Zbėrthimi i enigmės politike tė Edi Ramės, siē pasqyrohet
tek Veton Surroi
http://www.sot. com.al/index. php?option= content&task= view&id=66548& lang=
Friday, 07 March 2008
Nga Kastriot Myftaraj - Edi Rama dhe Veton Surroi janė dy
njerėz qė ngjajnė shumė me njėri tjetrin, se tė dy kanė
bėrė karrierė nė fillim nė atė qė quhet «shoqėri civile»
dhe mė pas nė politikė, nėn kujdesin e Sorosit.Derisa Edi
Rama ka qenė beniamini i Sorosit nė Shqipėri, qė kur filloi
tė veprojė Fondacioni «Soros», Veton Surroi ka qenė
beniamini i Soros nė Kosovė, qė nė fund tė viteve
tetėdhjetė, kuptohet pėr faktin se, nė Jugosllavi, Soros
filloi tė veprojė mė herėt se nė Shqipėri, pėr shkak se
Jugosllavia ishte njė vend i hapur. Ditėn e mėrkurė Veton
Surroi ishte i ftuar nė emisionin Top show nė Top Channel,
ku ai tha se me Edi Ramėn e lidh njė miqėsi e vjetėr- siē u
shpreh Surroi, pėr shkak tė rrethanave qė i kanė bashkuar
qė herėt. Surroi nuk e tha, por fjala ėshtė pėr lidhjen e
tyre tė pėrbashkėt me Soros. Nga kjo gjė kuptojmė se Surroi
dhe Rama janė lanēuar dhe sponsorizuar nga e njėjta qendėr,
pėr tė formėsuar opinionin shqiptar nė Prishtinė dhe
Tiranė, dhe mė pas pėr tė zbatuar skema tė caktuara nė
politikė.
Edi Rama dhe Veton Surroi ngjajnė pėr atė se ata kanė hyrė
nė politikė qė herėt, pastaj janė tėrhequr nga politika,
pėr t u rikthyer mė pas pėrsėri nė politikė. Veton Surroi
u bė nė 1989 kryetari pėr Kosovėn i UEJD, qė u krijua
fillimisht si organizatė dhe mė pas u shndėrrua nė njė
parti (Savez Reformskih Snaga) tė kryesuar nga kryeministri
federal jugosllav, Ante Markoviē, parti qė donte tė merrte
pjesė nė zgjedhjet pėr parlamentet e republikave dhe
krahinave jugosllave, pėr tė siguruar njė shumicė pro
ruajtjes sė federatės. Mė pas Surroi krijoi atė u quajt
Partia Parlamentare e Kosovės, tė cilėn e dorėzoi, pėr tė
dalė vetė si intelektual i pavarur i shoqėrisė civile, nė
orbitėn e Soros dhe i financuar nga ky i fundit. Edhe Edi
Rama nė 1991, tentoi tė krijojė Partinė Kristiano-Islamike,
pėr tė cilėn nėnshkroi listėn e komisionit nismėtar, pastaj
u tėrhoq nė «shoqėrinė civile», nė orbitėn e Soros, duke
gėzuar financimet e kėtij tė fundit.
Si Edi Ramėn, ashtu dhe Veton Surroin i katapultuan nė
politikė nėn influencėn e Soros. Edi Ramėn, mė herėt, nė
1998, ndėrsa Veton Suroin mė vonė, pėr shkak tė situatės nė
Kosovė, ku ende nuk kishte pėrfunduar lufta. Fatos Nanon e
detyroi Soros me influencėn e tij nė qendrat e
politikbėrjes nė Washington, dhe nė sajė tė kompromiseve tė
tij (Sorosit) me lobin greko-amerikan, qė ta ftojė Edi
Ramėn nga Parisi nė Tiranė, pėr t i dhėnė njė portofol
ministror, qė skenaristėt e karrierės sė Edi Ramės, e
shikonin si pikėnisje pėr ta ēuar nė postin e kryetarit tė
PS, nėpėrmjet Bashkisė sė Tiranės. I njėjti skenar ishte
pėrgatitur dhe pėr Veton Surroin. Veton Surroi duhej tė
bėhej Kryetar i Komunės (Bashkisė) sė Prishtinės, nė
zgjedhjet e vitit 2000, si intelektual i pavarur, i
mbėshtetur si nga LDK, ashtu dhe nga PDK, ēka duhej tė
tregonte unitetin e politikės shqiptare nė Kosovė pėr njė
ēėshtje tė caktuar tė politikės vendore, dhe nė kėtė post
duhej tė fitonte kapital politik sipas modelit tė Edi
Ramės. Pastaj mė vonė Surroi do tė bėhej kryetari i njėrės
prej dy partive tė mėdha, LDK, ose PDK, i ftuar prej tyre.
