Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika > Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006
Emri
Fjalėkalimi
Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006 Mė 21 janar 2006 pushon sė rrahuri zemra e Presidentit tė Parė tė Kosovės, Dr Ibrahim Rugova



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 03-12-10, 19:23   #1
Peja-Boy
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
Peja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Peja-Boy
Gabim Rugova ma Shpetoj Jeten. "Ditari i Renate Flottau"

"DER SPIEGEL"
"Ikė, shpėtoje kokėn"

Nga gjermanishtja: Enver ROBELLI


E MĖRKURĖ, 31 MARS

Pas shtatė ditė bombardimesh nga NATO-ja nė Prishtinė mbretėron anarkia. Nėpėr rrugė janė komandot frikėndjellės "Tigrovi" tė ēetnikut serb Arkan, duke bėrė gjah ndaj shqiptarėve.Policia serbe ndihmon nė dėbimin (e shqiptarėve). Ajo sistematikisht kontrollon lagjet shqiptare tė banimit. Kuzhina e thashethemeve e njoftimeve tė ankthshme zien. Njė radiostacion perėndimor njofton se prijėsi i
shqiptarėve Ibrahim Rugova ėshtė plagosur apo madje ka vdekur.

Edhe pėr Fehmi Aganin, njė bashkėpunėtor i ngushtė i Rugovės, tė cilin edhe unė e njoh shumė mirė, thuhet se ėshtė vrarė. A ėshtė kjo e vėrtetė? Me Rugovėn kam folur dy ditė mė parė. Fjala ishte pėr pėrshtatjen pėrfundimtare tė intervistės
sonė nga fundjava.

Aty prijėsi i shqiptarėve, i dėshpėruar pėrballė dėbimit tė popullit tė tij nga Kosova, kishte apeluar te Alenaca Atlantike, qė tashti gjithēka tė vė nė njė kartė "dhe nė rast
urgjent tė kėrcėnohet me shkatėrrimin total tė Serbisė".
Pra, edhe njė vizitė te Rugova. Vetura ime qė nga fillimi i sulmeve ajrore qėndron nė autoparkun pranė "Grand Hotel", Prishtinė. Shenja "40-P" nė tabelat e veturės ēdokėnd sinjalizon se pronari i veturės ėshtė pėrfaqėsues i shtypit gjerman. Tė lėvizėsh tashti me njė etiketė tė tillė nėpėr Prishtinė do tė ishte ēmenduri. Andaj shkojė nė kėmbė nė lagjen shqiptare Velania pėr tė provuar thashethemet. Ora ėshtė disa minura para njėmbėdhjetėsisht (paradite).
Rruga para rezidencės sė Rugovės, e cila ėshtė gėlqerosur nė tė bardhė, duket ēuditėrisht e zbrazėt dhe e boshatisur. Mė vonė mėsojė se tė gjithė shqiptarėt qė banonin aty nė mėngjes ishin dėbuar me dhunė nga policia serbe.

Vetėm pasi i bie disa herė ziles Rugova hap derėn. Nuk u besoj syve,si eshte e mundur tė ngelet ai vet !Ai ėshtė i gatshėm qė nė diktofonin tim tė japė njė lajm pėr popullsinė shqiptare, tė tregojė se jeton dhe t'u bėjė thirrje tė pėrndjekurve tė mos humbim shpresėn pėr njė ardhmėri mė tė mirė.
Nė ēastin kur dua tė largohem nė dhomė futet me nxitim dhėndrri i Rugovės dhe si me paralajmėrim vė gishin mbi gojė. Nga kati pėvidhemi shkallėve teposhtė dhe pas njė pjese muri vėzhgojmė se si veturat e policisė dhe automjetet e
blinudara i afrohen shtėpisė dhe ndalen para saj. Dy dyzina pjesėtarėsh
tė policisė speciale serbe kėrcėjnė prej tyre. Ata lėkundin portėn e hekurt, dikur e heqin brutalisht nga vendi. Tre tė uniformuar vėrsulen nė shtėpi dhe tė gjithė neve na shtyejnė nė bodrum nė njė dhomė, e cila deri mė tan i shėrbente pėr konferenca pėr shtyp.

