Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 19-09-11, 14:57   #331
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Qeveria ankohet nė Bruksel dhe Washington


Qeveria e Kosovės, pėrmes njė shkrese, sot do tė njoftojė zyrtarėt nė Bruksel dhe Uashington pėr mosrespektimin e marrėveshjes nga Serbia dhe bllokadėn ndaj mallrave kosovare





19 shtator 2011
Ministrja e Tregtisė dhe Industrisė Mimoza Kusari Lila thotė se nėse Serbia nuk e ndryshon qėndrimin e saj, atėherė shumė shpejt do tė rikthehen masat e reciprocitetit. Kėtė e pėrkrahin edhe pėrfaqėsuesit e komunitetit tė biznesit, raporton RTK.

Nėse Serbia do tė vazhdojė bllokadėn ndaj mallrave nga Kosova, atėherė Qeveria e Kosovės mund tė rikthejė masat e reciprocitetit, qė u ndėrprenė tė premten.

Ministrja e Tregtisė dhe Industrisė, Mimoza Kusari Lila, tha se nuk ėshtė qėllim i Qeverisė sė Kosovės zbatimi i reciprocitetit, por nėse nuk respektohet marrėveshja e arritur nė Bruksel mė 2 shtator, atėherė do tė detyrohen tė ndėrmarrin njė hap tė tillė.

“Ne, sė pari sot do tė pėrcjellim letrėn, e cila ėshtė pėrgatitur pėr Bruksel dhe Uashington nė raport me moszbatimin e marrėveshjes nga pala serbe dhe shumė shpejt, nė ditėn nė vijim, nėse nuk ka ndonjė ndryshim tė qasjes sė Serbisė, do tė vendosim masat e reciprocitetit”, Kusari-Lila.

Pėrmes kėsaj shkrese, Qeveria do tė prezantojė tė gjitha rastet e kthimit tė mallrave nga doganierėt serbė, dhe pas marrjes sė pėrgjigjes, atėherė Qeveria e Kosovės do tė marrė vendimin pėrkatės, thotė Kusari Lila.

“Besoj se kjo ėshtė ēėshtje ditėsh. Shumė shpejt do tė presim pėrgjigje konkrete dhe vendimin konkret nga Qeveria e Kosovės. Qėllimi dhe ideja jonė nuk ka qenė rivendosja e reciprocitetit, por nėse jemi tė shtyrė pėr tė bėrė njė gjė tė tillė atėherė do ta bėjmė shumė shpejt sepse nuk mundemi njėanshėm tė zbatojmė njė marrėveshje pėr tė cilėn tė dy palėt janė dakorkuar”, tha Kusari-Lila.

Edhe komuniteti i biznesit kėrkon qė marrėveshja tė respektohet nga tė dyja palėt. Kryetari i Odės Ekonomike tė Kosovės, Safet Gėrxhaliu, thotė se nuk duhet tė humbet kohė nė kėtė drejtim dhe Qeveria e Kosovė duhet tė rikthejė reciprocitetin.

“Njė marrėveshje nuk ėshtė e tillė nėse nuk respektohet nga tė dyja palėt. Nėse shihet fluksi i produkteve nė Kosovė dhe nga Kosova nuk mund tė depėrtojė asgjė, atėherė nuk duhet tė analizohet shumė kjo punė dhe duhet nė tė njėjtėn mėnyrė tė vazhdohet reciprociteti”, theksoi Gėrxhaliu.

Ndryshe, qė nga e premtja, kur filloi zbatimi i marrėveshjes pėr vulat doganore, nė Kosovė kanė hyrė rreth 70 kamionė me mallra nga Serbia, kryesisht me grurė, material ndėrtimor, zhavorr, letėr mbėshtjellėse, dhe mė pak mallra ushqimore. Ndėrkaq, Serbia nuk ka lejuar asnjė kamion me mallra nga Kosova tė hyjė nė tregun e saj.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 19-09-11, 17:03   #332
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Serbia po pėrgatitet pėr luftė nė tetor





Kėshilli i Helsinkit pėr tė drejtat e njeriut nė Beograd jep alarmin. Serbia po pėrgatit rezervistėt e saj pėr luftė me Kosovėn nė tetor.


19 shtator 2011
Kjo organizatė ka marrė letrėn e njė mashkulli qė para disa ditėsh e ka marrė njė ftesė nga Ministria e Mbrojtjes sė Serbisė qė tė jetė nė gatishmėri pėr gjendje luftė mė 5 tetor 2011, shkruan Indeksonline.

