Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 08-11-11, 20:41   #451
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Florini: Luftoni kriminelėt n’Prishtinė

Nė diskutimin pėr Raportin e Progresit sėrish pėrplasje e akuza tė Vetėvendosjes. Deputeti i kėtij subjekti politik, Florin Krasniqi i ka bėrė thirrje pushtetit qė para se tė provojė tė luftojė kriminelėt nė veri, tė merret me strukturat kriminale qė sipas tij janė brenda partive politike, duke pėrmendur nė veēanti SHIK-un.
“I ftoj dy partit mė tė mėdha qė ta elaburojnė kėtė fjali, edhe pėr ju LDK-nė, ēka keni bė me Sigurimin e Atdheut a e keni hala, kėta tė paktėn na kanė qu njė letėr e prishėm, ju as letėr s’na keni qu bile me thanė ėshtė s ‘ ėshtė ka qenė s’ ka qenė . Duhet ta pėrkrahim iniciativėn e Burim Ramadanit, ta krijojmė njė tekst qė do tė na krijon mundėsi qė t'i hetojmė kėto shėrbime informative, t’i shohim kush janė”, ka thėnė Krasniqi.
Mė shumė sesa PDK-nė deklarata e ka prekur LDK-nė. Deputeti i saj, Naser Osmani ka reaguar ashpėr duke thėnė se ku bazohet Krasniqi ku pėrfshin edhe LDK-nė nė ato qė tha.
“Raporti i progresit nuk pėrmend me emėr e mbiemėr partitė politike, pėrmend vetėm subjekte e drejtė e kujt ėshtė kėtu qė tė pėrfshijė LDK-nė me tė tjerėt nė grupet kriminele, ėshtė i pandėrgjegjshėm, i pa pjekur, destruktiv dhe qė nxit konflikt nė parlament”, ka thėnė me kėtė rast Osmani.
Edhe deputeti tjetėr, kryesues i seancės, Sabri Hamiti ka thėnė se Vetėvendosja si subjekt i madh politik qė pretendon tė jetė nuk mund tė bėjė deklarata tė tilla.
  Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 09-11-11, 10:15   #452
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

KFOR-i mori barrikadėn te Jarinja

Pjesėtarė tė KFOR-it nė veri tė Kosovės, herėt nė mėngjes, duke pėrdorur gaz lotsjellės kanė marrė barrikadėn nė drejtim tė vendkalimit kufitar Jarinje, njoftojnė medie serb.

E mėrkure 9 Nėntore 2011 9:38
Nė ndėrkohė serbė kanė shkarkuar disa kamionė zhavorr pėr tė ngritur barrikadė tė re , njofton RTS.
Situata nė kėtė pikė kufitare aktuale ėshtė e qetė.
Kryetari ilegal i komunės sė Leposaviqit Branko Niniq, ka ftuar qytetarėt pėr qetėsi dhe ka kėrkuar nga ta vazhdimin e luftės me mjete paqėsore pėr, siē ka thėnė ai, realizimin e tė drejtave tė veta legjitime.
Ushtarėt e KFOR-it kanė bllokuar edhe dy drejtimet alternative afėr Jarinjes dhe lumit Ibėr./koha/
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-11, 10:16   #453
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

“Atentatori” i Thaēit lirohet nga akuza pėr vrasje nė tentativė


E marte 8 Nėntore 2011 10:08
Prokurori i EULEX-it, Pascal Persoons, nuk ka gjetur asnjė provė pėr ta akuzuar Fazli Sejdiun (1988) pėr vrasje tė rėndė nė tentativė tė kryeministrit Hashim Thaēi. Pėr kėtė arsye ka hequr dorė nga kjo pikė e akuzės. Ka hartuar njė tė re bazuar nė prova materiale.
Ky prokuror nuk ėshtė bindur me faktet dhe as me aktakuzėn e ngritur nga ish-prokurori kosovar, Osman Mehmeti, edhe sa u pėrket tė pandehurve tė tjerė. Alban Gecin (1988), Kushtrim Gecin (1986) dhe Orges Prelvukajn (1987) tė akuzuar mė herėt pėr vepėr penale moslajmėrim i veprave penale apo moslajmėrim i kryesit tė saj dhe dhėnie tė ndihmės pas kryerjes sė veprave penale i ka liruar nga akuzat.
Nė aktakuzėn e re tė ngritur nė fund tė muajit tė kaluar, Pascal Persoons ka konstatuar se Fazli Sejdiu nuk synonte ta vriste kryeministrin Thaēi, por tė vidhte nė shtėpinė e tij.
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-11, 10:17   #454
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Kosova ka pak mė shumė meshkuj se femra