Gjithsejt jemi 17 persona: Rugova, gruaja e tij Fana me tre fėmijė,dy motra me familjet e tyre dhe Adnan K.Merovci, truproja dhe shefi i protokolit i Rugovės, i cili kėtė mėngjes rastėsisht kishte qėluar nė shtėpinė e prijėsit tė shqiptarėve. Nga shtatė fėmijė njėri ėshtė akoma tetėmuajsh. Ora ėshtė dymbėdhjetė. Ne presim tė heshtur dhe nuk tundemi vendit derisa dy policė me helmeta dhe antiplumb
kėrcėnueshėm drejtojnė pushkėt e tyre drejt nesh. Polici i tretė e rėndon Rugovėn me fjalė: "E, zoti Rugova, politika, me sa duket, politika e prishi krejt punėn". Dy shokėt e tij e ndėrprejnė: "Mbylle gojėn, kjo s'ėshtė detyrė e jona". Me njė goditje me pushkė hiqet nga vendi kamera mbikėqyrėse, qė ėshtė e varur mbi portėn e
hyrjes. Ē'do tė ndodhė me ne tashti? Qe disa ditė nėpėr Prishtinė qarkullojnė thashetheme pėr likuidime tė planifikuara nga komandot ekzekutuese.

Njėri nga tė uniformuarit vendosė dy shishe limonadė mbi tavolinė:
"Edhe ne serbėt jemi njerėz", thotė ai, thua se dėshiron tė
shfajėsohet. Pėrjashta vijnė automjete tė tjera tė blinduara. A do tė
na marrin me vete? Pastaj, rreth orėe 16.00,vjen komandanti i
policisė speciale. Udhėri i tij ėshtė i shkurtėr: policia zapton/pushton dhomat e poshtem dhe katin e dytė. Ne qėndrojmė nė katin e parė "nė mbrojtje policore", tė gjithė nė njė dhomė tė vetme.
Pėshpėritshėm kėshillohem me Rugovėn se ėshtė shumė rrezikshėm qė tashti tė shpalosė identitetin tim si gazetare. Mirėpo Rugova mė tha se ti do tė prezentohesh si e afėrme e familjes sime. Adnani caktohet "ndėrmjetėsues" mes Rugovės dhe "mbrojtėsve"tė tij tė rinj.

Nga jashtė dėgjohet trokėllima e xhmava tė dritareve, shkatėrrimi i dyerve. Me sa duket policia pushton tė gjitha shtėpitė pėrreth.Antena satelitore hiqet, kabllot e televizorit dhe lidhjes sė telefonit shkėputet nga muri. "A keni radio?", na bėrtasin neve. Ne mohojmė.