“Ky person nėpėrmjet hetimeve nė interent, por edhe nėpėrmjet kontakteve tė tij, ka ardhė deri tek njohuria se po bėhet fjalė pėr formimin ose ribėrjen e njėsive ushtarake rezervistė ne Pozharevc, nė rast lufte”, ka thėnė Sonja Biserko, drejtoreshė e Kėshillit tė Helsinkit.

Ky person, emri i tė cilit ėshtė i njohur pėr OJQ-nė ka refuzuar tė luftojė dhe tani ka frikė se mund tė dėnohet me burg pėr mosgatishmėrinė e tij pėr tė luftuar. Ai ka thėnė se do tė ankohet edhe nė organe tė tjera.

Ministria e Mborjtjes e Serbisė nuk ėshtė pėrgjigjur nė interesimin e gazetarėve pėr tė treguar nėse po bėhet gati pėr luftė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-09-11, 19:15   #333
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Lėvizja pėr Bashkim tėrhiqet nga Vetėvendosja nė Kuvend


Lėvizja pėr Bashkim ka njoftuar nėpėrmjet njė komunikate se ka tėrhequr dy deputetėt e saj, Aurora Bakalli dhe Agim Kuleta, nga grupi parlamentar i Vetėvendosjes.






19 shtator 2011
Arsyet qė kanė ēuar deri tek ky vendim, Lėvizja pėr Bashkim ka njoftuar se do t’i publikojė tė martėn.
Deri nė marrjen e kėtij vendimi, Vetėvendosja kishte gjithsejt 14 deputetė.
Me 12 deputetė, aq sa do tė ketė tash, Vetėvendosje nė Kuvend barazohet me Aleancėn pėr Ardhmėrinė e Kosovės dhe Partinė Liberale Serbe.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-09-11, 08:12   #334
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Ikin nga Albini


Grupi parlamentar i Lėvizjes Vetėvendosje ka mbetur me dy deputetė mė pak. Agim Kuleta dhe Aurora Bakalli, anėtarė tė Lėvizjes pėr Bashkim, kanė braktisur Grupin e Albin Kurtit nė Parlament. Tė dy lėvizjet do tė japin tė martėn qėndrimet pėr ndarjen mes tyre. Zyrtarė tė Vetėvendosjes nuk besojnė se ka edhe deputetė tė tjerė qė do tė largohen nga kampi i tyre.





Lėvizja Vetėvendosje ka mbetur e befasuar tė hėnėn kur ėshtė informuar nga mediat se nuk do t’i kenė mė 14 deputetė, por vetėm 12.

Dy deputetėt e Grupit parlamentar tė Vetėvendosjes, Aurora Bakalli dhe Agim Kuleta, anėtarė tė Lėvizjes pėr Bashkim, nuk do tė jenė mė pjesė e Grupit tė Albin Kurtit nė Parlament.

Ata tani do tė jenė deputetė tė pavarur qė do tė flasin vetėm nė emėr tė Lėvizjes pėr Bashkim, subjekt politik qė nė zgjedhjet e fundit ka garuar nė listė tė pėrbashkėt me Vetėvendosjen.

Deputetėt qė u larguan nga Grupi i Vetėvendosjes nuk thanė asnjė fjalė tė hėnėn, ndėrsa Lėvizja pėr Bashkim ka paralajmėruar njė konferencė pėr media tė martėn, ku do tė jepen arsyet pėr tėrheqjen e dy deputetėve tė saj nga Grupi parlamentar i Vetėvendosjes.

Zėdhėnėsi i Vetėvendosjes, Erzen Vraniqi ka treguar tė hėnėn pėr Express se pėr daljen e dy deputetėve nga Grupi parlamentar kanė marrė vesh nga mediat.

“Ne kemi marrė vesh prej medieve. Kryesia ėshtė duke e shqyrtuar situatėn edhe nesėr (tė martėn) do tė mbajmė njė konferencė pėr shtyp dhe do tė dalim me qėndrime. Tash pėr tash nuk ka ndonjė qėndrim zyrtar. Ende ėshtė duke u shqyrtuar dhe nuk mė kanė dhėnė ndonjė qėndrim pėr media”, ka thėnė Vraniqi.

Ai tha se strukturat e Lėvizjes Vetėvendosje tė hėnėn janė mbledhur pėr tė biseduar rreth largimit tė dy deputetėve, ndėrsa tė martėn do tė flasin zyrtarisht pėr kėtė ēėshtje.

