Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 06-03-12, 18:07   #11
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Veriu – aranzhmanet nuk duhet ndryshuar


Burim Ramadani

Nuk ėshtė hera e parė qė flitet pėr veriun. Qėndrime tė shumta janė dhėnė nė opinion. Nga bisedimet me ilegalėt dhe aranzhmane tė reja deri tek ndarja dhe shkėmbimi i territoreve. Dhe, kjo do tė thotė se qėndrime tė ndyrshme janė dhėnė edhe nė takime private a zyrtare. Ndėkohė, e vėrtėta ėshtė se veriu mbetet plotėsisht jashtė kontrollit tė shtetit tė Kosovės. Madje, pėrveē KFOR-it (misionit tė NATO-s nė Kosovė), as organizmat dhe misionet e tjera ndėrkombėtare nuk kanė qasje tė lehtė atje. E kemi parė se si njė grumbull udhėheqėsish ilegalė politikė atje luajnė me EULEX-in.

Kėto dy elemente janė baza e analizės qė duhet bėrė pėr atė se ēka po ndodh apo mund tė ndodhė me veriun e Kosovės. Pra, sė pari, nuk ka njė unitet qėndrimesh mes faktorėve vendorė e ndėrkombėtarė pėr tė ardhmen kushtetuese dhe funksionale pėr atė pjesė tė territorit tė Kosovės. Nė parim pothuajse tė gjithė pajtohen se nuk duhet tė ketė ndryshim kufijsh, por politikisht kėrkojnė njė rrugė tė re pėr tejkalimin e situatės problematike, tė thelluar nga shkurti i vitit 2008. Dhe, sė dyti, realiteti nė terren ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me kapacitetet qė mund tė pėrdorin Qeveria e Kosovės dhe misionet ndėrkombėtare nė vend. Ėshtė jashtė ēfarėdo lloj pėrdorimi tė autoritetit dhe fuqisė ekzekutive e financiare tė shtetit tė Kosovės dhe partnerėve ndėrkombėtarė prezentė nė vend.

Nė pak fjalė, Kosova dhe misionet ndėrkombėtare kėtu kanė fuqinė pėr tė ndryshuar pėr tė mirė gjendjen nė veri. Por, nuk po mund tė gjejnė formėn e saktė se si duhet vepruar. Dhe, pėr kėtė faji nuk duhet tė kėrkohet tek ndėrkombėtarėt. Ėshtė Qeveria e Kosovės ajo qė duhet tė prijė me plane, programe tė veēanta, ndihmesė pėr qytetarėt tanė atje dhe tė jetė plotėsisht aktive nė vendosjen e agjendės pėr rregullimin e situatės nė veri. Derisa nuk po ndodh kjo, pra Qeveria ėshtė e padije pėr kėtė, pala e tretė (misionet ndėrkombėtare) tentojnė vetėm tė raujnė stabilitetin dhe kjo logjikė nuk ėshtė pėr t’u hedhur poshtė. Dhe, nė kėrkim tė zhvillimit tė stabilitetit, kėto misione mendojnė gjithnjė e mė shumė nė zgjidhje politike qė duhet t’i jepet veriut.

E nė tė njėjtėn kohė, ekzekutivi i Kosovės pretendon tė largojė pėrgjegjėsitė e vetė karshi qytetarėve tė vendit. Shpeshė na ėshtė thėnė nga Qeveria e tashme e Kosovės se situata nė veri ėshtė e njėjtė qė nga pėrfundimi i luftės nė Kosovė. Kjo nuk ėshtė aspak e vėrtetė. Ėshtė konfuzion i qėllimshėm qė tenton ta bėjė udhėheqja e tashme e vendit. Ata tentojnė tė fshehin pėrgjegjėsinė e vet pėr dėshtimin atje.

Mė 25 korrik 2011 ndodhi njė operacion policor pėr “marrjen” nėn kontroll tė pikave kufitare dhe doganore 1 dhe 31 nė veri tė Republikės. Operacion totalisht i papėrgatitur. Pa vlerėsime inteligjente dhe pa plan operacional qė do tė duhej tė bazohej nė analizė inteligjente pėr situatėn atje. Qė nga ajo kohė, kanė kaluar mė shumė se gjashtė muaj. Asgjė e mirė nuk doli. Pėr mė tepėr, nuk po ndihet asnjė efekt pozitiv, sado i vogėl, pėr shkak tė atij operacioni.