E marte 8 Nėntore 2011 22:07 Enti i Statistikave tė Kosovės, pėrkatėsisht Departamenti i Popullsisė ka publikuar tė martėn raportin “Gratė dhe burrat nė Kosovė”, me ē’rast janė bėrė tė ditura informacione statistikore pėr situatėn gjinore sipas sektorėve tė jetės ekonomike dhe sociale nė vend. Sipas tė dhėnave pėrbėrja e popullsisė sipas gjinisė ėshtė gati e njėjtė, por me njė pėrqindje edhe pse tė vogėl shihet se Kosova ka mė shumė meshkuj se femra.
Nė kėtė publikim qė ėshtė i pesti me radhė “Gratė dhe Burrat nė Kosovė”, gjendet tė dhėna statistikore mė afatgjata, tė krahasuara sipas viteve dhe ofrohen tė dhėna tė mjaftueshme, pėr analiza, krahasime, etj.
Sipas gjinisė nė publikimet e realizuara nga Enti i Statistikės sė Kosovės, 28 pėr qind e popullatės ėshtė mė e re se 15 vjeēare, gjersa gati dy tė tretat (65 pėr qind) i pėrkasin grupmoshės 15-64 vjeēare, grupmoshė kjo qė njihet si ekonomikisht aktive.
Kurse shpėrndarja e popullsisė sipas gjinisė ėshtė praktikisht e njėjtė nė viset urbane dhe rurale, pasi 50.1 pėr qind janė meshkuj dhe 49.9 pėr qind femra nė viset urbane, ndėrsa 50.2 meshkuj dhe 49.8 pėr qind femra nė viset rurale.
Nga tė dhėnat shihet se popullsia e Kosovės pėr ēdo 100 lindje vajzash ka rreth 109 lindje djemsh, kurse mosha mesatare e martesės nė vitin 2009 ėshtė 31 vjeē pėr burrat dhe 28 pėr gratė.
Analfabetizmi nė Kosovė vazhdon tė jetė ēėshtje gjinore dhe moshove. Femrat nė pėrgjithėsi janė mė tepėr se dyfish mė analfabete se meshkujt (7.5 pėr qind krahasuar me 3.3 pėr qind nė viset urbane dhe 11.3 pėr qind krahasuar me 5.5 pėr qind nė viset rurale).
Pjesėmarrja e grave nė forcat e punės ėshtė gati sa gjysma e burrave. Nė vite kjo pėrqindje ėshtė ulur nga 30 nė 29 pėr gratė dhe nga 68 nė 67 pėr burrat.
Shkalla e papunėsisė pėr vitin 2009 shėnon 56 pėr qind pėr gratė , ndėrsa pėr burrat 41 pėr qind.
Ndėr profesionet qė ushtrojnė gratė janė mė shumė ato profesionale, shėrbyese dhe teknike, ndėrsa, burrat kryejnė gati tė gjithat llojet e profesioneve./Kosovapress/
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-11, 13:51   #455
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Zgjidhje pėrtej Planit Ahtisaari