“Tė martėn, nė ora 13:00, do tė ketė konferencė pėr media dhe pėr kėtė ēėshtje aty do tė merrni pėrgjigje”, ka thėnė Vraniqi.

Duke folur pėr historikun e bashkėpunimit me dy deputetėt e Lėvizjes pėr Bashkim dhe Vetėvendosje, Vraniqi tha se ata qysh nga fillimi nuk janė shkrirė nė Vetėvendosje.

“Ata kanė pasur qėndrime ndryshe, sepse ata kanė qenė subjekt tjetėr politik. Asnjėherė nuk janė shkrirė nė Vetėvendosje. Brenda Grupit parlamentar kanė qenė subjekt tjetėr politik. E kanė ruajtur pavarėsinė politike brenda Grupit parlamentar, prandaj edhe janė toleruar disa diferenca, sepse ėshtė normale tė ketė diferenca”, tha ai.

Vraniqi thotė se liderė tė Vetėvendosjes do tė shprehin qėndrimin e tyre, pasi tė dėgjojnė se ēfarė ka pėr tė thėnė Lėvizja pėr Bashkim. Ky subjekt politik i udhėhequr nga Avni Klinaku, do tė mbajė konferencė pėr shtyp dy orė para zyrtarėve tė Vetėvendosjes.

“Pėr kėtė arsye, pa i dėgjuar arsyetimet e tyre pse kanė dalė, ne nuk mund tė flasim zyrtarisht. E shohim ēka po thonė ata, pastaj flasim ne. Ata e kanė konferencėn nė ora 11:00, e ne do tė flasim nė ora 13:00”, ka thėnė njė zyrtar i Vetėvendosjes.

Menjėherė pas daljes sė dy deputetėve nga Grupi parlamentar i Vetėvendosjes, kanė filluar spekulimet se nga Vetėvendosja mund tė ketė edhe rrjedhje tė tjera tė deputetėve.

Por njė gjė e tillė, sipas Vraniqit, nuk mund tė ndodhė, pasi vetėm kėta dy deputetė nuk kanė qenė pjesė e Lėvizjes Vetėvendosje.

“Nuk besoj. Kėta kanė dalė si subjekt politik. Nuk besoj se kjo ka lidhje me ndonjė deputet tjetėr. Deputetėt e tjerė janė tė Vetėvendosjes”, tha Vraniqi.
Deputeti Agim Kuleta para pak ditėsh pati paralajmėruar pėr mundėsinė e daljes nga Grupi parlamentar i Vetėvendosjes.

Arsyeja e deklarimit tė tillė kishte tė bėnte me dokumentin pesėfaqėsh tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Lėvizjes Vetėvendosje, sipas tė cilit asnjė deputet nuk mund tė shprehė qėndrimin e tij personal nė media, pa e marrė lejen e kryetarit Albin Kurti.

Kuleta kishte thėnė se kjo rregullore e cenon pavarėsinė e deputetit, gjė qė, sipas tij, pėrbėnte veprim jokushtetues dhe jodemokratik.

Lėvizja pėr Bashkim dhe Vetėvendosja kanė pasur qėndrime tė kundėrta edhe pėr ēėshtje tė tjera. Disa herė deputetėt Kuleta dhe Bakalli kanė votuar ndryshe nga deputetėt e Albin Kurtit.

Lėvizja pėr Bashkim ėshtė shprehur kundėr aksionit tė Vetėvendosjes kur ata sulmuan me domate Zėvendėskryeministren Edita Tahiri, nė aeroportin “Adem Jashari”, pas kthimit nga raundi i gjashtė i dialogut me Serbinė, nė Bruksel.

Tė dy lėvizjet janė kundėr kėtij dialogu. Ato janė nė favor tė bashkimit kombėtar, por Lėvizja e Avni Klinakut konsideron se Veriu duhet tė shkėmbehet me Luginėn e Preshevės.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-09-11, 09:40   #335
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Barrikadat presin Thaēin e Jahjagėn






Barrikadat nė veri tė Kosovės do tė mbesin aty tė paktėn deri sa nė Kosovė tė rikthehen dy liderėt e vendit, presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaēi.
Burime tė gazetės Koha Ditore kanė shpjeguar se EULEX-i dhe KFOR-i nė konsultim me institucionet e Kosovės kanė vlerėsuar se nuk do tė bėhet asnjė pėrpjekje apo aksion pėr heqjen e barrikadave nė kohėn derisa delegacioni i lartė kosovar po zhvillon takime nė kuadėr tė sesionit tė OKB-sė nė New York.

