Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shqipetaret > PAVARESIA KOSOVĖS
Emri
Fjalėkalimi


 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 26-07-11, 01:20   #1
Gloss
Drejtor
 
Avatari i Gloss
 
Anėtarėsuar: 28-04-08
Vendndodhja: DE
Postime: 59
Gloss i vlerėsuar mirė
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Gloss Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Gloss
Gabim Policia nuk tėrhiqet pa e marrė edhe 1-n

05:08 Pėrfundojnė bisedimet ndėrmjet EULEX-it dhe pėrfaqėsuesėve tė Serbisė. Priten vendime pėr tėrheqjen ose jo tė barrikadės

04:49 Ministri i Brendshėm, Bajram Rexhepi konfirmon pėr KTV se njė polic ėshtė plagosur me granatė dore nė kėmbė. Zėdhėnėsi Brahim Sadria thotė se ai ėshtė jashtė rrezikut pėr jetėn

04:23 AP e Reuters raportojnė pėr pėrpjekjet e Prishtinės pėr tė marrė nėn kontroll pjesėn e saj veriore tė kontestuar

04:01 Komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler ka nisur njė takim me shefin e ekipit negociator serb, Borko Stefanovic

03:49 KIM Radio raporton se Njėsia Speciale po ēarmatos policėt serbė tė Policisė sė Kosovės

03: 43 Bogdanovic dhe Stefanovic qė kanė mbėrritur nė veri janė nė bisedime me pėrfaqėsues tė EULEX-it

03: 39 Njė helikopter i KFOR-it vazhdon tė fluturojė nė pjesėn veriore tė vendit

03: 31 Portali Indeksonline mėson se Njėsia Speciale e Policisė sė Kosovės ka tentuar sėrish zhbllokimin e rrugės dhe marrjen nėn kontroll tė Pikės 1, por nuk ia ka dalur.

03:24 Serbia ka "alarmuar" BE-nė, NATO-n dhe OKB-nė pėr aksionin e Policisė nė veri tė Kosovės

03:07 Rreth 200 serbė vazhdojnė tė jenė tė mbledhur tek pika 31, duke kėrkuar largimin e forcave tė Njėsisė Speciale tė Policisė sė Kosovės

02: 49 EULEX: Hapat e njėanshėm janė tė dėmshėm - Komunikata e plotė
"Ėshtė e rėndėsishme qė situata aktuale tė zgjidhet nė mėnyrė tė qetė dhe paqėsore. EULEX po bashkėpunon ngushtė me KFOR-in pėr ta bėrė kėtė dhe pėr ta ruajtur sigurinė. EULEX nuk ka qenė nė asnjė formė i pėrfshirė nė aksionin e ndėrmarrė nga Njėsitė Speciale tė Policisė sė Kosovės. EULEX-i dhe Bashkimi Evropian nė Bruksel e kanė bėrė tė qartė se ēėshtja e vulave doganore duhet tė zgjifhet nėpėrmjet dialogut ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit. Veprimet e njėanshme nga cilado palė nuk ndihmojnė aspak. Problemet duhet tė zgjidhen nė mėnyrė paqėsore”

02: 41 Karabinierėt italianė janė ende nė pėrkrahje tė Policisė sė Kosovės, nė Rudare tek Pika 1, dhe pritet tė ndihmojė marrjen nėn kontroll edhe tė kėsaj pike.

02: 31 Komandanti i KFOR-it, Buhler dhe trupat e tij janė tėrhequr nga Rudarja, duke u thėnė serbėve qė tė shkojnė tė flenė. Aty kanė mbetur forcat e Njėsisė Speciale tė Policisė sė Republikės. Ato kanė marrė urdhėr nga lart qė tė mos largohen, pa e marrė nėn kontroll Pikėn 1.

02:07 Policia e Kosovės ka arrestuar 4 serbė nė Brnjak, tek pika 1, pas njė pėrleshje me serbėt lokalė

01 : 43 Njė polic i Njėsisė Speciale ėshtė lėnduar lehtė gjatė aksionit nė veri, dhe ėshtė evakuuar nga atje, raporton ARTA.
01: 26 Ka shkuar nė 1500 numri i serbėve tė mbledhur afėr pikės kufitare 1, qė janė tė vendosur tė mos lejojnė kalimin e Njėsisė speciale pėr tė marrė kontrollin e kėsaj pike. KFOR-i po vazhdon negociatat me ta.

01:21 I ashtuquajturi ministėr pėr Kosovėn nė qeverinė e Serbisė, Goran Bogdanovic bashkė me shefin e ekipit negociator, Borko Stefanoviq kanė ardhur me urgjencė nė veri tė Kosovės
01:16 KFOR-i ka dėrguar njė komunikatė, ku shefi i tij, Erhard Buhler ka bėrė thirrje qė tė mos ketė eskalim tė dhunės, dhe qė tė tregohet maturi, sepse KFOR-i ėshtė i gatshėm tė veprojė pėr tė ndaluar dhunėn
01:10 Serbėt kanė nisur tė mblidhen tek ura kryesore nė Mitrovicė, ku ka forca tė KFOR-it dhe tashmė edhe tė Njėsisė Speciale tė Policisė sė Kosovės

01:04 RTK pohon se ushtarėt e KFOR-it janė sulmuar me gurė nė pikėn 1, teksa Buhler po provon tė bindė serbėt qė tė lirojnė rrugėn

