Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika > Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006
Emri
Fjalėkalimi
Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006 Mė 21 janar 2006 pushon sė rrahuri zemra e Presidentit tė Parė tė Kosovės, Dr Ibrahim Rugova



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 19-12-09, 14:34   #33
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Tė tjerėt pėr Dr. Rugovėn.

(Faridin Tafallari)

Pėr tė qenė edhe mė i plotė sabotimi i luftės, veglat e UDB-sė shqiptare dhe asaj jugosllave, nė koordinim tė Tiranės zyrtare ekzekutuan nė mes tė Tiranės ministrin e mbrojtjes tė Republikės tė Kosovės, kolonel Ahmet Krasniqin. Pastaj do tė vriten edhe oficerė, policė dhe ushtar tė pėrzgjedhur tė forcave tė armatosura tė Republikės sė Kosovės tė organizuara nė luftėn pėr ēlirim tė Kosovės nga Presidenti historik dr. Ibrahim Rugova.

Kush dhe pse bėri dy atentate kundėr Ibrahim Rugovės, sepse ai ishte pengesa e pakalueshme pėr Serbinė dhe veglat e saj nė Kosovė, me ideologjinė e pėrbashkėt sllavo-komuniste. Vrasja e tij do tė ishte humbja e Kosovės dhe kėtė e donin disa nga krerėt enveristo-kumunistė tė Tiranės.

Pse majtistėt e Kosovės e dogjėn flamurin dardan tė ideuar nga dr. Rugova me simbole tė Dardanisė antike? Kėta "trima" rrugėsh e kafenesh tė cilėt dogjėn flamurin dardan, pse nuk e dogjėn kėtė qė projektuan tė huajt me sugjerimin e Serbisė pa asnjė shenjė tė identitetit kombėtar?! Janė po kėta sejmen qė e pranuan pa asnjė vėrejtje!

Stėrvitja ushtarake e djemve tė Kosovės nė Shqipėri ishte projekt i Presidentit Ibrahim Rugova me shokė. Rrjedhimisht, Adem Jashari ka qenė ushtar i Ibrahim Rugovės. Me rastin e masakrės nė Prekaz ai shpalli katėr ditė zije kombėtare dhe kjo u respektua nė tė gjithė Kosovėn. Shqiptarėt nderuan me dinjitet kėtė dhimbje tė madhe dhe nuk i hapėn dyqanet dhe bizneset tjera, nuk punuan gjatė atyre katėr ditė tė zisė kombėtare. Mė vonė dr. Rugova me dekret tė veēantė e shpalli Adem Jasharin "Hero tė Kosovės". Akuzohej Rugova se nuk i vizitoi Jasharėt. Por, e heshtin atė ēfarė kishin thėnė ata qė spekulonin nė emėr tė familjes Jashari, madje pa qenė fare tė autorizuar. Veē kėsaj mungonte siguria. Komunistėt e donin me ēdo kusht pushtetin, ndaj edhe e gjuajtėn nė shtėpi dhe rrugė, bile nė mes tė Prishtinės. Atėherė, si mund tė udhėtonte fushave dhe arave tė Drenicės, kur i pėrgatiteshin prita dhe pusi?Tė gjitha spekulimet tjera nė relacionin dr. Rugova dhe Jasharajt janė manipulime dhe shpifje tė radhės tė komunistėve-enveristė.

Ata qė e akuzojnė Rugovėn pėr mbajtėn e zgjedhjeve nė vitin 1998, ēirreshin se Presidentit i ka mbaruar mandati, Parlamentit gjithashtu, prandaj nuk i njohnin as njėrin dhe as tjetrin. Vėrtet, lufta ishte nė prag, koha pėr zgjedhje nuk ishte e favorshme. Por, lufta kėrkonte mobilizim dhe organizim nė pėrshtatje me kushtet dhe mundėsitė qė kishte Kosova. Dr. Rugova ishte njeri i matur, i menēur, njihte mirė edhe raportin e forcave, prandaj donte qė shqiptarėt tė pajtoheshin tė ishin tė bashkuar nė luftėn pėr liri. Prandaj, mori vendimin e vėshtirė, por tė imponuar nga mosnjohja e organeve institucionale nga ana e pėrēarėsve tė cilėt dirigjoheshin nga komunistėt e Tiranės zyrtare. Pjesėmarrja nė zgjedhje qe masive, bojkotuesit kishin njėfarė emri, por jo edhe anėtarėsi. Fitorja ishte bindėse dhe legjitimiteti i Presidentit Rugova ishte i pakontestueshėm pėr shqiptarėt e Kosovės dhe komunitetin ndėrkombėtar.

Nė shumė vende tė botės zhvillohen luftėra me vite e dekada dhe megjithatė mbahen edhe zgjedhje. Pėrmendim kėtu Ēeēeninė, Afganistanin, Palestinėn e tjera. Edhe Palestina qė nga viti 1947 ėshtė nė luftė me Izraelin, mbi njė milionė tė vdekur dhe tė plagosur, e shumė tė tjerė tė shpėrngulur me dhunė ndėr vende tjera tė botės dhe megjithatė janė mbajtur disa palė zgjedhje. A thua mos qenka dashtė tė presin kur tė ēlirohet Palestina qė palestinezėt t`i mbajnė zgjedhjet e tyre parlamentare?!