KFOR-i e EULEX-i nuk e shohin ēėshtjen e heqjes sė barrikadave vetėm si aksion tė organeve tė sigurisė. Nė kėtė mėnyrė tė dy kėta mekanizma ndėrkombėtarė i presin qė pėrfaqėsuesit politikė tė Kosovės dhe tė Serbisė tė konsultohen me Brukselin pėr mėnyrėn se si do tė mundėsohet qarkullimi i qytetarėve nė pjesėn mė problematike tė Kosovės.

Strukturat paralele tė Serbisė nė veri tė Kosovės kanė bllokuar rrugėt nė pjesėn qė dominohet nga qytetarėt serbė tė Kosovės nėpėrmjet barrikadave tė ndryshme pėrfshirė muret e betonit, si pėrgjigje ndaj veprimit tė EULEX-it dhe KFOR-it tė koordinuar me institucionet e Kosovės pėr vendosjen e doganierėve nė pikėkalimet kufitare nė Jarinje dhe Bėrnjak.

Zėdhėnėsi i KFOR-it, Ralph Adametz, ka thėnė se misioni paqeruajtės i NATO-s nuk ka dhėnė kurrfarė ultimatumi pėr heqjen e barrikadave.

“Nuk kemi dhėnė kurrfarė ultimatumi. Ne nuk pajtohemi me barrikadat, por pėrderisa situata mbetet e qetė, mundėsohet qarkullimi i KFOR-it dhe nuk rrezikohet jeta e njerėzve ne mund tė vazhdojmė kėshtu”, ka thėnė zėdhėnėsi i KFOR-it.

Ai e ka konfirmuar se misioni i NATO-sė pret qė tė ketė konsultime politike pėr heqjen e barrikadave. /Telegrafi/
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-09-11, 09:45   #336
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

EULEX-i arreston dy serbė nė veri






Situata nė veri tė Kosovės vazhdon tė jetė e tensionuar, megjithatė pa incidente. Ndėrsa KFOR-i ka hequr telat gjembor nga pikėkalimi kufitar nė Bėrnjak, ky veprim ngjan i kotė, meqė pėr shkak tė barrikadave tė vėna nga ekstremistėt serbė nėpėr tokė kėsaj rruge s’mund tė depėrtojė as vetė KFOR-i.
Njoftohet se policia e EULEX-it ka arrestuar dje dy serbė, njėri nga tė cilėt ėshtė adoleshent, me dyshime se tė hėnėn kishin shtėnė me armė nė drejtim tė shtėpisė sė pjesėtarit tė policisė sė Kosovės, nė Leshak.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i tyre Dejan Vasic, sipas tė cilit ndaj tyre ėshtė caktuar masa e ndalesės policore dhe se sot do tė nxirren para gjykatėsit hetues. Ata ngarkohen pėr vepėr tė shkaktimit tė rrezikut tė pėrgjithshėm. Qė tė dytė ndodhen nė burg nė pjesėn jugore tė Mitrovicės.

Mediat serbe merren sot edhe me spekulimet se kush po e kontrollon situatėn nė barrikada nė pjesėn veriore tė Kosovės. Siē shkruan e pėrditshmja “Danas”, rolin kryesor e kanė aktivistėt e SNS dhe tė DSS. Vetėm nė komunėn e Leposaviqit, qė drejtohet nga DS-ja, nga e cila ėshtė edhe ministri pėr Kosovėn nė Qeverinė e Serbisė, Goran Bogdanovic, ka njė koordinim me zyrtarėt e Beogradit, thotė gazeta. /Telegrafi/
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-09-11, 11:31   #337
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Serbia kushtėzon bisedimet?


Pėrfaqėsuesit e Serbisė e kanė kėrcėnuar Bashkimin Evropian se do tė tėrhiqen nga negociatat me Prishtinėn zyrtare, derisa kjo e fundit nuk pranon tė negociohet nė raundin e ardhshėm ēėshtja e dy portave doganore 1 dhe 31 nė veriun e Kosovės.
Kryenegociatori serb, Borisllav Stefanovic, nė njė bisede mė gazetėn “Zėri” nėpėrmjet telefonit ka thėnė se “nuk ka kurrfarė kuptimi qė tė hapen tema tė reja ndėrmjet Prishtinės e Beogradit, derisa nuk rregullohet ēėshtjet nė veri”.

