Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 29-12-06, 23:34   #1
andaluzi91
Andi
 
Avatari i andaluzi91
 
Anėtarėsuar: 25-12-06
Postime: 121
andaluzi91 e ka pezulluar reputacionin
Gabim Pyetje & Pergjigje

selamu alejkum.

Ne kete teme, do postohen pyetje dhe pergjigje qe kane permbajtje Islame.

Do filloj une, mirepo ju lutem qe edhe ju te kontribuoni ne kete drejtim.

Do ishte shume mire, nese pyetjet dhe pergjigjet qe i nxjerrni, aty lart tek titulli te tregoni se per ēfare flasin, duke e shkruajtur si p.sh.: "Rreth besimit", apo "Rreth agjerimit", etj.

Gjithe te mirat,
Andi


andaluzi91 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 29-12-06, 23:35   #2
andaluzi91
Andi
 
Avatari i andaluzi91
 
Anėtarėsuar: 25-12-06
Postime: 121
andaluzi91 e ka pezulluar reputacionin
Gabim Rreth namazit

Ēfarė duhet tė bėjė ai i cili hyn nė xhami derisa tjerėt janė duke e falur Jacinė, ndėrsa ai nuk e ka falur ende Akshamin?



Pyetje: Njė njeri i cili ishte udhėtar hyri nė xhami dhe e gjeti xhematin duke e falur namazin e Jacisė, kurse ai ende se kishte falur namazin e Akshamit. Kėshtu qė ai iu bashkangjit atyre nė namazin e Jacisė. Kur Imami u ngrit pėr rekatin e katėrt, ai u ul (d.m.th. mbeti ulur dhe e plotėsoi teshehudin dhe namazin e tij). Pra, a ėshtė veprimi i tij korrekt? Ju lutem na jepni verdiktin, dhe Allahu ju shpėrbleftė.


Pėrgjigje: Mendimi korrekt ėshtė ai se veprimi i tij ėshtė korrekt. Qė do tė thotė se kur ju e mbėrrini Imamin dhe ai ėshtė duke falur namazin e Jacisė ndėrsa ju ende nuk e keni falur namazin e Akshamit, atėherė ju duhet tė hyni me tė. Kur ai tė ngrihet pėr rekatin e katėrt, ju duhet tė uleni, edhepse ju veproni ndryshe nga Imami, e pėrfundoni Teshehudin dhe pastaj jepni selam, dhe hyni me Imamin nė atė qė ėshtė mbetur nga namazi i Jacisė. Dhe ky ėshtė mendimi mė korrekt.


Disa nga dijetarėt thonė se ju sė pari duhet tė falni namazin e Akshamit vetėm apo me ata qė janė me ty, pastaj pas kėsaj duhet tė bashkoheni me Imamin nė atė qė ka mbetur nga namazi i Jacisė.


Dhe disa nga dijetarėt kanė thėnė se ju hyni me Imamin me qėllim tė namazit tė Jacisė dhe pasi qė ta keni kryer atė (me xhemat) ju e falni namazin e Akshamit. Pra kėto janė tri mendimet e dijetarėve dhe mė i forti prej tyre dhe mė korrekti ėshtė i pari.


Pra ju duhet tė hyni me ta me qėllim tė namazit tė Akshamit, pastaj kur Imami tė ngrihet pėr rekatin e katėrt, ju duhet tė rrini ulur, e thoni teshehudin dhe jepni selam. Dhe kur ta pėrfundoni kėtė, hyni me Imamin nė atė qė ka mbetur nga namazi i Jacisė.


El-Imam Muhamed bin Salih El-Uthejmin

andaluzi91 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-12-06, 23:37   #3
andaluzi91
Andi
 
Avatari i andaluzi91
 
Anėtarėsuar: 25-12-06
Postime: 121
andaluzi91 e ka pezulluar reputacionin
Gabim Rreth na

Pyetja: Punoj prej ores 7,00 te mengjezit e deri ne oren 16,30, keshtu qe namazin e mengjezit e fali ne shtepi mirpo namazin e drekes dhe te ikindise nuk mundem ti fali ne pune, sepse shefi nuk me lejon dhe nuk jan kushtet higjijenike sa duhet. Pyetja:Si te veproj ne ket situat apo si te gjindem?

Pėrgjigjja:

Vėlla i nderuar!
Nese me te vertete nuk ke mundesi te falish namazin e drekes ne kohen e vet, pasi qe ti hulumtosh te gjitha rrugedaljet dhe mundesit, atėhere vepron
keshtu:
Kur te vish ne shtepi merr abdest, therret ezan, ben kamet dhe fal dreken, pastaj theret kametin dhe fal iqindine.
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka falur dreken sebashku me iqindine, ne Medine, nuk ka qene as udhetar e as nuk ka pasur shi, kur e kane pyetur Ibni Abbasin, pse e ka bere kete: ka thene: mos tia rendoi ummetit".
dmth kur te ka ndonje veshtiresi Ummeti, mundet ta shfrytezoj kete lehtesim.
Por, kujdes se kjo mund tė bėhet vetėm nė rast se ende nuk ka mbaruar koha e iqindisė.
All-llahu a'lem
Bekir Halimi, 19.07.2006
andaluzi91 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-12-06, 23:39   #4
andaluzi91
Andi
 
Avatari i andaluzi91
 
Anėtarėsuar: 25-12-06
Postime: 121
andaluzi91 e ka pezulluar reputacionin
Gabim Rreth namazit

Pyetja: 1. Lidhja e duarve pas rukusė ēfarė dispozite ka? 2. Nje vella musliman pyet se a lejohet te falesh prapa nje imiami i cili e kryen faljen shume shpejt? 3. A lejohet te falesh mbrapa nje imami i cili ben nuska, ben bidat, apo ben edhe kufer ose shirk (te vogel apo te madh )?