09-11-2011 12:52 CET


Autoritetet politike dhe shoqėrore nė Kosovė janė shumė kėmbėngulėse qė lidhur me integrimin e veriut tė Kosovės, tė mos lėshojnė pe pėrtej planit tė presidentit Martti Ahtisaari, kryenegociatorit tė Kombeve tė Bashkuara, nė bazė tė tė cilit ėshtė shpallur pavarėsia e Kosovės. Por, analistėt e ēėshtjeve politike nė Kosovė vlerėsojnė se Prishtina zyrtare do tė jetė e detyruar qė ta tejkalojė kėtė plan.
Naim Rashiti, analist i Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave, thotė se qėndrimi i ngurtė i Prishtinės zyrtare ėshtė rezultat i mospėrfundimit tė procesit me shpalljen e pavarėsisė sė vendit, por edhe njohjes sė pamjaftueshme tė situatės nė veri, si dhe mungesės sė komunikimit ndėrmjet Prishtinės zyrtare dhe serbėve tė veriut.
“Realisht, ‘treni i Ahtisarit’ pėr veriun ka ikur. Situata nė tė cilėn jemi tash, si dhe proceset qė do tė vijnė nė vazhdim, sidomos ato proceset integruese tė BE-sė, do ta detyrojnė Prishtinėn qė tė mendojė pėr diēka pėrtej Planit tė Ahtisaarit”.
“Me siguri qė Prishtina, pėr njė kohė tė gjatė, do tė insistojė nė bazat e Planit tė Ahtisaarit dhe fundamentalisht nė provizionet e kėtij plani. Por, realisht, Prishtina do tė ulet nė tavolinė me veriun apo qoftė edhe me Beogradin me Planin e Ahtisaarit”, thotė Rashiti.
Sipas tij, shumė njerėz nga faktori ndėrkombėtar e shohin Planin e Ahtisaarit vetėm si bazė pėr fillimin e zgjidhjes sė statusit tė veriut. Ai gjithashtu thekson se disa diplomatė dhe burokratė evropianė kanė shprehur opsione tė ndryshme pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė veriut, si: status special, Ahtisaari plus apo autonomi. Sipas tij, tė gjitha kėto kanė njė emėrues tė pėrbashkėt - lėvizjen pėrtej Planit tė Ahtisaarit.
“Nė fund, se si do tė quhet, kjo ka pak rėndėsi. Por, ajo qė do tė jetė, ėshtė pėrtej Ahtisaarit. Do tė krijohen disa kompetenca mė tė fuqishme pėr komunat nė veri, ndoshta edhe pėrmes njė krijimi tė njė asambleje pėr veriun. Do tė ketė disa garantime mė tė fuqishme sa i pėrket funksionimit tė policisė autonome lokale dhe gjykatave”.
“Do tė ketė njė rirregullim tė marrėdhėnies sė Beogradit nė funksionimin e disa ēėshtjeve, sferave me rėndėsi pėr serbėt nė veri, siē janė: arsimi, edukimi, shėrbimet sociale, kultura apo qoftė edhe projekte tė tjera qė do tė shkojnė te komunat”, deklaron Rashiti. /REL/
0
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-11, 15:43   #456
LuLjaa
Ferizajlike
 
Avatari i LuLjaa
 
Anėtarėsuar: 06-03-07
Vendndodhja: Ngat Kojshive..
Postime: 32,348
LuLjaa i pazėvėndėsueshėmLuLjaa i pazėvėndėsueshėmLuLjaa i pazėvėndėsueshėmLuLjaa i pazėvėndėsueshėmLuLjaa i pazėvėndėsueshėmLuLjaa i pazėvėndėsueshėmLuLjaa i pazėvėndėsueshėmLuLjaa i pazėvėndėsueshėmLuLjaa i pazėvėndėsueshėmLuLjaa i pazėvėndėsueshėmLuLjaa i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Hajra ti edhe spiker koke ba se pasna dit tybe,, ama te ka hijee
sikur te ishe dal edhe TV, pot paramendoj qysh i jep lajmet hahaaa
__________________
● Dashuria vleresohet, aty ku shijohet ●
LuLjaa Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-11, 21:46   #457
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga LuLjaa Shiko postimin
Hajra ti edhe spiker koke ba se pasna dit tybe,, ama te ka hijee
sikur te ishe dal edhe TV, pot paramendoj qysh i jep lajmet hahaaa

.....qy ti spiker ani po me paramendon hahahah...
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-11-11, 08:40   #458
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Ia panė sherrin hajnisė