Ai tha se Serbia nuk do tė marrė pjesė nė raundin e ardhshėm, qė do tė mbahet nė Bruksel mė 27 dhe 28 tė kėtij muaji e as nė raunde tjera, nėse fillimisht nuk ulen tė bisedojnė pėr veriun, saktėsisht pėr pikat 1 dhe 31, pėr ēka tashmė Stefanovic e ka bėrė me dije edhe Brukselin.

“...Serbia nuk ėshtė kundėr rregullave dhe procedurave nė veri, por ėshtė kundėr doganierėve tė vendosur nga e ashtuquajtura Republika e Kosovės”. Serbia, sipas tij, pranon qė kėto pika t’i kontrollojė kushdo tjetėr, pėrveē se doganierėt e Prishtinės.

Ndėrsa pėrfaqėsuesit e Bashkimit Evropian deklaruan pėr “Zėri” se nuk kanė marrė kurrfarė kėrcėnimesh nga Beogradi. “Neve nuk na ka njoftuar askush nga Beogradi pėr kėtė vendim, nė ēfarėdo forme dhe presim qė dialogu tė fillojė javėn e ardhshme”, tha njė pėrfaqėsues nga Kėshilli i Ministrave i BE-sė.

Ndėrkaq Edita Tahiri, kryenegociatorja e Kosovės, ia bėn me dije Stefanovicit qė kėrkesa e tij pėr tė biseduar pėr kufijtė e Kosovės nuk do tė ndodhė kurrė.

“Ne e kemi bėrė tė ditur si qeveri qė nuk ka biseda pėr pikat doganore, dhe se ky ėshtė njė kapitull i mbyllur. Asnjėherė nuk ka pasur, as qė do tė ketė, sepse pikat doganore janė ēėshtje e sovranitetit tė shtetit tė Kosovės”, tha Tahiri pėr “Zėri”.

Ajo tha se nė raundin e ardhshėm, qė do tė mbahet mė 27 dhe 28 shtator, pala kosovare do tė jetė e pranishme dhe nė kėtė raund do tė flitet vetėm pėr telekomunikacionin, energjinė dhe bashkėpunimin rajonal.

Sa i pėrket mundėsisė sė mosparaqitjes nė kėtė raund tė palės serbe, Tahiri tha se ajo flet pėr palėn kosovare e cila, sipas saj, po kryen obligimet e veta dhe po zbaton marrėveshjen pėr tregti tė lirė. /Telegrafi/
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-09-11, 19:45   #338
deti_om :-)
 
Avatari i deti_om :-)
 
Anėtarėsuar: 10-08-08
Vendndodhja: Te Muhaxhert
Postime: 1,450
deti_om :-) VIPdeti_om :-) VIPdeti_om :-) VIPdeti_om :-) VIPdeti_om :-) VIPdeti_om :-) VIPdeti_om :-) VIP
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Vetėvendosje rrokullis kamionin me mallra serbe



Anėtarė tė lėvizjes vetėvendosje e kanė rrotulluar njė kamion qė po sillte mallra serbe nė Kosovė pėrmes pikės kufitare nė Merdare.
Nė fshatin Lupē tė Podujeves, aktivistėt e vetėvendosjes fillimisht kanė nxjerrė mallrat serbe qė ndodheshin ne kamion edhe mė pas e kanė shtyer kamionin nė humnerė.
Erzen Vraniqi zėdhėnės i vetėvendosjes thotė se me kėtė akt kjo lėvizje kundėrshton hyrjen nė Kosovė tė mallrave serbe.
Anėtarėt dhe deputetėt e vetėvendosjes e kanė ndaluar njė kamion qė po bartė mallera serbe e kanė shkarkuar mallin dhe mė pas e kanė rrotulluar kamionin duke e bėrė tė pa lėvizshėm tha Vraniqi pėr expressonline.
Mėsohet se aktivistėt e vetėvendosjes kanė qenė tė maskuar si policė dhe natyrshėm shoferi serb ėshtė ndalur kur ata ja kanė vėnė stopin.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga deti_om :-) : 21-09-11 nė 19:46
deti_om :-) Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-09-11, 20:01   #339
GURI SYLAJ
Moderator
 
