Paratė, ja disa gjėra qė ne nuk i dimė
Tė gjithė i duan paratė. Disa duan mė shumė, disa mė pak. Disa kanė aq sa pėr tė plotėsuar nevojat elementare, disa pėr tė plotėsuar edhe tekat mė skandaloze, por, sidoqoftė ato janė pjesė shumė e rėndėsishme e jetės. Pėrveē tė mirave materiale qė na sigurojnė paratė, a jemi ndalur ndonjėherė tė shohim pas kėtij fakti. Mė poshtė jepen disa tė dhėna interesante nė lidhje me paratė.
-Shumė pak vetė e dinė se Byroja e SHBA e Skalitjes dhe Stampimit prodhon rreth 35 milionė bankėnota nė ditė me njė vlerė prej rreth 635 milionė dollarėsh.
-Nėntė pėr qind e bankėnotave tė shtypura ēdo vit pėrdoren pėr tė zėvendėsuar bankėnota qė janė aktualisht nė qarkullim.
-Studimet kanė zbuluar se nė sipėrfaqen e parave qė qarkullojnė ēdo ditė dorė mė dorė ekzistojnė rreth 93 lloje bakteresh.
-Paratė mė tė mėdha nė masė mund tė gjenden nė ishullin e Mikronezisė, Jap. Ato pėrbėhen nga njė lloj shkėmbi dhe vendosen jashtė shtėpive pėr tė demonstruar statusin e familjes.
-Monedhat suedeze prej bakri tė vitit 1770 janė monedhat prej metali mė tė mėdha tė prodhuara ndonjėherė.
-Pėr tė gjithė ata qė mendojnė se kartėmonedhat e dollarėve pėrbehen nga letra, e kanė gabim. 25 pėr qind e tyre ėshtė prej liri dhe 75 pėr qind prej pambuku dhe ato nė fakt shtypen, nuk stampohen. Ēdo kartėmonedhė peshon ekzaktėsisht njė gramė. Pėr tė shtypur secilėn prej kartėmonedhave tė 8.6 miliardė dollarėve tė vitit 2005 janė dashur 5.7 cent.
-Martha Washington ėshtė gruaja e parė amerikane e vizatuar nė njė kartėmonedhė amerikane njė dollarėshe tė vitit 1886, 1981 dhe 1896.
-Vetėm dy gra reale e kanė pasur njė nder tė tillė vitet e fundit, militantja e sė drejtės sė votimit pėr gra, Susan B. Anthony dhe Shoshone Guide Sacagawea, tė dyja nė monedhat njė dollarėshe.
-Paraja mė me vlerė nė botė ėshtė monedha prej floriri 20 dollarėshe e vitit 1933 Double Eagle. Tė njėjtin vit presidenti Roosevelt vendosi qė tė gjitha monedhat Double Eagle tė shkatėrroheshin. Njė e vetme, e mbijetuar, u shfaq nė vitin 1996, dhe gjashtė vjet mė vonė u shit nė njė ankand pėr 7.95 milionė dollarė.
-Ndėrsa depoja mė e madhe e floririt nė botė ėshtė e groposur 24 metra nėn tokė nė Manhaten. Pavarėsisht se nėn kujdesin e Bankės Federale tė Rezervave tė Nju Jorkut, floriri ėshtė nėn pronėsinė e kombeve tė huaja dhe bankave dhe organizatave ndėrkombėtare.