Telefonat mobilė edhe ashtu nuk funksionojnė qė nga fillimi i sulmeve ajrore. Pastaj vėrshon makineria propaganduese serbe. Rodovan Urosheviqi nga Media Qendra serbe vjen me disa kolegė/gazetarė besnikė qeveritarė.
Rugova duhet tė dalė para kamerave dhe tė mashtrojė botėn se ėshtė shėndosh e mirė dhe person i lirė. Ēdo deklaratė tjetėr assesi nuk do tė emitohej nga
radiotelevizioni shtetėror. Dhe ajo do tė rrezikonte jetėn e tė gjithė neve. Mbrojtėsit tanė serbė nuk duken aq tė lumtur nė gjithė kėtė punė. Kemi frikė tė madhe, pranon njėri prej tyre, si nga sulmet e NATO-s ashtu dhe nga ndonjė aksion i mundshėm ēlirimtar i shqiptarėve tė mbetur ende nė Prishtinė.
Nė orėn 19.00, si ēdo ditė, nė Prishtinė ndalet rryma. Edhe ujė ka vetėm nė orė tė caktuara. Familja e madhe Rugova gjatė ditės mbush rreth 20 shishe si rezervė. Rrimė ulur para dritės sė njė gypi tė ftohtė neoni, tė cilėn djali i Rugovės, M., qė ėshtė gjeni i teknikės, e mban tė ndezur me bateri pėr njė orė.
Pastaj nė punė futet kombinimi tjetėr i baterive, qė i ngjan reflektorėve tė stadiumit futbollistik. Nė orėn 20 Rugova thirreet pėrjashta. Atij i propozohet qė mėngjesin tjetėr tė udhėtojė nė Beograd.Presidenti jugosllav Slobodan Milosheviq do tė bisedojė me tė, "pėr t'u kėshilluar mbi njė zgjidhje tė krizės".Rugova duhej te pranon me gjysmė zemre dhe me vetėdije se nuk ka zgjidhje tjetėr. Natėn flejmė nė dysheme, tė ngjeshur si sardina, njėri pranė tjetrit. Rugova dremitet nė kanape me njė peshqir tė shtrirė mbi kokė . Sulmet ajrore gjatė natės nuk janė aq tė ashpra, duket se ato u drejtohen caqeve shumė larg qendrės sė qytetit.


Peja-Boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 03-12-10, 19:24   #2
Peja-Boy
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
Peja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Peja-Boy
Gabim Titulli: Rugova ma Shpetoj Jeten. "Ditari i Renate Flottau"

E ENJTE, 1 PRILL

Rugova ėshtė shumė i zemėruar. Fėmijėt flasin vetėm shqip - nė vitin 1990 shqiptarėt nė Kosovė kishin filluar tė themelojnė shkollat e tyre nė shtėpi private; "Serbishtja" pėr ta ėshtė gjuhė e huaj. Nė orėn 9.00 bėhet nisja nė BMW e policisė
serbe. Rugova ėshtė i shqetėsuar se si do ta presė opinioni shqiptar takimin e tij me Milosheviqin. Tėrė ditėn rrimė ulur nė karrige. Gruaja e Rugovės Fana pren bukėn nga dita e djeshme dhe e rreshk nė shporet. Tė gjithė hanė nga njė tepsi tė
madhe prej llamarine. Ka edhe supė tė hollė makaronash nga
pakoja. Kur Rugova kthehet aty rreth orė 18.30, ai duket i trazuar.

Me sa duket Milosheviqi e ka kėqpėrdorur atė pėr qėllime propagandistike.
Njė propozim konkret pėr njė zgjidhje paqėsore ai sidoqoftė nuk e kishte bėrė. Opinionit tė irituar botėror i prezentohen pamje tė Rugovės qė buzėqesh me pėrzemėrsi gjatė bisedės me Milosheviqin.
Rugova, i cili nga zemėrmi as qė dėshiron tė ulet,tregon se nė fakt Milosheviqi kishte mallkuar si i ēoroditur Clintonin, ndėrmjetėsit amerikan Hill dhe Holbrooke, por mbi tė gjitha kancelarin gjerman Schröder. Nė Helmut Kohlin, kishte thėnė
Milosheviqi, NATO-ja kurrė nuk do tė kishte bombarduar vendin e tij.

Me zemėrgjerėsi cari i serbėve i kishte premtuar Rugovės: "As njė
qime floku nuk do t'ju preket, pėr kėtė do tė kujdesen njerėzit tanė."
Rugova nėnshkroi njė komunikatė tė parapėrgatitur, sipas sė cilės
ai gjithashtu pėrkrahte njė zgjidhje me "mjete politike". Kjo s'ėshtė
gjė tjetėr veēse "njė frazė".Kjo s'domethėnė asgjė. Me "mjete politike" ai, siē dihet,kupton nėnshkrimin serb nė marrėveshjen e Rambouillet-it dhe
sigurimin e autonomisė sė Kosovės me trupa paqėsore.