Avatari i GURI SYLAJ
 
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
GURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Tash duhet shtru pyetjen se cilat jan ato GRUPE KRIMINALE qe, brenda pese ditesh, kan fute me shume se dyqind kamion mall te Serbise ne Kosove.
A mos eshte ky edhe nje SHFAJSIM i radhes qe po ju behet grupeve kriminale ne Veri te Mitrovices dhe nga kush.
Kah po shkon Kosova me aksione spektakulare e me rezultate -SILL E BIR VETIT !!
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
GURI SYLAJ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-09-11, 09:25   #340
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim AW: Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga GURI SYLAJ Shiko postimin
Tash duhet shtru pyetjen se cilat jan ato GRUPE KRIMINALE qe, brenda pese ditesh, kan fute me shume se dyqind kamion mall te Serbise ne Kosove.
A mos eshte ky edhe nje SHFAJSIM i radhes qe po ju behet grupeve kriminale ne Veri te Mitrovices dhe nga kush.
Kah po shkon Kosova me aksione spektakulare e me rezultate -SILL E BIR VETIT !!
- Sėpari nuk ėshtė Kosova por zyrtarishte ėshtė Republika e Kosovės : me kete emėrtim njihet shteti i Kosovės nga 84 shtete, antare te OKB-se. Kjo pėr kete aresye : "Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten." Shqiptaret e njohin realisht vetveten si Republike e Kosoves e jo si Kosove.
- Shfajsimin, sipas shkrimit tend, po e beka H.Thaēi (keshtu mendojne edhe grupet kriminele) e jo Qeveria legjitime e shtetit te Kosoves.
Marrja e kontrollit ne dy pikat kufitare dhe mbrojtja e integritetit territorial te shtetit nuk kane asgje "spektakulare" : 84 shtetet qe kane njohur syrtarisht Republiken e Kosoves ( e jo Kosove ose kosove e metohi, krejt nje per ata qe nuk e njohin vetveten) e obligojne Qeverine e ketij shteti t'i mbroje kufinjte e vete shtetror.

Kam pershtypjen se ty te vjen keq qe Qeveria e shtetit te Kosoves (gjithemone shteti i Kosoves ose Republika e Kosoves, per hir te njohjes se "vetevetes") ka vendosur doganiere e polici kufitare ne goganat e shtetit?!

Per 5 dite paskane hy 200 kamione mall! E per 12 vjet sa kamiona kane hy ?!
A ka ne kete forum ndonje matematicien qe kryen llogarine se une, per aq sa e njoh vetveten, nuk qendroj mire ne kete domen (ne matematike)!
__________________
Vėrejtjet, sugjerimet,mesazhet i vė nė kėtė adresė :
http://fshatari.perso.neuf.fr/index.php?skeda=libri
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-09-11, 09:47   #341
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Policia arreston 13 serbė nė Mitrovicė


9:35 / 22.09.2011

Policia e Kosovės ka arrestuar 13 serbė pėr hyrje ilegale nė Kosovė dhe transportimin e lėndės sė parė pėr kombinatin Trepēa gjatė ditės sė djeshme.
Lajmin e ka konfirmuar ministri i Brendshėm, Bajram Rexhepi.

Mėsohet se fjala ėshtė pėr 13 shoferė tė sipėrmarrjes serbe Eurokop nga Rashka, tė cilėt eksportojnė koncentrat tė minierės Trepēa pėr nė Zvicėr.

Ndėrkaq, zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės pėr rajonin e Mitrovicės, Besim Hoti, ka thėnė pėr “Tanjug” se ekziston dyshimi qė me kėta kamionė ditėve tė fundit kanė bllokuar rrugėt nė veri, por gjatė hetimeve ėshtė vėrtetuar se nuk ėshtė fjala pėr kamionėt e tillė.

“20 kaminė janė subjekt i hetimeve. Ėshtė vėrtetuar se 13 shoferėt kanė hyrė ilegalisht nė Kosovė. Shtatė janė nė burgim nė Lypjan, 3 nė Podujevė e 3 nė Vushtrri”, ka thėnė Hoti, sipas tė cilit brenda 48 orėve ata do tė gjenden para gjykatėsit. /Telegrafi/
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-09-11, 09:59   #342
GURI SYLAJ
Moderator
 