Pėrgjigjja:

Vėlla i nderuar!
1. Sa i perket lidhjes se duarve pas rukuse, ka dy mendime:
a) lidhja pas rukuse eshte sunnet; dhe
b) lidhja pas rukuse nuk eshte sunnet.
mendimi i dyte eshte ai te cilin e perkrahe Shejh Albani rahimehull-llah, dhe kete mendim e ka sqaruar gjeresisht ne librin e tij, Forma e namazit, verzioni i plote.
Ne vazhdim do te paraqesim ate paragraf: Zgjatja e kėtij qėndrimi dhe obligimi pėr t'u qetėsuar nė tė, Ai (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) e zgjaste kėtė qėndrim gati sa rukunė, siē ėshtė cekur; nė tė vėrtetė, "ai qėndronte (aq shumė) nganjėherė, saqė dikush do tė thoshte: "Ai ka harruar" [pėr shkak tė qėdrimit tė gjatė.]"
Ai i udhėzonte ata qė tė qetėsohen nė tė; kėshtu, ai i tha "atij qė u fal keq", "...Pastaj ngrite kokėn derisa tė qėndrosh drejt [dhe ēdo asht tė bjerė nė vend tė vet]" - nė njė tjetėr transmetim, "Kur tė ngritesh, drejtoje kurrizin dhe ngrije kokėn, derisa ėshtrat tė kthehen nė nyjat e tyre."
Ai poashtu e rikujtoi atė: se namazi i askujt nuk ėshtė i plotė derisa ta bėjė kėtė, dhe thoshte: "All-llahu i Madhėrueshėm dhe Sublim nuk shikon nė namazin e atij robi qė nuk e drejton kurrizin mes rukusė dhe sexhdes."
---------
[1] Buhariu dhe Muslimi (vetėm fjala e parė), Darimiu, Hakimi, Shafiu dhe Ahmedi. Me "eshtra" kėtu nėnkuptohen ato tė strukturės kurrizore, rruazat, siē paraprin nė tekstin kryesor.
*NB: Kuptimi i kėtij hadithi ėshtė i qartė dhe evident: tė qetėsuarit nė kėtė pozitė. Sa i pėrket shfrytėzimit tė kėtij hadithi nga vėllezėrit tanė nga Hixhazi dhe vendet e tjera si dėshmi pėr vendosjen e dorės sė djathtė mbi tė majtėn nė kėtė pozitė, kjo ėshtė shumė larg nga kuptimi i shumė transmetimeve tė kėtij hadithi. Nė fakt, ėshtė argument i rremė, pasi vendosja e pėrmendur nuk i referohet qėndrimit tė parė nė asnjė transmetim ose tekst tė hadithit; prandaj, si ėshtė e mundur qė "eshtrat tė bien nė vendin e duhur" e pėrmendur nė hadith tė interpretohet si referim pėr vendosjen e dorės sė djathtė mbi tė majtėn para rukusė?! Kjo do tė pėrshtatej sikur tė gjitha versionet e hadithit tė konstruktoheshin pėr tė nėnkuptuar kėtė, e ēka pra kur ato aludojnė qartė nė njė kuptim tjetėr? Nė fakt, kjo vendosje e tyre nuk mund tė nxirret nga ky hadith fare, pasi me atė qė nėnkuptohet me :eshtra" ėshtė eshtrat e kurrizit, siē vėrtetohet nė Sunnet, "...ai qėndronte drejt derisa ēdo vertebėr tė kthehej nė vendin e vet."
Unė, pėr njė gjė, nuk jam fare nė dyshim se vendosja e duarve nė gjoks nė kėtė qėndrim ėshtė risi dhe lajthitje, sepse nuk ėshtė pėrmendur nė asnjė hadith mbi namazin, pėrkundėr numrit tė madh tė tyre. Sikur tė kishte pasur kjo praktikė ndonjė bazė, do tė na kishte ardhur sė paku me njė transmetim. Pastaj, asnjė nga Selefi nuk e ka praktikuar, e as qė ėshtė pėrmendur prej njė dijetari tė vetėm udhėheqės tė hadithit, sa di unė.
Kjo nuk ėshtė nė kundėrshtim me atė ēka Shejh Et-Tuvejxhiriu ka cituar nga Imam Ahmedi (rahimehull-llah) nė artikullin e tij, "nėse ndokush do, mund t'i lėrė duart e veta anash, ose nėse do, mund t'i vendosė nė gjoks", Imam Ahmedi nuk ia atribuoi kėtė tė Dėrguarit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), por e ka thėnė nga mendimi dhe ixhtihadi i tij, ndėrsa mendimi mund tė jetė i gabuar. Kur argumenti autentik vėrteton natyrėn inovatore tė ndonjė praktike, siē ėshtė kjo, atėherė thėnia e njė imami nė dobi tė saj nuk mohon tė qenėt e saj risi, siē ka shkruar Shejhul-Islam Ibn Tejmijje (rahimehullah). Nė tė vėrtetė, unė shoh nė fjalėt e tij, njė indikacion se Imam Ahmedi nuk e ka konsideruar vendosjen e lartpėrmendur si tė dėshmuar nė sunnet, sepse ai ka lejuar zgjedhjen mes praktikimit tė tij dhe lėnies sė tij! - A ka menduar dijetari i respektuar se Imami po ashtu ka lejuar zgjedhje tė ngjashme nė lidhje me vendosjen e duarve para rukusė? Kėshtu pra, ėshtė dėshmuar se vendosja e duarve nė gjoks nė qėndrimin pas rukusė nuk ėshtė pjesė e Sunnetit. Ky ėshtė njė diskutim i shkurtėr pėr kėtė ēėshtje, qė do tė mund tė ndahej nė mė shumė detaje dhe analiza, mirėpo pėr shkak tė mungesės sė hapėsirės kėtu, ajo ėshtė bėrė nė Pėrgėnjeshtrimin tim tė Shejh Tuvejgjiriut.
2. nwse ai imam i realizon obligimet e namazit, mundet te falesh pas tij edhe nese falet shpejt. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke treguar per disa imam qe do te vijne ne te ardhmen, te cilket do ta vonojne namazin nga koha e tyre: nese e qellojne per vehete dhe per ju, nese e gabojne per ju dhe kunder tyre".
3. nese ben kufer ose shirk, pas tij nuk lejohet te falet muslimani, mirepo nese ai ben vetem bidate, qofshin ata te medha ose te vogla, prej akides se Ehli Sunnetit eshte qe: Ne falemi pas ēdo imami pa marw para sysh se a wshtw i mirw ose wshtw i keq.
nese namazi i tij wshtw nw rregull nw formwn e jashtme tw tij.
Bekir Halimi, 06.06.2006
andaluzi91 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-12-06, 23:41   #5
andaluzi91
Andi
 
Avatari i andaluzi91
 
Anėtarėsuar: 25-12-06
Postime: 121
andaluzi91 e ka pezulluar reputacionin
Gabim Rreth namazit

Pyetja: Jam nje djal 16 vjecar dhe jam ne shkolle, por dy jave ne muaj jam ne shkolle pas dite... keshtuqe namazi i drekes dhe i iqindis me ngelin pa u falur, qe duhet ti fali me vone, si duhet vepruar ne kete menyre?