Pėrndryshe ai ėshtė i bindur se edhe politikanėt perėndimorė nuk do t'i kushtojnė kurrfarrė rėndėsie nėnshkrimit tė tij kur kuptojnė se ky ishte peng i Milosheviqit.
Rugova jo vetėm qė ėshtė i zemėruar shumė, ai sot duket thellėsisht i dėshpėruar.Udhėtimi nga Prishtina nė Beograd, nėpėr fshatra me shtėpi tė
braktisura, e kishte tronditur atė.
As njė qen i vetėm nuk shihej nėpėr rrugė, thotė ai i tronditur dhe i rezignuar shton: "Unė jam president pa popull. Ēfarė karte mund tė luaj unė ndaj Beogradit?
Ēfarė kuptimi ka qė si hero i fundit tė qėndrojė nė Prishtinė?"
Ai dėshiron tė lus Beogradin qė atė dhe familjen e tij t'i evakuojė nė
Shkup pėr shkaqe humanitare dhe me pėrcjellje tė sigurtė. Atje,beson prijėsi i shqiptarėve, ai mė mirė do tė mund tė influencojė zhvillimet nė krizėn e Kosovės, tė ndikojė ndaj bashkėkombasve tė tij qė tė kthehen pėrsėri. Atje qėmoti kanė shkuar edhe pėrkrahėsit/bashkėpunėtorėt e tij politikė.
Rugova nuk mund tė marrė me mend se si OSBE-ja ashtu urtė e butė mundi t'i braktisė shqiptarėt, qė ata pa mbrojtje t'ua dorėzojė kasapėve serbė.
Deri nė orėn njė tė natės rrimė pėrreth njė tavoline tė madhe. Flitet vetėm
me ton pėshpėritės. Disave nga lodhja u pėrkulet koka nė faqen e tavolinės. Tė tjerėt pėrpiqen qė tė ndryshojnė atmosferėn me barcoleta tė lehta. Djali i Rugovės M. kėndon: "Ne jemi tė fundit nė qytet".
Peja-Boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-12-10, 19:25   #3
Peja-Boy
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
Peja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Peja-Boy
Gabim Titulli: Rugova ma Shpetoj Jeten. "Ditari i Renate Flottau"

E PREMTE, 2 PRILL

Puna jonė bėhet gjithnjė e mė dėshpėruese. Zgurdullojmė muret, ku
janė tė varura dekoratat e Rugovės, piktura e njė luftėtari avangardist
tė quajtur "Bogdan" (Pjetėr Bogdani), flamuri i madh shqiptar,
veshjen e drunjtė tė tavanit. Nganjėherė i ngrejmė pak roletat pėr tė
parė nėse kordoni policor akoma ėshtė nė rrugė nė pėrbėrje tė
plotė. S'ka ndryshim. Disa prej nesh ecnin tė nervozuar nėpėr
dhomė. Kujdesshėm, me kufje, dėgjojmė radiostacionet e huaja.
Takimi i Rugovės me Milosheviqin nga shumica e mediave
ndėrkombėtare vlerėsohet realisht si njė mashtrim propogandistik serb. Nė
orėn njėmbėdhjetė prapė instalohet linja telefonike. Por, kėsaj radhe
dėgjon edhe policia. Ajo ndėrpren ēdo thirrje tė dyshimtė. Adnani
arrin tė marrė ambasadorin amerikan Hill nė Shkup. Ai pėrpiqet t'ia
interpretojė atij situatėn, shpreson nė pėrkrahje nga ana e tij.
Mirėpo, amerikani reagon mė tepėr i pavendosur.