00:51 RTV 21 raporton se serbėt e mbledhur tek Pika 1, nuk po lėshojnė pe, dhe me kamionė, traktorė e buldozerė kanė bllokuar rrugė. Komandanti i KFOR-it, Buhler po negocion me Policinė e Kosovės dhe me pėrfaqėsuesit serbė pėr ta liruar rrugėn

00:51 Kuēi nė KTV : "Nuk duam qė me kėtė aksion tė frikėsojmė serbėt tanė nė kėtė pjesė dhe ky ėshtė njė aksion normal. U bėj thirrje qytetarėve pėr qetėsi e maturi"

00:44 Po vazhdon operacioni nė veri tė vendit, dhe sipas KTV-sė ka makina tė thyera tė Policisė. Operacioni po udhėhiqet nga ana e Shpend Maxhunit, zv/drejtor i Operativės

00:34 Raportohet se nė drejtim tė veriut ėshtė nisur edhe vetė Komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler

00: 26 Dhjetėra serbė kanė filluar njė marsh drejt pikės 31. RTK njofton se bėhet fjalė pėr rreth 100 serbė me makinė. Ndėrkohė nė anėn tjetėr, njėsitė speciale tė Policisė janė nė gjendje gatishmėrie.

00: 16 Rexhepi: “E kami marrė nėn kontroll 31, por nuk do tė provokojmė situatėn, dhe pėr shkak tė bllokadės nuk do tė mund tė marrim njėherė pikėn 1. Po provojmė tė ruajmė edhe qytetarėt dhe policinė”

00:13: Rexhepi: “Nuk ka pasur fare koordinim me EULEX-in. Kemi tentuar, por ata nuk kanė pasur gatishmėrinė pėr tė ndihmuar aksionin”

00:04: Bajram Rexhepi: “Kemi forca shtesė nė rast nevoje. Policia e Kosovės nuk tėrhiqet”

23:51 Korrespodenti i Kohės Ditore nė Mitrovicė raporton se serbėt e tubuar kanė gjuajtur me armė nė drejtim tė Policisė sė Kosovės, ndėrkohė qė MUP-i ka bėrė thirrje pėr mobilizim tė serbėve pėr tė bllokuar rrugėt.

23: 48: Drejtorit tė Policisė nuk iu kėrkua mendimi pėr aksionin nė veri, dhe ky ishtė njė vendim i ministrit Rexhepi. Ai tha nė KTV se nuk u lajmėrua fare pėr dorėheqjen. Ish-drejtori Maliqi tha se ai ishte i gatshėm qė vetė tė udhėheqė nė veri aksionin pėr marrjen e dy pikave kufitare. “Nuk qėndron. Unė kam pasur gjithmonė gatishmėrinė pėr tė treguar pėrkushtimin pėr vendin”, ka thėnė Maliqi.

23:46: Megjithėse pika 31 ėshtė vėnė nė kontrollin e Policisė sė Kosovės, pika 1 ende nuk ėshtė nė duar tė Policisė. Banorė serbė lokalė raportohet se e kanė bllokuar rrugėn pėr nė pikėn 1. Forca tė mėdha tė Policisė po tentojnė qė tė bisedojnė me banorėt serbė pėr ta zhbllokuar rrugėn, por ende nuk ėshtė gjetur asnjė zgjidhje.

23:34: Oliver Ivanoviq: “Ėshtė vendim i pamenduar, qė mund ta eskalojė situatėn ndeshjėm nė veri. Situata veē ėshtė e tensionuar"

23:29: Zv/kryeministrja Kusari – Lila – “ Duhet tė kuptohet se Kosova ėshtė njė njėsi territorial dhe ligjet vlejnė nė krejt territorin. Nuk mund tė ketė dy zona doganore. Vendimi ėshtė nė pėrputhje me Kushtetutėn e Kosovės. Kemi shkuar atje pėr ta implementuar nė tėrėsi vendimin pėr reciprocitetin."

23:12 Pika 1 tashmė ėshtė marrė nėn kontroll, njofton RTK. Policia e Kosovės e ka njoftuar EULEX-in se ėshtė aty me urdhėr tė Ministrit tė Brendshė, dhe ka pėr detyrė tė ndalojė kamionėt qė hyjnė nga Serbia. Situata ėshtė e qetė.

23:04 Disa serbė nė fshatrat e Leposaviqit kanė tentuar tė bllokojnė kalimin e Njėsisė Speciale nė pikat kufitarė nė veri.

22: 54 Forca tė shumta tė Njėsisė Speciale janė nisur me urgjencė pėr nė veri tė vendit, me urdhėr tė kryeministrit Thaēi. Transmetuesi publik, RTK, bėn me dije se policia ka shkuar pėr tė marrė nėn kontroll total pikat 1 dhe 31 tė kufirit me Serbinė. Aksioni i Thaēit vjen pėr tė respektuar reciprocitetin me Serbinė, vendim i marrė para pak ditėsh. Nė kėto momente, raportohet se kryeministri Thaēi ėshtė duke zhvilluar takime me ndėrkombėtarėt.



Burimi: http://www.indeksonline.net/?page=1,2,5475


__________________
Dardania.de 1999 - 2010

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Gloss : 26-07-11 nė 04:14
Gloss Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:06.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.