Ky skenar nuk u zbatua pėr shkak tė kompleksitetit tė disa
rrethana tė caktuara tė politikės nė Kosovė, pėr faktin se
nė Washington janė shumė mė tė ndjeshėm pėr lojėrat e Soros
nė Kosovė, se nė Republikėn e Shqipėrisė, ēka ėshtė e
kuptueshme. Por fakti qė Veton Surroi ėshtė tėrhequr nga
politika pas disfatės qė pati ORA nė zgjedhjet e vitit tė
kaluar, siē bėri nė 1994, tregon se skenari i mėparshėm
mbetet nė fuqi, nė pritje pėr t u realizuar nė rrethana mė
tė pėrshtatshme, me mbėshtetjen e Soros.
Derisa karriera e Edi Ramės, zbulon se ēfarė ishte
pėrgatitur dhe nuk u realizua dot pėr Veton Surroin nė
Kosovė, karriera e Veton Surroit na ndihmon qė tė zbulojmė
natyrėn e atyre forcave ndėrkombėtare qė qėndrojnė pas
karrierės sė Edi Ramės. Nė emisionin Top Show, gazetari nga
Kosova, Skėnder Blakaj, i bėri njė padi tė vėrtetė politike
Veton Surroit, sė cilės ky i fundit iu pėrgjigj me rrena tė
trasha, duke dashur tė mbrojė vetveten. Nė lidhje me
angazhimin e tij nė lėvizjen jugosllaviste tė Ante
Markoviēit, nė vitet 1989-1990, Veton Surroi u pėrgjegj se
kėtė gjė e kishte bėrė me miratimin e Ibrahim Rugovės.
Veton Surroi nuk e ka thėnė kėtė gjė kur Rugova ishte
gjallė, dhe ėshtė njė gjė cinike qė po e thotė tash qė
Rugova ka vdekur. Sa pėr atė qė tha Surroi se lėvizja e
Ante Markoviē solli pluralizmin nė Jugosllavi, kjo ėshtė
njė rrenė e trashė, se tė gjithė ata qė i njohin kėto punė
e dijnė mirė se lėvizja e Markoviēit synonte qė pluralizmit
politik qė po krijohej nė Jugosllavi, t i jepte njė
dimension tė fortė federal, veē atij republikan dhe
krahinor, nė mėnyrė qė tė ruhej Jugosllavia. Fakti qė Veton
Surroi u angazhua nė lėvizjen e Markoviē, duke pasur Surroi
dhe mbėshtetjen e Soros, tregon se ata ishin nė anėn e
atyre qarqeve perėndimore qė ishin pėr ruajtjen e
Jugosllavisė. Siē ka rezultuar mė vonė kėto qarqe, duke
pėrfshirė dhe qarqe nė Washington, ishin proserbe. Me kėtė
nuk dua tė them se Veton Surroi ishte agjent serb, por se
ai ishte nė anėn e qarqeve proserbe perėndimore, dhe se ai
kėtė ai duhet ta kuptonte me shkollimin dhe inteligjencėn
qė kishte, po aq sa ē duhet tė kuptojnė ata qė drejtojnė
Kosovėn sot analogjinė e mbrapshtė tė flamurit tė saj me
atė tė Qipros, siē tha Surroi nė Top Show.