Mero Baze nė librin e tij Shqipėria dhe lufta nė Kosovė (f. 91) shkruan: Zgjedhjet nė Kosovė dhe fillimi i betejės diplomatike tė shqiptarėve. Shqiptarėt e Kosovės votuan pėr presidentin dhe zgjedhjet parlamentare mė 22 mars 1998. Zgjedhjet u cilėsuan tė paligjshme nga autoritetet serbe, por u zhvilluan me njė miratim nė distancė tė vendeve perėndimore dhe kryesisht SHBA-ve. Zgjedhjet u paraprinė nga debate tė ashpra brenda shqiptarėve pėr mospjesėmarrje nė to. Adem Demaēi, kundėrshtari kryesor i Rugovės, u tėrhoq nga kandidimi disa kohė para zgjedhjeve, ndėrsa Luljeta Beqiri, vetėm javėn e fundit. Rugova fitoi bindshėm si president i Kosovės, ndėrkohė qė zgjedhjet nuk u mbajtėn nė disa pjesė tė Kosovės tė prekura nga masakrat, si rasti i Drenicės.
(Mero Baze)


Sheradini pėrmend edhe librin e Mehmet Krajės Vitet e Humbura ,fjala ėshtė pėr vitet qė vėrtet i ka humbur M. Kraja, duke mbetur pa asnjė post, vlerė e kredibilitet. Mirė e ka titulluar librin pėr vete, tani ka kohė le ti vjatoi vitet e veta tė humbura. Kur ėshtė pėr akuza sheradinėt, Mehmet Krajėn, Nafi Ēegranin etj. i quajnė njerėz tė UDB-sė Ndėrsa kur u nevojiten pėr interesa tė veta i marrin si shembuj tė mirė edhe UDB-ashėt! Dr. I. Rugova nuk i ka humbur vitet e punės sė tij, por i ka realizuar tė gjitha projektet dhe vendimet e marra me shokė pėr pavarėsisė sė Kosovės.

Kush e propozoi i pari formimin e Gardės Kombėtare nga radhėt e TMK-sė pėr pritjen e mysafirėve burrėshtetas tjerė nga vendet e botės tė cilėt do tė vizitojnė Kosovėn...? Natyrisht, i kujdesshmi Rugovė i cili ishte i pėrkushtuar pėr tė bėrė njė shtet dinjitoz tė modelit tėrėsisht perėndimor, urdhėroi krijimin e kėsaj trupe.

Shoku Sheradin ėshtė zgjatur tej mase rreth marrėveshjes pėr arsimin dhe Organizatėn ndėrmjetėsuese italiane Shėn Exhidio. Ai nuk i kursen nė akuza dy viganėt e mendimit filozofik shqiptar, tė cilėt i vunė themelet e shtetit tė Kosovės. Ėshtė e vėrtetė qė ata biseduan me Millosheviēin dhe vartėsit e tij pėr t`i nxjerrė nxėnėsit shqiptarė nga podrumet. Ndoshta fituan pak klasė mėsimi dhe shkolla dhe kėtė e dinin edhe ata, madje shumė mė mirė se ne, por fituan shumė nė rrafshin ndėrkombėtar. Millosheviēit dhe regjimit tė tij ia ējerrėn maskėn. Pėr ata qė kanė pesė fije tru nė kokė e dinė se Rugova dhe Agani fituan shumė nga kjo marrėveshje dhe Millosheviēi humbi keq. Ndėrsa kokėtulėt nuk arritėn ta kuptojnė kurrė kėtė sukses politik tė Kosovės.

Disa vite pas lufte isha pėr vizitė te njė miku im, me vete kisha gazetėn Bota sot, njė mysafir cili ishte aty tek ai miku, nuk dua t ia pėrmendi emrin,
me pyeti; Xhafer tė pėlqen Borba sot, unė ja kthej Borba ėshtė gazet serbe e kjo ėshtė Bota Sot gazetė shqiptare, dhe mos ofendo se kjo nuk tė bėnė nder.
Pse e urreni ju disa Boten Sot i them unė atij? Sepse kjo gazetė nxitė dhe krijon urrejtje ma kthen ai. Jo, jo i them unė atij, Bota Sot zbulon krimet dhe kjo i pengon dikujt. Cilat krime me pyet ai? A nuk i di ti vrasjet, plagosjet, etj, i them atij?
Deri me tani mė thotė ai janė pre vetėm disa lisa tė vegjėl, duhet tė priten edhe shumė tė tjerė pėr tė ardhur tek lisi mė i madh...!?
Hė, i them unė, a e paskeni vendosė ta vrisni edhe Presidentin Rugova a?!?
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 2 (0 Anėtarėt dhe 2 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:18.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.