Pėrgjigjja:

All-llahun e falėnderoj, paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhamedin dhe familjen e shokėt e tij.
Duhet ti falish ne kohe, ne kohen e pushimeve te shkurtera ose pushimit te gjate, asesi nuk lejohet te lihen pas dore e te falen kaza.
All-llahu te forcofte ne besim dhe vepra te mira
All-llahu ju dhashtė bereqet, tė mira nė kėtė botė dhe nė ahiret, dije tė dobishme dhe vepra tė mira.
Bekir Halimi, 23.05.2006
andaluzi91 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-12-06, 23:42   #6
andaluzi91
Andi
 
Avatari i andaluzi91
 
Anėtarėsuar: 25-12-06
Postime: 121
andaluzi91 e ka pezulluar reputacionin
Gabim Rreth namazit

Pyetja: Nese safi mbushet plot, dhe une hy ne xhami, i vetem, cka duhet te bej? Nese falem vetem, a e kam ne rregull?

Pėrgjigjja:

Ve alejkumusselam ve rahmetull-llahi ve berekatuhu
All-llahun e falėnderojmė kurse paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin, familjen dhe shokėt e tij.
All-llahu ta shtofte kujdesin per mesimin e fese se Tij...
Pejgamberi alejhisselam ka thene: "ska namas individi qe falet pas safit". (hadithi eshte i vertete)
Dijetaret ne komentin e ketij hadithi kane thene:
1- Nese njeriu para tij nuk e ka te plote safin, edhe falet vetmas pas safit, nuk ka namaz...
2- Nese safi para tij eshte i mbushur dhe ky vjen, e nuk ka askush tjeter perpos tij, atehere:
- ose lidhet per ne namaz duke qene vet; ose
- pret te vjen edhe dikush tjeter qe te falet bashk me te, qe mos te jete vetem.
Sipas mendimit me te sakte te dijetareve duhet te hyn ne namaz edhe pse eshte vetem, sepse All-llahu nuk e ngarkon nje njeri sa nuk ka mundesi.
Verejtje: ajo qe ndodh ne disa vende duke u mbeshtetur ne disa fetva qe i japin disa hoxhallare, se nese je vetem pas safit, nxjere dikend nga safi i
pare dhe falu me te, por kjo veper eshte gabim, sepse:
- eshte veper per te cilen nuk ka argument;
- e kepute safin e pare, kurse ai qe e kuput Safin e keput All-llahu nga meshira e Tij;
- dhe te dy ju faleni pas nje safi te pambushur, kurse obligim eshte mbushja e safeve...
All-llahu e di me se miri..
Bekir Halimi, 04.05.2006
andaluzi91 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-02-07, 14:34   #7
falma_lotin
 
Avatari i falma_lotin
 
Anėtarėsuar: 05-02-07
Vendndodhja: Ne doren e Zotit...
Postime: 770
falma_lotin i njohur pėr tė gjithėfalma_lotin i njohur pėr tė gjithėfalma_lotin i njohur pėr tė gjithėfalma_lotin i njohur pėr tė gjithėfalma_lotin i njohur pėr tė gjithėfalma_lotin i njohur pėr tė gjithėfalma_lotin i njohur pėr tė gjithė
Gabim Qfar mendoni eshte e barabarte gruaja me burrin (ne anen fetare dhe ne at mendore )?

C fare mendimi keni rreth temes se mersiperme dhe cfare mund te thoni rreth Haditheve dhe Ajeteve te Kur'anit persaiperket gjendjes se gruas ne islam ... ?

All-llahu ju ju shperblefte edhe ju ndihmofte te gjitheve...
__________________
Kurr mos e dashuroni njeriun qe per juve nuk e ka shkru Zoti ,sepse tere jeten do te ju shoqeroj LOTI....

(`*•.ø(`*•.ø ø.•*“)ø.•*“)
.*(`**♥falma_lotin.♥*“)*.
(ø.•*“(ø.•*“ `*•.ø)`*•.ø)
falma_lotin Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-02-07, 15:58   #8
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Teme shume e gjere e nderuar. Por te preferoj ta lexosh kete shkrim (me poshte), te nje motres muslimane-shqiptare V. Kelmendi.

Kush e nderon femren me shume se feja Islame?

Tė hidhėruar dhe tė prekur nga tendencat negative qė po i shfaqin mediat nga vendi e bota pėr njollosjen e femrės muslimane dhe mbulesės Islame janė bėrė tepėr tė padurueshme. Mirėpo sikur t’i kthehen vetės sė tyre nė vėshtrim dhe pastaj vlerave tona tė larta morale dhe fetare, nuk do tė lejonin qė me kėto dukuri tė shėmtuara tė trokasin edhe nė portėn tonė, dukuri tė cilat bartin nė vete vetėm injorancė dhe shpifje.

Eshtė bėrė e patjetėrsueshme nevoja qė t’i hapim sytė mirė dhe t’i kundėrshtojmė

pėr gjėrat qė po hudhin mbi ne. Flitja e stėrflitja qė po bėhėt pėr Islamin si fe nė pėrgjithėsi dhe femrėn muslimane dhe mbulesėn e saj nė veēanti, thuajse nė mėnyrė kronologjike pėr kėto ngjarje tė pėrgatitura nga “specalistė” tė laboratoreve tė huaj me qėllim tė vetėm-(shkatrrim tė moralit dhe tė identitetit) tempoja e tė cilėve determinohet nga dashakeqėt e islamit po rritet ēdo ditė e mė shumė.