E keqja tjetėr ėshtė fakti se me disa marrėveshje me Beogradin nė Bruksel, Qeveria e Kosovės i ka hapur derėn mundėsisė sė aranzhmaneve tė reja nė veri. Kjo vėrehet sidomos me marrėveshjen pėr targat e veturave. Qeveria e Kosovės ėshtė pajtuar dhe ka marrė obligim qė tė prodhojė targa tė veturave KS (sikurse nė kohėn e UNMIK-ut), duke u bazuar nė Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė. Automatikisht, kjo do tė thotė aranzhman i ri pėr njė komunitet tė caktuar nė Kosovė. Pra, pėr serbėt e Kosovės. Dhe, praktikisht kjo ėshtė mė sė shumti e mundshme tė ndodhė nė veri tė Kosovės. Kėshtu del se Qeveria e Kosovės ėshtė pajtuar qė serbėt nė veri tė vendit tė kenė trajtim tjetėr nė kėtė aspekt, tė ndryshėm nga qytetarėt nė pjesėt e tjera tė vendit.

Kur Kosovės iu vu fusnota me referim edhe nė Rezolutėn 1244, dera ėshtė hapur edhe mė shumė. Tashmė, i ėshtė dhėnė njė legalitet i fuqishėm edhe pėrdorimit tė targave tė veturave KS. Ta supozojmė se do tė mund tė ndodhin marrėveshje edhe pėr gjykatat dhe doganat dhe kėtu dalim saktėsisht nė Planin e famshėm 6-pikėsh tė Ban Ki-Munit.

Por, e tėrė kjo e rrezikon konsolidimin e shtetit tė Kosovės. Dhe, ky duhet tė jetė argumenti kryesor qė duhet tė pėrdoret nė kėto lloj situatėsh. Baza e padiskutueshme e Planit tė Ahtisarit ėshtė njė model i demokracisė sė ndėrtuar mbi ‘pushtet-ndarjen’ ose ‘konsociacionalizmin’. Nė kėtė lloj demokracie tė gjitha grupet (komunitetet nė rastin e Kosovės) janė tė pėrfaqėsuara nė tė gjitha nivelet e jetės politike dhe publike, me qėllimin e shmangies sė ndjenjės sė armiqėsisė ndaj shtetit. Obligimet qė merr Kosova sipas Planit tė Ahtisarit nė mėnyrė tė qartė janė nė pėrputhje me teorinė e konsociacionalizmit, tė themeluar nga politologu holandez Arend Lijphart, nė vitin 1968. Si model pėr rregullimin e konflikteve etnike, demokracia konsociacionale ėshtė njė prej strategjive mė shumė demokratike dhe largon ēfarėdo pėrdorimi tė dhunės.

Teoria konsociacionale ėshtė duke u bėrė njė prej teorive mė tė rėndėsishme nė botėn akademike, e cila merret me tejkalimin e pėrēarjeve ndėrmjet komuniteteve tė ndryshme nė shoqėritė postkonfliktuoze. Njė shoqėri e kėtillė, e karakterizuar me ndarje tė thella ėshtė edhe shoqėria kosovare. Alternativat ndaj kėsaj strategjie janė kryesisht mė pak demokratike dhe variojnė nga kontrolli hegjemonik deri te federalizmi dhe ndarja. Alternativa tė tilla nuk ėshtė koha tė analizohen, pa parė nėse aranzhmanet e tashme vlerėsohen si tė dėshtuara.

Ndryshimi i aranzhmaneve tė pėrcaktuara me Planin e Ahtisarit rrezikon funksionalitetin e shtetit tė Kosovės. Nuk zgjidh problemin, por e shtyn atė pėr njė fazė tjetėr, pas disa vjetėsh. E atėherė do tė jetė edhe mė vėshtirė.

(Autori ėshtė sekretar i pėrgjithshėm i AAK-sė dhe deputet nė Kuvendin e Kosovės)
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:59.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.