Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 02-12-14, 14:13   #1
Ylli-1
 
Avatari i Ylli-1
 
Anėtarėsuar: 04-12-13
Postime: 1,545
Ylli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Aleatėt nė 1942: Nė Shqipėri po ndizen flakėt e rezistencės

Bota Sot | 01.12.2014 16:51



Ēfarė shkruante njė socialdemokrat gjerman pėr propagandėn aleate nė vitin 1942, rreth rezistencės antifashiste tė shqiptarėve? Si shiheshin italianėt nė sytė e popullit shqiptar, kush po luftonte dhe pėrse po luftonte? – Pse brigjet shqiptare – siē tregoi koha – do tė shiheshin si njė “grep”, pėr tė zhvendosur vėmendjen e Hitlerit pėr zbarkimin e mėvonshėm aleat

Sipas tij, rezistenca e shqiptarėve do tė bėnte tė mundur qė i gjithė bregdeti Adriatik tė bėhej “miqėsor” ndaj invazionit tė armatave aleate, duke synuar qartazi qė ky hap tė sillte nė kėtė front menjėherė mijėra trupa tė Boshtit, tė cilat Hitleri do tė dėshironte t’i pėrdorte gjetkė. Ky ėshtė pėrfundimi kryesor qė pėrftohet nga njė artikull me tendenca propagandistike nė njė platformė aleate nė vitin 1942 nė SHBA (shih: “SECOND FRONT on the Adriatic”, nga Robert Groetsch, revista “Free World”, dhjetor 1942, fq. 211), shkruar nga njė gazetar, militant socialdemokrat gjerman qė kish emigruar nė Nju Jork qysh nė vitet ’30, i angazhuar nė rrjetet majtiste e antifashiste gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Kontributi i tij duket sa interesant, aq edhe i panjohur, duke na sjellė mė pranė njė pėrmbledhjeje tė asaj se si perceptohej Shqipėria dhe roli i saj nė frontin antifashist, nė njė fazė relativisht tė mesme tė Luftės sė Dytė Botėrore, kur strategjitė aleate pėr tė pėrthithur sa mė shumė kontribute nė betejėn e tyre kundėr fuqive tė Boshtit, po merrnin formė. Nė kėtė fazė kur ai raporton pėr fillimet e sukseseve tė lėvizjes antifashiste nė Shqipėri, nuk pėrmend asnjė nga krerėt e atėhershėm komunistė si “rebelėt mė aktivė”, fakt i cili pėrkon me shumė analiza e prurje tė studiuesve tė periudhės sė LANĒ, tė cilėt si rrallėherė, nga tė dyja anėt pohojnė se nė atė fazė, grupimet luftarake tė udhėhequra, apo tė frymėzuara nga komunistėt, ishin akoma nė njė fazė jo tė avancuar tė pėrpjekjeve tė tyre, tė cilat sidoqoftė, siē dihet, dhe siē konstatohet edhe nga shkrimi, duket se kishin filluar nė formėn e protestave masive antifashiste e iniciativave tė tjera qė e gjenin shprehjen mė tė mirė nė atentate e veprime tė izoluara ushtarake guerrile. Flet me shifra e statistika mbi prezencėn fashiste nė Shqipėri dhe rėndėsinė strategjike tė saj, duke u futur mė nė detaj rreth “pluseve e minuseve” tė pushtimit italian, konceptuar sipas shtresave tė ndryshme tė popullsisė vendase, ndėrsa thekson gjithsesi se vendi tashmė ishte kthyer tėrėsisht nė njė koloni primitive nėn pronėsinė e Ēianos dhe Jakomonit. Thekson bashkėpunimin mes shqiptarėve, jugosllavėve e grekėve e duket se e bren meraku qė edhe Shqipėria tė marrė njė rol nderi e tė zėrė vendin e vet nė njė familje (d.m.th. Konfederatė) tė madhe Ballkanike tė Pasluftės, ēka pėrkon 100% me propagandėn e Kominternit e asaj komuniste jugosllave tė kohės, pėr synime tashmė tė ditura. Pėr kėtė ide, ai kėrkon mbėshtetjen e SHBA-sė dhe tė Lidhjes sė Kombeve dhe kėmbėngul qė ajo tė kthehet nė njė premtim tė qartė pėr tė motivuar shqiptarėt nė luftė kundėr fashizmit. Kontributi i Robert Groetsch duhet marrė plotėsisht nė konsideratė si njė dėshmi alternative dhe e besueshme rreth zhvillimeve nė vendin tonė gjatė kulmit tė pushtimit italian dhe perspektivės sė frontit antifashist nė Shqipėri e rajon, por edhe si njė pasqyrim i shkurtėr e dashamirės i historisė sė shqiptarėve ndėr shekuj.