Cdokush qė sė paku ka njohuri pėr historinė botėrore nė pėrgjithėsi po edhe pėr ato religjiozet dhe qė ėshtė i vetėdijshėm, nuk mundet qė mos tė pyes, sesi ka mundėsi qė Islami tė nėnēmoi femrėn nė ditėt e sotme, kurse historia tregon qartė se Islami si Fe e nderoi atė me njė nder dhe pozitė qė s’ia ofroi askush asnjėherė?!
Eshtė e vėrtetė se diskriminimi i gruas ka ekzistuar dhe ekziston ende edhe sot, por jo tek muslimanėt dhe besimi i mirėfilltė Islam. Ekziston tek praktika dekadente e disa muslimanėve.

Askush nuk e mohon atė se gruaja muslimane nė njė periudhė mjaftė tė gjėrė tė dekadencės ka qenė pa tė drejta dhe e lėnė nė njė pozitė jo tė pėrshtatėshme. Mirėpo fakti i pamohueshėm ėshtė qė normat e Sheriatit Islam qė kanė tė bėjnė me gruan, nė atė rast plotėsisht janė keqpėrdorur dhe nė shfrytėzimin praktik plotėsisht janė shtrembėruar. Sa qė rregullat e mbulimit tė gruas, egoizmi dhe vetvullneti mashkullor ashtu i ka shtrembėruar gjė qė ky praktikim i gabueshėm i tyre ka sjellur njė izolim tė plotė tė gruas dhe pasivizim nė jetėn publike.

Aktualitetet e pėrditėshme publike nė media dhe shtyp pėr ēėshtjen e emancipimit tė gruas muslimane po pėrdėftohen me “fakte” se gruaja akoma nė disa mjedise muslimane, ėshtė nė njė pozitė jo tė barabartė, si dhe pėr tė drejtat e saj duhet tė luftoj.

Ska dyshim se femra muslimane nė ditėt e sotme gjithnjė bėnė luftė me vetėn e saj sesi ta largojė nga mendja dhe dėshira vetinė e kultivuar qė nga koha e komunizmit tek ne, e qė mjerisht ende po kultivohet pėr tė pretenduar sesi tė bėhet njė femėr perėndimore. Mirėpo, para se tė flasim pėr tė sotmėn, t’i hedhim njė vėshtrim tė kaluarės pėr pozitėn qė i dha feja Islame e mirėfilltė dhe e denjė gruas.

Eshtė fakt se e kaluara ėshtė mėsim pėr tė tashmėn dhe synim pėr tė ardhmėn.
Pėr dallim nga gratė tjera nė tė gjithė popujt dhe te tė gjitha besimet e tyre, gruaja muslimane gėzoj njė status tė lartė dhe pozitė tė madhe qė i ofroi besimi Islam.
Nė Fenė Islame pėrvec tjerash gruaja kishte tė siguruara tė gjitha nevojat e jetės sė sajė. Ishte plotėsishtė e liruar nga shpenzimet, sepse pėr tė kujdesej burri i sajė dhe ajo gjithmonė gėzonte mbikėqyrjen e tij. Gjatė kohės sa ishte vajzė, kujdeseshin prindėrit dhe ishte e sigurtė nga tė gjitha anėt, si motėr kujdesej vėllau, ndėrsa si nėnė kujdesej i biri, kėshtu qė s’kishte nevojė qė pėr tė tė kujdesej ndonjė institucion, organizatė apo shoqatė qė t’ia siguroi tė drejtat e sajė, sepse tė drejtat ia dha dhuratė Zoti i Lartėsuar duke ia sqaruar nė Kur’anin fisnik.

Gruaja muslimane nė tė kaluarėn kishte njė jetė tė frytshme brenda kornizave tė Islamit, ajo ēdo hap qė e bėnte ishte e vetėdijshme, zhvillonte dhe jetonte njė jetė tė lumtur e komfore, barte njė veshje me njė elegancė tė rrallė islame, posedonte dukshėm edukatėn e tė shprehurit, gėzonte respektin kulminant tė ndėrsjellė ndaj burrit dhe anasjelltas, kishte tė drejtėn e saj nė ēdo lėmi, madje edhe nė ēėshtje tė trashėgimisė, konsultohej me burrin pėr gjėra tė ndryshme, nė mes burit dhe gruas nuk ekzistonte ndonjė fanatizėm por pėr ēdo gjė vendosnin bashkė.

Pra, nga kjo qė e thamė, shihet se gruaja muslimane ka civilizimin e saj, ka traditėn e saj, Andaj nuk ėshtė e nevojshme ta imitoj atė grua tė Pėrėndimit, sepse nė tė kundėrtėn nė radhė tė parė do tė shkatėrroi vetė, familjėn dhe do ta humbė vlerėn e moralit nė jetėn e saj.Ndėrsa nėse i hedhim njė vėshtrim sė tashmės sė saj dhe asaj ēfar i ofrojnė mediat dhe shtypi cdo ditė, shohim njė rrugė e cila do ta shkatrroi atė nė aspektin psikik po edhe fizik.

Eshtė bėrė rutinė kėrkimi i tė drejtave tė saj nė ēdo institucion. Parulla e tyre ėshtė civilizimi i saj, barazia gjinore dhe njėjtėsimi me gratė perėndimore.
Gruaja e sotme para vetės ka tė hapura shumė rrugė dhe shumė planifikime, madje planifikon edhe planifikim familjar!

Ajo e bėnė normale evitimin e shtatzėnisė sė “padėshiruar” e cila buron nga e ashtuquajtura bashkjetesė, pra shumė tė thjeshtė dhe tė pakonsideruar e bėn vrasjėn e fėmijėve nė mitra, kurse ne si popull kurrė mė shumė s’kemi patur nevojė pėr natalitet. Synon tė bėhėt njė politikane dhe eprore nė ushtri, gjėra tė cilat kurrė njėher s’ka mundėsi t’i realizojė ashtu siē kėrkon detyra, pėrshkak gjendjeve tė cilat ia sjellin ndryshimet fiziologjike nė periudhėn e ciklit menstrual, shtatzėnisė dhe lehonisė, andaj si mundet t’i besohen detyra kaq tė vėshtira ?!