Avatari i GURI SYLAJ
 
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
GURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: AW: Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Fshatari Shiko postimin
- Sėpari nuk ėshtė Kosova por zyrtarishte ėshtė Republika e Kosovės : me kete emėrtim njihet shteti i Kosovės nga 84 shtete, antare te OKB-se. Kjo pėr kete aresye : "Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten." Shqiptaret e njohin realisht vetveten si Republike e Kosoves e jo si Kosove.
- Shfajsimin, sipas shkrimit tend, po e beka H.Thaēi (keshtu mendojne edhe grupet kriminele) e jo Qeveria legjitime e shtetit te Kosoves.
Marrja e kontrollit ne dy pikat kufitare dhe mbrojtja e integritetit territorial te shtetit nuk kane asgje "spektakulare" : 84 shtetet qe kane njohur syrtarisht Republiken e Kosoves ( e jo Kosove ose kosove e metohi, krejt nje per ata qe nuk e njohin vetveten) e obligojne Qeverine e ketij shteti t'i mbroje kufinjte e vete shtetror.

Kam pershtypjen se ty te vjen keq qe Qeveria e shtetit te Kosoves (gjithemone shteti i Kosoves ose Republika e Kosoves, per hir te njohjes se "vetevetes") ka vendosur doganiere e polici kufitare ne goganat e shtetit?!

Per 5 dite paskane hy 200 kamione mall! E per 12 vjet sa kamiona kane hy ?!
A ka ne kete forum ndonje matematicien qe kryen llogarine se une, per aq sa e njoh vetveten, nuk qendroj mire ne kete domen (ne matematike)!
I nderumi Fshatari.
Nese veq don me e marr ne mbrojtje dikend atehere mundohu me e marre mire.
Pikrisht se une flas per grupe kriminale e jo per shtetin, e quaj Kosove e jo Republika e Kosoves!
Mbas reciprocitetit ,jo nje here ne eshte thene se neve mundemi edhe pa mallra te Serbise dhe kjo na eshte thene nga njerez udheheqes dhe pergjegjes, cka doli se ose paska qen rrene ose vertete dikush nuk mundet pa keto biznise.
Po e lexove mire Konkluzen nga bisedimet-R.e Kosoves -Serbi, per doganat, e sheh se dikush ka rrejte me te madhe.
Aty qendron ;Doganat e Kosoves(e jo te R.se Kosoves) dhe se dokumentet percjellese duhet te pasqyrojne kete forme -kete vije.Keshtu ishte dicka perafersisht .Merri e lexoj dhe shih se ku flen lepuri!
Nga ketu ,nga ky pasus del se jo vetem vulat por te gjitha dokumentet percjellese duhet te jen me Kosove e jo me Republike e Kosoves.
Tash ne daq shahemi ,ne daq perqafohemi ,ne daq i biem kavallit!
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
GURI SYLAJ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-09-11, 11:02   #343
Shpati
 
Anėtarėsuar: 10-10-03
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 1,491
Shpati e ka pezulluar reputacionin
Gabim Re: Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Zero Cool Shiko postimin
Serbia kushtėzon bisedimet?


Pėrfaqėsuesit e Serbisė e kanė kėrcėnuar Bashkimin Evropian se do tė tėrhiqen nga negociatat me Prishtinėn zyrtare, derisa kjo e fundit nuk pranon tė negociohet nė raundin e ardhshėm ēėshtja e dy portave doganore 1 dhe 31 nė veriun e Kosovės.
Kryenegociatori serb, Borisllav Stefanovic, nė njė bisede mė gazetėn “Zėri” nėpėrmjet telefonit ka thėnė se “nuk ka kurrfarė kuptimi qė tė hapen tema tė reja ndėrmjet Prishtinės e Beogradit, derisa nuk rregullohet ēėshtjet nė veri”.

Ai tha se Serbia nuk do tė marrė pjesė nė raundin e ardhshėm, qė do tė mbahet nė Bruksel mė 27 dhe 28 tė kėtij muaji e as nė raunde tjera, nėse fillimisht nuk ulen tė bisedojnė pėr veriun, saktėsisht pėr pikat 1 dhe 31, pėr ēka tashmė Stefanovic e ka bėrė me dije edhe Brukselin.

“...Serbia nuk ėshtė kundėr rregullave dhe procedurave nė veri, por ėshtė kundėr doganierėve tė vendosur nga e ashtuquajtura Republika e Kosovės”. Serbia, sipas tij, pranon qė kėto pika t’i kontrollojė kushdo tjetėr, pėrveē se doganierėt e Prishtinės.

Ndėrsa pėrfaqėsuesit e Bashkimit Evropian deklaruan pėr “Zėri” se nuk kanė marrė kurrfarė kėrcėnimesh nga Beogradi. “Neve nuk na ka njoftuar askush nga Beogradi pėr kėtė vendim, nė ēfarėdo forme dhe presim qė dialogu tė fillojė javėn e ardhshme”, tha njė pėrfaqėsues nga Kėshilli i Ministrave i BE-sė.