Nė qoftė se serbėt organizojnė transportin e Rugovės deri nė kufi, ai
me dėshirė do tė priste nė anėn tjetėr tė kufirit.
Koleksioni i Rugoves me minerale ėshtė jashtėzakonshėm.
Me krenari ai thotė se Kosova me thesaret e saj nėntokėsore numėrohet ndėr
vendet mė tė pasura tė botės. Disa kristale,zmeralde dhe gurė tė
tjerė tė vlefshėm ai i ka shpėrndarė nė gota tė vogla nė trajtė vidhe.
Disa pika nė fytyrė ndikojnė si njė kurė rinimi, predikon ai.
Adnani thėrret nė kabinetin e Milosheviqit. Ai pėsėri lutet pėr njė gjest
humanitar, pėr njė udhėitm tė sigurtė pėr nė Shkup.
Mirėpo,Milosheviqi dėshiron t'i vazhdojė bisedimet nė Beograd.
Rugova ia kthen: Vetėm nė Shkup, ku janė edhe kėshilltarėt dhe anėtarėt e tij
tė LDK-sė, ai mund tė vendosė mbi vazhdimin e bisedimeve me
Milosheviqin apo madje pėr ndonjė marrėveshje eventuale.

Do tė telefonojmė (pėrjgigjen nga kabineti i Milosheviqit). Presim,
natyrisht kot sė koti. "Milosheviqi tashti po luan me mua lojėn e
macės dhe miut", vėren Rugova me hidhėrim.
"Ai dėshiron qė pasi tė ketė mashtruar mjaft botėn me gjoja marrėveshjet tona tė mė diskriminojė para popullit tim si tradhėtar".
Mirėpo, Rugova akoma e ndien veten si njė peng tė vlefshėm: vetėm nėse shqiptarėt panojnė njė raund tė ri bisedimesh NATO-ja do tė mund t'i ndalte
bombardimet.
Deutsche Welle raporton mbi njė iniciativė tė SHBA-ve,
Gjermanisė, Francė dhe Itali, sipas sė cilės Rugovės dhe familjes
sė tij u bėhet ftesė pėr tė provuar "lirinė" e tyre.

Por, kjo ėshtė vetėm njė shpresė e vogėl, e cila zbehet shpejt.
Ndėrkohė Rugova lufton me njė grip, qė e ka kapluar. Ne e quajmė
"Virusi Milosheviq". Nė mbrėmje kėshillohemi mbi mundėsinė e
arratisjes sime. Mirėpo, ēdo shpalosje e idenitetit tim nė kėtė
moment do tė ishte tepėr e rrezikshme. Fundja bota le tė besojė se
Rugova vullnetarisht ka kėrkuar mbrojtje serbe.
Rugova ende beson nė udhėtimin pėr nė Maqedoni. Nė rast tė tillė unė do tė
maskohesha me shami dhe me njė fėmijė nė krah do tė sillesha si njė anėtar familjeje.
Peja-Boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-12-10, 19:25   #4
Peja-Boy
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
Peja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Peja-Boy
Gabim Titulli: Rugova ma Shpetoj Jeten. "Ditari i Renate Flottau"

E SHTUNĖ, 3 PRILL

Atmosfera ėshtė e ngrysur, ashtu si dhe moti. Tė gjithė rrinė ulur nė
karriget e tyre dhe janė apatik. Milosheviqi pėrsėri kėrkon udhėtimin
e Rugovės (nė Beograd). Kėsaj here ai do tė duhej tė inskenonte njė
shou shtypi nė Beograd me drejtuesin e delegacionit serb nė
bisedimet paqėsore nė Rambouillet, Ratko Markoviq.
Prijėsi i shqiptarėve refuzon.
Zėvendėskryeministri jugosllav Nikola Shainoviq merr rrugėn pėr nė Prishtinė. Bota ėshtė e irituar, pasi tashti janė bėrė publike deklaratat e Rugovės nga intervista nė "DER SPIEGEL" me kėrkesėn pėr angazhimin e trupave tokėsore. Kjo
tingėllon krejt ndryshe se sa marrėveshja me Milosheviqin dhe gjoja
thirrja e pėrbashkėt pėr ndėrprerjen e sulmeve tė NATO-s.

Mua mė duket se Rugova e mbivlerėosn nivelin e informatave tė
Perėndimit, kur beson se "ata e dinė saktėsiht se nė ēfarė situate
gjendem."