Edhe pse i cekėm vetėm disa synime tė gruas sė sotme tek ne, e qė sipas tyre nėse realizohen kėto nene, kjo grua mund tė quhet grua e civilizuar me njė civilizim perėndimor. Ndėrsa nė perėndim deri mė tani nuk ka dalė diēka qė jep tė dhėna kritereve qė duhet t’i plotėsojė femra e civilizuar. Prandaj kėto janė disa pėrceptime tė gabuara tė cilat i shprehin tek ne, qoftė pėrmes mediave, apo shkrimeve tė ndryshme apo edhe ndonjė organizatė e themeluar pas luftės pėr tė drejta dhe barazi gjinore, me tė cilat po shprehin njė revoltė tė paparashikuar kundėr Islamit dhe femrave tė mbuluara, kinse i janė thyer traditės dhe jetės konservatore tė Lindjes.

Habia mė e madhe na befason pikėrishtė atėherė kur familje tė mirėfillta muslimane shqiptare, shtresa tė ngritura intelektualėsh qė shquhen si elitė e lapsit dhe studiues e analistė tė etapave historike nė lėmi tė ndryshme, u kundėrvihen me tė madhe vajzave tė mbuluara, qė sipas tyre “burgosen” nėn petkun islam. Ata e shohin mbulesėn islame si njė dhunim tė imazhit femėror nė shoqėri, madje edhe si njė pikė tė zezė nė “faqe tė bardhė“ tė civilizimit e qytetrimit evropian, e qė disa prej tyre mundohen tė identifikohen si tė krishterė. Athua vallė ata qė i thonė kėto fjalė dhe qė e kundėrshtojnė mbulesėn Islame, sa e njohin besimin biblik !?

Eshtė shumė e vėrtetė se femra sipas mėsimeve tė Kur’anit dhe porosive Profetike, ėshtė e detyruar tė mbulohet dhe tė mos ekspozohet nė vende publike. Mirėpo edhe Librat e Shenjėt ,Dhjata e Vjetėr, Dhjata e re zbulimin e femrės e quajn turp dhe urdhėrojnė mbulimin e tyre nė kaptinat e tyre: Zanafilla-24/ 64-65,(Dhjata e Vjetėr), Isaja :-3/16-17,(Dhjata e Re).

Pra, pėrkundėr gjithė asaj paditurisė sė koncepteve tė disave, se kinse gruaja ėshtė krijesė djallėzore vetėm pėr tė kėqija, gruaja muslimane zė vend tė rėndėsishėm dhe tė veēantė nė Islam. ثshtė e respektuar lartė nė legjislacion hyjnor dhe nė fjalėt profetike.

Aqė shumė e lartėson Islami femrėn, sa qė e veēon ndėr kaptinat mė tė gjata nė Kur’an dhe e emron me emrin En-Nisaė (Kaptina pėr Gratė), ndėrsa nė kaptinat e mesme duke i pėrshkruar hollėsisht tė drejtat qė i takojnė femrės e emron me emrin Et-Talak(Divorci). Jo vetėm kaq, por pėr t’u sqaruar edhe mė tej pozita e saj e lartė, hasim edhe nė thėnjet (hadithet) e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ku bartin njė fisnikri pėr femrėn nė Islam, saqė i Dėrguari Muhammed, alejhisselam, edhe nė momentin e fundit tė jetės sė tij porositi pėr faljen e namazit dhe sjelljen mirė me gratė” .

Tematika qė ka tė bėjė me nderin e gruas nė Islam pėrmes Kur’anit dhe thėnieve Profetike nga Muhammedi, alejhisselam, ėshtė shumė e gjerė dhe nuk pėrshkruhet me pakė fjalė e as me njė shkrim. Kėshtu qė pėr tu sqaruar do cekim njė thėnie: “Disa njerėz mendojnė se gruaja dhe burri janė krijuar si dy krijesa konkurrente midis tyre, dhe harrojnė se nė fakt ato janė krijesa tė cilat plotėsojnė njėra tjetrėn”.
ثshtė realitet qė meshkujt pėr nga natyra janė mė tė fuqishėm sesa femrat, dhe kjo vlenė edhe pėr gjallesat tjera nė kozmos, mirėpo ėshtė me rėndėsi qė ta kuptojmė realitetin se, mashkulli dhe femra janė dy krijesa tė Zotit me gjini tė kundėrta, me ndryshime fiziologjike, por plotėsisht tė barabarta para detyrave dhe obligimeve tė Zotit.

S’duhet haruar se Kur’ani ua zbardhi jetėn dhe u ndriēoi rrugėn duke ju ardhur nė ndihmė tė gjitha atyre grave tė cilat vuanin nga padrejtėsia gjinore, madje edhe pėr jetė. Ju erdhi tė gjithave pa dallim race, ngjyre dhe feje dhe ua bėri tė qartė tė gjitha pėr barazi dhe drejtėsi, dhe u tregoi qė ēdonjėri do tė llogaritet pėr veprėn qė ka bėrė, qoftė e madhe apo e vogėl ajo vepėr.

