Poezi e Presidentit Ibrahim Rugova - botuar nė fund tė viteve tė 60-ta
1.
Me varg nė shpirt m`ēeli pranvera.
Desha t`jetoj gjithmonė i neshtė.
Mė bėhet se do tė vajtoj pėrhera,
Kur po hyj me tė madhe nė vjeshtė.
2.
Ah, stinė e verdhemtė, stinė e venitur
Vallė, Ty tė mallkoi mėma natyrė?
Qė bashkė t`shkrihemi kėshtu t`nemitur,
Mos jemi tė mjerė nė krijatyrė?
Mė mbaj fjalėn, Ti e verdha stinė.
Edhe unė qeshė si ti i gjallė dikur.
E tani diēfarė fort, fort mė nxin
E me dritė n`shpirt po bėhem nur.
3.
Po ėndėrrove me kėngė tė rritesh,
Dhe ajo jetės pėrpara t`i flasė.
E di. Me dėngė plot do t`goditesh,
E ngado tė endesh veē do tė vrasė.
4.
Athua Zoti i marrė diti tė gjykojė,
Qė njomakėt tė kalben shi nė vrug.
Apo secili barrėn e vdekjes tė peshojė
N`zjarr tė heshtjes i ndryrė si murg?
5.
I ngrohur me tė vėrtetėn nė gji,
Vėllau im dole n`mesin me erė.
Mbi fytyrėn e re t`ra njė vel i zi
T`nxuer e t`futi n`kuvli pėrherė.
6.
O kujt t`i falem n`kėtė orė t`vėshtirė,
Kujt t`ia kėrkoj hijen e njomėsisė?
Pa frikė. Prore do t`jetė ndjellamirė
Pikllimi im, kasnec i gjallė i fuqisė.
7.
Dua tė iki fushės e malit -
Jetėn e shoh si grusht t`rėndė.
Jo,s`dua t`iki. Dua si shpirt djalli
Tė ngjitem sė bashku nė vend.
8.
Bėn qė pėr vargjet e mia t`pėrvėlimit,
Tė mė quajnė edhe njeri fare t`prishtė.
Pa heret i vranė sytė e shtrembėrimit,
Se e flas t`vėrtetėn e kam ēiltėrtisht.
Por njė tė dihet se zemra e poetit,
N`dimėr a n`verė s`di tė ngurrė
Dhe kur e ndjen valėn rreth vetit
Qan e qesh, nuk qetėsohet kurrė.
------------------------------------------------------------------
Poezinė dhe Fotografinė
pėr botim nė trepca.net i dėrgoi : Shaip Beqiri