DITA E FUNDIT E JETĖS SIME!
Supozojmė qė sot mėsuat qė keni vetėm edhe njė ditė pėr tė jetuar. Si do ta kalonit ditėn e fundit tė jetės suaj?
Kjo pyetje ėshtė bėrė edhe 100 vjet mė parė, shumė kohė para se tė bėheshin analizat pyetėsore dhe vlerėsimi i opinionit publik. Pyetėsi iu drejtua shumė dijetarėve tė shquar dhe njerėzve tė njohur pėr besnikėri dhe pėrgjigjet e tyre i bashkoi nė njė libėr. Qėllimi i kėtij libri ishte ti frymėzojė njerėzit pėr virtyte mė tė mira.
Pėrgjigjja mė inspiruese ishte nga njėri, qė pėr ditėn e fundit tė jetės sė tij nuk kishte ndonjė dėshirė qė tė shtonte ndonjė vepėr tė virtytshme. Ai ishte muhadithi i madh Abdur Rrahman ibn Naum. Ai tha: Unė nė ditėn e fundit tė jetės sime nuk kisha pėr tė ndryshuar asgjė nga programi im ditor. Unė kaloj ēdo ditė tė jetės sime sikurse tė ishte dita e fundit e imja.
Vdekja ėshtė ēėshtja mė e sigurt e jetės. Sipas statistikave, nė botė vdesin ēdo orė rreth 6178 njerėz; ata janė nga tė gjitha moshat. Vdesin pėr shkaqe tė ndryshme, tė njohura si dhe tė panjohura pėr njerėzit. Pėr disa vdekje arsyeja dihet nga tė tjerėt, ndėrsa shumica vdesin nė heshtje. Megjithatė, ēdonjėri prej tyre e lė kėtė botė nė tė njėjtėn mėnyrė. Vetėm nė kohėn e caktuar nga All-llahu i Gjithėfuqishėm. Kurse as shkenca e as teknologjia nuk mund ta parashikojė e as ta pengojė atė. Ėshtė ekskluzivisht nė duart e Krijuesit.
O ju njerėz, nėse dyshoni pėr ringjalljen, atėherė mendoni krijimin tuaj. Ne u krijuam ju prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej njė gjaku tė ngjizur, pastaj prej njė sa kafshatė mishi, qė ėshtė krijesė e formuluar ose e paformuluar, nė mėnyrė qė tju sqarojmė. Ne e pėrqėndrojmė nė mitėr deri nė njė afat tė caktuar, e mandej u nxjerrim foshnjė dhe ashtu tė arrini pjekurinė tuaj. Ka qė dikush prej jush vdes herėt, e dikush tė jetojė deri nė pleqėri tė thellė, nė mėnyrė qė tė mos dijė asgjė nga dija qė ka pasur. (El-Haxhxh 22:5)
Vazhdimisht jemi dėshmitarė tė vdekjes. Por, ēuditėrisht e injorojmė atė sikurse nuk do tė na ndodh kurrė, apo sdo tė na ndodh tani shpejt. Megjithėse vazhdimisht varrosim shokėt tanė, kushėrinjtė tanė, madje edhe anėtarėt e familjes sonė tė ngushtė, pėr veten tonė mendojmė se do jetojmė pėrgjithmonė. Pra, qėndrimi ynė bie nė kundėrshtim me logjikėn e shėndoshė.
Nė disa mėnyra ne edhe dallojmė pashmangshmėrinė e vdekjes, madje edhe spontanisht pėrgatitemi pėr tė. Marrim sigurime shtetėrore dhe mendojmė pėr tė afėrmit tanė mbas vdekjes sonė, planifikojmė pėr ndarjen e pronės dhe pasurisė sonė. Bile, shumė biznesmenė dhe qeveritarė pėrgatisin plane kontigjente pėr tė vazhduar zbatimet e operacioneve tė tyre nė rast tė humbjes sė liderėve.
Nė fund tė fundit, kjo ėshtė njohja e vdekjes si fundi i kėsaj jete. Por, dėshtimi ynė qėndron nė mosnjohjen e vdekjes si fillimi i njė jete tjetėr, jetės sė amshuar, ku do tė korrim atė qė mbollėm nė kėtė botė.
Mėsimet Islame tregojnė se ndėr tė veēantat qė e dallojnė tė zgjuarin nga tė tjerėt ėshtė edhe njohja dhe pėrgatitja pėr jetėn e amshuar. Siē thotė edhe Muhammedi alejhis-selam:
Me tė vėrtetė i zgjuar ėshtė ai person i cili kontrollon dėshirat e tij dhe pėrgatitet pėr jetėn pas vdekjes.