Mė poshtė materiali i plotė:
***
Fronti i Dytė nė Adriatik

Spekulime mbi pėrcaktimin e frontit tė dytė tė ardhshėm nė kontinentin europian duhet tė konsiderojnė njė territor, i cili ndoshta ėshtė mė shumė i gatshėm pėr aksion, se sa ēdo rajon tjetėr nė Europė. Ky territor ėshtė bregu lindor i Adriatikut, ku luftėtarėt e paepur tė Jugosllavisė po realizojnė njė luftė tė vėrtetė kundėr forcave tė Boshtit. Por edhe mė e pėrshtatshme nisur nga Afrika e Veriut ėshtė Shqipėria, ku 200.000 burra luftėtarė tė klasit tė parė janė tė gatshėm t’u bashkėngjiten armatave pushtuese kundėr italianėve qė tashmė kanė okupuar mbarė vendin. Malėsori shqiptar ėshtė i lidhur fort me pushkėn dhe tradita e kėtij vendi ėshtė lufta me ēdokėnd qė u kėrcėnon atyre pavarėsinė. Mė shumė se nė ēdo kohė tjetėr nė historinė e kėtij vendi tė vogėl, por qė gjendet nė njė pozicion gjeografik strategjik, njerėzit e tij janė tė bashkuar nė kundėrshti, tashmė jo mes tyre, por me ata qė nė tė shkuarėn janė konsideruar si armiqtė e tyre. Flakėt e revoltės po ngrohen nė qiejt shqiptarė. Trazirat kanė kohė qė kanė shpėrthyer, por vetėm pranverėn e shkuar ato morėn njė formė tė dhunshme. Nė maj, tre studentė vranė Ali Beēin, shefin e policisė shqiptare, i vendosur nė atė post nga italianėt. Kjo ndodhi nė Tiranė, nė kryeqytetin e vendit.

Atentat ndaj Mustafa Krujės

Pak pas kėsaj erdhi njė pėrpjekje pėr atentat me bombė ndaj jetės sė Kryeministrit Mustafa Kruja. Kjo pėrpjekje u ndoq nga njė valė arrestimesh masive. Gazeta zyrtare “Tomorri” botoi disa dekrete tė reja tė cilat flisnin pėr dėnime me vdekje tė aktiviteteve mė tė vogla opozitare. Grupe prej mė shumė se katėr vetash u ndaluan tė ecnin nė rrugė. Por kėto masa represive, bėnė qė tė rritej edhe mė shumė kundėrshtia nė popull. Vetėm pak kohė mė parė, njė grup vajzash tė reja marshuan drejt burgut tė Tiranės dhe kėrkuan lirimin e tė burgosurve politikė. Rojat e burgut vepruan me shpejtėsi; si rezultat, 16 vajza u vranė dhe 25 u plagosėn. U ngritėn ēeta tė armatosura kundėr terrorit fashist. U raportuan veprime luftarake guerile nga Shqipėria e Veriut nė fillim nė marsit tė shkuar. Numri i ēetave dhe aktiviteteve u rrit me shpejtėsi: ato sulmonin rojat italiane, shpėrthenin depo, grabitnin municione.

