Është ndërtuar si nje virtual shqiptar politikisht i pavarur e që nuk i takon asnjë organizate qeveritare apo joqeveritare, pikësynim ka sensibilizimin e vizitorit shqiptar, me çështjet që i përkasin botës së sotme shqiptare, trendeve të saj dhe çështjeve themelore shqiptare.
Puna jonë është e orientuar kryesisht në krijimin e urave lidhëse në mes të bashkëkombasve dhe në mbrojtjen e interesave kombëtare.
Edhe pse shumë nga ne gjindemi në megrim, fizikisht larg atdheut, zemrat tona rrahin shqip dhe mendjen e kemi pranë atdheut duke i falenderuar teknologjisë që na mundësoi nëpërmjet internetit të takohemi me shqiptar nga atdheu por edhe nga të gjitha anët e botës.
Detyrë e jona është që ta ruajmë e ta njohim trashëgiminë e pasur që na kanë lënë stërgjyshërit e rilindasit tanë.
Parim thelbësor kemi qëndrimin neutral ndaj bindjeve politike, krahinore e fetare.
Të gjithë diskutuesve u ofrojmë çasje të lirë në diskutime pa i cënuar asnjërit të drejtën e lirisë së mendimit e të shprehurit lirshëm të mendimit, ndërgjegjes dhe besimit.
Dardania.de
Temat më të reja |
» Diskutime |
Copyright © 1999-2014 by Dardania.de. All Rights Reserved. Web Design by Dardania.de |
|