Ja vlenė tė theksojmė se askund nė literaturė Islame, duke filluar nga Kur’ani, hadithi i Muhammedit, alejhiselam, por edhe nėse hulumtojmė edhe nėpėr tė gjitha librat apo shkrimet e autorėve islam, nuk mund tė gjejmė cenimin pėr tė drejtėn e edukimit dhe arsimimit pėr femrėn muslimane.
Duke u mbėshtetur dhe bazuar nė pėrputhshmėrinė e veprimit profetik tė Muhammedit, alejhisselam, tė gjithė dijetarėt musliman, pa dallim gjinije, si citat tė parė vėjnė fjalėn hyjnore “Lexo, mėso, studio” dhe pastaj radhisin “Penėn”.
Pėr tė qenė edhe mė e qartė, tė lexuarit, tė mėsuarit, tė studiuarit ėshtė kėrkesė Hyjnore pa dallim gjinie, dhe pėr kėtė arsye i lutemi Zotit me vetė fjalėn e Tij: “…Zoti im, ma shto diturinė”.(Taha:114).
Mandej ka thėnė i Dėrguari, alejhisselam: “Kėrkimi i diturisė ėshtė obligim pėr cdo besimtar dhe besimtare”. (Ibėn Maxhe).
Dihet qartė se i padituri dhe e paditura nuk mundet tė arrijė shkallėn e mirėfilltė tė besimit ndaj Zotit dhe nuk mundet tė jenė pedagog nė brezat pas tyre pa dije, Andaj kėto arrihen jo ndryshe pėrveē se me mėsim dhe studim.

Kėshtu qė tė drejtėn e shkollimit tė femrės e kanė nėpėrkėmbur njerėzit qė kanė qenė injorantė ndaj Kur’anit dhe hadithit tė Muhammedit (alejhisselam) duke i dhėnė pėrparėsi fanatizmit dhe traditės sė rrethit apo vendit dhe kėtė pastaj ia mveshėn islamit dhe muslimanėve.

Besimi Islam i jep tė drejtė femrės edhe pėr punė, nėse ajo don tė jetoj nga puna dhe djerėsa e saj, nuk ia ndalonte, mirėpo mėsimet dhe kėshillat islame vėnė disa kushte qė do t’i ndihmonin femrės tė jetė e suksesshme nė punėn dhe jetėn e sajė, nė mėnyrė qė tė ketė kohė tė mjaftueshme pėr tė qenė njė bashkėshorte dhe nėnė e suksesshme.

Andaj duke patur parasyshė qė besimi islam e vė nė pozitėn bazė familjen duke e konsideruar si institucion tė shenjtė, kurse shenjtėrinė e saj ia jep nėna apo gruaja e denjė dhe e pėrkushtuar nė kultivim tė moralit nė tė, nga morali qė posedon, nė raste tė tilla e lenė lirinė e saj qė tė dinė tė zgjedhė.

Nė shoqėrinė Islame nuk ekziston asnjė pengesė qė gruaja tė studion e mė pastaj tė ushtrojė profesione si meshkujt, me kusht qė ai profesion tė mos jetė nė kundėrshtim me natyrėn e saj.

Femra muslimane gėzon tė drejtėn absolute qė tė zgjedhė fatin e jetės sė saj. Martesa e detyruar siē ėshtė praktikuar nė tė kaluarėn dhe ndoshta praktikohet ende me ndonjė shoqėri e cila ende vuan nga petku i mbulimit tė injorancės, ėshtė njė shkelje e rėndė dhe flagrante e sė drejtės sė femrės pėr zgjidhje tė burrit tė saj tė jetės, dhe njė veprim i tillė ėshtė nė kundėrshtim me besimin Islam. Mund tė cekim se Islami si Fe, tė rinjėve tė cilėt duan tė lidhin kurorė, ua tregon rrugėn e cila ėshtė zyrtare dhe legjitime pėr njė martesė tė shėndoshė dhe tė pastėrt.

Besimi Islam jo vetėm me kėto dhunti e nderon gruan, nder i bėnė edhe me mbulimin e trupit tė saj. Tė shumta janė ajetet (versetet) Kur’anore tė cilat urdhėrojnė barazinė, drejtėsinė dhe mbrojtjen ligjore tė femrės.

Modestia nė veshje dhe sjellje ėshtė rregull islam, tė cilit duhet t’i pėrmbahėn dy gjinitė. Nė kėtė sferė urdhėrimi pėr mbulimin e femrės pėrbėnė njė nga mėnyrat e ruajtjes dhe mbrojtjės sė nderit dhe pozitės sė saj.

Mbulimi i trupit ėshtė njėri prej faktorėve qė eleminon dukuritė negative nga vetja e saj, pra mbulesa nuk ėshtė kufizim i tė drejtave tė femrės, por mbrojtje nga poshtrimi dhe nėnēmimi qė mund t’i bėhet. Andaj mbulesa ėshtė mėnyra mė e sigurtė pėr ndėrprerjen e tė gjitha formave tė lakuriqėsisė.

Eshtė e pa kapshme nė mėndje qė femra tė mbuloj kokėn kurse t’I lėjė tė zbuluara kėmbėt, duart, barkun e qė zbulimi i tyre nxitė nė amoralitet me pėrplotė pasoja tė tjera qė i vijnė pas. Pra, mbulesa e kokės si nismė e mbulimit tė pjesėve tjera tė trupit ėshtė mbrojtje e femrės nė kėtė botėn mashtruese e lajkatare, njėherit ėshtė mbrojtje edhe e vetė mashkullit pėr tė mos rėnė pre nė gjėrat e ndaluara.

Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-02-07, 15:59   #9
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

...Vijon nga postimi i kaluar!


Libri ynė i shenjtė Kur’ani na e sqaron kėtė ēėshtje mė sė miri nga cfardo sqarim tjetėr pėr vlerėn e mbulesės, dhe kėtė e gjejmė nė kaptinėn Nur, ajetet: 30,31.
Pėr t’a pėrmbyllur kėtė shkrim edhe pse ka shumė prej atyre, sikur thamė mė lartė, qė nuk e kuptojnė rėndėsinė e mbulimit tė femrės, dhe se argumenti ynė se mbulesa ėshtė mbrojtje dhe nderė pėr femrėn pėr ta ėshtė pa bazė, sepse sipas tyre mjafton emancipimi pėr t’i evituar tė ligat qė mund ta godasin femrėn, mirėpo nė kėtė rastė kisha dashtė qė t’i krahasojmė dhe sqarojmė disa gjėra pėr ta qartėsuar tė vėrtetėn.
Ata thonė se edukimi civilizimi dhe vetėpėrmbajtja apo vetėkontrolli, tė gjitha pėrmbledhėn nė fjalėn emancipim si dhe janė mbrojtja mė e mirė. Kurse ne ju themi atyre se, kėto fjalė janė tė ėmbėla dhe tingullojnė shumė bukura por janė tė pamjaftueshme! Nėse civilizimi qenka i mjaftueshėm si mbrojtje, atėherė pse femrat nuk guxojnė tė lėvizin natėn vetėm nėpėr rrugė? Nėse edukimi qė ata e mendojnė zgjidhje, pse atėherė nė shumė vende tė botės ekzistojnė kolegje pėr gjini tė ndara? Nėse vetėkontrolli apo vetėpėrmbajtja qenka zgjidhje, atėherė pėrveē vendeve tė ndryshme nėpėr botė, edhe kėtu tek ne nėpėr vende tė ndryshme tė punės ka imoralitet e dhunime? Pse pra ky i ashtuquajturi emancipim nuk po arrinė t’i emancipoi tė degjeneruarit, tė cilėt i cenojnė tė drejtėn pėr tė qenė tė lira gratė dhe vajzat tona nėpėr rrugė e vende tė tjera?