Nė vazhdim tė padisė sė tij politike pėr Surroin, Skėnder
Blakaj, i tha se mė pas (nė vitet 1992-1994) Surroi kishte
kėrkuar qė shqiptarėt e Kosovės tė merrnin pjesė nė
zgjedhjet pėr parlamentin e Serbisė. Kėsaj Surroi iu
pėrgjigj se atėherė ai kishte besuar se do tė ishte nė tė
mirė tė Kosovės qė tė merrte pjesė nė kėto zgjedhje dhe tė
nxirrte njė numėr deputetėsh, me tė cilėt do tė
mbėshteteshin forcat reformatore nė Serbi. Surroi nuk
harroi tė shtojė se kėtė gjė ia kishin sugjeruar dhe
ndėrkombėtarėt, por pa e saktėsuar se kush ishin ata. I
ēuditshėm ky Surroi. Vetvetes ia njeh si argument apologjik
sugjerimin e ndėrkombėtarėve, ndėrsa politikanėt e sotėm tė
Kosovės i qorton pėr kėtė gjė?! Por Surroi nuk e saktėsoi
se cilėt ndėrkombėtarė ia sugjeruan idenė e pjesėmarrjes sė
shqiptarėve tė Kosovės nė zgjedhjet parlamentare nė Serbi,
dhe kėtė gjė ai nuk mund ta bėnte se sot ėshtė e qartė se
kėta njerėz kanė qenė proserbė. Se nuk duhej tė ishe njė
njohės i madh i politikės atėherė pėr ta kuptuar se, nėse
shqiptarėt e Kosovės do tė merrnin pjesė nė zgjedhjet pėr
parlamentin serb, nė njė kohė qė Serbia kishte suprimuar
autonominė e Kosovės, dhe e kishte vendosur nė Kosovė njė
regjim okupacioni ushtarak, duke i dėbuar shqiptarėt nga
administrata, deri edhe shkollat dhe spitalet, kjo do tė
thoshte tė bėje apologjinė e Serbisė nė Kosovė. Ėshtė shumė
interesante dhe domethėnėse se nė atė kohė, nė Tiranė,
gazeta «Koha Jone», qė atėherė mbėshtetej fort nga Soros,
dhe ku shkruante shpesh Edi Rama, e qortonte Rugovėn, si
shkaktar pėr mospjesėmarrjen e shqiptarėve tė Kosovės nė
zgjedhjet nė Serbi. Surroi, i cili edhe nė intervistėn e
fundit nė Top Channel deklaroi se nė zgjedhjet e fundit nė
Kosovė ka pasur edhe manipulime, qė u bėnė shkak qė ORA dhe
ai vetė tė mbeten jashtė parlamentit, nuk shpjegoi
megjithatė se ē besim do tė kishin shqiptarėt se do t u
numėrohej drejt vota edhe sikur tė merrnin pjesė nė
zgjedhjet nė Serbi, kur nė Kosovė ishte vendosur regjimi
ushtarak serb. Nėse shqiptarėt do tė merrnin pjesė nė
zgjedhjet nė Serbi, dhe do tė fillonin mė pas tė ankoheshin
se zgjedhjet ishin tė manipuluara, atėherė ata do tė
bėheshin joseriozė edhe nė pretendimet e tjera tė tyre, pėr
shtypjen serbe ndaj tyre, se ai qė pretendon qė gjendet nėn
dhunėn e njė okupacioni ushtarak, nuk merr pjesė nė
zgjedhjet e organizuara nga okupatori! Dhe ē ėshtė mė
kryesorja, pjesėmarrja e shqiptarėve tė Kosovės nė
zgjedhjet e Serbisė, do tė thoshte qė ata ta njihnin
Kosovėn si pjesė tė Serbisė.
Surroi sigurisht i ka kuptuar tė gjitha kėto gjėra, por i
ka bėrė se nė kėtė mėnyrė ai ka siguruar atė pasurinė prej
40 milion eurosh qė deklaroi nė zgjedhjet e vitit 2004 nė
Kosovė, ku doli si politikani mė i pasur, 40 herė mė i
pasur se Rugova qė deklaroi njė pasuri prej 403 mijė eurosh
dhe 50 herė mė i pasur se Thaēi qė deklaroi njė pasuri prej
372 mijė eurosh. Surroi e bėri kėtė pasuri si botues, me
financimet e Soros dhe si aktivist i «shoqėrisė civile»,
ēka vėrteton se ajo ėshtė njė industri e dyshimtė. Surroi e
deklaroi kėtė pasuri tė madhe me megalomani, pėr t u thėnė
zgjedhėsve se ai nuk ka nevojė tė vjedhė si politikanėt e
tjerė. Por ai e kishte vėnė pasurinė, qartėsisht, duke
shitur Kosovėn.