pasi u konfrontuan me rojet e shtepive shqiptare i zuri belaja;
Njėri nga tre serbėt e plagosur gjatė konfliktit qė ndodhi sot nė Lagjen Kroi i Vitakut ka ndėrruar jetė pak minuta pas orės 24:00 tė sė mėrkurės.
Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės Besim Hoti, sipas tė cilit ėshtė bėrė e ditur se ėshtė fjala pėr Sava Mojisiēin. i pyetur rreth tė dhėnave tė viktimės Hoti ka thėnė se informacionet qė i disponon aktualishtė janė vetėm tė dhėnat se njėri nga tre tė plagosurit i quajtur Sava Mojisiē ka ndėrruar jetė dhe shtoi se nuk ėshtė nė dijeni pėr moshėn e tij. Policia vendore dhe ajo ndėrkombėtare ėshtė duke ushtruar njė operacione tė bastisjes sė shtėpive qė gjenden nė lokacionin ku ka ndodhur incidenti. Tashmė forca tė mėdha policore tė Policisė sė Kosovės dhe asaj ndėrkombėtare kanė zbarkuar nė Mitrovicė duke pėrfshirė edhe pjesėn veriore tė saj.
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-11-11, 22:12   #459
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Kryetarėt ilegalė tė veriut, kėrkesė Putinit


11-11-2011 16:39 CET


Kryetarėt ilegalė tė katėr komunave veriore, pas njė takimi tė mbajtur nė veri kanė kėrkuar tė marrin pjesė nė mbledhjen e Kuvendit tė Serbisė qė i kushtohet Kosovės.
Ata i janė drejtuar tė ashtuquajturit ministėr pėr Kosovėn, Goran Bogdanoviq “me lutjen qė t’i ndihmojė ekzistencės sė popullit serb nė Kosovė, dhe se me kėto kėrkesa do t’i adresohen edhe kryeministrit rus Vladimir Putin”.
Ata kanė kundėrshtuar sėrish praninė e doganierėve dhe tė policėve shqiptarė nė pikat doganore, duke premtuar rezistencė paqėsore, dhe duke kėrcėnuar e theksuar “se kurrė nuk do tė ketė kufi nė Jarinė e Bėrnjak”.
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-11-11, 17:05   #460
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Inaugurohet njė pjesė e autostradės


12-11-2011 13:44 CET

http://www.zeri.info/fotografia.php?id=41340




Shumė qytetarė, zyrtarė vendorė e ndėrkombėtarė, kanė marrė pjesė tė shtunėn nė ceremoninė solemne tė pėrurimit tė 38 kilometrave tė parė tė autostradės Vėrmicė-Merdar, qė mban emrin “Ibrahim Rugova”.
Prerjen e shiritit tė kėsaj rruge e kanė bėrė presidentja e Kosovės, Atifete Jahjaga, kryeministri kosovar, Hashim Thaēi, ai i Shqipėrisė, Sali Berisha, dhe kongresisti amerikan, Eliot Engel.
Me kėtė rast, presidentja Atifete Jahjaga ka thėnė se “sot ėshtė fillimi i njė vepre tė pritur shumė gjatė nga Kosova”. Ajo ka deklaruar, po ashtu, se kjo rrugė ėshtė nė funksion tė lidhjes sė popujve dhe shteteve.
“Pėrurimi i kilometrave tė parė nė territorin e Kosovės tė Rrugės sė Kombit, tė ndėrtuar me standarde dhe parametra modern, ėshtė filli i njė vepre tė dėshiruar dhe tė pritur shumė gjatė qė Kosova dhe Shqipėria po e realizojnė sot. Kjo rrugė ėshtė nė funksion tė ndėrlidhjes sė popujve dhe tė shteteve. Ėshtė lidhja jonė nė korridoret e rėndėsishme evropiane. Sot po tejkalojmė barrierat e fundit qė penguan lėvizjen e lirė mes qytetarėve tanė pėr tė qenė bashkė si tė gjithė popujt qė mbėshtesin vlerat evropiane dhe qė ndėrtojnė ura bashkėpunimi”, ka thėnė Jahjaga.
Ajo ka shtuar se “sot po e realizojmė njė ėndėrr. Njė vepėr tė njė vlere tė pakrahasueshme morale qė ēon nė afrimin e njerėzve dhe ju shėrben qytetarėve dhe vendeve tona”.
Edhe kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, ka thėnė se projekti pėr ndėrtimin e autostradės ėshtė njė projekt qė hap kufij dhe i demokratizon ata.
“Ky projekt ėshtė projekt i shekullit tė ri, i lirisė, pavarėsisė dhe integrimit - projekt i gjeneratės dhe mentalitetit tė ri mirėqeverisės. Ėshtė projekt i evropianėve tė rinj. Ky projekt hap kufij, thyen barrierat e sė kaluarės dhe hap horizontin e sė ardhmes. Kjo ėshtė autostrada mė moderne nė rajon. Kjo autostradė i jep kuptim shtetit tonė tė ri”, ka theksuar Thaēi.
Ndėrkohė i emocionuar, kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, ėshtė shprehur se rruga bashkon idealin kombėtar, idealin e Prizrenit dhe atė tė Ibrahim Rugovės.
“Inaugurimin sot nė Kosovėn e lirė dhe tė pavarur tė kėsaj rruge madhėshtore, tė kėsaj autostrade qė bashkon shqiptarėt me shumė sė kurrė nė idealin e unitetit kombėtar, nė idealin e Prizrenit, nė idealin e pavdekshėm tė grave dhe burrave qė sakrifikuan, derdhėn lumenj gjaku nė kryengritjen e tyre tė madhe pėr ta bėrė Shqipėrinė e pavarur, pėr ta bėrė Kosovėn tė lirė dhe tė pavarur, nė nderimin mė tė madh tė arkitektit tė Kosovės sė pavarur, burrit mendje-ndritur tė kombit shqiptar, profesor doktor Ibrahim Rugovės”, ka nėnvizuar Berisha.