Tri grupet rebele aktive shqiptare

Sot, tri grupime rebelėsh janė shumė aktivė nė luftėn ndaj pushtuesve tė huaj, secili prej tyre i udhėhequr nga ish-oficerė tė ushtrisė shqiptare. Njėri operon nė veri, ku kolonel Muharrem Bajraktari ka marrė kontakt me ēetnikėt jugosllavė. Njė tjetėr, me major Abaz Kupin nė krye, ka zgjedhur Shqipėrinė e Mesme si fushė tė veprimeve tė veta. Fraksione tė tjera nė Jug, operojnė rreth Vlorės. Ato drejtohen nga kolonel Bilal Nivica, njė ish-komandant i xhandarmėrisė shqiptare. Ai mbėshtetet nga klanet epirote, tė cilėt mbajnė kontakt me ēeta greke tė mirarmatosura. Nė kėtė zinxhir tė zonave guerile, qė shtrihet nga Greqia gjatė gjithė vijės deri nė Kroaci, Shqipėria pėrbėn rajonin mė vulnerabėl dhe mė sensitiv pėr Italinė. Qysh se fashistėt italianė pushtuan Shqipėrinė nė tė ‘Premten e zezė’ tė 1939-s, pak ėshtė dėgjuar mbi zhvillimet nė kėtė vend, mė romantikun dhe mė tė prapambeturin e Europės. Musolini e ka shndėrruar atė nė njė bastion fashist, duke i dhėnė asaj njė rėndėsi tė jashtėzakonshme strategjike ushtarake nė betejat e pritshme tė saj nė Ballkan. Ushtria italiane ka linja tė drejtpėrdrejta e tė shkėlqyera komunikimi me vendin amė, pėrmes Adriatikut. Njė varg malesh e ndan kampin e saj ushtarak shqiptar nga Jugosllavia nė veri dhe lindje, dhe nga Greqia nė jug. Populli shqiptar, qė numėron rreth njė milion banorė — njė milion tė tjerė janė jashtė kufijve shtetėrorė — ėshtė gjithashtu kundėr okupatorit.
Nė malet e thepisura tė veriut e tė lindjes jetojnė fise luftėtarėsh, duke ndėrtuar jetesėn e tyre tė varfėr bazuar nė aktivitetin baritor. Ultėsira e Shqipėrisė sė Mesme ėshtė e populluar nga fshatarė tė varfėr dhe fermerė qė menaxhojnė toka me qira. Ata, virtualisht janė bujkrobėr tė pronarėve tė tyre tė tokave, bejlerėve feudalė, tė cilėt e ushtronin pushtetin e tyre gjatė pushtimit turk. Por, pasi revolucioni xhonturk i vitit 1908 nxiti trazira nė mbarė rajonin e Ballkanit, reforma agrare u kėrkua edhe nga fshatarėt mė primitivė. Qysh prej Luftės Ballkanike, ata dhe tributė e malėsorėve, kanė pėrbėrė nė shumė raste elementin revolucionar nė Shqipėri. Musolini e dinte kėtė. Pas pushtimit, ai u premtoi klaneve fisnore njė lloj autonomie dhe fshatarėve reformėn agrare tė kėrkuar prej kohėsh. Ai dėshtoi t’i mbante premtimet e bėra.