Tregohet njė histori e prekshme pėr Behlulin, i cili pėr shkak tė ēiltėrsisė sė tij shihej si i kundėrt me zgjuarsinė dhe shkathtėsinė. Halifi Harun Rashid e lejonte Behlulin tė hynte lirisht nė oborrin mbretėror tė tij, ndoshta ngaqė naiviteti i tij ishte si zbavitje pėr halifin.
Njė ditė Halifi i dhuroi atij njė shkop pėr ecje, dhe i tha: Ky shkop ėshtė pėr personin mė budalla nė botė. Nėse sheh ndonjė njeri tjetėr qė e meriton mė shumė se ti, dhuroja atij.
Disa vite me vonė, Harun Rashid ra shumė i sėmurė dhe asnjė trajtim mjekėsor nuk mund ta shėronte atė. Behluli e vizitonte atė shpesh dhe interesohej pėr shėndetin e tij. Njė ditė bashkėbisedimi i tyre shkoi kėshtu:
Haruni: Asnjė ilaē nuk po mė shėron, po shoh se udhėtimi im i fundit po mė afrohet.
Behluli: Ku doni tė shkoni?
Haruni: Do shkoj nė Botėn Tjetėr.
Behluli: Sa kohė do tė qėndroni atje? Kur do tė ktheheni?
Haruni: Asnjė njeri nuk kthehet kurrė nga ajo botė.
Behluli: Pra, paskeni bėrė pėrgatitje tė veēanta pėr kėtė udhėtim. A keni dėrguar ndonjė grup special pėr tju pritur kur tė arrini atje?
Haruni: Jo Behlul, duhet tė shkosh vetėm atje. Dhe jo, nuk kam bėrė asnjė pėrgatitje.
Behluli: O udhėheqės i muslimanėve! Ti dėrgoje ushtri tė mėdha pėr t'u pėrgatitur kur bėje udhėtime madje edhe tė shkurtėra, dy tre ditėshe. Tani po shkoni nė njė vend ku do tė jetoni pėrgjithmonė dhe nuk keni bėrė asnjė pėrgatitje paraprake! Mendoj se kam gjetur personin qė e meriton shkopin qė ma keni dhėnė disa vite mė parė.
Mėsimi i kėtij tregimi vlen pėr tė gjithė ne. Ne mund tė mos jemi mbretėr, por, prapėseprapė pėrgatitemi pėr udhėtime madje edhe pak ditėshe. Po pėr pėrgatitjen e udhėtimit tonė nė jetėn e pafundme, botėn tjetėr?
Po sikur shqetėsimi apo meraku ynė kryesor nė kėtė botė tė jetė ēėshtja e Botės Tjetėr! Kjo padyshim do tė ndryshonte edhe jetėn nė kėtė botė. Kjo botė ėshtė njė shtėpi ėndėrrash, njė iluzion. Kėtu nuk ndėshkohemi nė momentin kur bėjmė mėkatin dhe kjo na qetėson neve me njė siguri mashtruese me tė cilėn vazhdojmė pandėrprerė. Por vdekja ėshtė e kundėrta e kėtij iluzioni. Personi i cili din dhe rikujton se njė ditė do tė dalė para All-llahut tė Madhėrishėm dhe do tė japė pėrgjegjėsi pėr tė gjitha veprat e tij, thjesht nuk mund tė vazhdojė tė kundėrshtojė Zotin.
Nga historia e Faraonit mėsojmė se kur ai vėrejti se vdekja po i afrohet deklaroi besimin e tij nė Zotin e Musait, kurse vetėm pak para kėtij momenti ai u mashtrua nga iluzioni i vetėfuqisė sė tij. Pendimi i tij ishte shumė vonė, por historia e tij na tregon se si arroganca dhe rreptėsia e tij u zhdukėn kur u ballafaquan me vdekjen.
Ėshtė pėr tu habitur se si shumė nga konfuzionet tona, argumentet joserioze, justifikimet se pse nuk mund tė bėjmė kėtė apo atė, apo dembelizmi ynė i hapur, mund tė zhduken kur pėrfytyrojmė vetveten tonė brenda nė varr! Kujtimi i vdekjes zgjidh shumė ēėshtje madje edhe tė paqarta, pėrpara se tė jetė shumė vonė.
Personi i cili ēdo ditė tė jetės e kalon sikurse tė ishte dita e fundit e tij, ėshtė me tė vėrtetė njė person shumė i menēur. Ky duhet tė jetė qėllimi i tė gjithė neve.
Marrė nga: www.horizonti.com