Ndoshta do tė na pėrgjigjet ndonjė duke na thėnė se, ato janė vetė fajtore, sepse vetė po fillojnė tė parat me lakuriqėsinė e tyre.Si duket ky emancipim qenka plotėsisht dėshtak nė rastet e tilla. Pra, me fjalėn emancipim kuptojmė ngritje kulturore, zhvillim tė intelektit njerėzor, ngritje morale, edukative, por me kėtė asesi nuk bėn tė kuptojmė degjenerimin, qoftė nė dukje tė parė, sjellje dhe nė tė folur nga cilado gjini. Njė gjė duhet ta kemi shumė tė qartė; nėse tė rinjėt vazhdojnė me kėto trende “emancipuese”, atėherė femra do tė jetė ajo qė do ta paguaj ēmimin mė tė shtrenjtė. Nuk do tė jetė dorė qė pėrkundė djepin e botės, por do tė jetė bombė qė sjellė shkatėrrimin e botės.

Me rrespekt,
Albanian
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-02-07, 18:38   #10
gazi-de
mergimtari
 
Avatari i gazi-de
 
Anėtarėsuar: 11-12-06
Vendndodhja: ger
Postime: 32,050
gazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėm
Gabim

shkrime shume i qelluare pere ata qe doje me kuptu...te pershendes me shume rrespekte Albanien expert...............
__________________
09.08.2009 syn ti me ben te ndihem mire ;)
gazi-de Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-02-07, 18:54   #11
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Jo nuk ėshtė e barabartė.
Pėrderisa burrit i lejohet martesa deri nė katėr gra, pėrderisa liria e saj mvaret nga vullneti i burrit, pėrderisa babai apo vėllai duhet ta jap pėlqimin pėr martesėn e saj, pėrderisa nė rrugė duhet tė jetė e pėrjellur nga burri, prindi, vėllai.
Ka edhe shumė gjėra tjera por unė nuk e shof femrėn tė barabartė me mashkullin me ligjin islam.
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Murgesha : 14-02-07 nė 18:54
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-02-07, 14:46   #12
falma_lotin
 
Avatari i falma_lotin
 
Anėtarėsuar: 05-02-07
Vendndodhja: Ne doren e Zotit...
Postime: 770
falma_lotin i njohur pėr tė gjithėfalma_lotin i njohur pėr tė gjithėfalma_lotin i njohur pėr tė gjithėfalma_lotin i njohur pėr tė gjithėfalma_lotin i njohur pėr tė gjithėfalma_lotin i njohur pėr tė gjithėfalma_lotin i njohur pėr tė gjithė
Gabim Pse femrat sot e vėnė mbulesen, dhe vishen me veshje tė ndaluar ?

Es selamun alejkum..Se pari..Ju uroj te gjith vellezerve dhe motrave
muslimane qė nė jetėn e secilit e nė familjet e secilit tė mbretėroi Paqa, lumturia
e mbi tė gjitha DASHURIA..

(InshaAll-llah nuk jam e tepert)

Se dyti..Un jetoj ne Ger. dhe ka shum femra me mbulese ELHAMDULILAH
po disa prejt tyre kan mbulese ne kry po knej jan te veshura me veshje qe nuk i perket femres te mbuluar un nuk po kuptoj hiq se nese jan ato muslimane duhet ditur se si vishet femra ose si i ka hije nje muslimaneje..pra nuk ishte ajo e para qe e pash mu sot ka shum femra ktu qe vishen kesi lloji...me te vertet nuk kuptojj fare..Pra vellezer dhe motra cka po mendoni ju per kete qeshtje...Ma boni hallall nese e kom tepru naj sen,,,Kerkoj falje nga All-llahu nese kom bo ndonji gabim ose dicka te ngjajshme e tani kerkoj edhe nga ju falje...
We alejkum selam All-llahu ju ruajte dhe ju dashte gjithmone...AMIN...
__________________
Kurr mos e dashuroni njeriun qe per juve nuk e ka shkru Zoti ,sepse tere jeten do te ju shoqeroj LOTI....

(`*•.ø(`*•.ø ø.•*“)ø.•*“)
.*(`**♥falma_lotin.♥*“)*.
(ø.•*“(ø.•*“ `*•.ø)`*•.ø)
falma_lotin Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-02-07, 15:10   #13
Studenti1
"Jam kėtu"
 
Avatari i Studenti1
 
Anėtarėsuar: 04-03-06
Vendndodhja: n'Bote.
Postime: 383
Studenti1 me shokė shumeStudenti1 me shokė shume
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga falma_lotin
Es selamun alejkum..Se pari..Ju uroj te gjith vellezerve dhe motrave
muslimane qė nė jetėn e secilit e nė familjet e secilit tė mbretėroi Paqa, lumturia
e mbi tė gjitha DASHURIA..