Ndėrkaq Edita Tahiri, kryenegociatorja e Kosovės, ia bėn me dije Stefanovicit qė kėrkesa e tij pėr tė biseduar pėr kufijtė e Kosovės nuk do tė ndodhė kurrė.

“Ne e kemi bėrė tė ditur si qeveri qė nuk ka biseda pėr pikat doganore, dhe se ky ėshtė njė kapitull i mbyllur. Asnjėherė nuk ka pasur, as qė do tė ketė, sepse pikat doganore janė ēėshtje e sovranitetit tė shtetit tė Kosovės”, tha Tahiri pėr “Zėri”.

Ajo tha se nė raundin e ardhshėm, qė do tė mbahet mė 27 dhe 28 shtator, pala kosovare do tė jetė e pranishme dhe nė kėtė raund do tė flitet vetėm pėr telekomunikacionin, energjinė dhe bashkėpunimin rajonal.

Sa i pėrket mundėsisė sė mosparaqitjes nė kėtė raund tė palės serbe, Tahiri tha se ajo flet pėr palėn kosovare e cila, sipas saj, po kryen obligimet e veta dhe po zbaton marrėveshjen pėr tregti tė lirė. /Telegrafi/
Kosova nuk duhet te lejoj te behet sikurse Haiti ose Somalia!
Edhe pse diq te till e duan Armiqt e saj.
Te ndaj Sovranitetin me Oranganizata Nderkombtare dhe dihet ku perfundon nje Shtet i till -veshtro Haitin , Somalin !!!
Sovranitetin Kosova duhet ta ushtroj ne gjith Terriotorin e saj.
Ne qofte se vertet Serbia nuk deshiron te bashkpunoj me Kosoven ne nivel Shteteror !
Ateher Kosova duhet te mbyll per afat te pakufizuar Kufirin- Daljet me Serbin.
Por edhe importi i mallrave te ndalohet nga vendet qe nuk e kan njohur Kosoven si Shtet.
Shpati Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-09-11, 11:55   #344
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Truku shqiptaro-shka!
Sėrbia pranon dokumentet e Kosovės? SERBIJA I PRANON DOKUMENTET E SERBISE TE LESHUARA NE TERITORIN E KOSOVES ME KUSHT QE KOSOVA TE PRANOJ DOKUMENTET SERBE TE LESHUARA NE KOSOVE Pra edhe nje obstrukcion i shtetit sėrrbė.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 22-09-11 nė 11:58
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-09-11, 14:04   #345
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Pacollit i pamundėsohet garimi pėr president?


Nga Express mė 22 shtator 2011 nė ora 11:01
Zv/kryeministri Behgjet Pacolli rrezikon tė humbė tė drejtėn pėr tė garuar pėr president tė Kosovės nėse njė draft –amendament i Komisionit pėr ndryshimet kushtetuese shndėrrohet nė amendament kushtues, shkruan sot e pėrditshmja Infopress.

Fjala ėshtė pėr draft-amendamentin qė thotė se kandidati pėr president duhet tė ketė vetėm njė nėnshtetėsi, ndėrsa Behgjet Pacolli dihet se ka mė tepėr sė njė nėnshtetėsi. Me kėtė draft-amendament nuk ėshtė pajtuar pėrfaqėsuesja e AKR-sė nė kėtė komision, Suzanė Novoberdali, e cila ka kėrkuar qė kjo ēėshtje tė rishikohet.

Pėrveē kėtij draft-amendamenti Komisioni, qė ėshtė takuar pa praninė e medieve, ka propozuar qė kandidatėt pėr president tė sigurojnė 15 mijė nėnshkrime tė qytetarėve dhe tė kenė jetuar sė paku 5 vjet nė Kosovė.

Ėshtė propozuar qė kandidatėt pėr president tė sigurojnė 15 mijė nėnshkrime tė qytetarėve dhe tė kenė jetuar sė paku 5 vjet nė Kosovė.

Draft-amendamentet tjera pritet tė propozohen pas debateve me qytetarėt e Kosovės, qė do tė fillojnė me 4 nėntor. Nė fund tė gjitha propozimet shkojnė nė Kuvend pėr miratim.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 8 (0 Anėtarėt dhe 8 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:36.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.