Nė ceremoni, kanė qenė tė pranishėm edhe kongresisti amerikan Eliot Engel dhe ambasadori i SHBA-sė nė Prishtinė, Christopher Dell.
Kongresisti Engel ka thėnė se kjo rrugė e sjell Kosovėn nė zemėr tė Evropės.
“Nė njė kohė kur tė tjerėt po i mbyllin kufijtė e tyre, Kosova po i hap kufijtė e saj dhe po bėhet njė pjesė shumė e rėndėsishme e Evropės. Dikur nevojiteshin 10 orė pėr tė shkuar nga Prishtina nė Tiranė, e tash na duhen vetėm tri orė. Mendoj se ėshtė shumė me rėndėsi qė kjo rrugė po emėrohet me emrin e zotit Rugova, qė ka qenė mik i imi dhe ka pasur kaq shumė kuptim pėr kėtė vend. Po ashtu, mund t’ju them se SHBA-tė gjithmonė do tė jenė tė pėrkushtuara pėr kėtė vend tė mrekullueshėm”,ėshtė shprehur Engel.
Kostoja e ndėrtimit tė 38 kilometrave tė parė tė autostradės thuhet tė ketė kushtuar rreth 330 milionė euro. Punimet nė kėtė autostradė ėshtė duke i kryer kompania “Bechtel-Enka”. Gjerėsia e autostradės do tė jetė 28 metra, dhe do tė jenė 4 korsi.
Zyrtarėt e Qeverisė sė Kosovės kanė deklaruar se punimet nė autostradė do tė vazhdojnė derisa tė pėrfundojė i tėrė projekti, i cili pritet tė kryhet nė nėntor tė vitit tė ardhshėm.
Autostrada ”Ibrahim Rugova”, ėshtė cilėsuar projekt historik pėr Kosovėn evropiane dhe pėr integrimin e shqiptarėve nė Bashkimin Evropian. /REL/
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-11-11, 18:58   #461
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Thumbs down Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Kompromis pėr pikėkalimet kufitare


Kosova ka pranuar njė propozim qė e pati refuzuar njė muaj mė parė. Propozimi parasheh qė Kosova dhe Serbia tė kenė pika tė pėrbashkėta doganore nė kufij, pa e obliguar Serbinė qė tė pranojė Kosovėn si shtet. Qeveria kosovare ėshtė pajtuar qė pikėkalimet kufitare me Serbinė tė menaxhohen nė sistemin e integruar, sipas standardeve tė Bashkimit Evropian. Nė to parashihet tė patrullojnė nė mėnyrė tė pėrbashkėt doganierė dhe zyrtarė kufitarė nga Kosova, Serbia dhe EULEX-i. “Propozimi ka ardhur si rezultat i njė procesi paralel me procesin e dialogut”, kanė shpjeguar pėr gazetėn Koha Ditore burime ndėrkombėtare. “Tash ėshtė gjetur pajtimi, andaj menaxhimi i integruar i kufijve do tė ndodhė”. Procesi paralel i dialogut ka nisur nga konsultimet e vazhdueshme qė ndėrmjetėsi i BE-sė, Robert Cooper, ka pasur me shefin e ekipit serb tė bisedimeve, Borislav Stefanovic, dhe kryenegociatoren kosovare, Edita Tahiri. Nė kėtė mėnyrė, Serbia ka pėrmbushur kėrkesėn e vet pėr tė biseduar pėr pikėkalimet kufitare dhe ka plotėsuar njė kriter pėr integrimin evropian. Kriteri do tė plotėsohet edhe nga Kosova. Nė procesin e gjetjes sė zgjidhjeve pėr pikėkalimet kufitare kanė qenė tė pėrfshira edhe misionet ndėrkombėtare nė Kosovė, pėrfshirė ato diplomatike. Me pranimin e kėtij propozimi, menaxhimi i pikėkalimeve kufitare ėshtė bėrė pjesė e dialogut teknik, gjė qė zyrtarėt e Qeverisė Thaēi, pėrfshirė vetė kryeministrin, e patėn kundėrshtuar disa herė publikisht.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-11-11, 15:32   #462
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Serbėt nga veriu kėrkojnė shtetėsi ruse