Ēiano dhe Jakomoni, pronarėt e Shqipėrisė

Fiset e malėsorėve ranė nė zgjedhėn e garnizoneve pushtuese, ndėrsa reforma agrare mbeti nė letėr. E vėrtetė ėshtė se aty pati njė lloj rindarje tė tokės; por ajo nuk u dha nė pėrfitim tė fshatarėve. U dha pėr dy nga “kapot” mė tė mėdhenj tė fashizmit, Konti Ēiano, dhėndri i Musolinit dhe Jakomoni, guvernatori i Shqipėrisė dhe bashkėshort i sė bijės sė Caballero-s, gjeneralit italian. Pak pas pushtimit, Ēiano pėrzuri pronarėt shqiptarė tė puseve tė naftės nė jug, duke e ndarė plaēkėn me Jakomonin. Kėta tė dy pra, gjithashtu pėrvetėsuan edhe masa tė mėdha drurėsh tė vlefshėm. Shqipėria po zhvatet nga klika e krerėve fashistė nė njė masė tė tillė, sikur tė ishte njė koloni primitive. Shtresa e sipėrme shqiptare, bejlerėt feudalė, u shtynė nė heshtje e u bėnė inaktivė falė arrestimeve dhe kėrcėnimeve. Ata janė tė gjithė tė vetėdijshėm se thjesht firma e Ēianos dhe e Jakomonit mund tė urdhėrojė njė shpronėsim tė pėrgjithshėm tė tokės, edhe kur ata mendojnė se kjo mund tė shkojė nė favor tė tyre. Pjesa tjetėr e popullsisė po rėnkon nėn ēizmen fashiste. Drithėrat po grumbullohen pėr ushtrinė italiane, mjetet e jetesės po konfiskohen, uria po ngėrthen fshatrat e qytetet.

Kryengritja antifashiste, risia shqiptare

Njė lėvizje e tillė kryengritėse kaq e madhe kombėtare ėshtė diēka e re nė Shqipėri. Mes shqiptarėve (bijtė e shqipeve, siē u pėlqen atyre ta quajnė veten) ndjenja kombėtare ishte e fjetur para pushtimit. Edhe sot aty mungon ajo shtresa e mesme, e cila gjetkė, i ka dhėnė hov ngritjes sė fortė tė ndėrgjegjes politike. Eksporti ka qenė gjithmonė nė nivele tė ulėta. Nė pjesėn mė tė madhe, eksportet ishin tė limituara nė drithėra, pambuk dhe duhan. Deri nė vitin 1940, ato kurrė nuk kalonin shifrėn e 1,500,000 dollarėve nė vit. Momentalisht, Shqipėria ėshtė njė vend pa hekurudha, pėrveē njė linje tė shkurtėr nė jug. Durrėsi dhe Vlora, dy portet mė tė mėdha nė Adriatik, janė tė kufizuara nė kapacitete. Mjete tė mėdha lundruese duhet tė ankorohen shumė larg bregut. Ajo ēka Shqipėria ka nevojė mė shumė se gjithēka tjetėr, janė rrugėt dhe njė menaxhim i pėrshtatshėm i tokės. Pesėdhjetė pėr qind e tokės sė punueshme ėshtė lėnė djerrė. Tė tilla kushte nuk janė tė pėrshtatshme as pėr zhvillimet e njė klase tė mesme modeste, e as me ato tė njė fshatarėsie nė zhvillim. Tributė malėsore kanė prodhuar luftėtarė guerilė ndėr shumė luftėra, shpesh si mercenarė pėr vende tė tjera. Ata shfaqin pak interes rreth nacionalizmit shqiptar. Kurrė nuk e kanė njohur qeverinė qendrore tė Tiranės. U kanė mbetur besnikė instinkteve tė tyre tribale, duke kėrkuar pėrjashtime nga taksat e njohur gjakmarrjen si ligjin e tyre superior, duke i shkaktuar shumė kokėēarje xhandarmėrisė sė Mbretit Zog.