Shainiviqi vjen aty rreth orės 21, pa ndonjė propozim
konkret. Vetėm bota le tė mėsojė tė nesėrmėn se "bisedimet me
shqiptarėt" po vazhdojnė.
Rugova, thotė ai me shpoti, ėshtė njeri i lirė. Ai lirisht mund tė udhėtojė nė Maqedoni. Mirėpo, mė kėtė rast duhet tė ketė parasysh se gjatė rrugės serbėt e tėrbuar mund tė "inskenojnė" tė gjitha incidentet e mundshme. Njė paralajmėrim i
qartė. Nė radio dėgjojmė se sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s Javier
Solana dėshiron tė vė kontakt me Rugovėn pėr tė qartėsuar se a
ėshtė ai pėr vazhdimin apo ndėrprerjen e sulmeve tė NATO-s.
Rugova reagon i dezinteresuar.
Raportet nė radio atij pothuaj se nuk i interesojnė. Ai pėrpiqet tė
fsheh hidhėrimin e tij. Faktin se tė gjithė ata qė atė e kanė pritur me
vite, e kanė dekoruar me ēmime dhe janė fotografuar me tė pėr
shtypin, tashti shikojnė pafuqishėm se si diktatori serb e poshtėron
atė, Rugova pothuaj se nuk e kupton.
Po aq pak edhe lajmin se Perėndimi dėshiron tė strehojė 100 mijė refugjatė shqiptarė. "Tashti edhe pjesa qė ka mbetur do tė arratiset nga Kosova", thotė ai,
"sepse ēdonjėri ėndrron tė gjejė strehim nė Perėndim." Asnjė s'do
tė kthehet mė, thotė Rugova.
Djali i tij M. kėtė ēka ndodhė me satirė e quan njė "spastrim human etnik."
Peja-Boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-12-10, 19:26   #5
Peja-Boy
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
Peja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Peja-Boy
Gabim Titulli: Rugova ma Shpetoj Jeten. "Ditari i Renate Flottau"

E DIEL, 4 PRILL

Dita e Pashkėve. Pėr disa ēaste Rugova e ndien veten pėrsėri si
"president" i njė populli prej dy milionėsh. Me krenari ai rrėfen se si
festėn katolike tė Pashkėve ai e kishte shpallur festė shtetėrore nė
Kosovė. Si nė perėndim edhe nxėnėsit shqiptarė nė kėtė kohė
kishin pushim. E shoqja e Rugovės Fana ngjyros 30 vezė nė njė
lėng me fletė qepėsh. Vezėt i kishte sjellur njė ditė mė parė policia
serbe, gjithashtu edhe qumėshtin pėr fėmijė dhe ujin mineral.
Fėmijėt ngjyrosnin vezėt derisa Rugova shpresonte nė njė telefonatė
shpėtuese nga Beogradi. Dhe kjo telefonatė bėhet rreth mesditės.
Mirėpo, vetėm me njoftimin se ai nė mbrėmje duhet tė takojė
ambasadorin rus bashkė me Shainivoqin. Motrat e Fanės qėndrojnė
ulur nė dysheme dhe pėrziejnė miell me ujė qė ēdo ditė tė pjekin
dhjetė bukė. Krahas shporetit elektrik, ku ndalet rryma, pėrdoret njė
shport me thėngjill. Foshnja tetėmuajshme shtrihet nė njė peshqir tė
lidhur banjoje, prindėrit e pėrkundin me tė pėr ta vėnė nė gjumė.
Gjatė ditės, pėr tė qenė e qetė, kalėrohet nėpėr dhomė me karrocėn
e fėmijėve.

