si LPK dhe ish-udhėheqės i Fondit “Vendlindja thėrret” nė Gjermani, si mysafir nė Zona B, tė Klan Kosova, ka deklaruar se e njeh me emėr e mbiemėr vrasėsin e Jusuf e Bardhodh Gėrvallės dhe Kadri Zekės, mė 17 janarit tė vitit 1982 nė Gjermani. Ai, sipas tij, ėshtė Riza Salihu nga fshati Mushitisht, i komunės sė Suharekės.

Por pjesėmarrės nė kėtė atentat sipas, Kelmendit, ka qenė edhe njė tjetėr tė cilit nuk i pėrmend emrin pėr arsye, si thotė ai, se kjo do tė pengonte gjatė procesit tė hetuesisė.
“Unė e di edhe pjesėmarrėsin e dytė, rastin e kam paraqit edhe te organet e drejtėsisė kosovare pas ēlirimit, te ish ministri i drejtėsisė tė Kosovės, Jonuz Salihi dhe te prokurori Tahir Rreci dhe u kam thėnė qė tė analizojnė mostrat e cigareve tė pjesėmarrėsit tė dytė nė vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gėrvallės dhe Kadri Zekės, tė cilat i ka hetuesia gjermane.

Kelmendi thotė se kėtė dėshmi e ka dhėnė edhe nė prokurorinė gjermane. Madje sipas tij bashkė me Saliun ka qenė edhe njė shqiptar tjetėr, emrin e tė cilit e ka deponuar nė hetuesinė e shtetit nė fjalė, por qė nuk e thotė publikisht.

Kelmendi nė librin “Lindja e pėrgjakur tė autorit Bedri Islami, thotė: “Ndoshta ėshtė vendi tė informoj se hetimet kundėr Rizės gjermanėt i riaktivizuan nė vitin 1992, pasi shteti gjerman nuk kishte mė interesa pėr tė pėrkrahur Jugosllavinė, e cila kishte filluar tė shpėrbėhej. Unė mora pjesė nė atė proces gjyqėsor si dėshmitar kundėr Riza Salihut. Gjykata e liroi Rizėn nga akuza pėr vrasje nė mungesė tė provave, pasi vuajti ndoshta njė vit e gjysmė burg”.

“Unė kam prova tė mjaftueshėm pėr tė besuar se ai ishte vetėm njė argat i UDB-sė. Gjithsesi, e kam akuzuar pėr ekzekutor, tė komanduar nga UDB-ja dhe vazhdoj ta akuzoj, pėrderisa ai nuk e provon tė kundėrtėn”.

Si njė nga themeluesit e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Ibrahim Kelmendi, thotė se gjatė vitit 1993 kishin marrė qėndrim qė tė formonin njė krahė tė luftės, meqė sipas tij, lėvizja politike nuk sillte rezultatet e pritura. Kelmendi thotė se ky krahė ushtarak emrin, Ushtria Ēlirimtare e Kosovės e morri nė vitin 1994.

Sipas Kelmendit, pas formimit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės nė vitet 90, LPK-sė, pėr veē UDB-ės jugosllave, iu shtua edhe njė armik, iu hapė edhe njė front, sepse nė LDK, sipas tij, kanė hy struktura tė UDB-ės. “Sipas meja LDK u themelua me qėllim qė ta fashitė rezistencėn aktive tė Lėvizjes sonė”, Kelmendi shton se kėtė LDK e bėri me organizim tė demonstratave tė ndryshme paqėsore, sikurse ishin edhe grevat e minatorėve.

Kelmendi tha se ishte edhe kundėr kryeministrit tė Shqipėrisė, Sali Berish, sepse sipas tij, ai gjatė njė takimi me kancelarin gjerman, nė vitin 1996, ka kėrkuar zgjedhjen e ēėshtjes sė Kosovės brenda kufijve tė Jugosllavisė, pėr ēka sė bashku me disa themelues tė UCK-sė, Kelmendi kishte hyrė nė grevė urie, me qė rast kanė kėrkua dorėheqjen e Sali Berishės dhe kryetarit tė LDK-sė Ibrahim Rugovės, sepse sipas Kelmendit, Rugova, nėnshtroi dhe skllavėroi shpirtėrisht shqiptarėt nė Kosovė.
Ibrahim Kelmendi, ish-udhėheqės i Fondit “Vendlindja thėrret” nė Gjermani mohoi qė ky fond tė ketė keqpėrdorur mjetet e mbledhura pėr tė ndihmuar luftėn nė Kosovė. Ai thotė se kėto mjete nuk kishin prejardhje tė dyshimta dhe pėr kėtė ka kėrkuar edhe ndihmėn e zyrtarėve Gjerman.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:30.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.