Njolla e zezė pėr malėsorėt shqiptarė

Shfaqet si njė njollė nė stadin e nacionalizmit shqiptar qė kėta tribu me qasje luftarake, nuk ngritėn as edhe njė gisht kur italianėt pushtuan vendin. Madje, mirditorėt, tribuja mė e madhe nė verilindje, ēarmatosėn nė atė kohė edhe trupat zogiste qė po tėrhiqeshin. Ata nuk mund ta linin t’u ikte ky rast pėr tė rinovuar armatimin e tyre e tė mbushnin depot me municion. Malėsorėt mė nė veri bėnė pak a shumė tė njėjtėn gjė. Nacionalizimi demokratik pas vitit 1918 ishte i kufizuar vetėm nėpėr qytete. Por edhe atje slogani “Shqipėria e shqiptarėve”, pėr njė kohė tė gjatė kishte njė jehonė tė vakėt, pasi nė qytetet e vogla ishin vendosur njė popullsi e pėrzier qė konsistonte nė serbė, shqiptarė, bullgarė dhe grekė. Tė paktėt mbėshtetės tė nacionalizmit demokratik ishin njė tufė tregtarėsh, zyrtarėsh dhe intelektualėsh. Njėri prej tė paktėve, tė cilėt mund t’i kenė dhėnė njė bazė mė tė gjerė aspiratave nacionaliste shqiptare pas Luftės sė Parė Botėrore ishte Peshkopi Fan Noli, Kryeministėr i Shqipėrisė dhe paraardhės i Ahmed Zogut. Synimet e tij politike konsistonin nė liberalizimin e pronave, demokracisė, njė reforme tė pėrgjithshme agrare.

Bejlerėt shqiptarė dhe “bolshevizmi” i Nolit

Por bejlerėt feudalė mobilizuan tė gjitha forcat kundėr njė “bolshevizmi” tė tillė. Fan Noli u desh tė merrte arratinė. Fuqitė e vjetra kundėrrevolucionare penguan tė gjitha rrugėt drejt demokracisė dhe reformave. Situata ndryshoi radikalisht nėn pushtimin italian. Bejlerėt u privuan nga pushteti politik. Nė fakt, shumė prej bijve tė tyre po luftojnė sot krah rebelėve. Pėr herė tė parė nė historinė moderne tė Shqipėrisė, ėshtė krijuar njė situatė nė tė cilėn tė gjitha fraksionet e popullsisė kanė njė revoltė pėr tė arritur pavarėsinė e vendit tė vet. Nacionalizmi po sjell njė nacionalizėm revolucionar. Betejat e gueriljeve jugosllave nė Malin e Zi fqinj pėrreth kufirit shqiptar, ngjajnė si njė toksinė lirie. Kjo, madje ka frymėzuar edhe bashkėpunimin mes rebelėve shqiptarė dhe ēetnikėve jugosllavė – njė fakt domethėnės ky, kur mban parasysh konfliktet e vjetra e tė pėrgjakshme serbo-shqiptare, tė nxitura me zell nga propaganda italiane. Ka pasur gjithmonė “incidente” kufitare mes dy vendeve. Shqiptarėt nuk kanė harruar as se kur turqit u larguan nga Ballkani, serbėt kėrkuan dalje nė Adriatik – duke pėrshkruar Shqipėrinė e Veriut. Pas Luftės sė Parė Botėrore, politikanėt grekė dhe jugosllavė shkuan edhe mė larg, duke kėrkuar ndarjen e Shqipėrisė. Por vjeshtėn e shkuar, qeveritė greke e jugosllave nė ekzil, u deklaruan pėr njė Lidhje Ballkanike. Kjo dhe urrejtja pėr armikun e pėrbashkėt, duket se kanė pajtuar armiqtė tradicionalė.


__________________
KOMBI MBI TĖ GJITHA
Ylli-1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 02-12-14, 14:14   #2
Ylli-1
 
Avatari i Ylli-1
 
Anėtarėsuar: 04-12-13
Postime: 1,545
Ylli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Aleatėt nė 1942: Nė Shqipėri po ndizen flakėt e rezistencės

vazhdimi...


Ēfarė e rrit rezistencėn nė Shqipėri?