Ambasadori rus anulon takimin. Me sa duket kėtė ditė ai nga
Beogradi nuk kishte marrė garancė pėr siguri. Vizita e tij ėshtė
shtyrė pėr tė hėnėn. Tė heshtur rrimė pėrpara "Menysė sė
Pashkėve", pulė me oriz. Njėherė nė ditė mbrojtėsit serbė i lejojnė
dhėndrrit tė Rugovės qė nga frigoriferi nė bodrum tė marrė rezerva
ushqimore. Mė vonė i hamė copat e bukės tė lėna nga fėmijėt, tė
cilat janė rreshkur nė shporet. Rreth mesnatės bombardon NATO-ja,
kėsaj radhe shumė afėr. Shtėpia dridhet. Tė gjithė kėrcejnė nga
krevatet e tyre nė dysheme, pėrsėri qėndrojnė pėrreth tavolinės.
Kemi frikė se serbėt mund tė ēojnė nė ajėr rezidencėn e Rugovės
dhe mė vonė kėtė t'ia mveshin NATO-s.
Peja-Boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-12-10, 19:26   #6
Peja-Boy
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
Peja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Peja-Boy
Gabim Titulli: Rugova ma Shpetoj Jeten. "Ditari i Renate Flottau"

E HĖNĖ, 5 PRILL

Pak para arritjes sė ambasadori rus Jurij Kotov, Rugova sheh njė
shansė pėr arratisjen time. Pritet tė vijnė shumė gazetarė nė katin e
dytė, ku duhet tė zhvillohet takimi. Kur tė niset Rugova unė duhet tė
shkojė pas tij dhe atje tė pėrzihem me gazetarė. Plani ka sukses.
Gazetarėt prisnin lartė, unė si tė ihste krejt normale qėndrojė mes
tyre, pres disa minuta dhe pastaj e para e braktisė rezidencėn. Njė
nėpunės policie mė pyet prej nga po vija: "Nga konferenca pėr shtyp
e ambasadorit rus", pėrgjigjem unė. "Okay", thotė ai dhe mė lejon
tė kalojė.

Pėr herė tė parė frymojė ajėr tė freskėt,pas gjashtė ditėsh shoh
diellin dhe eci nė drejtim tė Hotelit Grand. Vetura ime nuk ėshtė mė
nė autopark. Bagazhi im ėshtė zhdukur nga dhoma. Nė recepsion
tregohen tė pėrzemėrt. Thonė se kanė qenė tė shqetėsuar. Bagazhi
do tė vijė menjėherė, vetura ime pėr shkaqe sigurie ėshtė sjellur me
kamionė nė autoparkun qė gjendet 500 metra mė larg.
Lehtėsimi zgjatė pak kohė. Shfaqen tre "pjesėtarė tė sigurimi", konfiskojnė
pasaportėn time, mė dėrgojnė nė bisedė informative/hetim policor nė
sallėn e ushqimit tė Grand Hotelit. Janė dy burra, njėri me kėsulė tė
zezė, tjetri me kasketė si ēadėr, dhe njė bjondinė, rreth tė
tridhjetave. "Biseda informative" ėshtė brutale dhe me ton tė pacipė.
"Cili shėrbim sekret qėndron prapa DER SPIEGEL-it?" "E dimė se
Ju jeni spiune." "Silluni me korrktėsi,pėrndryshe duhet tė llogarisni
me mė tė keqėn." "Dimė gjithēka pėr Ju nga Interesi kryesor i pyetėsve ka tė bėjė me vendqėndrimin tim gjatė ditėve dhe netėve tė fundit. Them se kam
qenė te refugjatėt nė kufirin maqedon. Pastaj mė konfrontojnė me
pothuaj tė gjitha kontaktet, tė cilat unė i kam pasur me
shqiptarėt gjatė dhjetė viteve tė shkuara dhe tė cilėt unė gjoja i kam
keqpėrdorur pėr "aktivitetet e mia spiunuese."