(InshaAll-llah nuk jam e tepert)

Se dyti..Un jetoj ne Ger. dhe ka shum femra me mbulese ELHAMDULILAH
po disa prejt tyre kan mbulese ne kry po knej jan te veshura me veshje qe nuk i perket femres te mbuluar un nuk po kuptoj hiq se nese jan ato muslimane duhet ditur se si vishet femra ose si i ka hije nje muslimaneje..pra nuk ishte ajo e para qe e pash mu sot ka shum femra ktu qe vishen kesi lloji...me te vertet nuk kuptojj fare..Pra vellezer dhe motra cka po mendoni ju per kete qeshtje...Ma boni hallall nese e kom tepru naj sen,,,Kerkoj falje nga All-llahu nese kom bo ndonji gabim ose dicka te ngjajshme e tani kerkoj edhe nga ju falje...
We alejkum selam All-llahu ju ruajte dhe ju dashte gjithmone...AMIN...


We alejkum selam e nderuar.
Pershendetje per ty, dhe njeherit urime per temen.
Se pari dua qe te te ndihmoj qe ta largosh kompleksin se ke gabuar.
Jo aspak nuk ke gabuar, perkundrazi duke shprehur mendimin tend, ke hapur nje teme qe te intereson dhe ke deshire te marresh mendime te tjereve. Kjo eshte per t'u pershendetur.

Nuk morra hapin te shkruaj duke pretenduar se pergjigja ime mund te jete e verteta dhe ajo definitive, por thjesht te jap mendimin tim, duke shpresuar qe do te kete edhe shume mendime tjera pas meje.

Se pari, me se shumti me rendesi per cdo musliman dhe muslimane eshte mesimi i besimit, besimit te paster Islam, me rregullat kryesore te saja.
Sa per te forcuar kete qe e them e cek faktin se Muhammedi a.s 13 vite ne Mekke, ua mesoi vetem besimin, perndryshe 13 vitet e Mekes jane edhe vitet qe Muhammedi a,s permes Kuranit dhe keshillave te tij (Sunnetit) ua mesoi muslimaneve besimin qarte, shume qarte.
Me pas erdhi hixhreti, dhe u shperngulen ne Medine. Tek atje mori hov ceshtja e praktikes se Islamit.
Dhe ne kete rast, nga cdo besimtar duhet mesuar besimi paster, me pastaj te falet namazi me vetedije, te praktikohen kushtet baze pra te Islamit, e ne kete rast nje besimtare ne rastin konkret do ja dinte maksimalisht vleren mbuleses, dhe do te ishte e kujdesshme me mbulesen e saj.
Pra do kishte nje mbulese e cila i ploteson te gjitha kushtet, ashtu sic kerkoi Allahu ne Kuran dhe Muhammedi a.s sic na keshilloi ne hadithet e tija.
Cdo forme tjeter, me risi te ndaluara eshte e papranueshme, sepse mbulesa si detyre per muslimanen eshte nder dhe dinjitet per te.
Shikoji keto:
http://www.islamicfashioncenter.com/...r/layer_31.gif
http://www.shukr.co.uk/Merchant2/gra...H104-INSET.jpg
Studenti1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-02-07, 15:27   #14
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Falma_lotit, prano pershendetjet tona me te sinqerta.

Mendoj, qe shkaku kryesor i kesaj eshte mosnjohja e rregullave te mbuleses, sepse ajo moter qe me te vertete synon te arrij kenaqesine e Krijeusit te Tij, d.m.th. duke i zbatuar urdherat e Tij, patjeter duhet edhe ta njoh formen e atij adhurimi.

Tek disa motra tjera, mendoj qe ka ndikuar shoqerija e keqe, e qe mundohen t'i perngjasojne te pambuluarave, apo disa te tjera thene troē e kane "dhurat" nga familja.

Per mendimin tim, mbulesa qe paska paraqitur Studenti1 ne photo, eshte ajo qe duhet mbajtur nga muslimanet, ndersa ato te tjerat, d.m.th. laramani-ja, (me shami e pantolle), jane risi, qe rigorizisht nuk pranohen.

Prandaj qendron nje rregull profetik, se: "Nje veper nuk pranohet tek Allahu nese eshte e sinqerte, mirepo praktiken nuk e ka ne rregull, gjithashtu nuk pranohet nje veper tek Allahu nese formen e ka ne rregull mirepo mungon sinqeriteti, anasjelltas. Vepra pranohet tek Allahu kur eshte bere me sinqeritet dhe forme te sakte".

Me rrespekt.
Albanian
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-02-07, 16:34   #15
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga falma_lotin
Es selamun alejkum..Se pari..Ju uroj te gjith vellezerve dhe motrave
muslimane qė nė jetėn e secilit e nė familjet e secilit tė mbretėroi Paqa, lumturia
e mbi tė gjitha DASHURIA..

(InshaAll-llah nuk jam e tepert)

Se dyti..Un jetoj ne Ger. dhe ka shum femra me mbulese ELHAMDULILAH
po disa prejt tyre kan mbulese ne kry po knej jan te veshura me veshje qe nuk i perket femres te mbuluar un nuk po kuptoj hiq se nese jan ato muslimane duhet ditur se si vishet femra ose si i ka hije nje muslimaneje..pra nuk ishte ajo e para qe e pash mu sot ka shum femra ktu qe vishen kesi lloji...me te vertet nuk kuptojj fare..Pra vellezer dhe motra cka po mendoni ju per kete qeshtje...Ma boni hallall nese e kom tepru naj sen,,,Kerkoj falje nga All-llahu nese kom bo ndonji gabim ose dicka te ngjajshme e tani kerkoj edhe nga ju falje...
We alejkum selam All-llahu ju ruajte dhe ju dashte gjithmone...AMIN...

une besoj se menyra e te veshurit duhet te zgjidhet vet nga femra. si propozim i kisha bere qe zgjidhja e saj te varesohet nga ambienti ne te cilin ajo do te qendroj. nese eshte ne nje ambient serioz, nuk mund te veshet me nje fund te shkurter (mini). nese eshte ne qytet, nuk mundet te dali ne "tanga". nese eshte ne plazhe, nuk mund te mbajź aq shume tesha sa te djersitet e te semuhet.

te gjitha "obligimet" tjera ndaj veshes se femres i refuzoj si qesharake. ato obligime me -si te themi me diskret - origjine "spirituale" nuk jane vetem qesharake, por edhe trilluese.
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 11 (0 Anėtarėt dhe 11 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:25.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.