Dy faktorė mund ta rrisin rezistencėn e Shqipėrisė kundėr fuqive tė Boshtit. E para, sigurisht, ėshtė ndihma ushtarake, qoftė me anė tė njė invazioni aleat, ose nėpėrmjet tė njėjtave kanale me tė cilat sot po ndihmohen forcat e gjeneralit Mihajlloviē. Por stimul edhe mė i rėndėsishėm nė kėtė aspekt mund tė gjendet nė sferėn politike. Lufta politike qė Kombet e Bashkuara tashmė po zhvillojnė nė pėrpjekjet e tyre pėr tė ngritur popujt e vendeve tė pushtuara, duhet tė drejtohet nė kėtė front. Njė deklaratė zyrtare dhe e veēantė nga ana e Lidhjes sė Kombeve qė thekson organizimin e njė Lige Ballkanike, nė tė cilėn Shqipėrisė i duhet siguruar pjesėmarrja me status tė barabartė me fqinjėt e saj, do tė sillte njė entuziazėm revolucionar nė radhėt e kėtyre luftėtarėve. Pėr pesėdhjetė vjet, elementėt socialistė dhe demokratė nė Europėn Juglindore, kanė bėrė thirrje pėr njė Lidhje tė Kombeve Ballkanike. Kjo kėrkesė ėshtė penguar nga interesat dinastike dhe intrigat e fuqive tė mėdha. Por nuk ėshtė bėrė aspak pjesė e shpresave tė masave popullore. Tashmė ėshtė koha qė t’u thuhet njerėzve tė kėtyre vendeve se aspiratat e tyre do tė mund tė pėrmbushen. Nėse Kombet e Bashkuara do tė deklaronin qartazi se nė riorganizimin e pėrgjithshėm tė Pasluftės do tė ngrihet njė federatė nė tė cilėn tė garantohen tė drejtat e minoriteteve qė do tė pėrballen me problemet ekonomike tė shteteve tė veēanta dhe tė rajonit si i tėrė, dhe qė do tė prodhojnė njė trupė legjislative e ekzekutive pėrfaqėsuese tė ēdo kombi, ky akt do tė ishte shumė kontribuues pėr tė bindur shqiptarėt, ndėr tė tjerė kombe, se kontradiktat e moēme me vendet fqinje do tė eliminoheshin dhe se ata, nė fund tė procesit do tė gjenin bazėn e shumėshpresuar tė zhvillimit tė ekzistencės sė tyre nacionale. 200,000 burrat nė moshė aktive pėr tė mbajtur armė qė janė tė pėrgatitur pėr tė vazhduar luftėn ndaj forcave pushtuese tė Aksit, duhet tė arrihen prej aparatit tė propagandės, qė fatkeqėsisht akoma nuk ekziston.

Shqipėria dhe Lidhja Ballkanike

Slogani “Autonomi e Shqipėrisė brenda Lidhjes Ballkanike”, duhet tė depėrtojė nė ēdo fshat pėr tė koordinuar forcat rebele nė njė komb tė bashkuar rreth njė qėllimi tė njohur. Nė kėtė akt, SHBA duhet tė marrin njė vend tė veēantė, pasi ato, madje edhe nė fiset e prapambetura malėsore nė aspektin politik, gėzojnė prestigjin mė tė madh dhe besimin mė tė lartė. Unė kam njė ilustrim tė qartė tė kėtij pėrfytyrimi nga vjeshta e vitit 1932 kur unė isha, siē kisha qenė shpesh edhe mė parė, njė mik i maleve tė thepisura tė Alpeve Shqiptare. Ne ndodheshim nėn shoqėrinė e njė dashi tė pjekur, duke ndenjur ulur, rrethuar nga pushkėt e xhandarėve tė Zogut. Shishe me raki qarkullonin nė sofėr; xhandarėt flisnin me entuziazėm pėr luftė ndaj Serbisė; dhe madje edhe malėsorėt jepnin dakordėsinė e tyre pėr kėtė. Unė e ndjeva frymėmarrjen helmuese tė propagandės fashiste dhe u pėrpoqa t’u tregoja kėtyre bijve tė natyrės rreth terrorit tė luftės moderne. “Aeroplanė bombardues do tė fluturojnė mbi luginat tuaja dhe do tė qėllojnė mbi bagėtitė tuaja”, i paralajmėrova unė. Ata u bėnė tok e mė siguruan ndershmėrisht se Amerika nuk do tė lejonte kurrė, nuk do ta toleronte kurrė njė masakėr tė tillė.