Sidoqoftė raportimet e mia kanė qenė "antishtetėrore". Para sė
gjithash intervista me Rugovėn njerėzit e sigurimit i zemėron pa
masė. Ata dinė edhe pėr kontaktet e mia me komandantėt e
UĒK-sė. Me sa duket biseda jonė ransmetohet nė lokalin tjetėr
pėrmes mikrofonit. Pas njė ore njeriu me kasketė tė zezė braktisė
lokalin, pas disa minutave kthehet dhe kėrkon falje pėr "sjelljen pak
brutale tė forcave tė sigurisė" - thotė se ishin vetėm tė irituar mbi
zhdukjen time. Si vetura ashtu dhe bagazhi do tė vijnė menjėherė,
premtojnė ata. Mirėpo, nė "DER SPIEGEL" e ardhshėm preisn
diēka pozitive pėr serbėt. Atėherė unė pėrsėri mund tė punojė nė
Kosovė si gazetare. Me sa duket njė "njeri nga lart" kishte vendosur
tė kenė mėshirė me mua. Por, as vetura as bagazhi nuk vijnė.

Njė orė mė vonė njė nėpunės policie ma rrok pėr flokėsh: drejt nė
veutrėn e policisė. "Ē'kėrkon ti kėtu si gjermane?" Pres nė stacionin
policor. Tė uniformuarit janė nė atmosferė tė ndezur: veēse po
presim trupat tokėsore tė NATO-s, sigurojnė ata me entuziazėm
dhe i bėjnė duart grushta. Tė gjithė (ushtarėt e NATO-s) do ta
braktisinKosovėn nė arkivole, mendojnė ata. Valigjet e mia
kontrollohen. Kontrollim trupi. Pastaj kthimi i pasaportės - mė
porosisin tė mos lėvizė jashtė Grad Hotelit. S'duam tė kemi mė
probleme. Qė nga arresti im i pavullnetshė shtėpiak mė 31 mars
dhe kthimi im mė 5 prill Prishtina ka ndryshuar.
Tashti ēdo serb ka nga njė armė, ēdokush e ndien veten superhero
patriotik. Gra me uniforma tė zeza sillen si amazona tė universit.
NJė pjesė e madhe e personelit serb tė hotelit qėmoti ėshtė
arratisur, po ashtu edhe 20 punėtorėt e Media Qendrės sė etabluar
nė katin e parė. Hoteli ėshtė pėrlot me ushtarakė, polici, vullnetarė
tė Arkanit dhe polici speciale. Njėrin prej tyre mė duket se e njoh.
Ai ishte nė mesin e atyre qė u vėrsulėn nė rezidencėn e Rugovės.
Edhe ai duket se mė ka vėrejtur. Pasdite vonė: njė punonjėse e
hotelit mė tėrheq nė njė qoshe. "Duhet tė largoheni, kėtu Ju nuk jeni
mė e sigurtė." Telefonojė nė Beograd, lus sekretareshėm time tė
pyes te ministri i informatave Komneniq, se nė rast se udhėtojė nė
Maqedoni a mund tė kthehem pėrsėri nė Jugosllavi. Komneniqi
ėshtė anėtar i SPO-sė, partisė sė Vuk Drashkoviqit, e cila nė
Perėndim njė kohė tė gjatė shihej si alternativė demokratike ndaj
Milosheviqit.

Por, ministri i informatave vetėm zemėrohet pėr atė se si njė serbe e
vėrtetė ka fytyrė tė punojė pėr njė redaksi gjermane. Ē'kėrkon
gazetarja gjermane nė Kosovė! Nėse ajo nga frika do tė dhihet nė
pantollona, atėherė vetė le tė shikojė se si del nga kjo situatė,
kėshtu tingėllon mesazhi tij ndihmės.Domethėnė unė mbes edhe
mė tej nė dhomėn time 505 nė Grand, si gjithnjė qė nga fillimi i
sulmeve ajrore flejė me kėpucė, xhakavento dhe me
baterinė/llabmėn e xhepit nė dorė. Nė tė vėrtetė sulmet ajrore kėtė
natė janė mė tė afėrta, mirėpo raketat nuk flutorojnė pėrskaj
dritareve tė hotelit. Jam e lumtur qė afrohet mėngjesi.
Peja-Boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:24.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.