E hėne 14 Nėntore 2011 13:31
Disa shoqata serbe nga veriu i Kosovės, i kanė dėrguar para disa ditėsh njė letėr ambasadės ruse nė Beograd, pėrmes sė cilės kanė kėrkuar qė mijėra serbėve tė Kosovės t’u mundėsohet marrja e shtetėsisė ruse.
Sipas kėsaj letre, ky vendim i serbėve tė Kosovės vjen si rrjedhojė e revoltės dhe dėshpėrimit tė tyre ndaj pushtetit tė Beogradit.
“Ky veprim ėshtė manifestim i pakėnaqėsisė dhe njėherit vėrejtje pėr pushtetin tonė nė Beograd, sepse tregon se qytetarėt serbė qė jetojnė nė Kosovė kanė mė shumė besim nė njė shtet tjetėr sesa nė vetė Serbinė”, thuhet nė fund tė kėsaj letre.
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-11-11, 16:39   #463
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Hajra Shiko postimin
Serbėt nga veriu kėrkojnė shtetėsi ruse


E hėne 14 Nėntore 2011 13:31
Disa shoqata serbe nga veriu i Kosovės, i kanė dėrguar para disa ditėsh njė letėr ambasadės ruse nė Beograd, pėrmes sė cilės kanė kėrkuar qė mijėra serbėve tė Kosovės t’u mundėsohet marrja e shtetėsisė ruse.
Sipas kėsaj letre, ky vendim i serbėve tė Kosovės vjen si rrjedhojė e revoltės dhe dėshpėrimit tė tyre ndaj pushtetit tė Beogradit.
“Ky veprim ėshtė manifestim i pakėnaqėsisė dhe njėherit vėrejtje pėr pushtetin tonė nė Beograd, sepse tregon se qytetarėt serbė qė jetojnė nė Kosovė kanė mė shumė besim nė njė shtet tjetėr sesa nė vetė Serbinė”, thuhet nė fund tė kėsaj letre.

..prej gojes tyre ne vesh te Zotit ..!
athu spo shperngulen dhe riatedhesohen ne Rusi ..
__________________
--------------------------------------------------------------------------------

Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh

lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!

Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),

por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!

[ e vodha, nga Panta_rhei ]

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga jadore : 14-11-11 nė 16:39
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-11-11, 16:42   #464
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga jadore Shiko postimin

..prej gojes tyre ne vesh te Zotit ..!
athu spo shperngulen dhe riatedhesohen ne Rusi ..

....me e ba riatdhesimin e tyre ne karpate,
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-11-11, 16:50   #465
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Hajra Shiko postimin
....me e ba riatdhesimin e tyre ne karpate,

more edhe prapa diellit se le pertej Karpateve , neve le te na hjeken qafe ..se boll mo .. keshu si duket ka qene pergjate krejte historise, qesi yrrnek qeverije kishim pas qysh ne kohe te Ilirise e teknej , qe ata u shtrine e u shtrine e neve na izolun e zvoglun ..


__________________
--------------------------------------------------------------------------------

Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh

lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!

Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),

por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!

[ e vodha, nga Panta_rhei ]

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga jadore : 14-11-11 nė 16:51
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 9 (0 Anėtarėt dhe 9 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:48.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.