Pėr shqiptarėt, Amerika njė Perėndi

Pėr ta, Amerika ishte diēka qė mbartte gjithēka tė mirė e gjithēka tė fuqishme – dhe kjo ėshtė e vėrtetė sot mė shumė se kurrė mė parė. Pas Pearl Harbour-it, kur Mustafa Kruja bėri deklaratėn se vendi i tij ishte nė luftė me SHBA (i urdhėruar nga Roma), ka pasur demonstrata spontane pro-amerikane nė disa qytete shqiptare. Nėse SHBA, duke folur nė emėr tė Kombeve tė Bashkuara, do tė evokonin njė Ligė Ballkanike me pjesėmarrjen e Shqipėrisė, plani do tė pranohej menjėherė nga populli. Do tė mposhtte fėrkimet shqiptaro-jugosllave, tė cilat rrethanat tashmė i kanė bėrė tė mundura; do tė bėnte tė mundur qė i gjithė bregdeti Adriatik tė bėhej miqėsor ndaj invazionit tė armėve aleate; dhe do tė sillte nė kėtė front menjėherė mijėra trupa tė Boshtit, tė cilat Hitleri do tė dėshironte t’i pėrdorte gjetkė.

Kush ishte autori?

Robert Groetsch (10.3.1882 – 6.3.1946) ishte njė gazetar e shkrimtar gjerman i gjysmės sė parė tė shekullit ’20, i angazhuar herėt nė lėvizjet majtiste e socialdemokrate tė kohės, duke provuar edhe emigracionin, ku edhe vdiq pas Luftės sė Dytė Botėrore nė Nju Jork. Nė vitin 1919, ai u bė kryeredaktori i “Dresdner Volkszeitung”, funksion tė cilin ai e ushtroi deri nė mbylljen e saj nė vitin 1933, kur nė fuqi erdhėn nazistėt dhe ai pėr shkak tė pėrndjekjeve u desh tė merrte arratinė e tė shkonte nė ekzil. Artikujt e vet ai i publikonte nėn pseudonimin Bruno Brandy. Mė 23.3.1938, atij sė bashku me tė shoqen iu hoq nėnshtetėsia gjermane dhe u zhvendos pėr nė Paris ku drejtoi njė organ socialdemokrat “Neuer Vorwärts”. Me fillimin e Luftės sė Dytė Botėrore, ai u deportua nė njė kamp pėrqendrimi francez. Lirohet dhe merr rrugėn drejt Francės Jugore, para mbėrritjes sė trupave gjermane atje, ku takohet me tė shoqen. Pėrshkon Pirenejtė, duke kaluar nė Spanjė e Portugali mė pas prej Lisbonės arrin nė SHBA nė janar 1941. Nė Nju Jork punon si hidraulik, para se tė bėhej bashkėpunėtor i gazetės sė emigrantėve tė majtė gjermanė “Neue Volkszeitung”. Por emri i tij lidhet edhe me njė sėrė veprash letrare, tė cilat kanė njė vlerė modeste nė pikėpamje tė pėrgjithshme, por vlerėsohen pozitivisht nė rrethet e kritikėve tė kohės qė jetoi./gazeta-shqip


__________________
KOMBI MBI TĖ GJITHA
Ylli-1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:25.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.